ForumiForumi  PortaliPortali  GalleryGallery  FAQFAQ  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  IdentifikohuIdentifikohu  
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
 

Buzeqeshja.... Sa lloje buzeqeshjesh ka?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Goto down 
AutoriMesazh
fv
anetare te shquar
anetare te shquar



Anėtarėsuar : 29 May 2008
Mesazhe : 1363

MesazhTitulli: Buzeqeshja.... Sa lloje buzeqeshjesh ka?   Thu May 29, 2008 7:54 am

Flitet se arma me e fuqishme e shume njerezve eshte buzeqeshja. Me qeshje lirohet nje sasi e madhe e energjise nervore. Qeshja i zbut pasojat e stresit cfare do lloji qofshin ato. Shume njerez gjate bisedave te tyre plotesisht i kushtojne vemendje fjaleve perderisa si per cudi gati pothuajse ne teresi e lene anash gjuhen trupore, ato levizje te trupit dhe te fytyres. Perkundrazi, nese dikush deshiron te arrij pershtypje te mire te pala tjeter, duhet te mesoj se kjo ne mas te madhe varet nga buzeqeshja si dhe nga mimika.

Ata qe meren me studimin e mimikes na bejne me dije se ekzistojne disa tipe te buzeqeshjes dhe secila e ka domethenjen e vet. Ajo mjaft mire mund te na e zbuloje karakterin e nje njeriu. Shume njerez buzeqeshjen e perdorin si maske per t'i fshehur emocionet e veta. Me siguri keni patur rast ne jeten tuaj t'ia parashtroni dikuj ndonje pyetje dhe si pergjigje ka pasuar buzeqeshja dhe nderrimi i temes. Kjo tregon se keni ngacmuar fuqishem emocionet e personit dhe per ta mbajtur kontrollin ju eshte pergjigjur me buzeqeshje. Disa hulumtues theksojne se personat qe qeshen edhe atehere kur nuk kane arsye per nje gje te tille me kete tregojne se nuk kane siguri ne vete. Nese dikush qesh fort edhe nese ia tregoni ndonje mahi te pakripe, me kete ju e zbuloni sensin e dobet per humor te tij.

Gjithe neve na kujtohet ajo buzeqeshje misterioze e Mona Lizes nga piktura e Leonardo Da Vincit. Buzet e mbledhur ne buzeqeshje enigmatike te cilat mezi puthiten e qe fare pak verehen. Personat e tille qe kane kete buzeqeshje, thone psikologet, jane te kujdesshem dhe te pasigurt. Buzeqeshja e hapur dhe e ngrohte, shume emotive eshte karakteristike e personave shumepozitive. Personat e tille jane me ate tregojne se sa jane te lumtur qe takohen me dike. Buzeqeshja e tille eshte shume joshese. Buzeqeshja plotesisht e hapur gati infektive eshte ajo qe dominon ne gjithe fytyren. Mollezat e faqeve jane te ngritura, kendet e buzeve te ngrehura e syte shkelqejne si yje.
Mbrapsht nė krye Goto down
Teuta
anetare te shquar
anetare te shquar



Anėtarėsuar : 08 Dec 2007
Mesazhe : 993

MesazhTitulli: Re: Buzeqeshja.... Sa lloje buzeqeshjesh ka?   Tue Jun 03, 2008 9:00 pm

Askush nuk ka nevoje me shume per nje buzeqeshje se sa ai qe nuk mund ta jape dot ate..."
Mbrapsht nė krye Goto down
Drini
anetaret me aktiv
anetaret me aktiv



Anėtarėsuar : 08 Dec 2007
Mesazhe : 220

MesazhTitulli: Re: Buzeqeshja.... Sa lloje buzeqeshjesh ka?   Mon Jun 09, 2008 2:51 pm

Buzqeshja fsheh ne vetvete dhjetra nenkuptime. Ndersa te qeshurit te zgjat jeten.

Bota nuk ka nevoje per lotet qe te linde lulet, por per buzeqeshjen qe ti bej te qiellin.
Mbrapsht nė krye Goto down

Buzeqeshja.... Sa lloje buzeqeshjesh ka?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: DISKUTIME TE LIRA-
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės