ForumiForumi  PortaliPortali  GalleryGallery  FAQFAQ  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  IdentifikohuIdentifikohu  
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
 

Gabimet qė bėjmė nėn dritėn e diellit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Goto down 
AutoriMesazh
Teuta
anetare te shquar
anetare te shquar



Anėtarėsuar : 08 Dec 2007
Mesazhe : 993

MesazhTitulli: Gabimet qė bėjmė nėn dritėn e diellit   Sun Jun 22, 2008 10:29 am


Gabimet qė bėjmė nėn dritėn e diellit
Tė gjitha kėshillat pėr njė lėkurė nė ngjyrė ēokollate



Nuk mjafton vetėm tė ekspozojmė trupin. Pėr pamjen perfekte ka njė sėrė sekretesh tė vogla
Zakone tė kėqija, bindje tė gabuara, fjalė bajate... Pėr tė marrė sa mė shumė ngjyrė nė plazh, pa dėmtuar trupin, mjafton tė keni informacionin e duhur dhe tė ndiqni kėto udhėzime


Rėrė e ngrohtė, njė puhizė e lehtė qė tė ledhaton trupin dhe po tė mbyllėsh sytė tė duket sikur je nė njė ėndėrr. Ditėt e nxehta tė verės kanė filluar "tė vjedhin" orėt e fundit qė i kanė mbetur stinės sė pranverės. Tashmė, trupat e njerėzve janė tė zhveshur tėrėsisht nga rrobat me mėngė tė gjata, madje shumė prej tyre kanė marrė edhe ngjyrė, sepse u janė drejtuar qendrave tė bukurisė duke bėrė solar, duke menduar se kjo e fundit "i mbron nga djegia" nė plazh. Tė tjerė u janė drejtuar farmacive pėr tė blerė solucione qė e mbrojnė trupin nga dielli. Dikush tjetėr ka zgjedhur njė krem solar me faktor mbrojtės mesatar, kėshtu mund tė qėndrojė gjatė gjithė kohės nėn rrezet e diellit pa u shqetėsuar. Si ju duket? Mendoni se gjithēka ėshtė nė rregull, apo jo? Gjithsesi, kjo ėshtė ajo qė pjesa mė e madhe prej nesh ka parė, dėgjuar e lexuar, ose thjesht qė bėn ēdo vit, sepse jemi mėsuar kėshtu. Megjithatė, duke u ekspozuar nė kėtė mėnyrė gjatė gjithė kohės nė diell, pa u mbrojtur, rrezikojmė tė bėjmė gabime tė vogla e tė mėdha, me pasoja qė ndikojnė menjėherė nė lėkurė, apo rreziqe tė tjera qė shfaqen dalėngadalė me kalimin e kohės. Shpesh ato qė na ngatėrrojnė idetė pėr pasojat e rėnda dhe dobitė e rrezeve tė diellit janė mesazhet kontradiktore. Lajmi i fundit ėshtė publikuar vetėm disa muaj mė parė: nė fund tė fundit, dielli nuk tė bėn dhe aq keq, madje ndihmon nė parandalimin e kancerit, duke favorizuar formimin e vitaminės D (kėtė e ka bėrė tė ditur njė studim i institutit pėr studimin e kancerit nė Oslo). Njė studim i dytė (publikuar nė "International Journal of Cancer") e ka rritur dozėn, duke thėnė se ekspozimi nė diell, sigurisht duke u mbrojtur, eviton linfomėn e Hodgkin (LH, njė lloj tumori mjaft i rrallė). Nė Shtetet e Bashkuara, "Indoor tanning association" (shoqata amerikane e pronarėve tė solarėve) i ka pėrdorur menjėherė kėto studime pėr njė fushatė shkatėrruese pėr mungesė informacioni. Slogani i tyre ishte ky: "Lamtumirė frikės dhe shqetėsimit, dielli tė bėn mirė dhe kaq".

"Janė shfaqur vetėm disa cilėsi tė efikasitetit tė vitaminės D kundėr kancerit, ndėrkohė qė lidhja mes ekspozimit nė diell dhe tumoreve tė lėkurės ėshtė forcuar. Gjithashtu, nuk duhet tė qėndrojmė gjithė ditėn para diellit pėr tė marrė njė ngjyrė tė bukur. Nė ndihmė do t‘u vinin edhe 10 minuta, apo njė dietė e shėndetshme me fruta e zarzavate. Doja tė saktėsoja gjithashtu se solari ėshtė i dėmshėm pėr trupin e njeriut. Nuk ėshtė e vėrtetė qė dhomat e tyre janė tė kontrolluara", thekson pėr "Newsweek" presidenti i "American academy of dermatology".

Kjo ėshtė njė bindje mjaft e pėrhapur, ashtu siē konfirmon edhe drejtori i shėrbimit tė fitoterapisė nė institutin dermatologjik nė Ēikago: "Nė ndryshim nga ē‘mendohej disa vite mė parė, "melanoma" (lloj tumori malinj) ėshtė mė e lidhur me rrezet Uva, ato qė lėshohen nga llambat, tė cilat futen nė thellėsi e mė pak e lidhur me ato nė kombinimin Uva-Uvb, tė pranishme nė dritėn natyrore. Ndaj, bėrja e disa seancave solar para vajtjes nė plazh, pėr tė ulur formacionin e melaninės dhe pėr t‘u ndier tė mbrojtur, ėshtė e gabuar".

