Rrėfimi i Gjetės: "Ahmetaj mė rrahu si kafshė, u mbulova me gjak"

Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Rrėfimi i Gjetės: "Ahmetaj mė rrahu si kafshė, u mbulova me gjak"

Mesazh nga ILIRI prej Thu Oct 30, 2008 10:39 am

I kėrkova vetėm tė mė sqaronte pse ma bllokuan motorin pa mė kėrkuar asnjė dokument dhe Krenar Ahmetaj filloi tė mė ofendojė nė sy tė tė gjithėve, sikur tė mos isha njeri". Ilir Gjeta, njė qytetar i keqtrajtuar nga Shefi i Policisė sė Qarkullimit, Krenar Ahmetaj, nė njė intervistė pėr gazetėn “Sot”, tregon tė gjithė detajet e incidentit qė ka pasur me zyrtarin e policisė. Gjeta ka pohuar se nga Ahmetaj ėshtė ofenduar nė mėnyrėn mė poshtėruese dhe madje ėshtė dhunuar nga ai. Ky ėshtė rast i shtohet dhjetėra precedentėve tė tjerė qė Kryeinspektori ka regjistruar me qytetarė tė ndryshėm. Gjeta ka pohuar pėr gazetėn se "kėrkon vetėm qė drejtėsiatė vendoset nė vend dhe qė ndaj agresorit tė veshur me uniformė shtetėrore tė merren masa" Mė tej ai thotė se ėshtė i tmerruar nga Ahmetaj. "Pėr shkak tė tij nuk shkoj tė interesohem mė edhe pėr motorin e bllokuar se i druhem tė njėjtit incident me Ahmetajn"-tha Gjeta. Si lindi pėrplasja me Policinė e Shtetit? Isha duke shkuar nė punė me njė motor qė ma kishin dhuruar disa njerėzit e mi. Motori ishte i vogėl dhe shumė i vjetruar dhe unė e mbaja pėr tė ushqyer familjen pasi me tė transportoja veglat e punės. Mėngjesin e 19 prillit rreth orės 10.30 minuta mė ndalon njė patrullė policie teksa isha duke shkuar pėr nė punė. I pashė policėt dhe ula shpejtėsinė. Nė moment qė u afrova tek patrulla asnjė prej policave nuk mė bėri shenjė qė tė ndaloja por menjėherė mė kapėn timonin e motorit dhe mė hodhėn nė tokė. Duke qenė pėrball personave tė pushtetshėm nuk reagova pasi mendova se ata mund tė mė dhunonin ndaj nuk i kėrkova sqarime se pse vepruan nė atė mėnyrė. Njėrit prej policave i kėrkova qė t’mė sqaronte se pse po ma merrnin motorin dhe ai u pėrgjigj, - e dimė ne se ēfarė do tė bėjmė ty prandaj qepe gojėn. Pa mė kėrkuar fare dokumentet e motorit njė polic tė cilin nuk e njoha kurrė nxori njė thikė dhe me tė preu ēantėn e veglave qė unė e kisha lidhur mbas motorit. Pasi mi hodhėn tė gjitha veglat nė tokė mė shtynė edhe mua pėr t’mė rrėzuar dhe unė prapė nuk reagova edhe pse e dija shumė mirė qė veprimet e tyre ishin tė kundėrligjshme. I kėrkova sėrish shpjegime se pse po mė bllokonin motorin dhe ata mu pėrgjigjėn me fjalė shumė tė ndyra dhe e hodhėn motorin nė karotrec pa mė dhėnė asnjė lloj dokumenti pėr marrjen e motorit. Mė thanė, - ik e kėrko shpjegime tani nė policinė rrugore. A shkuat nė Policinė Rrugore? Ku jeni njohur me krenar Ahmetajn? Sa mė morėn motorin, me veglat e punės nė krahė i hipa autobusit tė Kombinatit pėr tė shkuar e tė paraqitesha tek policia rrugore nė Kinostudio. Aty prita pėr dy orė sa erdhi karrotreci qė morri motorin tim. Kur zbritėn motorin, unė i thashė policėve qė mė kishin dėmtuar motorin, por ata mė ofenduan me njė fjalor tė ndyrė duke mė thėnė se ai nuk ishte motor, por njė karocė e vjetėr. Mė pas mė dhanė ja dy letra qė dhe sot i kam nė xhep dhe mė thanė tė ikja ose tė paguaja 500 mijė lekė pėr tė marr motorin. Unė u thash se skam lekė as pėr tė mbajtur familjen e jo tu jap juve. Me atė motor unė sigurojė bukėn e gojės dhe nė kėtė kohė policėt mė thanė – atėherė ēfarė kėrkon, ik e zhduku qė kėtu more b....... . Duke parė kėtė sjellje tė rėndė tė tyre, i frikėsuar se mos mė godisnin u largova qė tė takoja shefin e tyre dhe tė ankohesha pėr ta. Si u takuat me Shefin? U largova nga vendi ku rrinin kėta policėt qė mė shanė dhe dola tek dera jashtė. Aty pashė njė numėr telefoni dhe e telefonova, por personi nė anėn tjetėr sa e hapi telefonin e mbylli sėrish. Aty pyeta njė tjetėr hallexhi si puna ime ha ai mė tregojė me gisht Krenar Ahmetaj dhe mė tha se ai ishte Shefi. Nė kėtė kohė Ahmetaj ishte duke bėrė xhiro brenda nė rajon me njė motor tė cilin e kishte bllokuar. U afrova dhe me mirėsjellje e pėrshėndeta dhe i kėrkova qė tė shkėmbenim dy fjalė nė lidhje me ankesėn time. Direkt ai mu pėrgjigj – shko e fol me policėt. Unė i thashė qė ata mė kėrkuan 500 mijė lekė dhe kjo ėshtė e padrejtė dhe pėr mė tepėr unė ato lekė nuk i kam. Ky drejtori mė tha – ik e mos e zgjat shumė o kurvė se nuk kam kohė tė merrem me ty. nė kėtė kohė unė i thashė do tė ankohem mė lartė nėse ju nuk mė jepni zgjidhje dhe do tė shkojė deri tek ministri. Nė kėtė kohė ai mu turr me vrap dhe mė zuri me grushta pas koke. Kur mė uli nė tokė filloji tė mė godiste edhe me shkelma si kafshė duke mė sharė me tė gjitha fjalėt mė tė pista. Pasi mė rrahu mė tha ik tani se nė ndenje kėtu edhe njė minutė do tė tėrheq zvarrė nė mes tė Tiranės. A kishte njerėz qė e panė kėtė skenė? Kanė qenė mbi 70 persona tė cilėt i kanė parė veprimet e tij. Por asnjė nuk ndėrhynte ta ndalte. Ky Shefi bėnte si i ēmendur, dhe unė pata frike se mos mė vriste se kishte nxjerrė edhe pistoletėn. Mė ka bėrė tė qaj si fėmijė pėrpara tė gjithėve mė rrahu si kafshė. Nga goditjet e tij unė u mbulova i gjithi nė gjak. Kur kam mbėrritur nė shtėpi, gruaja ime qė quhet Liza, mė pa gjithė gjak dhe mė tha ē’kishte ndodhur. Unė i tregova tė gjithė skenėn dhe ajo mė sugjeroj tė shkoja nė polici. I thashė qė kisha frikė tė shkoja nė policie tė denoncoja Krenarin. Ai me atė sjellje qė bėri me mua mund edhe tė hakmerrej mė vonė tek familja ime nė nėse unė e denoncoja. Nuk doja ti hapja probleme familjes edhe pse ai mė rrahu nė mėnyrėn mė poshtėruese. Nuk doja tė rrezikoja djalin qė e kam vetėm 2 vjeē e gjysmė nga njė njeri i papėrgjegjshėm. Keni bėrė kallėzim? Kallėzim kam bėrė vetėm nė datėn 10 maj pasi nė ndėrgjegjen time nuk mund tė duroja dot gjithė ato ofendime. Ndaj vendosa tė bėjė njė kallėzim nė Prokurorinė e Tiranės. Aty bėra njė kallėzim ku kėrkova qė drejtėsia tė vihet nė vend. Dua qė me Krenar Ahmetaj tė dal pėrpara gjyqtarėve dhe ata tė vendosin nėse ėshtė faji i im apo i atij. Si mund njė person i veshur me pushtet tė dhunoj barbarisht njė qytetar tė thjeshtė aq mė tepėr njė hallexhi si puna ime. Dua qė Krenar Ahmetaj dhe njerėzit si puna e tij tė marrin atė qė meritojnė. Se sot ai mė morri motorin dhe mė dhunoji por nesėr ku ta di unė qė nuk vjen nė shtėpi e mė rrėmben fėmijės ashtu si mė grabitėn motorin pa mė dhėnė asnjė shpjegim. Nėse ka vėrtet drejtėsi atėherė ta zgjidhi kėtė problem. Jeni thirrur nga prokurori i ēėshtjes? Nuk jam thirrur asnjėherė nė prokurori edhe pse ja kamė lėnė tė gjitha mėnyrat e kontaktit. Nuk e di se ēfarė po bėhet mė ēėshtjen time, pasi edhe unė jam nė punė dhe se lė dot pėr tu interesuar pasi duhet tė mbaj familjen me bukė se njė krah i vetėm jam. Edhe prokurorin e ēėshtjes nuk e kam takuar asnjėherė, por shpresoj qė njė ditė drejtėsia do tė vihet nė vend pasi besoj shumė tek ajo. Kaubojit tė rrugorėve i shtohen dosjet penale Shefi qarkullimit pėr Tiranėn, Krenar Ahmetaj ka marrė njė sėrė masash pėr kapjen, bllokimin dhe gjobitjen e disa makinave, tė cilat janė nė kundravajtje me ligjin. E ndėrsa pretendohet pėr kundravajtės, njė zyrtar i cili ka tė paktėn katėr precedentė tė faktuar nga ana e organit tė akuzės, nuk mund tė jetė zbatuesi i ligjit dhe vetėm ligjit ashtu siē edhe pretendon. Kėshtu ai jo vetėm qė nuk zbaton ligjin, por bėhet kundravajtėsi mė i madh i tij, sepse duke kryer kėto veprime arbitrare nuk mund tė pretendohet pėr marrėdhėnie korrekte me ligjin apo zbatuesin mė shembullor tė tij. Ndėr tė tjera, precedentė penalė tė Ahmetaj Ahmetaj: "I shpėtuam jetėn duke e rrahur" Njė tjetėr denoncim pėr ushtrim dhune, ėshtė depozituar pėr drejtorin e Policisė Rrugore, Krenar Ahmetaj. Njė qytetar nga Kruja ka denoncuar dhunėn qė ėshtė ushtruar ndaj tij, personalisht nga Ahmetaj. Dodė Zogu, ėshtė i vetėdijshėm pėr mosrespektimin e rregullave prej tij, por nuk justifikon dhunėn e ushtruar mbi tė. Shėrbimi i Policisė Rrugore reagon me cinizėm : “I shpėtuam jetėn duke e rrahur”. Njė banor i fshatit Larushk tė Krujės denoncon kreun e Policisė Rrugore tė Tiranės, Krenar Ahmetaj, pasi sipas tij ka ushtruar dhunė gjatė njė ndalimi nė autostradėn Tiranė- Durrės, pranė Maminasit. Ngjarja e rėndė e ka zanafillėn rreth orės 00:30 pas mesnate, duke gdhirė dita e diel, kur nė autostradėn Tiranė-Durrės, fugoni me targa tė Laēit, me tė cilin vinin nė drejtim tė Tiranės, Dedė Zogu me tė shoqen, ėshtė ndaluar nga njė patrullė e Policisė Rrugore. Deda pretendon se nxitonte tė shkonte nė shtėpi nė Larushk tė Krujės, pasi ishte kėrkuar nė telefon nga i biri 19 vjeē, pėr shkak se ky kishte temperaturė. Kallėzimi i prokurores Shefi i qarkullimit rrugor, Krenar Ahmetaj ėshtė i akuzuar, pak kohė mė parė nga njė prokurore e cila u shoqėrua forcėrisht nė komisariat, sė bashku me burrin e saj. Akuza qė kanė ngritur ėshtė ajo ėshtė “veprimeve arbitrare ndaj qytetarėve”. Seanca gjyqėsorė ėshtė caktuar pak dit mė parė, dhe do tė shqyrtohet nga Petrit Ēomo, si dhe ėshtė caktuar data 24 e kėtij muaji. Megjithėse gjykata kėrkoi pezullimin e tij nga detyra e kreut tė qarkullimit rrugor, gjykata e apelit e rrėzoi kėtė vendim duke e rikthyer pėrsėri, dhe tė gjykohet nė gjendje tė lirė. Megjithėse Ahmetaj ėshtė shprehur pėr kėtė incident, se ka zbatuar ligjin dhe vetėm ligjin, nuk pėrputhet mė kėtė pohim prokuroria dhe bashkėshorti i sajė, qė e cilėsojnė abuzim dhe tejkalim kompetencash. Ahmetaj: Nuk pyes pėr prokurorinė Njė tjetėr kallėzim, i cili mban datėn 25.05.2008, i ėshtė drejtuar Krenar Ahmetajt. Hekuran Neza, ish-inspektor i qarkullimit rrugor Durrės, ka marrė pa procesverbal dokumentet e makinės nga kryepolici i qarkullimit. Por megjithėse kishin njohje me Ahmetaj, ai ėshtė shprehur se do ta denonconte kėtė rast nė prokurori. Kjo sipas tij ėshtė shkelje e ligjit dhe duhej dėnuar. Ndėrsa Ahmetaj, me njė fjalor prej tė forti, i ka thėnė se pak ditė mė parė kam dėrguar nė komisariat njė prokurore, dhe nuk pyes pėr organin e akuzės. Ndėrsa debati ėshtė ndezur, Krenar Ahmetaj ka urdhėruar qė tė shoqėrohej nė polici, punonjėsin e policisė sė Durrėsit, ku ka qėndruar mė shumė se 12 orė. Ky shtetas e denoncoi rastin nė fjalė, duke pretenduar se i ishte hequr liria nė mėnyrė tė padrejtė. Erjon Baēi: Ahmetaj mė keqtrajtoi Erjon Baēi, ka depozituar njė kallėzim pėr Krenar Ahmetaj nė prokurori. I riu 33-vjeēar ka bėrė me dije se, ėshtė keqtrajtuar nga ana e shefit te qarkullimit rrugor, si dhe nga njė efektiv, tė cilėt e kane ndalur padrejtėsisht, teksa ky i fundit ishte duke udhėtuar me bashkėshorten e tij. Sipas kallėzimit tė mbėrritur nė ketė prokurori, behet me dije se Ahmetaj ka pėrdorur njė fjale fyese ndaj tij, duke pretenduar se ky i fundit e kishte fajin. Debati ka degjeneruar ne fyerje te ashpra dhe shoqėrimin ne polici tė tė riut, i cili me pas ka depozituar edhe njė denoncim ne prokurori. Nė tre faqe kallėzim, 33-vjeēari shpjegon ngjarjen dhe kėrkon drejtėsi nėpėrmjet ndėshkimit tė shkelėsve tė ligjit, qė mbajnė edhe uniformen blu.
SOT

ILIRI
Admin
Admin

Mesazhe : 2081
Anėtarėsuar : 06 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Rrėfimi i Gjetės: "Ahmetaj mė rrahu si kafshė, u mbulova me gjak"

Mesazh nga loki prej Thu Oct 30, 2008 4:20 pm

Hajde polici shteti hajde. Gjej kriminel e gradoi. Hajde besoi ati shteti. Very Happy

loki
anetaret me aktiv
anetaret me aktiv

Mesazhe : 72
Anėtarėsuar : 07 Jan 2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Rrėfimi i Gjetės: "Ahmetaj mė rrahu si kafshė, u mbulova me gjak"

Mesazh nga Teuta prej Fri Oct 31, 2008 10:32 am

Nuk e di nese funksionojn komisione disiplinore per policine e shtetit po sidoqofte konstatoj se prokuroia ka bere nje zvarritje ndoshta te qellimshme te kesaj ēeshtjeje. Per shkak te punes prokurorise dhe policise se shtetit i duhet te bashkepunoje. Dihet se ne shqiptaret edhe maredheniet ne pune jemi te prirur te jemi konfidencial me njeri tjetrin. Personalisht kete e konsideroj si nje te mete te madhe ne ruajtjen e etikes profesionale. Krijimi i maredhenieve konfidenciale ne pune eshte nje element qe pengon dukshem kryerjen e detyres me rigorozitet. Duke e ditur se si funksionojne gjerat ne Shqiperi nuk kam dyshim se pikerisht per kete shkak Ahmetaj po favorizohet dhe eshte favorizuar nga zbatuesit e ligjit persa i perket kesaj ēeshtjeje. Sipas artikullit me lart kemi te bejme me nje kapercim te hapur te kopetencave qe ka ēuar deri ne shperdorimin e detyres. Prandaj perballe kaq shume denoncimeve per nje njeri eshte e heshtja e prokurorise eshte e pashpjegueshme. A nuk ehte ky nje rast kur prokuroria hapur ka zgjedhur te kapet nga krimi (pavresisht se nga ēdrejtim vjen ky krim ai mbetet krim)?

Teuta
anetare te shquar
anetare te shquar

Mesazhe : 1175
Anėtarėsuar : 08 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Rrėfimi i Gjetės: "Ahmetaj mė rrahu si kafshė, u mbulova me gjak"

Mesazh nga shqiptari prej Fri Oct 31, 2008 10:52 am

Pse ēar kujtove ti Teuta? Ato hane e pin gjithe diten bashke, zhgerryhen si derrat lokaleve me e pakta ndersa ti pret te vihet drejtesia. Goce esht e vjeter qe peshku i madh e ha te voglin.

shqiptari
anetare te shquar
anetare te shquar

Mesazhe : 627
Anėtarėsuar : 04 Jan 2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi