ILIRI Admin


Anėtarėsuar : 06 Dec 2007 Mesazhe : 1793
| Titulli: Doni tė jeni tė pėrjetshėm? Sat Jan 26, 2008 11:58 am | |
| Doni tė jeni tė pėrjetshėm? Njė studim parathotė mundėsinė e zgjatjes sė jetės deri nė 800 vjet
Njė organizėm gjenetikisht i modifikuar, qė jeton 10 herė mė shumė se njė organizėm i zakonshėm, ėshtė krijuar nga shkencėtarėt e Kalifornisė. Bėhet fjalė pėr zbulimin mė tė madh dhe mė tė rėndėsishėm pėr zgjatjen e jetės, tė arritur deri mė tani nga shkencėtarėt qė merren me fenomenin e plakjes. Nėse mėnyra e pėrdorur do tė mund tė adoptohej dhe zhvendosej me tė njėjtin sukses edhe te njerėzit, me pak fjalė jeta do tė mund tė zgjatej deri nė 800 vjet. Por a ka mundėsi qė kjo tė shndėrrohet nė njė realitet? Valter Longo ėshtė njė shkencėtar amerikan, pjesėtar i njėrit prej grupeve tė vegjėl, por me influencė tė specialistėve, tė cilėt besojnė nė mundėsinė e zgjatjes sė jetės njerėzore deri nė disa shekuj, madje, sipas tyre, kjo jo vetėm qė ėshtė e mundur, por ėshtė e pashmangshme. Pikėrisht puna e tij nė Universitetin e Kalifornisė sė Jugut ēoi nė krijimin e njė specieje qelizash kėrpudhore, qė nė vend tė tharjes nė fund tė javės sė parė tė jetės mundėn tė jetonin pėr 10 javė tė tjera, madje edhe pėr mė shumė. Me pak fjalė, ai mundi tė eliminonte dy gjene, tė cilat i zėvendėsoi me njė tjetėr gjen dhe mė pas "krijesėn" e vendosi nė kushtet e njė diete me kalori minimale. Nė kėtė mėnyrė, ai dhjetėfishoi kohėn e ekzistencės sė kėrpudhės sė majasė, e cila pėrdoret dendur nga bukėpjekėsit. Rezultatet e kėtij studimi u botuan kėtė javė nė revistėn "Libraria Publike e Shkencės sė Gjenetikės". Por, sigurisht qė ekziston njė dallim shumė i madh mes qelizave tė kėrpudhės sė majasė dhe atyre njerėzore. Megjithatė, kjo nuk e ndalon shkencėtarin nė fjalė qė tė besojė se e njėjta metodė mund tė pėrdoret e pėrshtatur edhe te qeniet njerėzore pėr tė zgjatur jetėn e species sonė. "Kemi hedhur themelet e riprogramimit tė njė jete tė shėndetshme. Nėse do tė arrijmė tė mėsojmė funksionimin e mekanizmit tė jetėgjatėsisė, atėherė do tė mund ta aplikonim atė nė tė gjitha qelizat e organizmit", thotė shkencėtari. Sipas tij, sigurisht qė zbulimi i mekanizmit qė do tė shtojė jetėgjatėsinė nė 800 vjeē ėshtė ende shumė, shumė larg, por nuk ėshtė shumė e ndėrlikuar arritja e moshės 120-vjeēare, shoqėruar me njė shėndet dhe formė tė mirė fizike e mendore. Ai nuk mendon se ka njė limit qė mund tė caktojė kufirin maksimal tė jetėgjatėsisė te njerėzit. Por, pėr njė numėr tė madh shkencėtarėsh, deklaratat e kolegėve tė tyre, qė merren me studimin e zgjatjes sė moshės sė njeriut, janė thuajse deklarata heretike. Nė fushėn e disiplinės shkencore, qė merret me jetėgjatėsinė e species sonė, ekziston njė pikėpamje, sipas sė cilės njė njeri maksimalisht mund tė jetojė deri nė 125 vjet. Zhan Kalment, personi qė deri tani, sipas dokumentacionit rezulton tė ketė qenė mė jetėgjati, jetoi plot 122 vjet e 164 ditė. Sipas pjesės mė tė madhe tė shkencėtarėve, gruaja super e moēme ishte thjeshtė njė krijesė me fat, qė pėr shkak tė njė kombinimi tė ēuditshėm tė kushteve tė jetesės dhe gjenit arriti tė kapė "tavanin" e jetėgjatėsisė sė njė qenieje njerėzore. Grupi i shkencėtarėve qė e shohin me njė skepticizėm absurd idenė se jeta njerėzore mund tė zgjatet deri nė 800 vjet, pėrfaqėsohet nga gerontologu (gerontologjia ėshtė shkenca qė studion plakjen e organizmit tė qenieve njerėzore) i famshėm britanik, Robin Hollidej. Nė librin e tij tė fundit "Plakja: Paradoksi i jetės", ai bėn kėtė argumentim nė lidhje me pretendimin e grupit tė vogėl tė shkencėtarėve tė pasionuar pas jetės shekullore: "Si ėshtė e mundur qė tė bėhen deklarata e tė kihen pretendime tė tilla? Sė pari, ato injorojnė plotėsisht literaturėn e deritanishme nė lidhje me plakjen e organizmit njerėzor, injorojnė tė gjitha materialet shkencore tė mirargumentuara nė lidhje me patologjinė njerėzore. Por, ajo ēka ėshtė mė e frikshme, ėshtė se rekomandohet pėrdorimi i teknologjive qė ndėrhyjnė nė qeliza dhe nė vetė ADN-nė njerėzore pėr tė krijuar njeriun e ri bionik, qė do tė arrijė ti shmanget plakjes pėrmes zėvendėsimit e kėmbimit tė pjesėve tė trupit qė dalin jashtė pėrdorimit". Si edhe shumė shkencėtarė tė tjerė, Hollidej ėshtė shumė skeptik nė lidhje me idenė se jetėgjatėsia e species njerėzore ėshtė njė ēėshtje e manipulueshme shkencėrisht, mjafton tė gjesh mjetet e duhura. "E gjithė rryma qė pėrfaqėsohet nga shkencėtarėt qė janė pro zgjatjes sė jetės nė kufij jashtė normales biologjike e me mėnyra artificiale ėshtė mė pranė fantashkencės se sa realitetit. E gjithė literatura e deritanishme sugjeron mbėshtetur nė eksperimente dhe studime tė mirėfillta, se maksimumi i jetės pėr qeniet njerėzore ėshtė mosha 125 vjeē dhe kjo ėshtė e pashmangshme dhe e pakorrigjueshme", thotė Hollidej. Nga ana e tij, Valter Longo, pėrmes eksperimentit tė tij, sugjeron se ėshtė e mundur zgjatja e ekzistencės, tė paktėn nė rastin e kėrpudhės sė majasė, nė dhjetėfishin e asaj qė konsiderohet si jetėgjatėsia normale, pra nga njė javė dhe 10 tė tilla. "Ajo ēka unė mund tė vėrtetoj, ndryshe nga sa pretendohet nga shkencėtarėt tradicionalė, ėshtė se kam pėrftuar njė shtim tė jetėgjatėsisė dhe kjo nuk ka ndodhur kurrė mė parė", thotė shkencėtari kalifornian. Sipas tij, duke hequr dy gjene tė njohura ndryshe si RAS2 dhe SCH9 qė shkaktojnė plakjen te qelizat e kėrpudhės sė majasė dhe kancerin te qelizat njerėzore dhe mė pas vendosja e qelizave tė kėrpudhės nė njė dietė me kalori tė pakta, mundėsoi rezultatin e mėsipėrm, i cili teorikisht konsiderohet i pamundur, por qė praktikisht ėshtė arritur me sukses. Frenimi i kalorive ėshtė shpallur tashmė njė mėnyrė efikase nė pėrpjekjet pėr rritjen e jetėgjatėsisė te shumė organizma, duke filluar nga kėrpudhat e majasė apo nematodat (krijesat mė tė shpeshta shumėqelizore, njėherazi edhe mė tė voglat nė formė krimbash) e deri te mizat e frutave e te minjtė. Megjithatė, opinionet e shkencėtarėve janė tė ndryshme pėr sa i pėrket kufizimit tė kalorive nė kėmbim tė jetėgjatėsisė nė rastin e species njerėzore. Por, ama, dihet se njė dietė e pasur me kalori, yndyra dhe karbohidrate ēon nė obezitet, diabet dhe simptoma tė tjera tė dėmshme, qė e dėmtojnė organizmin dhe shkurtojnė ekzistencėn e tij. Biologėt mendojnė se kufizimi i kalorive shkakton te shumė kafshė njė gjendje mė pranė urisė. Nė vend qė tė shpenzojnė rezervat e tyre tė energjisė pėr riprodhim, nė organizmin e tyre gjithēka frenohet, pėrveē nevojave dhe funksioneve jetike tė trupit. Ndėrkohė qė riprodhimi lihet pėr njė periudhė kur kushtet tė jenė mė tė mira. Kjo taktikė pėrkon fare mirė me idenė e pėrgjithshme qė ekziston pėr kafshėt, tė cilat zgjedhin gjithmonė njėrėn nga tė dy strategjitė e tė jetuarit: ose fekondimin e shpejtė dhe shkurtimin e jetėgjatėsisė, ose uljen e kapacitetit riprodhues dhe zgjatjen e jetės. Minjtė, pėr shembull, e transferojnė pjesėn mė tė madhe tė energjisė sė tyre pėr riprodhim, duke sjellė nė dritė ēdo vit disa pasardhės, por nė kėmbim tė kėsaj, ekzistenca e tyre ėshtė e shkurtėr, vetėm dy ose maksimumi tre vjet. Ndėrsa lakuriqėt e natės, tė cilėt kanė thuajse tė njėjtėn pėrmasė dhe masė trupore si minjtė, kanė maksimumi 2 pasardhės nė vit dhe mund tė jetojnė deri nė 30 vjet. Po pėrse njė specie kafshėsh jeton mė gjatė e njė tjetėr ka njė jetėgjatėsi mė tė shkurtėr? Kjo ka qenė objekt studimi pėr shkencėtarėt, qė prej dhjetėvjeēarėsh. Sikurse tregojnė minjtė dhe lakuriqėt e natės, ekziston mundėsia qė gjenet tė ndikojnė nė shtimin e jetės, ndaj pyetja ėshtė: pėrse nuk e bėjnė kėtė nė mėnyrė tė vazhdueshme dhe tė gjithė krijesat? Ndėrsa pyetja qė do ndopak? Pėrse nuk mund tė jemi tė pavdekshėm? Njė nga pėrgjigjet mė bindėse njihet ndryshe edhe si: "teoria e disponueshmėrisė". Shkurtimisht bėhet fjalė pėr idenė qė gjenet mund tė zgjasin jetėn e njė organizmi, por kjo mund tė ndodhė vetėm si njė shkėmbim mes kostos dhe pėrfitimit tė njė veprimi tė tillė. Mendohet se riparimi i "makinerisė" me emrin trupi i njeriut ėshtė i mundur, pas goditjeve qė ai merr ditė pas dite nga gjithė vėshtirėsitė me tė cilat e pėrball jeta. Por vjen njė moment kur nuk ia vlen mė njė gjė e tillė dhe kostoja rritet nė mėnyrė tė jashtėzakonshme. Nė kėtė pikė trupi bėhet "i disponueshėm". Qė nga ai moment, nga pikėpamja e gjeneve, nėse ato do tė rimerreshin pėr tė riprodhuar vetveten nuk do tė ishte ndonjė mėkat i madh. Pikėrisht duke u nisur nga kjo teori, shkencėtari Longo ėshtė i mendimit, madje ushqen bindje tė plotė nė lidhje me atė, se plakja jo vetėm qė ėshtė njė efekt anėsor i jetės, por ėshtė e mundur qė tė programohet gjenetikisht. Duket njė ide shumė ndjellėse pėr kė e ėndėrron pavdekėsinė, megjithatė mes shkencėtarėve tė ndryshėm ekziston bindja se qėllimi dhe shkaku kryesor i plakjes dhe vdekjes ėshtė hapja e rrugės qė natyra u bėn brezave tė ardhshėm. Pra, duhet tė ikė njėri qė ti vijė radha njė tjetri. Nė njėfarė mėnyre ėshtė njė akt altruizmi i njėrės gjeneratė nė favor tė ardhmėrisė sė gjeneratės tjetėr. Dhe kjo, pėrmes mekanizmit tė plakjes dhe vdekjes. Programimi i plakjes njerėzore ėshtė njė mundėsi, por ende nuk dihet nėse kjo ėshtė saktėsisht kėshtu apo jo, por nėse plakja mund tė programohet te kėrpudhat, atėherė kjo ndoshta mund tė ndodhė edhe te qeniet njerėzore, ēka do tė thotė qė njerėzit mund tė jetojnė mė gjatė dhe nėse kjo ėshtė e mundur, atėherė pėrse duhet tė kemi frikė nga njė gjė e tillė?
Pėrrallat e "pėrjetėsisė": Njerėzit mė tė moēėm nė botė
Zhan Kalment
Nėna dhe babai i saj jetuan deri nė 90 vjeē, por asnjėri nuk mundi ta eklipsonte rekordin e Zhanės, e cila vdiq nė vitin 1997 nė moshėn 122-vjeēare. Lindi nė vitin 1875. Gjatė jetės sė saj u takua edhe me Van Gogun, si dhe mori pjesė nė funeralin e Viktor Hygosė nė vitin 1885.
Shigechiyo Izumi
Mban titullin e mashkullit me jetėgjatėsinė mė tė madhe dhe vjen nga njė ishull i largėt japonez. Ishte fermer dhe punėn e nisi qė nė moshė tė njomė, pėr ta lėnė nė moshėn 105-vjeēare. Pra punoi pėr 98 vjet rresht. Kishte dobėsi uiskin dhe pinte duhan deri nė moshėn 70-vjeēare. Jetoi plot 120 vjet dhe vdiq nė vitin 1986.
Edna Parker
Lindi nė Indi dhe jetoi aq gjatė sa "pėrcolli" pėr nė varr tė gjithė fėmijėt e saj. Ėshtė ende gjallė nė moshėn 114-vjeēare. U lind dhe u rrit nė njė fermė dhe ende ėshtė nė gjendje tė ecė, tė lexojė poezi dhe tė recitojė.
Edna Parker
Lindi nė Indi dhe jetoi aq gjatė sa "pėrcolli" pėr nė varr tė gjithė fėmijėt e saj. Eshtė ende gjallė nė moshėn 114 vjeēare. U lind dhe u rrit nė njė fermė dhe ende ėshtė nė gjendje tė ecė, tė lexojė poezi dhe tė recitojė.
Florrie Balduin
Balduin,lindi nė vitin 1896 dhe jetoi nė Leeds nė njė azil pėr disa dhjetėvjeēarė. Ajo thoshte se kishte takuar Mbretėreshėn Viktoria nė njė vizitė mbretėrore. Jetoi 113 vjet.
Gazrta Shqip |
|
shqiptari anetaret me aktiv

Anėtarėsuar : 04 Jan 2008 Mesazhe : 141
| Titulli: Re: Doni tė jeni tė pėrjetshėm? Sat Jan 26, 2008 1:42 pm | |
| | Nuk dua te jetoj me gjate se femijet e mi. |
|
Bora anetaret me aktiv


Anėtarėsuar : 08 Dec 2007 Mesazhe : 84
| Titulli: Re: Doni tė jeni tė pėrjetshėm? Sat Jan 26, 2008 2:16 pm | |
| | Do te doja te jetoja gjate nese po kaq gjate do te jetonin edhe te tjeret, perndryshe nuk do te isha tjeter veēse nje relike e vjeter ne nje bote te re. |
|
lola anetaret me aktiv


Anėtarėsuar : 13 Dec 2007 Mesazhe : 121
| Titulli: Re: Doni tė jeni tė pėrjetshėm? Sat Jan 26, 2008 6:49 pm | |
| | Te jetosh me gjate se te dashurit e tu te shkakton vetem dhimbje. |
|
ILIRI Admin


Anėtarėsuar : 06 Dec 2007 Mesazhe : 1793
| Titulli: Re: Doni tė jeni tė pėrjetshėm? Sun Jan 27, 2008 3:34 pm | |
| | Me lejoni te profetizoj qe fundi i botes nuk do te vje kur te kene hypur ne fuqi grate, siē replikon diku Peshkopiasi, por kur te rrealizohet zgjatja e jetes se njeriut siē thuhet ne artikull. |
|
Peshkopiasi

Age : 28 Anėtarėsuar : 05 Jan 2008 Mesazhe : 33
| Titulli: Re: Doni tė jeni tė pėrjetshėm? Sun Jan 27, 2008 10:03 pm | |
| | O vlla ILIRI,ajo qe thashe une eshte nje nga shenjat e perfundimit e cila eshte e thene nga profet i vertete i cili ka qene inspiruar nga Zoti i gjithesise,kurse materiali qe solle ti eshte vetem diēka qe nuk ka baze ne fshehtesine e te ardhmes(gje te cilen vetem Zoti e di) |
|
Peshkopiasi

Age : 28 Anėtarėsuar : 05 Jan 2008 Mesazhe : 33
| Titulli: Re: Doni tė jeni tė pėrjetshėm? Sun Jan 27, 2008 10:09 pm | |
| | Nuk eshte per ti marre per baze disa persona qe kane jetur deri ne 120 vjet per te thene qe mund te jetohet deri 800 vjet .Per mua keto lloj materjalesh jane trillime.Vet oksigjeni qe ne thithim ben qe ne te plakemi dhe qelizat te vdesin etj.Nuk mund te ndodh diēka e tille. Zoti na befte pej atyre banoreve te parajses se vetem atje nuk ka plakje dhe as vdekje....(puē) |
|