SHBA: Shqiperia me trashegimi islamike, mbrojti hebrenjte

Pėrgjigju temės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

SHBA: Shqiperia me trashegimi islamike, mbrojti hebrenjte

Mesazh nga Bora prej Wed Jan 30, 2008 2:48 pm

Me beri pershtypje titulli i ketij artikulli. Theksimi i trashegimise fetare ne raport me aktin human te popullit tone ndaj hebrejve. Ajo qe nuk kuptoj eshte se ēfare ka ketu per tu habitur qe nje popull me shumice myslimane nuk dorezoi asnje hebre tek nazistet? nuk kuptoj se ēfare synohet te tregohet me kete theksim, qe shqiptaret qenkan nje rast i veēante ne boten islamike? Gjithsesi mendoj se gjithshka mund te nenkuptohet ketu, por veēse kompliment per popullin tone ky nuk mund te jete.


"SHOA", Dita e Kujteses se Viktimave te Holokaustit, eshte nderuar nga Parlamenti dhe qeveria shqiptare. Kuvendi nen kujdesin e kryetares Jozefina Topalli, ka organizuar nje seance te posacme ne nderim te "SHOA"-s, ndersa ne Kryeministri, kreu i saj, Sali Berisha, ka zhvilluar nje takim te posacem. Kryetari i Komisionit te SHBA-ve per ruajtjen e Trashegimise Amerikane jashte Shteteve te Bashkuara, Uorren Miller, ambasadori i SHBA-ve, Xhon Uidhers dhe ambasadorja e Izraelit per Shqiperine, Amira Arnon, vleresuan vlerat humane te kombit shqiptar, vecanerisht ne mbrojtje te komunitetit hebre ne Shqiperi, gjate Luftes se Dyte Boterore. Miller vuri ne dukje rendesine qe ka fakti, se si nje vend me trashegimi islamike te gjate dhe krenare, vendos qe te mbaje nje dite perkujtimi te Holokaustit. "Kjo eshte nje dite me rendesi historike dhe flet kaq shume per popullin shqiptar dhe perqafimin qe ata u bejne vlerave demokratike. Udheheqesit e ketij vendi meritojne pergezim per vizionin e treguar ne organizimin e gjithe ketyre aktiviteteve, qe do te mbahen gjate kesaj jave", tha Miller. "Shumica e kombeve dhe popujve deshtuan ne perballjen me Holokaustin, por kjo nuk ndodhi ne Shqiperi, pasi shqiptaret u ngriten dhe refuzuan qe t'i jepeshin intolerances", deklaroi ai. Ambasadorja e Izraelit ne Shqiperi, Amira Arnon, nga ana e saj, tha se, "gjate Luftes se Dyte Boterore shqiptaret vune ne rrezik jeten e tyre per te shpetuar hebrenjte, Shqiperia u be nje nga ato vende te pakta, ku komuniteti hebre u shpetua". Ndersa ambasadori i SHBA-ve ne Tirane, Xhon Uidhers, vuri ne dukje se "ne kohet dhe momentet me te keqija te njerezimit, kur popujt e tjere treguan me te keqen, duhet te dime se ekziston nje vend dhe do te vazhdoje te jete nje popull, qe do t'u mbetet besnik vlerave me te medha te njerezimit, Shqiperia". Nga ana tij, kryeministri Berisha u shpreh se, "te gjithe refuzojme cdo forme intolerance apo urrejtjeje te cfaredolloj natyre qofte ajo, si kushti kryesor per te jetuar ne paqe, stabilitet harmoni dhe integrim".

Nderkohe, seanca plenare ne Parlamentin Shqiptar, e quajtur "Ne bese te shqiptarit", u pershendet dhe nga historiane, pjesetare te familjeve qe kane strehuar hebrenj, si dhe perfaqesues te familjeve hebreje ne vend. Ne fjalen e tyre ata theksuan besen, si nje tipar themelor te kombit shqiptar. Kryeparlamentarja Topalli shprehu solidaritetin e Parlamentit Shqiptar ne denimin e gjithe mizorive te shkuara, "duke filluar nga Holokausti i hebrenjve dhe Gulaget sovjetike, e deri te kampet e denimit te komunizmit shqiptar, Srebenices, kalvarit te Kosoves dhe 11 shtatorit te Al Kaedes".

Bora
anetaret me aktiv
anetaret me aktiv

Mesazhe : 85
Anėtarėsuar : 08 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Pėrgjigju temės
Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi