Larg
Faqja 1 e 1•
Larg
Larg
Shpeshhere ne biseda me miqte preferojme ta quajme veten brezi i humbur. Ne, te lindurit e viteve 80 jemi personifikimi i nje adoleshence te humbur, dhe nje rinie te kaluar nen agonine e nderrimeve te pushteteve. Nuk e di nese eshte thjesht nje dramatizim i rrethanave tona prej refugjati apo nje ide e pallogjikshme - e cila tashme ka vene rrenje mes shoqerise tone.
Mgjth jam e sigurte qe rreth meje moshataret e mij shqiptare qe kane jetuar fillimet e vitieve 90 ne shqiperi jane disi te zhgenjyer nga epoka e vrazhde qe pushtoi qyteterimin tone te deprivuar. Shpesh rri e mendoj per bisedat e pafunda rreth idese se femirise se humbur dhe nuk mund ta mohoj faktin qe femirija jone nuk ka qene aspak konvencionale, dhe me gjithe keqardhje them qe ka qene pak e trishtueshme. Nuk e diskutoj qe ne mes te ferres lind trrendafili, ndaj dhe nuk e mohoj qe edhe pse shume aspekte te jetes tone kane qene paksa te cuditshme, lojrat dhe kujtimet e bukura nuk mungojne.
Ishte viti 1991 kur per here te pare luajta lojen e vagonit me litar mbi asfaltin e rruges se demtuar nga tanku. Dikush thoshte se kishte kaluar nga mesi i nates dhe se prinderit e kishin lene te dilte ne drritare dhe te shikonte tankun. Dikush thoshte qe kishte qene shume afer, aq afer sa mund ta prekte. Shume te sigurte qe asnjeri nga ne nuk e kishte pare tankun vazhdonim lojen, si per te bllokuar ngjarjet qe do te ndrryshonin jetet tona pergjithmone. Shpesh here kur ndodhem ne Shqiperi dhe kaloj nga lagjia ime e vjeter e me vjen cudi qe gati 17 vjet me pas, shenjat e tankut akoma gjenden mbi asfalt. Si per te na kujtuar qe ajo mbremej e vitit 1991 eshte akoma me ne.
Pas asaj dite gjithshka filloi te ndryshonte pak nga pak ne lagjen tone. Shenjat e tankut nuk ishin me aq interesante. Nje ere e re po perkedhelte mendimet tona, dhe mes bisedave te te rriturve degjonim dramatizimin e gjendjes. Si padashur filluam edhe ne te kuptonim qe gjithēka qendronte tek politika, tek ideologjia, te e drejta e veprimit, mendimit, ekonomise se lire. Jo me keto terma, por me keto ndjenja. Papriturazi era e re perkedhelese u kthye ne eren e shkaterrimit, dhe instabilitetit.
Shenja e pare pema e mimozes ne oborrin e pallatit tone filloi te thahesh. Dale nga dale, si per inat te shenjave te tankut ne asfalt, ajo terhoqi vemndjen tone. Nuk e mbaj mend kur pema u pre, duhet te kem qene ne shkolle. Por jam e sigurte se per disa dite ngrohu disa familje. Shpesh here mendoj per ato kohe, dhe kujtoj deshiren e prinderve te mi per te stabilizuar situaten, te pakten brenda mureve te apartamentit tone. Shetitjet nga liqeni nuk u harruan kurre, dhe e djela ne kopshtin zoologjik vazhdonte si me pare. Pak si e thate, dhe pa shije. Ne shkonim te djelen, por ishte gjithmone bosh. Shpesh here une dhe vellai im uleshim tek stolat perpara fazaneve dhe prisnim qe nje nga fazanet te hapte bishtin qe te shikonim ngjyrat. Vellai im ishte me i madh dhe me thoshte qe kur vinte ketu me perpara fazani gjithmone e hapte bishtin. Po pse nuk e hap bishtin tani? Eshte i plakur, thoshte vellai im. Kane kaluar shume vite qekur une vija ketu. Ne mendjen time fazani nuk ishte plakur, thjesht po priste qe zhurma, gjurlldia dhe sikleti te largoheshin, pastaj do te hapte bishtin si dikur. Si atehere kur vellai im ishte i vogel.
Vitet qe vijuan me pas kaluan nen heshtjen e perhirte te kohes. Shikonim rreth e qark disintegrmin e situatates. Si nje keshtjelle e akullt qe shkrihej, gjithshka rreth nesh filloi te shkaterrohesh. Parku lojrave filloi te shkaterrohej, ne te po ndertohesh nje shtepi e re. Mami pse e prishen parkun? E ka marr i zoti te keqen mami , eshte prona e tij! Prona sa koncept i cuditshem, edhe parku ishte i joni, pse mos te na e japin neve? Shume gjera nuk po kuptoja me. Ndoshta ishte procesi i rritjes, ndoshta ishte thjesht konfuzioni i sistemit te ri por thelle ne zemer ndjeja qe rremuja qe po kalonim nuk ishte e thjeshte. Mbase ishte intuite feminore, apo thjesht ndjekja e kujdesshme e bisedave te te rriturve qe me benin te mendoja se ndoshta gjerat nuk jane aq idealiste dhe ne nuk mund te marrim gjithshka kaq shpejt. Me vone ndjenja qe dicka po rregulloheshe filloi te pushtonte serisht mendimet dhe endrrat e mija. Pak liri, pak realitet, pak me mire. Me shume ngjyra, agimi nuk ishte aq i ftohte dhe ne po ecnim prepara cfare ishte ajo fjala qe thonin prinderit e mi? Ah po ..Integrim. Ne po integroheshim. Ashtu si nje enderr e bukur qe te zgjon ne realitetin e mengjezit te lodhshem, 1997 pushtoi jeten tone. Ashtu me vite mateshe ekzistenca jone. Nje keq dhe nje me shprese se do te beheshe me mire. Ja ku ishim pra ne mes te kaosit si nje femije i harruar ne betejen e luftes.
Ironike te thuash por nuk mbaj mend shume nga 1997, mgjth se isha ne moshen qe mund te kuptoja. Forcimi dhe ideaj ishte qe te mbyllja porten e pasojave, dhe ne boten time gjithshka do te ishte ne rregull. Me gjithe forcene e kundershtimit te situates nje grimce e atyre diteve me vjen ne mend si pasqyra e viteve te kaluara nen agonine e ndrryshimit. Ja ku isha ne dhomen time duke pare televizor, normalisht mes krisjeve te armeve. Ishte naten vone dhe mami hapte deren e dhomes time ne nje menyre konstante sikur te kishte frike se me cdo hapje dere nuk do me gjente me aty. Ishte e ndaluar te shkoja afer dritareve, dhe kisha me shume se dy jave qe flija ne toke, jashte ishte shtetrrethim, brenda ne dhomen time kishte thjesht mospranim i situates. Ja, ne mes zhurmes te televizorit u degjua nje tjeter zhurme, me reale, me e forte, dhe interesante. Vinte nga rruga. Me doemos qe ky duhet te ishte nje tank.
Rregulli me i ri i mamit Mos ju afroni dritareve u shkel. Hapa perden, dhe ja ku ishte tanku qe nuk e pash ne 1991 ishte mu perpara drritares time. Sa e cuditshme, nje tank lufte ne rruge. Por ke po luftonte? Mbaj mend qe ne majen e tankut qendrronte nje njeri I cili levizi doren ne shenje pershendetje drejte meje. Si me pa? Sa e cuditshme mu duk, ai person ne maj te tankut qe une para pak momentesh e shikoja me nje sy urrejte sepse simbolizonte instabilitetin tim, me pershendeti, si per te me treguar se gjithshka qe do te vijonte do te ishte me mire. Ndoshta i kujtova femijet e tij, ndoshta e kuptoi permes xhamit te dritares time qe une isha po aq e friksuar sa ai, dhe se per here te pare mosha nuk kishte kufi, dhe realiteti mbetet i njejte per te gjithe ata qe mundohen te jetojne nje jete sa me normale mes kaosit. Ja ku isha, paralelisht me njeriun qe pershendeti. Nuk ekzistonte as hapsire as ndrojtje as fund ndjenjash, as frike, as largesi, thjesht trishtim qe gjerat nuk perfunduan ashtu sic ne i enderruam. Shpesh here e kujtoj ate nate dhe gjithmone pyetja me naive me vjen ne mend. Cpo ben vall ai njeri qe ate nate pershendeti per njerzillek?
Kthimet e mija ne Shqiperi tani jane te shpeshta dhe asnjehere nuk gjej ate qe lash. Gjerat ndryshojne dhe rrjedha e jetes vazhdon si normaliteti qe ne dikur kemi deshiruar. Shpesh here kur jam ne Tirane shikoj njerezit neper rruge dhe me duket sikur ata e kane harruar te shkuaren dhe ecin perpara. Ne moment me behet qejfi dhe gezohem per ta, sa shpejt qe iken koha, mendoj. Por heshtja e tyre me duket si nje amnezi vetiake, si neglizhim i nje situate te shkuar. Sa larg jane ato vite tani. Para disa javesh kur u ndodha ne Tirane nje nga kushuriret e mi 14 vjecar ne mes te bisedes tha : .atehere kur ishte lufta duke ju referuar eventeve te 1997 Atehere kur ishte Lufta? Doja ti thoja qe nuk ishte atehere, ishte afer shume afer. Por eshte kote, fundja per te ishte shume larg. Aq larg sa ta lejoj ate te jetoj jeten normalisht dhe pa frike. Aq larg sa te mos diskutoj tanqet ne lagje, dhe aq larg sa te enderroje nje te ardhme me te mire.
Peshku pa uje