Teuta anetare te shquar


Anėtarėsuar : 08 Dec 2007 Mesazhe : 1020
| Titulli: Rruga Tue Jun 03, 2008 3:54 pm | |
| Rruga
Nga Rexhep Ferri
1. Larg atyre qė vizatojnė korbin nė profil - Korbin nė gjysmė profil. Lekė Dukagjini, Lekė Zakaria dhe Lekė Dushmani i ranė detit dhe deti u nda. I ranė shkambit dhe shkambi u hap. Dymbėdhjetė rrugė pėr dymbėdhjetė fise u ēelėn. Pėr herė tė parė horizonti i hapėsirės gjeografike tė pasur me minerale doli nė skenė. Horizonti ku shpata dhe shigjeta pėr tė gjetur shprehjen e vėrtetė nė Muzeun e Njeriut e vendosėn tė kaluarėn. Nga koha e ardhshme, kohės sė tashme i kishte ikur gjumi.
2.
Valės sė Drinit tė Bardhė dhe tė Drinit tė Zi, kush nuk i ka besuar, nuk do ti besojė kurrė. Gjatė rrugės pėr ku ėshtė nisur do ta humb durimin. Pa ditur se ku po shkon, sytė i ngulen nė njė ngjyrė tė zezė dhe as vetė nuk e di se ēfarė ngjyre ka parė. Qorrazi, nė tym e mjegull e zė nata. Pėrballė varfėrisė dhe ēmendurisė nė vetminė e Qafės sė Malit, gjysma e armiqve kundėrshtojnė dhe nuk u besojnė as syve, as kohės. Gjysma tjetėr tė kėnaqur, tė pakėnaqur, presin historinė e projektit pėr tė ēelur tunelin e Kalimashin dhe pėr tė hapur rrugėn e nivelit tė shtatit tė njė Evrope tė Re, e cila me zbulimin e guximit dhe imagjinatės ecė me shpalosjen e ideve shpesh tė pakrahasueshme.
3.
Tė ēliruar nga paragjykimet, nė hap me kohėn evropiane, Lekė Dukagjini, Lekė Zakaria dhe Lekė Dushmani nga Jugu nė Veri tė vendit, pėr punė tė rrugės rreth vetes kishin miq dhe armiq. Romantika e re, romantika e nervave ėshtė rruga qė afron Tiranėn me Prishtinėn dhe Prishtinėn me Evropėn. Nuk mbaj mend diēka mė tė pabesueshme se kjo rrugė e re qė po bashkon shqiptarėsinė. Kėsaj vepre tė madhe ēka ti them mė shumė? Mė shumė se historinė e shkruar, historinė e pashkruar? Sepse, ende nuk po di tė mbrohem nga pabesueshmėria.
4.
Nga kjo mbushje kohe mu bė se e pashė njeriun, se si horizonti i trimėrisė sė pakufishme i ndihmon tė ngrihet mbi natyrėn e vet. Jo vetėm qė ti afrohet kohės, por qė tė jetė nė hap me kohėn e ardhshme. Duke u ruajtur pėr tė fshehur varfėrinė, nė kėrkimet tona duhet tė gjejmė pėrshtypje dhe koncepte vėshtirėsi tė veēanta qė na sjellin lumturi. Gjė e bukur... Do ta kujtojmė... Ende pa u hapur e pa u bėrė publike se tuneli i Kalimashit ėshtė hapur, unė kaq i pabesueshėm me kapelė nė dorė kalova mbi gjatėsinė e disa urave tė larta, tė drejta, tė gjata, tė cilat, pa pyetur kohėn, as malet, as kodrat e kodrinat, me njė frymėzim tė pabesueshėm dhe me njė krenari tė rrallė mė thanė se rruga qė bashkon shqiptarėsinė shpejt, shumė shpejt do ta nxjerrė fatin e vet dhe kohėn qė i ėshtė caktuar si vlerė.
5.
Peshku i Akuariumit nė mungesė tė realizimit tė ideve tė reja kėtė kryevepėr e vlerėson dhe e kritikon si ēmenduri. Por, pėr ata qė arrijnė mė shumė, mendon ndryshe, flet ndryshe. Urrejtja e tepruar mund ti sjellė probleme. Po kush ėshtė e ku ėshtė tash i gjori peshk i Akuariumit?! Pėr tė parė se si ecin punėt e rrugės sė re qė bashkon shqiptarėsinė ėshtė tepėr i ndjeshėm dhe tepėr i pabesueshėm pėr ti pėrballuar kėsaj pabesueshmėrie. - Paraqitjet e peshkut tė Akuariumit ēdo ditė nė televizion janė e Majta njėngjyrėshe dhe e Djathta njėngjyrėshe. Leka i tha Lekės, e Leka Lekės.
6.
Pėr ti kuptuar ndryshimet dhe pėr tė jetuar bashkė me rrezikun tė pėrgatitur pėr rrezik apo me njė rrezik mė shumė, kėsaj radhe jeta e Heroit tė Panjohur na takon ne shqiptarėve tė vonuar. Nėn ndikimin e kėrkesave, kur nga jeta krijohen pasione mė tė larta se arti i njė shekulli, shqiptarėt e humbėn durimin e pritjes dhe brenda fatit tė vet me rrezik ēdo fillimi nė rolin e ndryshimeve historike kėrkuan botėn e re. Me dritėn qė ėshtė gjetje dhe me guximin qė ėshtė mbret, presin kohėn e ardhshme dhe udhėtimin evropian. Ne, qė deri mė 1999 nuk e kishim kuptuar mirė ngritjen e dollisė, tash jemi njė variant i pafund i kohės moderne. Miq tė dashur, mos u shqetėsoni. Guximi dhe besimi i prishur pak nga frika dhe i shoqėruar me njė kėrcim tė ri, me njė besim tė pabesueshėm, shfaqet nė tė gjitha kohėt. Pėr ata qė arrijnė mė shumė, kjo rrugė qė bashkon shqiptarėsinė nuk ėshtė spektakėl i ndezur ekstravagant i ēmendurisė, por identifikim i shekullit qė po e jetojmė.
7.
Po tė kthehem edhe njėherė nė Tropojė, nė Breg tė Pacit, nė Malėsi tė Gjakovės dhe nė Malėsinė e Kukėsit tė Vjetėr, Kukėsit tė Ri. Kjo rrugė qė bashkon shqiptarėsinė mė sjell ndėrmend tim atė dhe tė gjitha ato shkolla, ato katunde ku ishte mėsues. Atėherė rrugėt kaloheshin me shumė vėshtirėsi. Kanė qenė rrugė kuajsh, mushkash, dhish, por tė nevojshme pėr ta jetuar jetėn. Nga kėto kujtime jo tė vjetruara prapė po mė kujtohet im atė. Njė ditė mė tha: -Dikur ka qenė njė kohė mes varfėrisė dhe shumė gjėrave qė nuk na pėlqejnė tash, por ishte edhe njė jetė e bukur dhe e paharrueshme. Kishte e skishte rrugė tė mira, por kishte kanun e zot shtėpie. Rruga atėherė ishte me pak vlerė. Me pak kėrkesa. Por besimi nė njeriun ndoshta ka qenė dhuratė e zotit.
8.
Tuneli i Kalimashit dhe rruga me katėr drejtime qė bashkon shqiptarėsinė edhe pėr vendlindjen time tė harruar, Kukėsin e Vjetėr, Kukėsin e Ri, ka njė paraqitje morale dhe tė logjikshme e tė pakapshme e tronditėse. Ky udhėtim i pėrtej botės reale, si duket, nuk njeh kufi. Pėrsėri e pėrsėri nuk po u besoj syve. Ku ta di pse?! Deri tash i kishim vetėm tri Qafa Mali pėr tė shkuar nga Prishtina nė Tiranė e nga Tirana nė Prishtinė. Rruga qė po bashkon shqiptarėsinė, po regjistrohet si realitet edhe nė mendjen time, e cila nuk u besonte as syve, as fjalėve. Pėr ti regjistruar tė gjitha tė kaluarat e mrekullive, shpejt, shumė shpejt do tė na dalė njė Kosovė mė afėr detit dhe njė Tiranė mė afėr Prishtinės. Besoni apo jo, Atdhe tjetėr nuk kemi
Prishtinė, qershor, 2008 Tema |
|
ILIRI Admin


Anėtarėsuar : 06 Dec 2007 Mesazhe : 1804
| Titulli: Re: Rruga Tue Jun 03, 2008 8:30 pm | |
| | Fjale qe burojne nga zemra e nje shqiptari te vertete qe me te dashur se atdheun dhe kombin nuk ka azgje. |
|