Rreziku ėshtė shumė i limituar nėse u drejtoheni solarėve herė pas here, gjė e cila nuk duhet nėnvleftėsuar nga ata qė e pėrdorin gjatė gjithė vitit. Ky nuk ėshtė gabimi i vetėm qė bėjnė pėrdoruesit e solarėve. Ka edhe nga ata qė para se tė marrin pushimet pėrfitojnė vetėm fundjavave pėr t‘u nxirė. Ndėrsa disa tė tjerė ngrihen herėt tė shtunave nė mėngjes dhe me njė krem solar tė mbetur nė sirtar nga viti i kaluar, me faktor mbrojtės jo mė tė lartė se 10, lyhen e shkojnė nė plazh ose park pėr tė kaluar ditėn.

Sipas projektit tė Bashkimit Evropian pėr parandalimin e "melanomės", njė tubet 100 mililitra shėrben pėr tre ose katėr pėrdorime gjithsej. Ėshtė e kėshillueshme qė ēdo dy orė trupi tė lyhet me krem, pasi tė dilni nga uji. Edhe manuali i pėrdorimit shkruan se kremi duhet tė qėndrojė nė ambiente tė freskėta, si dhe nėse i ruan apo jo vetitė e tij edhe pas daljes nga uji. Ja njė tjetėr iluzion qė duhet sqaruar: kremrat e butė e transparentė nuk e bllokojnė rrezatimin e rrezeve tė diellit. Pėr ta mbrojtur vėrtet lėkurėn, kremi duhet pėrdorur shpesh.

Nėse nuk respektohen kėto rregulla, rreziku qė na kanoset ėshtė i madh dhe nuk pėrfshin vetėm "melanomėn" (forma mė agresive e kancerit tė lėkurės, qė nuk e kalon 10 pėr qind tė totalit), por edhe karcinomėn e basaliomėn, dy forma tumorale tė frikshme, por qė nuk duhen lėnė pas dore, sidomos e para, pasi metastazat e saj pėrhapen me shpejtėsi. "Faktorėt e rrezikshėm pėr melanomėn njihen pjesėrisht. Disa prej janė tė lidhur me sytė, flokėt dhe lėkurat e bardha, praninė e qukave me formė dhe madhėsi tė ndryshme", shpjegon ish-drejtori shkencor i institutit tė tumoreve nė Milano dhe president i programit "Melanoma" tė OBSH-sė. "Pėr ata qė janė tė predispozuar tė ekspozohen nė diell pa kremra mbrojtės, djegia nuk pėrbėn ndonjė problem shqetėsues, duke qenė se janė mėsuar kėshtu qė tė vegjėl".

Nė nėntė nga dhjetė raste, kanceri i lėkurės shfaqet nė dy forma: basalioma pėrfshin shtresat mė tė thella tė epidermės dhe duket si njė nyjėz e vogėl me ngjyrė, vazhdon mė tej ai. Pas heqjes, mund tė konsiderohet e shėruar; ndėrsa karcinoma, e ka origjinėn nga shtresat sipėrfaqėsore dhe ėshtė e lidhur me djegien nga dielli (haset lehtėsisht mbi fytyrė dhe shpinė). Ky lloj tumori rrallėherė jep metastaza, por sėrish duhet kontrolluar. Zakonisht, nėse nė trupin e njė individi gjendet njė kancer i tillė, atėherė ėshtė shumė e thjesht tė zhvillohen edhe tipe tė tjera tumoresh, tė cilat duhen hequr sa mė shpejt tė jetė e mundur.

Zgjidhja e vetme, duke evituar ekspozimin nė orėt e drekės, ėshtė pėrdorimi korrekt i kremrave solarė. Edhe nga kjo anė kemi tė reja. "Nė manualin e pėrdorimit, e gjithashtu nėpėr reklama, janė fshirė disa diēitura, sepse nuk ekzistojnė substanca qė janė nė gjendje tė filtrojnė komplet rrezet e diellit. Faktorėt mbrojtės janė bėrė uniform nė nivel evropian, ndaj mė i kėshillueshmi ėshtė 50+. Kremrat me faktor mbrojtės mė tė ulėt se 6 nuk janė cilėsuar si solarė, por kozmetikė, pėr tė mbajtur trupin tė hidratuar e tė butė", thotė ai.

Pėrkrah shifrave, shoqatat e konsumatorėve kanė shkruar me shkronja kapitale njė diēiturė mjaft domethėnėse: Pėr njė faktor nga 6 deri nė 10 duhet shkruar "mbrojtje e ulėt"; nga 15 deri nė 30 "mbrojtje mesatare"; nga 30 deri nė 50 "mbrojtje e lartė"; ndėrsa me 50+ "mbrojtje maksimale". Shoqata kėshillon tė verifikohet data e skadencės dhe tė mos pėrdoren produktet e hapura nė fillim tė vitit, sepse filtrat solarė kimikė prishen lehtėsisht.

Ja njė e dhėnė tjetėr e rėndėsishme, qė jo tė gjithė e dinė: filtrat mund tė jenė tė paqėndrueshėm e tė prishen edhe pėr shkak tė vetė diellit, ndaj ėshtė i kėshillueshėm njė krem me faktor mbrojtės tė lartė (kjo duhet tė jetė e shkruar nė etiketė).

Filtrat fizikė (pėrmbajnė zink dhe lėnė ngjyrė tė bardhė nė trup) nuk e kalojnė faktorin mbrojtės 30 dhe pėr tė qenė vėrtet efikasė u duhen bashkangjitur atyre kimikė.

Po ilaēet qė premtojnė mbrojtjen e lėkurės? "Mund tė jenė tė vlefshme pėr tė mbajtur tė aktivizuar mbrojtjet imunitare tė lėkurės, por nuk zėvendėsojnė kremrat solarė". Nė fakt, ilaēet pėrmbajnė antioksidues si betacaroteni, "likopene" dhe enzima laktike. Por, shoqatat e konsumatorėve pohojnė se bėhet fjalė pėr elementė qė gjenden te zarzavatet, si karotat, domatet dhe prodhimet e qumėshtit. Gjithashtu, pėr tė pasur rezultate tė ngjashme duhet tė ushqeheni nė mėnyrė sa mė tė shėndetshme, duke konsumuar sallatė dhe kos.

Njė kujdes tė veēantė duhet t‘u kushtoni kremrave vetėnxirės, tė cilėt stimulojnė prodhimin e melaninės, por nuk ofrojnė mbrojtje. Ndėrsa kremrat super tė shpejtė janė thjesht ngjyrues.

Pėrveē tumoreve, nuk duhen neglizhuar efektet e tjera tė diellit, siē ėshtė edhe eritema, njė lloj reagimi alergjik ndaj dritės. "Pjesa mė e madhe e atyre qė vuajnė nga kjo anomali pėrdorin kortizol, pa llogaritur mė pas qė ekspozimi bėhet i pamundur. Pėr shembull, sensibilizimi pėrmes shoqatave ėshtė bėrė nė lidhje me rrezet e marra nė vendet tropikale, por jo mė pak edhe kundrejt atyre tė marra nė Mesdhe. Pėr tė parandaluar problemet e shumta duhet bėrė njė analizė korrekte e mėnyrės se si trupi reagon ndaj dritės sė diellit, pėr shembull falė stimuluesit diellor, njė pėrbėrės qė ndihmon pėr tė studiuar ekzaktėsisht fototipin e njė peroni".

Vlerėsimi i fototipit ėshtė i vlefshėm pėr tė shmangur rreziqe mė serioze, si djegiet nga dielli, qė mund tė jenė shumė tė dhimbshme, shoqėruar me temperaturė dhe dehidratim.



Mbrojtja pėr sytė


• Ashtu si lėkura, edhe sytė janė tė ndjeshėm ndaj ekspozimit nė diell

• Mė tė rrezikuar janė tė moshuarit dhe fėmijėt

• Retė filtrojnė 80 pėr qind tė rrezeve

• Kontakti me ujin, borėn, shiun, dyshemenė, rėrėn rrit rrezikun, sepse rrezet e diellit reflektohen mbi kėto sipėrfaqe

• Ėshtė e rėndėsishme t‘i mėsojmė sytė me syze dielli mbrojtėse



Tė mbrohemi gjatė gjithė vitit

Pėr ata qė janė bardhoshė dhe tė ndjeshėm ndaj diellit, kujdesi vetėm gjatė stinės sė verės nuk ėshtė i mjaftueshėm. Edhe gjatė muajve tė tjerė tė vitit fytyra dhe duart janė tė ekspozuara nė diell. Jo rastėsisht shumė personave qė vuajnė nga "melanoma" (por edhe karcinoma) u shfaqen probleme nė kėto pjesė tė trupit.

Ja disa kėshilla tė thjeshta pėr njė mbrojtje mė tė thellė:


• Duhet tė shmangni nė maksimum nxirjen artificiale

• Edhe nė dimėr duhet tė pėrdorni njė krem me faktor mbrojtės 15

• Tė sapolindurit nuk duhet tė nxirren nė dritė. Kremrat solarė duhet tė pėrdoren vetėm pasi tė vegjlit tė kenė mbushur 6 muaj

• Tė paktėn njė herė nė vit duhet tė bėni analizat e lėkurės nė qendra tė specializuara

• Pėr ēdo ndryshim tė ngjyrės, formės dhe pamjes qė keni (pėr tumoret e lėkurės tė lartpėrmendura) duhet tė vini nė dijeni mjekun

SHqip
Mbrapsht nė krye Goto down

Gabimet qė bėjmė nėn dritėn e diellit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: DISKUTIME TE LIRA-
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės