SHPĖTIMTARI PĖR ATO QĖ E KANĖ HUMBUR VIRGJĖRINĖ

Pėrgjigju temės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

SHPĖTIMTARI PĖR ATO QĖ E KANĖ HUMBUR VIRGJĖRINĖ

Mesazh nga emigranti prej Fri Jan 25, 2008 5:47 pm

SHPĖTIMTARI PĖR ATO QĖ E KANĖ HUMBUR VIRGJĖRINĖ

NANDA Shkruan "Nga disa burime tė sigurta, kisha dėgjuar pėr personazhin e artikullit tonė dhe pėr njė profesion tejet specifik, me tė cilin merrej ai. (Ndihmon vajzave qė e kanė humb virgjėrinė) Me ēdo kusht doja ta njoftoja dhe tė bėja njė intervistė me tė. Pas disa tentimesh, mė nė fund, e binda. Takimin e parė e caktuam nė njė lolak tė qytetit.

Nė vendin e caktuar tė takimit, unė isha shumė para kohe. Derisa prisja, pija kafenė ekspres, nė kokė mė silleshin mendime nga mė tė ndryshmet. Si duhet tė duket ai? Ēfarė mund tė jetė ky person, tė cilin e njihja vetėm nga zėri pas disa bisedave me telefon?
Ēka e shtyn atė tė merret, pikėrisht, me kėtė profesion tė pazakonshėm? Paraja, sigurisht, por... duhet tė ketė aty edhe diēka tjetėr? Derisa bluaja kėto mendime nė kokė, nė moment vėrejta se nė lokal hyri njė mesoburrė, rreth tė pesėdhjetave. me njė buzėqeshje miqėsore, me hapa tė shpejtė iu afrua tavolinės sime. M'u prezantua dhe pas pėrshėndetjeve tė zakonshme tė takimit tė parė, u gjetėm ballė pėr ballė, duke krijuar njė raport tė ndėrsjellė, sikur tė ishim miq tė vjetėr...

- Kush ėshtė, nė realitet, bashkėbiseduesi ynė?

Meqė mikut tim tė posanjohur i kisha premtuar diskrecion tė plotė, gjė qė ishte edhe kushti i vetėm paraprak i aranzhimit tė kėtij takimi, pėr ta ruajtur identitetin e tij tė plotė, edhe ai u pajtua qė nė kėtė artikull ta emėrtoj me nofkėn "Shpėtimtari".

- "Njė kohė merresha me shėrime alternative dhe ngapak, si hobi, edhe me magjistari, - filloi bisedėn tematike "Shpėtimtari". - Nga kontaktet e shumta qė kisha me hallexhinj tė ndryshėm qė vinin pėr shėrim tek unė, vėrejta se, si dukuri mė e shprehur ishte humbja e virgjėrisė nga vajzat e reja dhe problemi i natės sė parė si nuse te burri. Shikoja shqetėsimet e kėtyre vajzave tė porsafejuara qė pėrgatiteshin pėr nusėri. Nė shpirtin e tyre tė njomė ndieja peshėn e rėndė tė vuajtjes pėr "mėkatin" qė i ngarkonte. Fillimisht tentoja t'i kėshilloja qė me tė porsafejuarin, apo dashnorin e ri, tė jenė tė hapur dhe sė bashku, sinqerisht, tė bisedonin pėr kėtė ēėshtje. Por, kot! Mentaliteti ynė ėshtė i tillė dhe nusja, natėn e parė duhet, gjithsesi, para burrit tė jetė e virgjėr. Pėrndryshe, dihej se ēfarė mund tė pėsonin. T'iu them tė drejtėn, mė dhimbseshin kėto vajza tė reja, por, nga ana tjetėr, tė jem edhe mė i sinqertė, mendoja edhe pėr leverdinė materiale qė mund tė krijohet nga njė biznes i tillė. Pse jo? Kėshtu ėshtė realiteti ynė dhe dikush, patjetėr, duhet tė paguajė pėr kėtė. Sikur e thashė edhe nė fillim, pasi qė merresha edhe me magjistari dhe dija disa truke magjistare, mendova se nė kėto raste si analoge, ato mund tė pėrdoren me sukses edhe tek kamuflimi i virgjėrisė. Iu pėrvesha seriozisht kėsaj pune dhe pėrpilova njė listė tė gjatė me mjaft truke qė, sigurisht, nė praktikė do tė kishin sukses tek dhėndurėt tanė tė ardhshėm naivė. Rezultatet e para eksperimentale qė bėra ishin tė mahnitshme dhe deri mė tash nuk kam pasur asnjė dėshtim. Madje, shumica prej tyre, pas martese, mė thėrrisnin nė telefon duke m'u falėnderuar sinqerisht, pėr ndihmesėn e dhėnė. Paramendojeni, pėr shkak tė bindjes sė rrėnjosur si dhunti nga mentaliteti ynė injorant dhe patriarkal, si flluskė sapuni, brenda njė nate, ekzistonte rreziku tė shkatėrrohet njė familje qė nė tė ardhmen pretendonte tė jetė e lumtur. Di shumė raste kur iu kam ndihmuar femrave me kėto metodat e mia origjinale dhe ato, sot e kėsaj dite, me burrat e tyre janė tė lumtura dhe kanė familje tė shėndoshė.

- A mendoni se me kėtė "zanat" bėni punė tė ndershme?

- Patjetėr! Unė e pranova nė fillim se me kėtė punė fillova tė merrem pėr interesa materiale, por jo edhe vetėm pėr kėtė qėllim. Ishte edhe "ana tjetėr e medaljes", si motiv: u ngacmova nga vuajtjet e kėtyre vajzave tė reja, viktima tė panevojshme tė njė mentaliteti patriarkal, qė fatmirėsisht, kohėn e fundit, gradualisht po zbehet edhe tek ne, por ende ėshtė e fortė dhe e ashpėr nė regjionet rurale. Mė besoni, deri mė tash nuk kam dėgjuar qė dikush tė flasė pėr mua nė kontestin negativ. Madje, ėshtė e kundėrta. Pas suksesit tė natės sė parė te burri, ato vajza me emocione mė falėnderojnė! Unė ju kam ndihmuar nė rikthimin e sėrishėm tė tyre nė jetė. A nuk mendoni edhe ju se kjo ėshtė njė punė humane?

- Si e kryeni kėtė punė dhe nga merr vesh "klientja" pėr ju?

-Ato pėr mua kuptojnė njėjtė, sikurse keni kuptuar edhe ju. Pėrmes "radio thashethemeve", fjalė pas fjale, gojė pas goje. Njė kliente imja, ta zėnė, qė ka kaluar mirė tek unė, patjetėr se i tregon nė besim njė shoqeje tjetėr dhe kėshtu me radhė. Kjo mėnyrė mė pėrshtatet, sepse rrethi rritet, por vetėm nė suazat e atyre qė, vėrtet, kanė nevojė pėr kėso shėrbime. E, sa i pėrket metodave qė unė i pėrdor me klientėt e mia, kėto i mbaj fshehtėsi profesionale, sepse me publikimin e tyre, ato do ta humbasin vlerėn e vėrtetė qė kanė. Mund tė them vetėm, nė pėrgjithėsi, se kam tė bėj me truke magjistarie tė kombinuara me veprime tė caktuara. Pėrdoren edhe disa pajisje tė vogla, por ka edhe preparate. Mė e thjeshta ėshtė ajo me gjilpėrė tė fshehur, me tė cilėn, nė momentin e caktuar tė kontaktit seksual, shpohet gishti pėr ta kamufluar gjakun qė do tė dukej se ka rrjedhė gjoja nga vagjina. Duhet ta dini se, pakoja e shėrbimeve tė mia, nuk pėrmban vetėm mėsime pėr teknika tė caktuara, por nuset e ardhshme i ushtroj edhe se si ta luajnė rolin para burrit natėn e parė...

- Disa gjinekologė dhe akusherė nė ordinancat e tyre private, bėjnė me sukses transplantimin e himenit nė vagjinė. Sa ėshtė e vėrtetė kjo?

- Ėshtė mė se e vėrtetė. Jashtė, kėto shėrbime janė tejet publike dhe reklamohen haptas, por te ne nė Kosovė ėshtė shumė mė ndryshe. Kam dijeni pėr mjaft femra qė pėr rikthimin e virgjėrisė sė vet, shkojnė edhe tek mjekėt nė Serbi, Maqedoni, besa edhe nė Turqi! Madje, nė shumicėn e rasteve, kėto transplatime bėhen me dijeni dhe pėrkrahjen e plotė tė prindėrve tė tyre, posaēėrisht tė nėnės sė vajzės. Transplatimi i himenit ėshtė njė intervenim kirurgjik tejet i thjeshtė dhe i parrezikshėm pėr shėndetin, andaj kryhet edhe nga shumė akusherė dhe gjinekologė nė tė gjitha qytetet e Kosovės, me kusht qė kėta mjekė dėshirojnė tė mbeten anonim. Me dy prej tyre bashkėpunoj edhe unė. Nėse pacientja ime kategorikisht kėrkon njė shėrbim transplatues me metoda kirurgjike medicinale, unė ndėrmjetėsoj edhe nė kėtė punė.

- Ndoshta nuk do tė jetė fshehtėsi tė na tregoni ēmimin?

- Varet. Nėse atė e bėj unė vetė, me metoda tė mia, ēmimi sillet diku rreth 150-200 euro, por, nėse insistohet nė transplantim tė himenit, atėherė kjo mund tė kushtojė mė shtrenjtė. Pa marrė parasysh tarifėn tonė, sigurisht, ėshtė shumė mė lirė se sa paguhet nėpėr vende tė tjera, ta zėmė, nė Serbi ose Maqedoni, e tė mos flasim nė Turqi!", shprehet ai.
Me "Shpėtimtarin" biseduam gjerė e gjatė dhe pėr shumė detaje tė tjera tė kėtij profesioni specifik me tė cilin merret ai, por, pranoi se kėtė artikull mund ta dorėzoj nė botim, me pėlqimin e plotė tė tij. Sido qė tė jetė, gjatė bisedės sonė, edhe unė si mashkull, pėrfaqėsues i gjinisė sime, nuk mbete indiferent. Edhe pse, njėfarė dore, himenin dhe virgjėrinė e femrės e konsideroj ngapak absurde, zbulove se diku, nė ndėrvetėdijen time, kishte njė trysni tė fshehur, e cila m'u shfaq edhe fizikisht pėrmes djersitjes sė duarve si reagim gjatė marrjes sė shėnimeve.

Pėr fund, si ta pėrmbyllim kėtė artikull?
Ta zėmė, me njė konstatim ndoshta paksa filozofik: Zoti e krijoi femrėn si tė kundėrtėn e mashkullit dhe pėrmes njė cipėze tė hollė, e kurorėzoi pastėrtinė e saj si tė virgjėr, qė me gjuhėn tokėsore ne e quajmė himen. A nuk ėshtė kjo padrejtėsia e vetme e Zotit qė i bėri gjinisė tonė tė kundėrt? Vėrtet, po. Por, nė anėn tjetėr, sa ėshtė ēmenduri qė ne meshkujt, me ēdo kusht, insistojmė nė kėtė cipėz tė hollė dhe disa pika gjaku, vetėm e vetėm pėr ta kėnaqur krenarinė dhe kryeneēėsinė tonė mashkullore, duke rrezikuar, qė kėtė kotėsi, ta paguajmė me njė ēmim edhe mė tė rėndė moral - se nė tė shumtėn e rasteve do tė jemi tė mashtruar? Pėr kėto hamendje tė ndryshme, konkludimin duhet ta nxjerrim vetė ne, meshkujt. E, sa pėr ju vasha - jetoni pa brenga. Po e vėreni edhe vetė se ka mėnyra dhe forma se si kjo padrejtėsi natyrore tė evitohet me lehtėsi. Sė fundi, unė, edhe pse kėtė realitet e dėgjova me veshėt e mi, ende nuk mundem ta bindi veten, mbi pranueshmėrinė e asaj thėnie shumė tė pėrhapur nė popull. "Femra e ka shti dreqin nė gastare"!

Adnan Abrashi-NANDA

emigranti
anetaret me aktiv
anetaret me aktiv

Mesazhe : 348
Anėtarėsuar : 08 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: SHPĖTIMTARI PĖR ATO QĖ E KANĖ HUMBUR VIRGJĖRINĖ

Mesazh nga tironci prej Fri Jan 25, 2008 6:06 pm

200 euro per nji te shpume gishti. Hajde biznes hajde. Dhe thoni se ne kosove e Shqipri nuk han buk idet. Jo mre jo.Ne ja kalojm ne Amerikes. Laughing Laughing Laughing Laughing Laughing Skam nigju ide ma origjinale. Ma e bukura osht kur menoj se mund te jem nje viktime e ktyne trukeve. Laughing Laughing Laughing Laughing Laughing

tironci
anetaret me aktiv
anetaret me aktiv

Mesazhe : 202
Anėtarėsuar : 09 Jan 2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: SHPĖTIMTARI PĖR ATO QĖ E KANĖ HUMBUR VIRGJĖRINĖ

Mesazh nga Peshkopiasi prej Fri Jan 25, 2008 10:21 pm

hahahahah

Peshkopiasi

Mesazhe : 33
Anėtarėsuar : 05 Jan 2008
Age : 28

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: SHPĖTIMTARI PĖR ATO QĖ E KANĖ HUMBUR VIRGJĖRINĖ

Mesazh nga shqiptari prej Sat Jan 26, 2008 12:40 pm

Ha, ha ha. Ky artikull eshte nje paralajmerim per te gjith ata qe e kane shume merak kete pūnen e virgjerise.
Ha, ha, ha Dhendur rujunu nga gjylponat.

shqiptari
anetare te shquar
anetare te shquar

Mesazhe : 625
Anėtarėsuar : 04 Jan 2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: SHPĖTIMTARI PĖR ATO QĖ E KANĖ HUMBUR VIRGJĖRINĖ

Mesazh nga lola prej Sat Jan 26, 2008 4:21 pm

Keto lloj martesash jane nje genjeshter e madhe. Viktima ne kete rast jane te dyja palet. Jane viktima te mentalitetit.

lola
anetaret me aktiv
anetaret me aktiv

Mesazhe : 163
Anėtarėsuar : 13 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: SHPĖTIMTARI PĖR ATO QĖ E KANĖ HUMBUR VIRGJĖRINĖ

Mesazh nga ILIRI prej Sat Jan 26, 2008 4:25 pm

Virgjiniteti, traditė apo frikė nga jondershmėria?

Nocioni i virgjėrisė, nė shumė kultura njihet si normė morale, veēanėrisht nė familjet me patriarkalitet tė lartė, ku pozita e gjinive shtrihet nė njė stratifikim tė theksuar. Nė kėtė rast viktimė e kėtij stratifikimi ėshtė padyshim gruaja. Asaj, pėrveēse i mohohen tė drejtat elementare, ajo bėhet edhe pre e kėtyre traditave dhe zakoneve qė hyjnizohen si vlera nga shumė shoqėri. Ekzistojnė shumė arsye pse njė femėr me devotshmėri ruan virgjinitetin e saj. Ai, pėrveēse i nevojitet femrės si fuqi pėr tė hyrė nė jetėn bashkėshortore, e bėn atė edhe tė mos “turpėrohet” para familjes sė saj dhe tė burrit, me tė cilėn ajo do ta kalojė pjesėn mė tė madhe tė jetės sė saj. “Me t’u martuar, humba virgjinitetin”, thotė njė grua 54 vjeēare, duke shtuar se “Nuk do tė doja t’i falja dikujt tjetėr pėrveq burrit tim”, sipas sė cilės virgjėria ishte e krijuar prej Zotit, pėr t’ia falur vetėm burrit.

Tė jesh e virgjėr nuk do tė thotė tė jesh e ndershme, sikundėr qė tė jesh e zhvirgjėr nuk do tė thotė tė jesh e pandershme. Nė shumė shoqėri bota mashkullore ėshtė e prirur qė paprekshmėrinė femėrore, pėrherė ta lidhė me jondershmėrinė. Nė shoqėrinė tonė ende ka njė mendim kaotik sa i pėrket vajzave tė zhvirgjėruara. Njėra palė akuzojnė, pėrderisa pala tjetėr, sadoqė mundohen ta kalojnė kėtė ēėshtje dhe ta vėshtrojnė prej prizmit tė modernes, megjithatė nuk mund tė shkėputen plotėsisht nga e vjetra. Tė etur pėr ta shijuar “bukurinė femėrore”, meshkujt kanė dėshirė qė secila nga femrat qė u pėlqejnė, tė jenė “pre” e tyre. Ata, madje nuk brengosen, sepse nuk humbin asgjė nga vetja, nuk kanė “cipė”, sikundėr qė ka gjinia e kundėrt. Kėshtu qė, tė rrallė janė ata meshkuj, pėr tė mos thėnė nuk ka fare, tė cilėt do tė pranonin pėr grua tė tyre njė femėr jo tė virgjėr. Sado qė ėshtė avancuar mendimi pėr kėtė fenomen femėror, megjithatė, evoluimi ėshtė mė shumė simbolik se pėrmbajtėsor.

“Natyrisht, ta keshė femrėn e virgjėr ėshtė njė plus, sepse ke nė dorė diē tė paprekur, e qė nė mendjen e njeriut gjėrat kėsisoj konceptohen si mė me vlerė”, thotė Arbeni (24 vjeēar), student. Ndonėse ai nuk e ka provuar, nuk ėshtė i sigurt se si do tė kishte reaguar nėse femra e tij do tė dilte jo e virgjėr. “Sinqerisht nuk e di, ėshtė problem qė ėshtė rrahur pak edhe nė aspektin e njohurive tė pėrgjithshme, prandaj nuk mund ta imagjinojė reagimin tim”, sqaron Arbeni. Pėr dallim prej tij, Blerimi (25), pohon me gojėn plot dhe me vendosmėri se nuk do tė kishte pranuar qė njė femėr “e provuar” nga dikush tjetėr, tė jetė pjesė e tij.

Gjinitė duke iu nėnshtruar njė edukimi tradicional, pak dallojnė njėra prej tjetrės, kėshtu qė ky dallim ėshtė mė shumė ēėshtje interpretimi se sa e mendimit ndryshe. Kjo qėndron mbi bazėn e mitizimit tė disa “vlerave”, tė cilat shoqėritė moderne qė moti i kanė gėlltitur.


Virgjiniteti nė Kosovė, ndeshje e tradicionales me modernen

Tė pyetura pėr virgjinitetin, femrat shqiptare edhe mėtej vazhdojnė tė ngurrojnė tė flasin pėr pėrjetimin e tyre tė parė me njė mashkull. “Nuk kam pas marrėdhėnie me askend pėrveē me burrin”, pėrgjigjet kokėlulur dhe fytyrėmėrdhezur Ajshja, 34 vjeēare. Megjithatė, pas fjalės sė parė ajo me afsh dhe ndjenjė tė veēantė vazhdon rrėfimin pėr gjėnė tė cilėn siē shprehet ajo e ka bėrė “sefte”. “Dhembjet qė mu shkaktuan nė natėn e parė, ishin tė pėrziera me kėnaqėsi, sepse kėtė e kisha pritur me vite tė tėra”, shprehej ajo, derisa rikujtonte aktin e parė seksual. Pėrkundėr, kėsaj ajo nuk e fshehė qė nuk ka fort dėshirė tė bisedojė pėr gjėra tė tilla, qoftė edhe nė shoqėri tė gjinisė sė cilės i pėrket ajo. Kjo mbase nuk ėshtė ēudi. Edhe sot e kėsaj dite, nė familjet kosovare, tė biseduarit pėr temat “e nxehta” ėshtė ēėshtje tabu, madje edhe nė familjet me pedigre intelektuale.

Nė shoqėritė e zhytura nė tradicionalizėm, pėrveē mohimit tė tė drejtave tjera, femra rėndohet edhe me “inspketimin” e gjendjes trupore tė saj. Nė kėtė kontekst, ėshtė shumė me rėndėsi “pastėrtia” e femrės, qė pėr shoqėritė e tilla ėshtė treguesi mė domethėnės i nderit dhe i sjelljeve tė saja. Femrat, tė cilat hynin nė jetėn bashkėshortore pa himenin e tyre, ktheheshin tė nesėrmen nė shtėpinė e tė atit, duke fituar epitetin e “tė pandershmes”. “Ne na pėlqen tė bėjmė seks, por kur vie puna tė martohemi e duam nusen tė virgjėr”, thotė Blerimi (29). Nė anėn tjetėr Arta (31), thotė se virgjiniteti nuk ka kuptim tė vihet para dashurisė. “Sipas kėsaj logjike, femrat e divorcuara dhe te veja, nuk duhet tė martohen”, shprehet ajo dhe shton mė tej se: ”Kjo ėshtė e papranueshme dhe diskriminim ndaj femrave nė pėrgjithėsi dhe asaj shqiptare nė veēanti”. Prandaj nė shumė shoqėri ka ligje tė veēanta sa i pėrket virgjėrisė.

Dėshira naive pėr njohjen e virgjėrisė sė femrės nė disa zakone pėrcaktohej dhe pėrcaktohet nė mėnyrė konkrete pėr tė provuar kėtė “nder”, duke mos marrė nė konsiderim aspak dėshirėn e nuses pėr ekspozimin e vaginės sė saj. Madje, nė disa zakone kjo gjė provohej para dasmorėve dhe atė menjėherė pas daljes sė nuses nga “xherdeku”. Ky lloj anamneze, bėhej pėrmes dy pikave gjak qė do tė mund tė ishin shfaqur nė pėlhurėn e bardhė qė mbulonte shtratin ku kishte bėrė natėn nusja nė ditėn e parė tė martesės sė saj.

Aleks Luarasi shkruan: “Kanunet shqiptare e respektonin dinjitetin e tjetrit edhe nė raste tė tilla, por vendimi ishte i paraevokueshėm”. Ēdo gjė kthehej mbrapshtė, e pėrcjellur me njė heshtje mortore dhe me theks tė qartė pėr nusen “S’a pru s’i duhet”. Nė Kanunin e Lekė Dukagjinit, virgjiniteti zė vend tė veēantė edhe mbase ėshtė njė nga gjėrat qė sanksionohet bukur rėndė. Nė Pjesėn e pestė tė KLD-sė, flitet pėr virgjėrinė, por duke u interpretuar atė me fjalėt e asaj kohe “Po s’u pru grueja si duhet, burrit, kanunja i jep leje me i pre thekun a flokun a me lshue”. Domethėnė, pėr tė zhvirgjėrat, martesa nuk sillte stabilitet emocional, por pėrkundrazi qelte njė kapitull tė vėshtirė jetėsorė. Pikėrisht, joekzistenca e virgjėrisė sė vajzės llogaritej mungesė e sinqeritetit dhe nderit tė saj, e cila bėhej mollė sherri edhe nė krijimin e konflikteve tė thella ndėrmjet familjes sė dhėndrrit dhe tė nuses. “O prishė dynjaja, na ktynihere e kemi pas zanat me shku pa prish te burri e tash nuk e kan gajle kto t’rejat”, thotė me gjysmė zėri, Hatixheja (6Cool. Pėr kėtė gjė, ajo fajėson burrat, tė cilėt sipas saj “jan ba burreca e nuk jau merr kush n’dor”. Kėsisoj mendonjė edhe shumė tjerė, tė cilėt konsiderojnė se prishja e cipės femėrore para martesės ėshtė hap drejt “kiametit”. Kjo ēasje religjioze zė vend nė logjikėn e tė menduarit edhe nė kohėn mė tė re, madje jo vetėm nė vendin tonė, por edhe nė vendet mė tė largėta.

Nė vende tė ndryshme tė botės, prishja e virgjėrisė manifestohet nė mėnyra tė ndryshme dhe tė cilat si emėrues tė pėrbashkėt kanė zakonin, respektivisht sanksionet qė i vė njė grupacion i caktuar shoqėror. Nė Australi, shkatėrrimi i himenit kombinohet me njė akt zyrtar tė marrėdhėnies seksuale. Sipas Spenserit dhe Gillenit: “Himeni shpohet nė mėnyrė artificiale dhe burrat qė kanė qenė tė pranishėm nė kėtė operacion kryejnė sipas njė rradhė tė caktuar njė koitus (ceremonial). Sipas tyre, ky operacion pėrcillet me dy akte: prishjen e himenit dhe mė pas marrėdhėnien seksuale tė dhunshme. Pėr dallim prej kėtu, nė Malajzi, Sumatra dhe Alforos nė Celebes, sipas Frojdit zhvirgjėrimi bėhet nga babai i nuses, i cili dhėndrrit ia shpien nusen “tė gatshme”. Pėrmasat edhe mė tragjike tė kėtij zakoni i gjejmė nė Filipine, ku zhvirgjėrimi kryhet nga gra tė moshuara qė kanė pėr profesion zhvirgjėrimin e nuses. Kurse te disa fise eskimeze, zhvirgjėrimi bėhet nga “angekoku apo prifti”. Nė Francė ka rajone ku miqtė e tė martuarit qėndrojnė pas derės sė dhomės martesore, duke qeshur dhe kėnduar derisa burri ta shpalosė triumfalisht para syve tė tyre ēarēafin e skuqur nga pika gjaku ose prindėrit e djalit ua tregojnė ēarēafin nė mėngjes fqinjėve tė tyre.

Simone De Beauvoir, shkruan se: “Ky zhvirgjėrim nuk ėshtė arritja harmonike e njė evolucioni tė vazhdueshėm, ai ėshtė njė shkėputje me tė kalurėn, ėshtė fillimi i njė cikli tė ri”. Prandaj, jo rrallė herė vajzat e reja i nėnshtrohen njė virgjėrie tė betuar, tė cilėn grekėt e quajnė “Parthemos ademos”.

Krijimi i tabuve pėr virgjėrinė ėshtė njė hendikep i madh pėr shoqėrinė mbi tė cilėn rri varur dėlirėsia dhe nderi i njė vajzeje. Sido qė tė jetė, edhe nė shoqėritė mė tė zhvilluara, virgjėria ka marrė njė vlerė morale, fetare e mistike dhe kjo vlerė njihet edhe sot si universale. Kėtė e dėshmojnė edhe ceremonitė e organizuara gjatė martesės. Nė njė formė pak tė ashpėr zakoni i “natės sė martesės” ėshtė ende i pėrhapur. Ai ekziston, sepse ekziston forma arkaike e martesės. E tėrė kjo mbėshtet nė ndjenjėn e superioritetit tė botės mashkullore, qysh prej fėmijėrisė, respektivisht prej zhvillimit tė tyre gjenital. Madje jo rastėsisht pėr Beauvoir dallimi anatomik (ekzistenca e penisit te mashkulli, e jo ekzistenca e “tė prekshmės” te femra), vėrteton ndasinė natyrore dhe tė pashmangshme. Nė kėtė kontekst: “Anatomia mashkullore pėrbėn njė formė tė fortė qė i imponohet shpesh vajzės sė vogėl, dhe ajo nuk e sheh mė fare trupin e saj”, thotė ndėr tė tjera Simone De Beauvoir.

Pikėrisht, kjo frymė e organizimit tė raporteve ndėrseksiste, bėri qė nė mėnyrė arbitrare tė mohohet kėnaqja e instinktit seksual tė femrės, tė cilėn, Fon Kraft Ebinku e quan kėtė “bujkrobėri seksuale”.


Gjymtimi gjenital, diskriminim femėror apo vazhdimėsi e traditės

Sot nė botė afėr 100 milion femra janė viktimė e kėsaj norme, e cila gjenė strehė nė moralin tradicional. Ndonėse, kjo ėshtė formė tejet e vrazhdė dhe e papranueshme e “ruajtjes sė nderit”, megjithatė nė 24 vende praktikohen disa mėnyra tė gjymtimit tė organeve gjenitale tė femrės.

Nė Nigeri, Togo, Somali, dhe Egjipt, femrave u gjymtohet organi gjenital dhe me kėtė rast atyre u eleminohet kėnaqėsia tė cilėn e ofron akti seksual dhe ruhet “paprekshmėria”. Kjo gjė bėhet me anestezion natyror nga mamitė apo plakat. Njėra nga viktimat qė ka pėrjetuar nė trupin e saj kėtė “normė” ėshtė edhe Meserak Ramsey, njė vajzė e lindur nė Etiopi e cila ushtron profesionin e infermieres nė Californi. Ajo ėshtė privuar pėrjetėsisht qė tė ndjejė kėnaqėsinė seksuale (Femal Genital Mutilation; Violence in the name of Morality, John J. Macionis “Sociology”).

Pasojat e gjymtimit gjenital pėrfshjinė katėr operacione: prerjen rrethore, e cila arrihet me prerjen e kapuēit tė kliotorisit. Nė vendet muslimane, ky operacion njihet si “synet”, dhe qė ka kuptimin e fjalės “traditė” (cirkumcizion-lat). Eksizioni ka kuptimin e prerjes sė gjithė klitorisit ose e njė pjese tė tij. Iinfibulacioni ėshtė kur dy anėt e vulvės qepen sė bashku me sature mėndafshi ose me kapse, duke e penguar kėsisoj introtusin, me pėrjashtim duke e lėnė me anė tė drurit apo kallamit pėr kalimin e urinės dhe menstruacioneve. Vajzės ia lidhin tė dy kėmbėt dhe ajo rri pa lėvizur pėr dyzet ditė, derisa tė mbyllet plaga dhe operacioni i katėrt ėshtė i ashtuquajturi Mesatar, qė do tė thotė heqjen e klitorisit.

Njė traditė e tillė haset sot edhe nė Turqi. Autoritetet e organizatės “Human Rights”, para disa vitesh kanė kėrkuar qė ky shtet islamik tė parandalojė ekzaminimin e virgjinitetit tė femrave turke (State Controll of Women’s Virginity in Turkey: “A Matter of Power”). Pėr dallim prej kėtyre shteteve, nė disa tjera, ēėshtja e virgjinitetit ėshtė sanksionuar me ligj. Nė Sudan, ekziston njė ligj zyrtar i miratuar mė 1946 dhe i cili ndalon gjymtimin gjenital. Sipas kėtij ligji, personat qė e kryenin kėtė akt dėnoheshin me 5 vite burg ose me gjobė. Ligje tė tilla funksionojnė edhe nė shumė shtete evropiane. Pėrderisa nė Suedi dhe Angli ka ligj tė posaēėm pėr kėtė akt, nė Francė, ekziston njė nen nė kuadėr tė Kodit Penal Francez dhe sipas nenit 312-3, gjymtimi konsiderohet si vepėr penale. Ndryshe nga kėto vende, nė Kosovė, haset njė formė mė e modifikuar qė njihet si “kamuflim i himenit”. Sipas pohimeve tė mamive ėshtė rritur dukshėm numri i vajzave tė reja, tė cilat njėherė e kanė humbur virgjinitetin e mė pas kanė kėrkuar ndihmėn e mjekut pėr tė bėrė disa intervenime kirurgjike kozmetike, pėrmes tė cilave ato do tė dukeshin si tė paprekura. “Kėto vajza kėrkojnė ndihmėn e mjekut sė paku tri ditė para martesės, me ē’rast himeni i tyre qepet me penj, tė cilėt kėputen gjatė aktit sexual nė natėn e parė tė martesės sė tyre”, thotė njė mami, e cila punon nė njė ordinancė private dhe parapėlqen tė mbetet anonime. Mjekėt thonė se kėtė veprim e bėjnė pėr “tė shpėtuar ēiftet nga ndarja”.

ILIRI
Admin
Admin

Mesazhe : 2081
Anėtarėsuar : 06 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: SHPĖTIMTARI PĖR ATO QĖ E KANĖ HUMBUR VIRGJĖRINĖ

Mesazh nga Teuta prej Sat Jan 26, 2008 5:57 pm

Ky mentalitet e ka bazen ne faktin qe meshkujt e konsiderojne gruan si nje prone te tyren dhe jo si nje partnere apo bashkushetare te barabarte ne jete. Pra nese blejme nje prone kerkojme garanci per cilesine e saj, e njejta gje ndodh edhe me gruan. Burri kerkon garancine tek virgjeria e saj, duke dashur te kenaqe me kete ne rradhe te pare egon etij prej "pronari" te ardhshem, dhe mendoj se edhe pse tingellon dhe ne fakt keto lloj martesash jane nje lloj mashtrimi i madh, mendoj se burrat e meritojne "gjilperen"

Teuta
anetare te shquar
anetare te shquar

Mesazhe : 1174
Anėtarėsuar : 08 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: SHPĖTIMTARI PĖR ATO QĖ E KANĖ HUMBUR VIRGJĖRINĖ

Mesazh nga Peshkopiasi prej Sat Jan 26, 2008 7:47 pm

Per punen e virgjerise eshte e njejta gje edhe per meshkujt ,se mos kujtoni ju gocat se ne duam te e bejme sex e gocat te jene te virgjera.Virgjeria e te dy paleve sjell lumturi.(puē)

Peshkopiasi

Mesazhe : 33
Anėtarėsuar : 05 Jan 2008
Age : 28

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Pėrgjigju temės
Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi