ForumiForumi  PortaliPortali  GalleryGallery  FAQFAQ  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  IdentifikohuIdentifikohu  
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
 

Kur disa emigrante Shqiptare akoma kerkojne te blejne virgje

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Goto down 
AutoriMesazh
ILIRI
Admin
Admin



Anėtarėsuar : 06 Dec 2007
Mesazhe : 1804

MesazhTitulli: Kur disa emigrante Shqiptare akoma kerkojne te blejne virgje   Mon Mar 31, 2008 8:45 pm

Kur disa emigrante Shqiptare akoma kerkojne te blejne virgjeresha ne Shqiperi!





Laureta Mema
26 Gusht 2006 (Botuar tek lauretamema.com 29 Mars 2008)
Takova nje ’burre’ nga Korēa para dy ditesh. Sa kishte ardhur nga Korēa ku shkoi per te bere pushimet per nje muaj (kishte pese vjet pa shkuar ne Shqiperi, nga Amerika ku ka jetuar me shume se dhjete vjet). “U fejova. Vajze shume e mire. E kisha pare dhe nje here, kur isha para pese vjetesh, ne fotografi. Por tani e pashe… me mire…
Djemte atje ne Korēe nuk me pelqyen. Shume te prapambetur. Sa u fejova me thane: “Po hajde dalim tani, ate e more , lere ne shtepi! Domethene meshkujt atje ne Korēe benin nje shetitje ne oren gjashte me grate e tyre pastaj ato shkonin ne shtepi te merreshin me kalamajte e te benin pune shtepiake ndersa keta kaperdiseshin lokaleve, duke pire dhe normal duke kerkuar femra te tjera. Une jam 37 vjeē tani, ia kam pire lengun bareve te Amerikes, tani do te mendoj per familjen dhe te dashuren time 17 vjeēare. Nuk ka lezet te merrem edhe me femra te tjera. Tani jam shtruar.” Nje djale tjeter nga Shkodra qe sapo kishte ardhur me llotari e keshilloi ne moment buzagaz: “Mos u merzit se sa ke ardhur, do ndryshosh mendim deri javes tjeter! Mos u merakos per te dashuren se e ruajne prinderit! Ē’faj kemi ne ketu qe vajzat Amerikane s’permbahen dot nga ne!? Hahahaha!”. Shoqja nga Shijaku shtoi: “Po-po! I sjellin ketu se i kujtojne injorante, se u sigurojne nje pashaporte e nje jete materialiste. Por ato jane me te zgjuara sesa hiqen, sapo arrijne ketu, e braktisin burrin e tyre shqiptar ‘te letrave’ per nje tjeter Amerikan me te cilin njohin dashurine e vertete. Sigurisht, keta trimat tane prape rikthehen ne atdhe, per nje tjeter pre… E keshtu vazhdojne matrapazlleqet….”. Ne fakt mikja ime, fatkeqesisht e di, nuk ia fut kot. A nuk ishin tre djemte, komshij te mi qe u kthyen nga Italia fet-e-fet ne Tirane e derguan baballaret e tyre t’u gjenin nuse te re atje nga qyteti i origjines. E nuset erdhen po fet-e-fet te lumtura sa me s’ka…
A ka ndonje femer, emigrante shqiptare, qe enderron te kthehet ne Shqiperi e ti kerkoje babait ate qe disa djema a burra emigrante shqiptare ua kerkojne: “Babi dua nje djale te virgjer! Jo me shume se njezet vjec se do ta rris vete! Do i mesoj shume gjera qe kam mesuar une jashte Shqiperise, ndersa ate e ushqente mami dhe babi me qumesht dhe me keshilla se si te behej nje djale i mire, i shtruar, i bindshem, me turp…! Babi e dua shume te bukur, me shume muskuj dhe lekure te bute si qengji”. Ka ndonje femer qe s’do te kete nje djale per shtepi? Nese jo, a ka diēka qe s’shkon? Apo eshte thjeshte vazhdim i zinxhirit te patriarkalizmave qe tani kane zene ndryshk ne shoqerine Shqiptare e riperteriten edhe nga ata te ‘jashtmit’.
A i favorizon mentaliteti shqiptar meshkujt ne lidhje me femrat? A jane ata qe firmosin ligjet e te drejtat e femrave? A jane ata qe duan femra ’shtepie’? Ne fund te fundit nje femer qe ka me shume se nje te dashur quhet e perdale ndersa nje mashkull i tille nuk quhet i perdale por DJALE I ZOTI. E ne fund te fundit disa emigrante shqiptare e quajne normale e me se te aresyeshme se e ‘blene’ nje nuse te re e prandaj mburren me krenari para patrioteve te tyre: “E mora te virgjer! Te paprekur!”.
Mbrapsht nė krye Goto down

Kur disa emigrante Shqiptare akoma kerkojne te blejne virgje

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: DISKUTIME TE LIRA-
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės