Spiunazhi kinez, kėmbėkryq nė Amerikė

Pėrgjigju temės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Spiunazhi kinez, kėmbėkryq nė Amerikė

Mesazh nga ILIRI prej Sat Jul 12, 2008 7:37 am

Spiunazhi kinez, kėmbėkryq nė Amerikė

Grege Bergersen ishte njė veteran i marinės, tė cilit i pėlqente tė luante bixhoz me raste, por qė qėllimin kryesor kishte tė fitonte ca para shtesė pas pėrfundimit tė karrierės si analist nė Departamentin e Mbrojtjes.

Nė moshėn 51-vjeēare, me njė grua dhe fėmijė pėr tė mbajtur, pyeste veten se si mund tė zinte njė nga ato vende pune aq tė ėndėrruara nga njerėz si ai: njė post nė njė prej atyre qindra kompanive tė lidhura pas industrisė sė mbrojtjes qė gėlojnė nė kryeqytetin amerikan dhe qė lulėzojnė falė kontratave tė majme me qeverinė.

Bergerseni mendoi se e kishte gjetur atė qė kėrkonte nė ēastin kur u prezantua me Tai Shen Kuo, njė zotėri me origjinė nga Tajvani, i cili jetonte prej 30 vjetėsh nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Kuo, njė sipėrmarrės qė sillte orendi shtėpiake nga Kina, e njihte aq mirė tregun amerikan sa tė kishte siguruar emėrimin nė njė bord shtetėror kėshillimi pėr tregtinė ndėrkombėtare. Ai i tha Bergersenit se po ngrinte mė kėmbė kompaninė e vet tė konsulencės nė fushėn e mbrojtjes.

Tani, Bergersen, Kuo dhe njė bashkėpunėtor i tretė, po presin vendimin e njė gjykate federale nėn akuzėn e shumė rasteve tė provuara, ku tė tre kanė transferuar informacion ilegal nė Kinė.

Rastet nė fjalė kanė shtuar nė qarqet e sigurisė dhe tė inteligjencės amerikane dyshimin se nga Pekini po vijnė kėrcėnime reale. Nga ana tjetėr, janė shumė tė tjerė tė pėrfshirė nė raste si ai i Bergersenit, tė cilėt prokurorėt i etiketojnė si operacione tė mirėfillta spiunazhi. Por duhet thėnė se janė mė pak tė qartė: disa shihen mė shumė si dhunime tė ligjeve tė eksporteve dhe se informacioni nuk shkon nė zyrat e shėrbimeve tė fshehta kineze, por ka qėllim t‘u sigurojė pėrfitime kompanive private.

Sipas dokumenteve tė gjyqit, Kuo dhe kolegu i tij, ngritėn njė kurth nė dėm tė Bergersenit tė atij lloji qė nė zhargonin e shėrbimeve tė fshehta njihet si "flamur i rremė". I bėnė tė besonte analistit tė sistemeve tė armėve se informacionet shkonin nė Tajvan, njė aleat i Amerikės, dhe jo nė Kinė.

Megjithatė, regjistrimet e shumta tė FBI-sė tregojnė se Bergerseni e dinte mirė qė qe pėrfshirė nė njė krim mjaft serioz.

Brenda njė makine tė marrė me qira, mė 10 korrik tė vitit 2007, Bergerseni i lutej Kuosė qė tė mos i tregonte askujt se i kishte marrė nga ai informacionet mbi njė shitje tė ardhshme armėsh nė Tajvan. "Nuk ka asnjė dyshim se do tė mė pushojnė pėr kėtė", kishte thėnė. "Madje, as pėr pushim nuk bėhet fjalė, do mė fusin nė burg".

Regjistrimet tregojnė se Bergerseni e kishte marrė parasysh kėtė rrezik pėr shkak tė premtimeve tė Kuosė pėr njė vend pune nė kompaninė e vet, ku do tė paguhej 4-5 qind mijė dollarė nė vit. Ndėrkaq i kishte bėrė dhurata tė vogla dhe e kishte shpėnė nė Las Vegas, ku mbuloi tė gjitha shpenzimet e tepruara (qė tė gjitha veprimet tė ndjekura nga agjentėt e FBI-sė).

Pėrtej rastit tė Bergersenit, gjatė vitit tė shkuar, prokurorėt kanė ēuar nėpėr gjykata rreth njė duzinė rastesh tė ngjashme, ku evidentohen pėrpjekje kėmbėngulėse nga ana e Kinės pėr tė shtėnė nė dorė informacione ushtarake amerikane, mbi Tajvanin, mbi teknologjinė detare, atė tė vizionit natėn dhe pajisjeve qė i bėjnė raketat tė padukshme pėr radarėt.

Megjithatė, shumė nga ekspertėt nuk e thonė me emėr ēėshtjen e spiunazhit nga Kina. Ndėrkaq tė tjerė mundohen ta pėrkufizojnė me fjalė tė bukura: industri shtetėrore kineze dhe kompani tė kontraktuara nga qeveria qė mbėshteten te diaspora kineze pėr tė grumbulluar informacione tė rezervuara me apo pa dijeninė e tyre.

Njė zyrtar i lartė amerikan, i pėrfshirė nė njė prej rasteve tė spiunazhit nga Kina, tha se "kinezėt kanė krijuar njė projekt pėr dėrgimin e spiunėve tė vegjėl me shpresė grumbullimin e sa mė shumė copėzave informacioni qė nė fund do tė shėrbejnė pėr tė krijuar njė mozaik tė qartė".

David Szadi, i cili si asistenti i drejtorit tė FBI-sė drejtonte gjithashtu edhe njė divizion kundėrspiunazhi deri nė ēastin e daljes nė pension nė vitin 2006, tha se "kinezėt kanė krijuar platforma tė shumėfishta pėr grumbullimin e informacionit", duke shfrytėzuar studentėt, tė deleguarit nėpėr konferenca, tė afėrmit e gjithēka tė mundshme pėr hir tė grumbullimit tė informacionit.

Szadi shpjegoi se hetuesve amerikanė u ėshtė lėnė tė besohet se grumbullimi i informacionit ėshtė i organizuar shkel e shko dhe se i ėshtė lėnė nė dorė rastėsisė, por "kinezėt janė shumė tė pėrqendruar tek ajo qė kėrkojnė".

Zyrtarėt thonė se edhe vende tė tjera, ku veēohen Irani dhe Rusia, janė shumė aktivė nė fushėn e spiunazhit nė ShBA. Por Xhoel Brener, zyrtari mė i lartė i kundėrzbulimit amerikan, tha se veprimtaria e Kinės ėshtė shumė mė e fortė.

Ai sqaroi gjithashtu se jo tė gjitha rastet e transferimit tė informacionit drejt Kinės janė pjesė e veprimtarisė sė spiunazhit kinez: "Disa instanca janė tėrėsisht komerciale dhe kemi tė bėjmė vetėm me babėzi pėr tė fituar sa mė shumė para".

Tė dhėnat e sakta pėr mėnyrėn se si ėshtė zhvilluar grumbullimi dhe transferimi i informacionit nė rastin e Bergersenit nuk mund tė publikohen nė mėnyrė tė detajuar. Ajo qė dihet, sipas njė dokumenti tė FBI-sė, truri i tė gjithė operacionit ishte njė zyrtar kinez me zyra nė Hong Kong dhe nė Guangzhou, qendra industriale qė deri pak kohė mė parė njihej si Kantoni. Njeriu nė fjalė, i identifikuar vetėm si "zyrtari PRC A", pėrshkruhet si njė zyrtar i lartė i shėrbimeve tė fshehta kineze, i cili kishte qenė figurė qendrore edhe nė dy raste tė mėparshme spiunazhi.

Sipas oficerėve amerikanė qė janė nė brendėsi tė ēėshtjes, "zyrtari PRC A" kishte dorė edhe nė koordinimin e aktivitetit tė inxhinierit kinez Ēi Mak, i dėnuar marsin e shkuar me 24 vjet burgim pėr dėrgimin nė Kinė tė sekreteve tė marinės ushtarake amerikane.

Brener dėshmoi se inxhinieri Mak ishte "agjent i fjetur", i cili diti tė gjente shtegun e duhur pėr tė hyrė nė industrinė ushtarake. "Kinezėt dinė tė presin mė mirė se kushdo tjetėr".
Shqip

ILIRI
Admin
Admin

Mesazhe : 2081
Anėtarėsuar : 06 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Spiunazhi kinez, kėmbėkryq nė Amerikė

Mesazh nga Teuta prej Mon Jul 14, 2008 7:52 pm

Keta i gjen kudo. Urte e bute pa u ndjer po zen vend gjithnje e me shume ne ēdo cep te botes. Very Happy

Teuta
anetare te shquar
anetare te shquar

Mesazhe : 1174
Anėtarėsuar : 08 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Pėrgjigju temės
Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi