| | Ka apo nuk ka korrupsin ne Shqiperi? | |
| | | Autori | Mesazh |
|---|
dea anetetaret me aktiv


Anėtarėsuar : 12 Dec 2007 Mesazhe : 88
| Titulli: Ka apo nuk ka korrupsin ne Shqiperi? Tue May 13, 2008 8:48 pm | |
| Sa absurde, do te thoni ju, eshte kjo pyetje sepse ngjan me nje pyetje retorike por qe ne fakt ja vlen te diskutojme dhe ddebatojme. |
|  | | emigranti anetetaret me aktiv


Anėtarėsuar : 08 Dec 2007 Mesazhe : 275
| Titulli: Re: Ka apo nuk ka korrupsin ne Shqiperi? Wed May 14, 2008 9:18 pm | |
| Kjo eshte nje teme shume e gjere per tu diskutuar dhe debatuar sepse nuk eshte fjala thjesht tek prezenca e korrupsionit ne Shqiperi por besoj se duhet diskutuar menyra se si ajo ushqehet apo luftohet. Sa e predispozuar eshte qeveria per te bere nje lufte efikase kinder ketij fenomeni dhe sa e predispozuar eshte shoqeria shqiptare per ta mbeshtetur qeverine dhe strukturat e saj ne kete beteje. |
|  | | Teuta anetetaret me aktiv


Anėtarėsuar : 08 Dec 2007 Mesazhe : 755
| Titulli: Re: Ka apo nuk ka korrupsin ne Shqiperi? Thu May 15, 2008 10:52 am | |
| Pehapja e fenomenit te korrupsionit ne Shqiperi, ne keto permasa nuk ka qene diēka e rastesishme por diēka e qellimshme. Ne vitet 90 kur sistemi demokratik sapo hidhte themelet e saj vete parlamenti shqiptar aprovoi disa ligje siē ishte ai i prokurimeve publike, i privatizimit, ligji 7051 etj te cilat i hapnin rruge veprimeve abuzive sepse kishin mangesi te theksuara dhe kjo nuk vinte thjeshte nga mungesa e pervojes, por si nje strategji e qellimshme per ti dhene mundesi nje klase te caktuar (ish pushtetareve) per tu bere kapitalistet e ardhshem dhe per te frenuar, dhe penguar pronaret e vertete tu riktheheshn nen posedim pronat te cilat ne menyre te paligjshme sistemi komunist ua pati sekuestruar. Pra ky ishte hapi i pare ne zbatim te direktives qe Ramiz Alia dha ne mbledhjen e tij ne vitin 1989 me anetaret e byros politike ku deklaroi strategjine qe do te ndiqej per te mos lejuar vendosjen e nje sistemi te vertete demokratik ku ai u shpreh;Do te arrijme qe nga klasa komuniste te krijojme klasen kapitaliste, e cila do te na perjetesoje ne pushtetin politik te se ardhmes, qe e kemi planifikuar dhe po e pergatisim vete. Sistemi yne ka kapitulluar perballe atij kapitalisti, ndaj jemi te detyruar te ndryshojme strategji. Kjo strategji do te ndryshoje ne dy drejtime: -Strategjija qe do te perpilojme eshte e thjeshte.Ne do te synojme te ngelemi ne pushtet te pakten edhe per 50 vjet te tjera.Taktikat qe do te ndjekim jane pak te komplikuara por kur vjen puna ne komunstet shqiptare nuk kemi lene kala pa marre. Me tutje ai shprehet; Ne zbatim te te drejtave te njeriut, duhet t'u japim edhe kompesim me para, te burgosurit politike t'i kompletojme, me komoditetet e banimit. Te sekuestruarve dhe te shpronesuarve do t'u japim nje leter ne dore qe t'u njihet prona, por asnjehere nuk do t'u japim pronen e tyre, dhe ne forma te ndryshme do t'i ngaterrojme me njeri-tjetrin. Ata do te kalojne neper gjykata, ku do zbatohen nga gjykata e shkalles se pare ne te dyten etj. dhe per defekte teknike, do te kthehen perseri ne te paren. Te burgosurit dhe te persekutuarit, jane te moshuar dhe nuk kane fuqi, dhe jane te parrezikshem. Duhet te kemi kujdes nga femijet e tyre, por keta duke iu dhene nga nje pashaporte dhe duke iu bere presion, do t'i largojme nga Shqiperia. Ata do te pretendojne, kundershtojne apo do te kembengulin, do te lendohen e do te ndeshkohen. Pasuria e tyre na perket neve, sepse ne e beme. Pra a nuk ka ndodhur pike per pike si me lart? Sot jane pikerisht ata qe perbejne shtresen e kapitalisteve shqiptar, ndersa pronaret e vertete enden gjykatave per te drejtat e tyre te ligjshme. A nuk jane pushteti gjyqesor, ai ekzekutiv , administrata publike ato drejt te cileve populli drejton gishtin si me te korruptuarit? Cilet jane keta individe qe kane drejtimin kryesor te ketyre pushteteve dhe digastereve perkatese? A nuk i perkasin ata ish klases ne pushtet? Ku jane bijte e ish te perndjekurve politike? Rrugeve te botes. Pse duhej te degdiseshin rrugeve te botes dhe jo tu jepej mundesia qe te integroheshin me te drejta te plota ne shoqerine shqiptare? Sepse ishin dhe jane te vetmit qe mund te ngrinin dhe mund te ngrene zerin fuqishem kunder korrupsionit qe i ka prekur me shume se kedo deri ne kocke. Nje gje eshte e qarte; Korrupsioni i cili tashme ne Shqiperi eshte instaluar si nje sistem i konsoliduar e ka kalbur shtetin shqiptar dhe e ka zhytur shoqerine shqiptare jo vetem ne krize ekonomike por edhe ne krize vlerash, por nga ana tjeter ky kalbezim po nxjerr ne pah nevojen e nje levizjeje te madhe te shoqerise shqiptare qe me daljen e disa fraksioneve brenda partive apo lindjen e ndonje partie te re si ajo e Spartak Ngjeles mund te thuhet se ka filluar. |
|  | | krrau
Anėtarėsuar : 18 Jan 2008 Mesazhe : 36
| Titulli: Re: Ka apo nuk ka korrupsin ne Shqiperi? Thu May 15, 2008 1:40 pm | |
| | "Pasuria e tyre na perket neve" thote Ramizi, duke e pranuar hapur se ai dhe klika e tij do te pasurohen me pasurine qe i perket dikujt tjeter. Per mua mjafton kjo fjali per ta gjykuar ligjerisht Ramiz Aline per nxitje te abuzimeve pra korrupsionit dhe pervetesim te paligjshem te prones se tjetrit, pra vjedhje. Te gjitha te tjerat ēfare kane ndodhur deri me sot dhe po ndodhin me pronat dhe te tjera e kane burimin pikerisht tek ish diktatori dhe klika e tij qe eshte ende ne fuqi dhe qe do te thote se korrupsioni ne shqiperi i ka rrenjet shume thelle dhe ka nje histori qe fillon qe ne kohen e xhaxhit me "doēkat me oriz". |
|  | | petriti anetetaret me aktiv

Anėtarėsuar : 16 Apr 2008 Mesazhe : 195
| Titulli: Re: Ka apo nuk ka korrupsin ne Shqiperi? Thu May 15, 2008 7:44 pm | |
| Demokracia ne Shqiperi nuk mund te ishte ndryshe nga se ēeshte, sepse ajo eshte demokraci e dhuruar nga Ramizi dhe jo e fituar.  |
|  | | trimi anetetaret me aktiv

Anėtarėsuar : 28 Dec 2007 Mesazhe : 58
| Titulli: Re: Ka apo nuk ka korrupsin ne Shqiperi? Fri May 16, 2008 11:25 am | |
| | Shum nrregull deri ktu. Jam dakort me ju, mirpo kane kalu 17 vjet dhe Alia nuk eshte me ai qe dikton politiken shqiptare. Ne 17 vjet ka njerez qe jane pasuruar me shum se Alia, Nano, Rama, Berisha etj. |
|  | | Teuta anetetaret me aktiv


Anėtarėsuar : 08 Dec 2007 Mesazhe : 755
| Titulli: Re: Ka apo nuk ka korrupsin ne Shqiperi? Fri May 16, 2008 3:38 pm | |
| Problemi eshte se ne Shqiperi mungon nje strategji e mirefillte per luften kunder korrupsionit. Vihen ne jete disa projekte siē qe ajo e numrave telefonik, qe me teper kene karakter propagandistik se sa efekte rreale ndaj ulejes se korrupsionit. Pra problemi eshte qe qeveria duhet te ndalet dhe te punoje per te gjetur "armet" efikase qe do ta ulnin ndjeshem korrupsionin, p.sh persa i perket korrupsionit ne sistemin e shendetesise besoj se duhen ndjekur dy rruge themelore; e para privatizimi i spitaleve, i sherbimit te mjekut te shtepise etj dhe sigurimi shendetesor i detyrueshem, qe do te thote qe kompanite qe do te marrin persiper kete sigurim, ose organizatat, qe mund te jene organizata per sigurimin shendetesor dhe mbrojtjen e te drejtave te te paafteve te perkohshem per pune, invalideve, hendikapeve etj te jene ato qe do ti pergjigjen financiarisht pacientit perkates duke u bazuar ne ligjin qe perkates siē ndodh ne disa vende ku pacientit i kthehet nje perqindje e caktuar me ligj 80% ose 70% (merret parasysh edhe mosha) e pageses qe ka bere tek mjeku i shtepise, per analizat etj, nje tarife kjo e percaktuar me ligj. Pra mjeku, stomatologu apo laboratori i analizave, spitali etj nuk mund ti kerkoje qytetarit me shume para seē eshte percaktuar ne ligj, ndersa qytetarit i kthehet perqindja perkatese kundrejt fatures qe verteton viziten dhe pagesen qe ai ka bere. |
|  | | anonymus anetetaret me aktiv


Anėtarėsuar : 29 Dec 2007 Mesazhe : 59
| Titulli: Re: Ka apo nuk ka korrupsin ne Shqiperi? Sat May 17, 2008 4:03 pm | |
| | Per te luftuar korrupsionin ka menyra sa te duash. Qeveria mund te bazohet edhe tek eksperienca e shteteve te tjera me te zhvilluara. Kjo eshte njera ane. Pra zvogelimi i mundesive per te bere korrupsion duke reformuar me ligje bashkekohore proēedura ne sisteme te caktuara si ai shendetsor, te drejtesise, arsimor,ne administrate etj. Ana tjeter eshte rritja e pagave ne ato sisteme qe nuk mund te privatizohen, si p.sh ne sistemin arsimor, ne administrate sistemin e drejtesise etj. Nderkoh qeveria duhet te kishte bere te pamunduren per reabilitimin ose ndertimin e infrastruktures rrugore, qofte rruget nacionale qofte ato dytesore. Nje infrastrukture rrugore, shendetesore, arsimore, kulturore etj do te thote zhvillim i gjithanshem dhe ndalje e migrimit te njerezve dhe perqendrim i forcave dhe kapaciteteve njerezore te fushave te ndryshme ne zhvillimin e zonave ku ato banojne. Pra krijimi i ketyre kushteve do te kishte efekte te jashtezakonshme pozitive sidomos ne aspektin social.Kemi pastaj rrepektimin rigoroz te ligjit, rrespektimin e statusit te nenpunesit etj qe gjithashtu do te ēonte ne konsolidimin e administrates, do te ēonte ne krijimin e nje klime sigurie per vendin e punes tek nenpunesit, rritjen e ambicies profesionale, etikes profesionale dhe mbi te gjitha uljen e korrupsionit. Menyrat policore pastaj jane diēka qe kane nje efekt te perkohshem por qe nuk e ndryshojne situaten. I mbetet te denohet i gjith populli, por gjith populli nuk mund te burgoset. Pra nese qeveria do te vazhdoje me menyrat e deritanishme, padyshim qe do te jete e deshtuar ne ēdo perpjekje te saj ne luften ndaj korrupsionit. Pastaj eshte tjeter gje ajo qe te besh sikur po e lufton korrupsionin... |
|  | | krrau
Anėtarėsuar : 18 Jan 2008 Mesazhe : 36
| Titulli: Re: Ka apo nuk ka korrupsin ne Shqiperi? Sat May 17, 2008 4:07 pm | |
| | "Me te thene e me te bere, eshte ne mes nje mal i tere." |
|  | | Drini anetetaret me aktiv


Anėtarėsuar : 08 Dec 2007 Mesazhe : 126
| Titulli: Re: Ka apo nuk ka korrupsin ne Shqiperi? Sat May 17, 2008 4:49 pm | |
| Berisha thote;
Berisha: Kush kapet me korrupsion nė qeverinė time, largohet
Nga Armand Maho
Kryeministri, Sali Berisha, zhvilloi dje njė takim tė zgjeruar me banorė tė qytetit tė Pogradecit. Mė 3 prill Shqipėria u ftua pėr nė NATO dhe kjo ėshtė garancia qė kemi marrė pėr tė ardhmen e kėtij vendi dhe tė fėmijėve tanė, - iu drejtua Berisha banorėve. Pėr ne, - tha mė tej kryeministri, - nis tani njė epokė qė nuk e kemi njohur kurrė mė parė, epoka e sigurisė. Ftesa pėr nė NATO nuk ka qenė e thjeshtė dhe nuk ka ardhur pėr interesa tė askujt tjetėr, por nga puna dhe pėrkushtimi i shqiptarėve dhe mbėshtetja qė iu dhanė miqtė e tyre. Shqipėria u pranua nė NATO, sepse iu ka dėshmuar vendeve antare tė NATO-s njė besnikėri tė patundur dhe mbi tė gjitha, sepse ndėrmori reformat mė tė thella, sė pari kundėr krimit, sepse dha dėshmi tė qarta se ėshtė e vendosur tė luftojė korrupsionin. Kreu i qeverisė pranoi se ka ende korrupsion, por shtoi se fton qytetarėt tė mos harrojnė se dy vjet e gjysmė mė parė nė qeveri kishte ministra me monopole nė treg, ndėrsa tani kushdo qė pėrfshihet nė korrupsion, largohet. Kryeministri pėrmendi faktin se janė shkurtuar me 50 pėr qind shpenzimet e administratės dhe se viti 2007 nuk ka patur asnjė prokurim direkt. Njė zhvillim madhor nė luftėn kundėr korrupsionit ėshtė ai pėr heqjen e imunitetit tė deputetėve qė ata tė jenė tė barabartė para ligjit si tė gjithė qytetarėt, - u shpreh kryeministri Berisha, i cili pėrshėndeti pėr kėtė nismė edhe bashkėpunimin e opozitės. Mė tej, kryeministri u ndal nė investimet e parashikuara pėr infrastrukturėn rrugore, arsimin, kompensimet pėr pensionistėt dhe shtresat nė nevojė nga rritja e ēmimeve. Do tė investohen kėtė vit 89 miliardė lekė pėr infrastrukturėn rrugore nga Konispoli nė Valbonė dhe tė gjitha rrugėt e Shqipėrisė do tė jenė nė ndėrtim, - theksoi Berisha. Kjo qeveri merr pėrsipėr tė dyfishojė buxhetin pėr arsimimin e fėmijėve tanė. Nė ēdo shkollė kėtė vit do tė finalizojmė projektet pėr ngritjen e kabinetėve tė informatikės, ndėrsa nė tė gjithė Shqipėrinė do tė futet interneti, - tha kryeministri. |
|  | | petriti anetetaret me aktiv

Anėtarėsuar : 16 Apr 2008 Mesazhe : 195
| Titulli: Re: Ka apo nuk ka korrupsin ne Shqiperi? Sun May 18, 2008 3:36 pm | |
| | Nuk jane me esnafe keta te sotmit. |
|  | | dardani
Anėtarėsuar : 07 Jan 2008 Mesazhe : 24
| Titulli: Re: Ka apo nuk ka korrupsin ne Shqiperi? Tue May 20, 2008 8:12 pm | |
| | Ka vallahi. Kosova ka maru prej korrupsionit. Veq ke paret po e kan hallin ene kto tjujt. |
|  | | shqiptari anetetaret me aktiv

Anėtarėsuar : 04 Jan 2008 Mesazhe : 140
| Titulli: Re: Ka apo nuk ka korrupsin ne Shqiperi? Wed May 21, 2008 8:42 pm | |
| | Po lufta ndermjet e PD, PS a nuk eshte nje lufte monopolesh. |
|  | | | Ka apo nuk ka korrupsin ne Shqiperi? | |
|
| Faqja 1 e 1 |
| | Drejtat e ktij Forumit: | Ju mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
| | |
| |