Shqiperia ne flake, digjen banesa, pranga zjarrvenesve

Pėrgjigju temės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Shqiperia ne flake, digjen banesa, pranga zjarrvenesve

Mesazh nga Teuta prej Tue Jul 15, 2008 7:19 am

Shqiperia ne flake, digjen banesa, pranga zjarrvenesve
E Marte, 15 Korrik 2008

I gjithe vendi dje eshte perfshire nga zjarri, e disa persona jane vene ne pranga. Vatra te shumta jane shfaqur ne zona te ndryshme te vendit, kryesisht ne jug. Situate shqetesuese ka qene ne Orikum te Vlores, ne fshatin Darzeze, Fier, Lushnje, Kavaje, kryeqytet etj. Dhe era ka ndihmuar ne perhapjen e shpejte te flakeve, nderkohe qe bilanci paraprak flet per disa shtepi te djegura, krere bageti qe jane shkrumbuar nga flaket. Nderkohe qe siperfaqe te tera me pyje dhe shkurre jane shkrumbuar. Por nuk kane munguar dhe te plagosurit ne keto zjarre. Mes demeve eshte dhe nje hotel i djegur ne Fier. Ne Lushnje eshte arrestuar 48-vjecari Fiqiret Murizi, i cili akuzohet per zjarrvenie te qellimshme. Ne Vlore kane rene ne pranga Qerim Cenoaliaj, 72 vjec, nga fshati Dukat, ku u dogjen dy shtepi dhe u demtua fabrika e ujit. Po nga policia e Vlores ne pranga eshte vene dhe Jorgo Gjikola, 70 vjec, qe akuzohet per zjarrvenien ne Orikum. Te dy jane ndaluar per zjarrvenie nga pakujdesia. Nga flaket ka ngelur deri me tani nje person i plagosur, i cili eshte derguar ne spital, ku ka marre ndihem e pare dhe ndodhet jashte rrezikut per jeten.

Dhjetera hektare pyje jane shkrumbuar ne Darzeze te Fierit. Mes demeve eshte dhe nje hotel qe eshte djegur, qe me pare ishte nje baze ushtarake. Gjithashtu jane evakuuar dhe banoret e turistet, njeri pas tjetrit. Te gjitha rruget qe te cojne ne fshatin Darzeze dhe ne bregdet jane bllokuar nga policia. Bilanci perfundimtar i zjarrit te djeshem ne zonen turistike vazhdon te jete i paqarte, pasi zjarri ka vazhduar deri oret e mbremjes, duke u kthyer ne nje kercenim per siperfaqe te tjera. Edhe pse gatishmeria e zjarrfikeseve dhe policise eshte ne shkalle maksimale. Nje hotel dhe tre banesa deri tani dihet se jane perfshire nga flaket, duke shkaktuar djegie te pjesshme, por me deme te konsiderueshme. Gjithashtu, mesohet se afer tremije banore, duke perfshire ketu edhe pushues dhe turiste jane evakuuar nga banesat e tyre. Por, ajo qe mbetet ende nje shqetesim eshte fakti se disa pushues, qe kane qene buze detit, ne kohen kur ka rene zjarri, vazhdojne te qendrojne ende aty dhe duke mos pasur mundesi te dalin prej andej, pasi rruget jane bllokuar si nga zjarri ashtu edhe nga policia. Per shuarjen e ketyre vatrave te zjarrit eshte kerkuar edhe ndihme nga ajri per shuarjen e siperfaqeve te tera te Semanit dhe te Darzezes. Ne kete zone jane djegur dhe krere te shumta bagetish.

Zjarri ka rene ne ullishtat e kodrave te qytetit te Lushnjes. Pas kesaj, policia e ketij qyteti ka ndaluar nje person, i cili dyshohet si autor i venies se nje zjarri, qe perfshiu per disa ore ullishtat ne fshatin Shenepremte te ketij rrethi. Sipas burime nga policia lokale, mesohet se 48-vjecari Fiqiret Murizi u ndalua nga policia, pasi dyshohet si autor i zjarrit qe perfshiu paraditen e sotme ullishtat e fshatit Shen Premte, duke djegur nje siperfaqe te konsiderueshme. Sipas te dhenave policore, per shuarjen e zjarrit u angazhuan Forcat e Policise se Mbrojtjes Ndaj Zjarrit dhe Shpetimit, ushtrise dhe dy zjarrfikese. Mesohet se 48-vjecari Murizi do te hetohet per vepren penale te "shkaktimit te zjarrit".

Nje zjarr perfshiu mengjesin e djeshem nje servis makinash prane Qytetit te Nxenesve, ne Tirane, nderkohe qe nuk ka deme ne njerez, por vetem deme materiale. Lajmi eshte bere i ditur nga te dhena zyrtare te policise se kryeqytetit, sipas te cilave, me te marre njoftimin, prane servisit kane mberritur menjehere sherbimet zjarrfikese te mbeshtetura nga forcat e rendit, qe pasi bene evakuimin e banoreve te zones dhe rrethimin e saj, mundesuan shuarjen e flakeve te zjarrit. Sakaq, burimet thane se zjarri shkaktoi deme materiale ne nje automjet tip autobus, qe ndodhej per riparim ne servis, ndersa nuk ka persona te lenduar. Sipas te dhenave, grupi hetimor ka nisur punen per zbardhjen e shkaqeve te ketij zjarri.

Kane mundur te vene pas disa oresh pune nen kontroll vatren e zjarrit te shfaqur ne kodrat e fshatit Harizaj, nderkohe qe tashme policia po heton per zbardhjen e shkaqeve te zjarrit. Nje gje e tille eshte konfirmuar pasditen e djeshme nga te dhena te policise lokale, sipas se ciles, flaket jane shfaqur rreth ores 14:20 te dites se djeshme ne kodrat e fshatit Harizaj te Komunes Lekaj, ne rrethin e Kavajes. Sipas policise, ne vendngjarje kane shkuar menjehere sherbimet zjarrfikese, te cilat po ndihmohen nga banoret e zones. Sipas burimeve, flaket e zjarrit qe kane perfshire nje siperfaqe me barishte jane vene nen kontroll. Nderkohe, policia tha se po hetohen shkaqet e zjarrit, si dhe po punohet per identifikimin e autoreve te mundshem te ngjarjes.

Nje fabrike e prodhimit te ujit ne rrethin e Vlores ka pesuar deme te konsiderueshme, si pasoje e zjarrit te rene dje, fillimisht ne fshatin Fushe-Dukat dhe me pas ne kodrat e qytezes turistike te Orikumit, rreth 20 km larg Vlores. Sipas te dhenave policore, gjate pasdites se djeshme mesohet se flaket e fuqishme perfshine dhe fabriken e prodhimit te ujit qe ndodhet ne fshatin Fushe-Dukat. Nderkohe, nga ana e tij pronari i kesaj fabrike, Tanush Mehilli, eshte shprehur se demi llogaritet te kete kaluar 10 milione leke dhe rrezikon mbylljen e aktivitetit. Nga te dhenat e deritanishme rezulton se zjarri ra fillimisht ne oren 13:30 ne kodrat e fshatit Fushe-Dukat dhe per shkak te eres se forte u perhap dhe ne kodrat e qytezes turistike te Orikumit. Ne oret e pasdites flaket jane lokalizuar fale nderhyrjes se forcave zjarrfikese, forcave te ushtrise dhe banoreve. Nga te dhenat e deritanishme rezulton se zjarri ka demtuar dhe tre shtepi banimi, dy ne fshatin Fushe-Dukat dhe nje ne Orikum, si dhe nje siperfaqe te konsiderueshme me shkurre.

Zjarret kane perfshire Orikumin, qytet turistik i populluar shume nga pushuesit. Flaket kane perfshire pyje dhe kullota ne rreze 30 hektaresh. Nderkohe jane djegur nga zjarri, dy shtepi, duke lene te pastrehe nente persona. Ne njeren prej shtepive eshte plagosur nje person. Nga hetimet e para, policia dyshon se zjarri ka qene i qellimshem nga persona qe duan qe zonat malore te digjen druret dhe te hapet duke u kthyer ne kullota ose toka per punim. Forcat zjarrfikese kane shkuar ne vendngjarje. Por shuarja e flakeve paraqitet e pamundur ne kete zone per shkak se mjetet nuk mund t'iu afrohen zones se zjarrit. Nje tjeter zjarr, po diten e djeshme ka rene me malin e Llogorase. Nje siperfaqe mali prej pese hektaresh eshte perfshire e gjitha nga flaket. Asnje makine zjarrfikese nuk mund t'i afrohet zones se zjarrit pasi mungojne rruget.

Nje tjeter person, i cili dyshohet si autor i nje zjarri, qe perfshiu pyjet me pisha ne fshatin Rribas te rrethit te Mallakastres eshte arrestuar nje dite me pare nga policia e Fierit. Sipas te dhenave te policise lokale, behet me dije se 58-vjecari D. Abazi u ndalua nga policia, pasi dyshohet per zjarrvenie te qellimshme ne pyjet me pisha ne fshatin Rribas. Sipas policise, fale nderhyrjes ne kohe te forcave zjarrfikese dhe banoreve te zones, zjarri shkaktoi deme ne nje siperfaqe te vogel. Forcat zjarrfikese kane shkuar ne te gjitha vendngjarjet. Por shuarja e flakeve eshte bere e pamundur disa prej zonave te flakeve. Shkak kane qene terrenet e veshtira qe kane bere qe mjetet te mos te mund t'iu afrohen zonave te zjarrit. Shume pak makina zjarrfikese kane mundur tu afrohet zones se zjarreve, pasi mungojne rruget. Dhe gjate nates ka vazhduar lufta me flaket, duke bere te mundur dhe izolimin e zjarreve.

7 vatra Zjarresh jane shfaqur gjate dites se djeshme ne te gjithe Shqiperine. Shumica e flakeve ka rene ne qytetet bregdetare, duke sjelle dhe probleme per pushuesit e shumte qe ndodheshin aty.

3 mije Banore jane evakuuar gjate nje dite me pare, per shkak te flakeve te rena. Shumica e tyre eshte evakuuar nga fshati Darzeze ne Fier, ku jane evokuara qindra banore si dhe ne qytetin e Orikumit ne Vlore.

5 shtepi Dhe nje hotel jane djegur gjate dites se djeshme. Demtimet jane shenuar ne Darzeze dhe ne Orikum, ku eshte shenuar dhe nje person i plagosur. Deme jane shkaktuar dhe ne bageti, ku jane djegur disa koke.

Ministri i Brendshem, Bujar Nishani, dje ka shkuar ne qytetin e Orikumit, ku ishte shenuar nje zjarr i madh, si dhe nje person i plagosur. Por me te marre njoftimin se nje tjeter vater zjarri me e madhe, eshte nisur drejt Darzezes ne Fier, per te pare situaten ne kete vend.

Duke u gdhire dita e djeshme, ne fshatin Poncar, te rrethit te Devollit, ka rene nje zjarr ne banesen e Shaban Hyskaj, 60 vjec. Fillimisht zjarri ka rene ne oborrin e shtepise, ku ka pasur dhe nje sasi te madhe bari. Shkaku ka qene nje bisht cigareje i hedhur pa kujdes.

Ne ndihme te zjarrfikesve ne vendngjarjet kane shkuar dhe efektive te ushtrise, policise, banore te zonave ku jane shfaqur vatrat. Banoret mendojne qe zjarret jane te qellimshem por ende nuk dihen shkaqet, pasi flaket e medha kane vazhduar dhe gjate nates.

Demet e zjarreve te rena vitin e kaluar

Nje vit me pare, vendi yne u perfshi nga nje vale e paparashikueshme zjarresh, ku u shfaqen qindra vatra. Gjendja u be e rende, sidomos ne muajin gusht, kur vatrat e zjarrit shfaqeshin te gjithe rrethet e vendit. Pikerisht per kete gje, u vune ne pranga shume persona, prej te cileve asnje nuk u denua me burg, por shumica me gjoba, nderkohe qe te tjere u shpallen te pafajshem, pasi nuk u gjeten prova per ta.

Pranga ne Vlore

Ne Vlore kane rene ne pranga Qerim Cenoaliaj, 72 vjec, nga fshati Dukat, ku u dogjen dy shtepi dhe u demtua fabrika e ujit. Po nga policia e Vlores ne pranga eshte vene dhe Jorgo Gjikola, 70 vjec, qe akuzohet per zjarrvenien ne Orikum.

Pranga ne Lushnje

Burime nga policia lokale, mesohet se 48-vjecari Fiqiret Murizi u ndalua nga policia, pasi dyshohet si autor i zjarrit qe perfshiu paraditen e djeshme ullishtat e fshatit Shen Premte, duke djegur nje siperfaqe te konsiderueshme.
Koha jone

Teuta
anetare te shquar
anetare te shquar

Mesazhe : 1175
Anėtarėsuar : 08 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shqiperia ne flake, digjen banesa, pranga zjarrvenesve

Mesazh nga petriti prej Tue Jul 15, 2008 7:57 pm

Krim.

petriti
anetaret me aktiv
anetaret me aktiv

Mesazhe : 337
Anėtarėsuar : 16 Apr 2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shqiperia ne flake, digjen banesa, pranga zjarrvenesve

Mesazh nga lali prej Wed Jul 16, 2008 6:10 pm

Po si nuk kane piken e ndergjegjes. E ankohen pastaj tek qeveria. Popull qe i ve flaken vendit te vet. Keta te gjithe sikur e kane trurin ne vend te keq.

lali
anetaret me aktiv
anetaret me aktiv

Mesazhe : 67
Anėtarėsuar : 07 Apr 2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Pėrgjigju temės
Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi