Ja sa shpenzojnė shqiptarėt
Faqja 1 e 1•
Ja sa shpenzojnė shqiptarėt

Ja sa shpenzojnė shqiptarėt
Anketa e Buxhetit tė Familjes 2006-2007, e prezantuar nga INSTAT jep njė vlerėsim dhe krahasueshmėri tė buxhetit tė familjes shqiptare nė rang prefekturash nė vend, por dhe nė bazė tė zonave, atyre urbane dhe atyre rurale. Sipas drejtoreshės sė INSTAT Ines Nuja, nė bazė tė anketimit, Tirana paraqet me konsumin mė tė lartė nė vlerė, krahasuar me tė gjitha prefekturat e tjera. Kėshtu njė familje e kryeqytetit rezulton tė shpenzojė mesatarisht nė muaj rreth 83.817 lekė.
Prefekturat qė paraqesin shpenzimet mė tė larta pėr konsum pas Tiranės, janė Durrėsi dhe Gjirokastra, me konsum familjar pėrkatėsisht 82.905 dhe 82.815 lekė. Ndėrsa, prefekturat me nivel mė tė ulėt tė shpenzimeve pėr konsum janė ato tė Dibrės dhe Beratit, pėrkatėsisht me 51.262 dhe 54.146 lekė pėr familje nė muaj.
Ndėrkohė, realizimi pėr herė tė parė i Anketės sė Buxhetit tė Familjes nė Shqipėri dhe nė zonėn rurale bėn tė mundur krahasimin e kėsaj zone me atė urbane. Kėshtu, nga tė dhėnat rezulton se kuota mė e lartė e buxhetit total tė familjeve, shpenzimet ushqimore, arrijnė nė 49.5 pėrqind nė zonėn rurale, kundrejt 45.8 pėrqind nė zonėn urbane.
Pėrsa i pėrket pijeve alkolike dhe duhanit, nė zonėn rurale shpenzimet zėnė 4.9 pėrqind tė shpenzimeve tė buxhetit tė familjes, kundrejt 3.8 pėrqind, qė ėshtė nė zonėn urbane. Ndėrsa, shpenzimet pėr hotele dhe restorante nė zonat rurale zėnė njė pėrqindje perj 4.8 pėrqind, kundrejt 5.2 qė ėshtė nė zonat urbane.
Zona rurale paraqet njė pėrqindje mė tė lartė tė shpenzimeve pėr transport, rreth 6.7 tė buxhetit tė familjes, kundrejt 5.8 pėrqind nė zonat urbane. Nė zonėn rurale rezulton tė ketė njė pėrqindje mė tė madhe tė shpenzimeve pėr kujdes shėndetėsor me 4.4 pėrqind, kundrejt 3.8 pėrqind nė zonat urbane, si dhe mirėmbajtje dhe mobilim i banesės, me 4.4 pėrqind, kundrejt 3.8 pėrqind nė zonat urbane.
Pėr shėrbimet e banesės, zonat urbane shpenzojnė rreth 8.2 pėrqind, kundrejt 6.4 nė zonat rurale, pėr komunikim, 3.5 pėrqind, kundrejt 2.3 nė zonat rurale, pėr arsim, 2.3 pėrqind kundrejt 1.0 pėrqind nė zonat rurale, argėtim dhe kulturė, 3.5 pėrqind kundrejt 2.7 pėrqind nė zonat rurale, si dhe mallra dhe shėrbime tė tjera, 6.1 pėrqind kundrejt 4.9 pėrqind nė zonat rurale.
Analiza e shpėrndarjes sė nivelit tė shpenzimeve pėr konsum tregon qė 90 pėrqind e familjeve shqiptare shpenzojnė mesatarisht rreth 60 mijė lekė nė muaj dhe vetėm 10 pėr qind e familjeve nė Shqipėri shpenzojnė rreth 153 mijė lekė nė muaj pėr familje.
Pėrsa i pėrket shpėrndarjes sė shpenzimeve tė konsumit, sipas tipit tė familjes, rezulton se familjet e pėrbėra nga 1 person dhe ēiftet pa fėmijė, shpenzojnė mė shumė pėr ushqim, krahasuar me tipet e tjera tė familjeve. Gjithashtu, familjet me njė person tė vetėm dhe ēiftet pa fėmijė shpenzojnė mė shumė se tipet e tjera tė familjes pėr kujdes shėndetėsor dhe pėr banesėn, me pėrkatėsisht 9.6 dhe 8.7 pėrqind. Ndėrsa, shpenzimet pėr arsim, apo pėr veshje dhe kėpucė, janė mė tė larta me familjet me 1 dhe 2 fėmijė. Po kėshtu, prezenca e fėmijėve sjell shpenzime mė tė larta nė transport komunikim, si dhe zėrin restorante dhe hotele.
Start
Re: Ja sa shpenzojnė shqiptarėt
Puna eshte se sa blejne me parate qe shpenzojne. Megjithese ēmimet tani jane rritur kudo
Re: Ja sa shpenzojnė shqiptarėt
E drejte. Me kujtohet ne fillim e blija buken ketu me 40cent euro afersisht, ndoshta dhe me pak, kurse sot e blej me dy euro. Po keshtu ka rritje te ēmimeve edhe ne produktet e tjera ushqimore. Me kujtohet se deri ne muajin qe u fut euro me 200 franga ne jave (40-50 euro ) maksimumi mbushja karrocen plot, kurse tani per te njejtat produkte ushqimore me duhet te shpenzoj mesatarisht 120 euro ne jave.
Re: Ja sa shpenzojnė shqiptarėt
Ne e mbushim karrocen, kurse ne Shqiperi nuk behet fjale per karroca po per qeska plasmasi. Edhe ato nuk mbushen. Skandal. 








