| | SUPERMASHTRUESJA Mimoza Ujka, shfaqet si gjykatėse nė Itali | |
| | | Autori | Mesazh |
|---|
Teuta anetare te shquar


Anėtarėsuar : 08 Dec 2007 Mesazhe : 993
| Titulli: SUPERMASHTRUESJA Mimoza Ujka, shfaqet si gjykatėse nė Itali Sun Jun 29, 2008 12:38 pm | |
| SUPERMASHTRUESJA Mimoza Ujka, shfaqet si gjykatėse nė Itali Ferdinand Dervishi
Mimoza Ujka, vajza me shtatė klasė arsim nga Velipoja e Shkodrės, e njėjta qė nė vitin 1996 mashtroi pothuaj gjithė stafin e Prokurorisė sė Tiranės, ka dalė sėrish nė skenė. Por kėtė radhė viktima tė mashtrimeve tė saj nuk janė mė shqiptarėt. Pėrvoja ka bėrė tė sajėn. Piaca ėshtė ngritur. Kėtė radhė tė mashtruarit janė qytetarė italianė, pasi Mimoza prej disa vitesh jeton nė Romė, ku ushtron edhe mė me sukses zanatin e vjetėr. Pėr herė tė fundit nė mediat shqiptare Mimoza u shfaq mė 21 maj 1999, kur u arrestua pasi dy kosovarė e akuzuan se u kishte marrė me anė tė mashtrimit 2850 marka gjermane duke premtuar viza hyrėse pėr nė Itali. Mė tej pothuaj asnjė lajm. Vajza qė nė kėtė kohė ishte 25- vjeēare bėri njė vit burg, ditė mė ditė, dhe mė pas u zhduk. Lajmi i fundit thoshte se ishte parė nė shoqėrinė e disa oficerėve tė ushtrisė italiane nė shkallėt e Pallatit tė Kongreseve... Nėntė vjet mė pas, ose njė muaj mė parė, njė zė i ndrojtur femre dėgjohet nė telefonin celular. -Flisni italisht? -Mendoj se po. -Unė ju flas nga Roma, jam njė qytetare italiane dhe njėkohėsisht e mashtruar nga Mimoza Ujka, e njėjta pėr tė cilėn lexoj nė internet shkrimet tuaja. Madje deri para njė viti nė njė nga faqet e internetit, sipėr shkrimit, ka qenė edhe njė foto e saj. Bėj fjalė pėr tė njėjtin person. A mund tė mė thoni ju lutem se si ka mundur tė fitojė azilin politik, pėrse e ka llogarinė bankare nė Zvicėr tė bllokuar, vepron e vetme apo ka njė organizatė kriminale pas shpatullave...? Tė lutem tė mos e bėsh fjalė me ndokėnd pėr ēfarė po tė rrėfej dhe tė mos mė shpėrdorosh emrin... Njeriu nė anėn tjetėr tė telefonit shfaqet konfuz dhe i terrorizuar. -Mimoza Ujka ėshtė me sy bojėqielli, jo mė shumė se 160 centimetra e gjatė... -E njėjta ėshtė, e njėjta. E kemi denoncuar para dy vitesh. Por problemi ėshtė se pėr mashtrimet kėtu Prokuroria e merr me nge... -Po si ju ka mashtruar? -Histori e gjatė. Na premtoi tė na gjente nė Romė njė banesė me ēmim tė reduktuar... Tė shkruash pėr mashtrues ndonjėherė tė kap dyshimi se dikur ata do ndalen paksa dhe do tė gjejnė kohėn tė merren edhe me ty. Kėshtu qė, tė tė peshkojnė ka shije tė keqe, ndėrsa kjo, e pėrfytyruar, tė bėn tė jesh vigjilent. -Si mund tė na e vėrtetoni se ėshtė e njėjta. A keni njė foto tė saj tė kohėve tė fundit? -Patjetėr. Do jua dėrgoj, madje do ju dėrgoj edhe njė kopje tė dėshmisė qė pėrgatita ta rrėfej para kamerave tė RAI (Radio-Televizioni Italian). Ata mė kanė ftuar. Fasada perfekte Provat mbėrrijnė me e-mail-in e radhės. Janė tre fotografi ku Mimoza Ujka, tashmė 36-vjeēare dhe shumė larg pamjes sė njė vajze, e deformuar nga shėndeti, pozon nė qendėr tė grupit, me tė gjithė atributet vizive tė njė lideri. Veē saj, tė gjithė janė qytetarė italianė. Hetimi i vėshtrimit tė njė personazhi qė e njeh mirė Mimoza Ujkėn do tė dallonte mė tepėr nė tė njėjtat foto. Duke lexuar mes tyre edhe njė kapardisje, e ngjashme me pamjen qė mund tė pėrfytyrohet kur njė sarhosh bėn rrush e kumbulla pasurinė e tjetrit dhe nė fund i jep njė mendje tė lehtė, apo mė keq akoma, i sheh tė gjithė nga lart-poshtė me qesėndi e pėrtallje. Kjo ėshtė pamja, pėrmes fotove, kuptohet. Ndėrsa qė tė arrinte nė kėtė pamje, Mimozės i ėshtė dashur kohė e punė. Gjithsesi njė punė e ndėrtuar mbi njė eksperiencė tė vjetėr dhe tė suksesshme. Edhe nė Romė, Mimoza, sipas rrėfimit tė italianes sė mashtruar, ėshtė kujdesur tė realizojė njė fasadė perfekte. Dhe nėse nė Tiranė dikur hiqej si oficere policie dhe si e mikeshė e bashkėshortes sė ish-Presidentit Sali Berisha, nė Romė vijon e njėjta skemė. Sigurisht qė italianėt nuk mund tė mashtroheshin lehtė nga njė shqiptare qė pikėsėpari kalon nėpėr filtrat e paragjykimit. Strategjia lipsej tė ishte perfekte. Mimoza mė ka rrėfyer se punonte pranė Bashkisė sė Romės dhe se zyrėn e kishte ngjitur me atė tė ish-kryebashkiakut Walter Veltroni, me tė cilin thoshte se kishte shumė miqėsi. Sigurisht qė ishte njė gėnjeshtėr. Gjithmonė mė rrėfente, pa ja kėrkuar, se njihte nga afėr njė numėr personalitetesh tė politikės dhe tė botės sė spektaklit. Madje mė ka thėnė se pėr njė kohė ka punuar edhe nė Presidencėn Italiane, shkruan e mashtruara. Natyrisht qė gėnjeshtra tė tilla nuk bindin askėnd, nėse nuk shoqėrohen me garniturė ndihmėse. Mimoza u thoshte tė gjithėve se kishte qenė gjykatėse nė Shqipėri dhe u prezantohej: Jam Doktoresha Mimoza Ujka (Sono la Dottoressa Mimoza Ujka). Nėse dikush kėrkonte shpjegime, ajo shtonte se nga Shqipėria e kishin pėrzėnė pėr shkak tė bindjeve politike, se nė Itali pėr kėtė shkak kishte fituar azil, se pėr azilin e kishte ndihmuar Konventa e Gjenevės dhe kur kurioziteti nuk shuhej as kėtu, shtonte se kishte miqėsi familjare edhe me Kryeministrin Sali Berisha. Ndėrsa nėse biseda zhvillohej nė banesėn e saj luksoze, nė rezidencė apo hotel, ajo u rrėfente miqve edhe libra tė ndryshėm tė profesionit, sidomos kodet civile e penale. Madje, ajo thoshte se sė shpejti tė njėjtin profesion, atė tė gjykatėsit, do ta ushtronte nė Itali, menjėherė pasi tė shėrohej nga sėmundja e rėndė e leucemisė, citon e njėjta. Por fasada nuk mbaron kėtu. Sipas denoncueses italiane, nė polici padia ėshtė depozituar mė 31 qershor 2006, Mimoza thoshte se kishte nė pronėsi tė vetėn dy dyqane (butikė) nė Romė, se tė hollat nuk ishin kurrė njė problem pėr tė etj. Por rrezatimi fals nuk ndalej nė asnjė moment. Nė shoqėrinė time shkonte tė bisedonte me ndėrtues tė ndryshėm dhe gjithmonė interesohej tė blinte apartamente luksoze, vlera e tė cilėve nė asnjė rast nuk binte nėn 300 mijė euro. Nė njė rast, madje e kam shoqėruar Mimozėn nė Ministrinė e Brendshme nė Romė. Pretendonte se Kuestura e Romės nuk i po i jepte pasaportėn, pasi i duhej tė shkonte nė Spanjė pėr tė ndjekur All Americans Cup, (garat me jahte e vela, organizuar nė Valencia nė prill 2007). Nė ambientet e ministrisė ajo takon dy zyrtarė tė lartė, tė cilėt i premtojnė se pasaporta do i kthehet sa mė shpejt. Dhe kėshtu ndodhi..., rrėfen i njėjti personazh, qė shton se i ka mbetur nė mendje edhe njė mashtrim tjetėr me shėndetin i Mimozės, tė cilin nuk e ka kuptuar kurrė se pėrse i shėrbente. Thoshte gjithmonė se ėshtė e sėmurė me leucemi dhe se bėnte kimioterapi. Nė njė rast unė vetė e kam shoqėruar nė spital pėr tė bėrė njė seancė... Tė gjitha kėto pėrbėjnė gjithsesi atė ndėrmarrje qė mund tė quhet ndėrtim i pjesės mė tė dobėt tė fasadės. Pasi pikėrisht kėtė pjesė verifikimet e thjeshta mund ta rrėzojnė. Por Mimoza nė kėtė moment pėrballė viktimave tė veta ka ofruar edhe spektaklin e mundėsive tė saj lehtėsisht tė provueshme, edhe pse sėrish gjithēka shkon nė favor tė fasadės. Kėshtu ajo ishte kujdesur qė tė rrezatonte gjithandej njeriun pėr tė cilin vetėm tė hollat nuk janė problem. Mimoza vishej me rroba tė blera nė butikėt mė tė shtrenjtė, madje i blinte ato nė shoqėrinė tė viktimave tė veta. Tė cilėt shumė vonė do e kuptonin se gjithė shfaqja po realizohej me tė hollat qė ajo u kishte marrė duke i mashtruar. Futej nė butikė tė kategorisė Valentino, Prada, Gucci, e via dicorrendo (largohej duke biseduar, pa e vrarė ndėrgjegjja). Gjithashtu ajo posedonte njė autoveturė luksoze, mbante shofer privat, jetonte nė rezidencat dhe hotelet mė tė shtrenjtė tė Romės, tė gjithė njerėzit qė e rrethonin i drejtoheshin me Doktoresha... Kėtu fasada kompletohet, madje blindohet. Hapi i dytė, mashtrimi, ai mė i rėndėsishmi, tashmė e ka derėn tė hapur. Mashtrimet Mimoza ka qenė edhe nė Shqipėri eksperte tė dallonte fytyrat qė e kishin njė hall. Sidomos kur sillej mė 1996 nė ambientet para Prokurorisė sė Tiranės pėr tė gjetur viktimėn e radhės, pasi mė parė kishte bindur prokurorėt se edhe ajo ishte njė prej tyre. Po kėshtu, nė Romė, shumė shpejt Mimoza konvertohet nė shpėtuesin, mirėbėrėsin e tė gjithė atyre qė e kishin njė hall. Sepse per lei la parola impossibile non esisteva (pėr tė fjala e pamundur nuk ekzistonte). Dhe tė gjithė njerėzit e kanė njė hall tė pambaruar nė jetė. Njė tė riu i duhet njė punė, njė tjetri njė banesė dhe njė tė treti, tė dyja bashkė. Halli qė kishte, apo mė saktė synimi qė kishte personazhi ynė ishte qė dikur tė kishte njė banesė nė Romė dhe sigurisht edhe njė vend pune. Tė gjitha kėto zgjidhen si me magji nga Mimoza. Punė tė siguroj unė, nė njėrin nga dy dyqanet qė kam nė pronėsi. Po kėshtu edhe banesė, madje me ēmim tė lirė, nga ato qė dalin nė ankand, pasi unė kam akses. Bėhet fjalė tė kesh shtėpinė tėnde me gjysmėn e ēmimit tė tregut..., ka qenė premtimi karrem. Dhe personazhi ynė, banor nė njė zonė nė jug tė Italisė, bindet. E ardhmja i duket e bardhė, madje gjithēka i duket sikur ka marrė udhė me anė tė frymės sė shenjtė. Mė ftoi nė Romė bashkė me tė dashurin tim, duke mė premtuar punė dhe njė apartament qė mė pas e kuptuam se nuk ekzistonte. Ndėrkohė qė rrinin aty, ajo organizoi ditėlindjen e saj, mė 08. 02. 2006, nė njė ambient tė Hotel Radisson S.A.S nė Romė, ku pėr njė natė dhoma teke kushton 100 euro. Ishte njė festė luksi qė na bėri tė besonin edhe mė tepėr se shoqėria me Mimozėn ishte njė okazion pėr tė sistemuar jetėt tona. Por menjėherė mė pas gjithēka u shemb para syve tanė. Mimoza na kėrkonte vazhdimisht tė holla, tė cilat sipas saj i duheshin pėr tė paguar rikonstruksionin e apartamentit tė premtuar si dhe shpenzimet noteriale. Shpesh tė hollat nuk i kishim, por ajo insistonte deri nė fund. Quando non riusciva ad ottenere il denaro, piangeva, faceva la vittima (kur nuk ja dilte tė merrte tė hollat qante, luante viktimėn). Kur zbuluam se na kishte mashtruar, shuma kishte rrumbullakosur shifrėn 60 mijė euro. Menjėherė i kėrkuam tė na kthente tė hollat. Nė fakt qė tė gjitha ja kishim dhėnė kesh nė dorė, por duke u kujdesur gjithsesi tė na firmoste njė mandat. Fillimisht na tha se do na i kthente, ndėrsa mė pas u tėrhoq, madje u zhduk. Tė shokuar nga sa na ndodhi kėrkuam nė internet me emrin e saj dhe gjetėm shkrimet tuaja, tė cilat i pėrkthyem. Falė tyre mėsuam tė gjithė tė vėrtetėn. Menjėherė pajtuam njė avokat dhe mė 13 qershor 2006 bėmė padinė nė Prokurori pėr vjedhje me anė tė mashtrimit. Por Prokuroria jonė nė kėsi rastesh e merr shumė me ngadalė, shkruan viktima e shqiptares Mimoza. Dredhia e radhės e Mimozės ka qenė tentativa pėr tė frenuar sadopak procesin e nisur kundėr saj. Ka kapur edhe ajo njė avokat (Avv. Virginio Manfredi Frattarelli, via Carlo Mirabello, 6 Roma), i cili ka ndėrmjetėsuar duke premtuar kthimin e tė hollave me kusht tėrheqjen e denoncimit. Por Mimoza nė kėtė rast ha truffato anche il suo legale (mashtroi edhe avokatin e vet), shkruan e njėjta, pa e ditur se edhe nė Shqipėri avokatėt e Mimozės nuk kanė pėrfituar prej saj kurrė asnjė kacidhe. Me gisht nė gojė Me kalimin e ditėve nė adresė tė viktimave tė saj vjen mė shumė informacion. Ata vetė janė tė interesuar ta kenė, duke menduar se pėrmes tij mund tė gjejnė mėnyrėn pėr tė shkuar te njė rrugėzgjidhje. Shpejt mėsojnė se Mimoza ėshtė mospaguesja e rregullt e tė gjithė ambienteve ku strehohej. Ajo nuk paguante faturat e hoteleve luksoze, apo edhe tė rezidencave qė i duheshin pėr tė plotėsuar fasadėn e duhur. Rezidenca nė Romė nė fakt ėshtė pėrdorur prej Mimozės pėr njė kohė mė tė gjatė dhe pas ikjes sė saj pa paguar, i zhgėnjyer nuk kishte mbetur vetėm pronari, por edhe e gjithė familja e tij, me tė cilėn Mimoza kishte gjetur kohėn tė miqėsohej. Nė njė tjetėr rast tė njėjtėt zbulojnė se Mimoza kishte vjedhur e vetme njė dyqan bizhuterie nė Romė dhe se vlera e bizhuve dhe orėve kapte shumėn 27 mijė euro. Por mė e madhja vjen mė pas. Nė korrik 2007 Mimoza arrestohet nė qytetin e luksit dhe bixhozit, nė Montekarlo. Policia e kishte zbuluar teksa paguante me ēeqe false makinat e shtrenjta tė marra me qira. Arrestimi ishte bėrė nė dhomėn e saj nė hotel dhe dėnimi, i kryer i plotė, ishte gjashtė muaj burg. Por viktimat e Mimozės janė pėrpjekur qė tė gjejnė edhe aleatė. Nga ata qė e kanė pėsuar prej saj dhe qė janė tė predispozuar pėr tė ndihmuar kauzėn e pėrbashkėt. Kėshtu nė Romė ata gjejnė edhe njė polic, i cili pėr njė periudhė kohore kishte bashkėjetuar me Mimozėn. Edhe kėtij dashnori fatzi, mashtruesja nga Velipoja e Shkodrės i kishte pėrlarė 30 mijė euro, duke marrė makina me qira e duke paguar tė gjitha shpenzimet e tjera me kartėn e tij tė kreditit. Por polici, edhe pse i vėnė nė dijeni tė historisė shqiptare tė ish-mikeshės sė vet, tėrhiqet. Mbase sepse i frikėsohej publicitetit, nė kėtė rast negativ. Me rreth 60 mijė euro mangėt nė llogaritė e tyre bankare dhe pėrballė zvarritjes sė hetimit tė Prokurorisė, personazhet e kėsaj historie, tentojnė tė flasin nė televizion. RAI (Radio Televizioni Italian) i mirėpret. Por tėrhiqen nė momentet e fundit, kur pikėrisht nga goja e atij pronarit tė rezidencės, viktimė tė Mimozės, mėsojnė se shqiptarja ėshtė shpallur nė kėrkim si e pėrfshirė nė trafik ndėrkombėtar armėsh. Mė saktė frikėsohen, pasi mendojnė se pas saj mund tė qėndrojė njė organizatė e mirėfilltė kriminale. Mė tej lidhen me gazetarėt qė kanė shkruar historitė shqiptare tė Mimozės duke rreshtuar tė parėn fare pyetjen: A ka tė ngjarė qė pas saj tė fshihet njė organizatė e fuqishme kriminale? Pra nuk e dinin se mashtruesit veprojė vetėm, ose bashkė me tė tjerė, por edhe nė kėto raste punojnė vetėm pėr vete. Pa pasur askėnd mbi kokė. Nuk e dinin se mashtruesit nuk shkojnė kurrė nė nivelin e atyre qė pėrdorin dhunė, pėrkundėr nuk do mashtronin, por do vrisnin. Dhe pėr Mimoza Ujkėn, shqiptaren nga Velipoja e Shkodrės, me shtatė klasė arsimim, nuk ka tė dhėna se di tė bėjė mė shumė se vjedhja. Njė vjedhje qė ajo e ngre nė nivelin e artit, nėse do tė kishte njė sistem vlerėsimi. PS: Pas daljes nga burgu i Montekarlos, nė dhjetor tė vitit tė kaluar, Mimoza ėshtė kthyer sėrish nė Romė ku ka nisur mė me babėzi se kurrė ingannare tanta, tanta gente (tė mashtrojė shumė, shumė njerėz).
Shėnim: Menjėherė pas publikimit nė televizionin italian (RAI) tė dėshmisė sė italianes sė mashtruar nga Mimoza Ujka, Panorama do ta botojė atė tė plotė. |
|  | | Teuta anetare te shquar


Anėtarėsuar : 08 Dec 2007 Mesazhe : 993
| Titulli: Re: SUPERMASHTRUESJA Mimoza Ujka, shfaqet si gjykatėse nė Itali Sun Jun 29, 2008 12:39 pm | |
| Mimoza Ujka, si futi nė lojė Prokurorinė e Tiranės mė 1996
Po tė njohėsh historinė shqiptare tė Mimoza Ujkės, mbase nuk do tė bėjė shumė pėrshtypje ajo italiane. Ose mė saktė historia italiane do tė tė pėrthithet natyrshėm. Mimoza ėshtė vajza e njė rojtari kishe nė Velipojė, Kolec Ujkės. Ky, duke parė se e bija kishte marrė njė rrugė pa krye, e kishte pėrzėnė nga shtėpia. Kėshtu vajza nuk arrin tė bėjė as shkollėn tetėvjeēare. Nuk dihet se nė ērrethana, por mashtrimet e para kanė nisur nė Shkodėr. Vajza nis tė mashtrojė tė interesuarit pėr viza tė huaja si dhe pėr pajisje nė kohė rekord me pasaporta pėr jashtė shtetit. Por shpejt, e denoncuar, bie nė duar tė policisė, arrestohet dhe bėn 3 muaj burg. Menjėherė pas burgut ajo vendoset nė Tiranė, ku nis tė njėjtin zanat, por kėtė radhė me mė shumė sukses. Nė Tiranė Mimoza vendoset nė njė shtėpi me qira pranė Qytetit Studenti. Ku pėr njė periudhė tė shkurtėr, bėn lėmsh gjithė lagjen, pa lėnė jashtė edhe njė pjesė tė konvikteve tė vajzave. Natyrisht qė biznesi kryesor ishin pėrsėri vizat dhe pasaportat, por, sipas shumė dėshmive, ajo bėnte bukur edhe zanatin e vjedhėsit tė rėndomtė. Nėse kishte probleme ajo hiqej si jetime dhe fatkeqe dhe e kishte fiksim qė tė mos paguante asnjė faturė. Nga ana tjetėr, i pėlqente qė kafen ta pinte nė lokale tė shtrenjta, si pėr shembull tė Bar Piazza, nė shoqėrinė e njerėzve tė zgjedhur, duke bėrė rolin e kavalieres qė paguante gjithmonė. Nė kėtė periudhe ajo fillon mashtrimin me pasaporta, duke u hequr si kushėrira e njė funksionari tė policisė sė Tiranės, qė fatkeqėsisht kishte tė njėjtin mbiemėr me tė. Duke pėrdorur emrin e tij dhe u hequr si vajza e xhaxhait, ajo futet nė zyrat e pasaportave nėpėr komisariate, madje nė njė rast mashtron edhe qiradhėnėsit e saj, qė ishin tė njohur tė tij. Nė dhjetor 1996 Mimi bie nė duart e policėve tė Komisariatit nr.4 dhe shoqėrohet pėr verifikim. Por kėtė radhė shpėton, pasi nė adresė tė saj nuk sigurohet asnjė denoncim. Ka tė dhėna se nė kėtė kohė, duke u hequr si funksionare e Ministrisė sė Jashtme (nė kohėn kur ajo drejtohej nga Alfred Serreqi), ajo ka batėrdisur disa punonjės tė Ministrisė sė Bujqėsisė, tė cilėve u premtonte (kundrejt shumave deri nė 10 mijė USD) viza pėr nė SHBA. Por goditja finale vjen nė vitin 1996, kur Mimoza troket nė zyrėn e Kryeprokurorit tė Tiranės dhe i paraqitet si oficere e Policisė Gjyqėsore e sapoemėruar pranė kėsaj prokurorie. Duke mashtruar se ministri i Brendshėm ndodhej jashtė shtetit dhe nuk kishte firmosur ende urdhrin, ajo i kėrkon me sukses edhe njė zyrė. Javėn e parė vetėm pėrgatit terrenin. Lė pėrshtypjen se interesohej tė mėsonte nga profesioni. Kėrkonte Kodin e Ri tė Procedurės Penale, fletoret zyrtare etj. Me tu sistemuar nė zyrėn e saj, nė njė kohė tė shkurtėr, e ndihmuar edhe nga gjuha e kėndshme e dialektit shkodran, ajo arrin tė bėjė miq shumicėn e prokurorėve. Mė tej hidhet nė veprim. Peshkonte tė gjithė hallexhinjtė qė vinin nė derė tė Prokurorisė dhe u merrte tė holla kundrejt premtimeve se do u zgjidhte punė, pasi kishte mik prokurorin e ēėshtjes. Me kalimin e kohės ajo nis tė mashtrojė edhe vetė prokurorėt duke u marrė tė holla pėr viza, kryesisht italiane dhe pėrsėri ka sukses. Besimi te prokurorėt, se ajo realizonte ato qė premtonte, arrihet pėrmes njė shfaqjeje tė pazakontė tė Mimozės. Njė ditė, teksa para Prokurorisė kalonte gruaja e ish-Presidentit Sali Berisha, qė banonte aty pranė, Mimoza i hidhet nė qafė si tė ishte njė mikeshė e vjetėr e saj. Pėr kėtė histori, tė futjes nė lojė tė personelit tė Prokurorisė sė Tiranės, aty ku punonjėsit paguhen pėr tė futur nė grackė tė tjerėt, njė prokuror qė e ka njohur Mimozėn ka thėnė: Njėlloj sikur tė futėsh gishtin nė folenė e grerėzave dhe ta shkatėrrosh, pa mundur tė tė pickojnė. |
|  | | Teuta anetare te shquar


Anėtarėsuar : 08 Dec 2007 Mesazhe : 993
| Titulli: Re: SUPERMASHTRUESJA Mimoza Ujka, shfaqet si gjykatėse nė Itali Sun Jun 29, 2008 12:43 pm | |
| Bukuroshja qė mashtroi milionerėt shqiptarė
Ferdinand Dervishi
TIRANE
Mesditėn e sė mėrkurės, 1 qershor, larg vėmendjes sė kamerave qė pozicionohen zakonisht nė shkallėt e Gjykatės sė Tiranės, njė vajzė, pamja e sė cilės do tė gozhdonte ēdo lloj vėshtrimi mashkullor, fluoreshente kaloi nė kėmbė hapėsirėn para ndėrtesės dhe u pėrpi nga hyrja kryesore.
Njė imazh qė do i shkonte pėr shtat njė artisteje me famė botėrore, tė zbritur nga njė limuzinė e tė shoqėruar nga eskorta pėr tu futur nė njė sallė ku fama e saj do tė zmadhohej. Nė fakt vajza nga Tirana, 26 vjeēe, e quajtur Elona Farka, po shkonte nė seancėn e parė tė njė gjyqi kundėr saj e akuzuar pėr mashtrim. Njė biznesmen tiranas i fushės sė ndėrtimeve e kishte paditur muaj mė parė pėr vjedhje me anė tė mashtrimit tė njė shume prej 50 mijė eurosh duke e futur edhe tre muaj nė burg, ndėrkohė qė pėrmes hetimit prokuroria kishte bėrė zbulimin shokues: Vajza bukuroshe kishte mundur tė fuste nė kurth me anė tė mashtrimeve njė numėr tė madh biznesmenėsh tė njohur shqiptarė, pėrfshirė edhe disa oficerė policie
tė qarkullimit rrugor. Ndėrsa shumat e pėrfituara fillonin me minimalen 50 mijė euro dhe shkonin nė limite tė panjohura. Njė histori e cila tė parėt ka habitur dhe detyruar tė vėnė, nė mėnyrė krejt tė pavullnetshme duart nė kokė, prokurorėt dhe oficerėt e policisė gjyqėsore tė cilėt janė marrė me hetimiet.
Amerika nė mashtrim Vajza bukuroshe Elona Farka dhe njė tjetėr person i identifikuar si Andrea Papa, nga Saranda, i shpallur nė kėrkim, mund tė konsiderohen si mashtruesit mė gjenialė tė njohur nė Shqipėri pėrsa i pėrket shkallės sė lartė tė inteligjencės sė vėnė nė mėnyrė tė mbrapshtė nė punė. Nė Shqipėri, nė vendin ku si edhe nė Amerikė gjithēka mund tė realizohet, ku edhe njė askush mund tė kthehet nė mbret, Elona dhe ortaku i saj e fillojnė nga imazhi. Nė fakt po tė shohėsh me kujdes tė gjitha historitė e mashtrimeve, fasada merr shumė rėndėsi. Duke punuar pėr paraqitjen e jashtme, sipas hetimit tė prokurorisė, rreth fillimit tė vitit 2001 tė dy marrin njė zyrė rreth 70 metra katrore me qera nė katin e tretė tė Pallatit tė Kongreseve, me pamje nga hoteli "Sheraton". Nė brendėsi tė zyrės, qė ishte pranė asaj tė Edi Ramės nė kohėn kur rikonstruktohej Bashkia, me tu futur tė binin nė sy tė ekspozuara me korniza tė shtrenjta dy diploma me shkronja tė lara me ar, tė cilat harbonin thyerjen e rrezeve tė dritės. Sipas tyre Elona Farka, dhe Andrea Papa, kishin mbaruar studimet e larta nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Pra sipas diplomave qė tė dy ishin juristė tė diplomuar nė Amerikė. Mė tej vazhdon njė betejė e fituar me regjistrimin nė gjykatė si pėrfaqėsues tė njė korporate tė njohur amerikane, falė dokumentave false dhe implikimit tė njė notereje. Kėshtu mė 12 dhjetor 2002 gjyqtarja Altina Xhoxhaj vendos regjistrimin person juridik tė Zyrės sė Pėrfaqėsisė sė Swiss-American Trading Capital Inc., me seli nė Bulevardin "Dėshmorėt e Kombit" dhe njeh pėrfaqėsues Ligjor tė Pėrfaqėsisė nė Shqipėri, Elona Farkėn. Ndėrkohė ortaku, Andrea, i cili nuk di anglisht, vetėemėrohet si drejtori i koorparatės nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, pėrgjegjės pėr Shqipėrinė. Mė tej tentohet tė hapet njė llogari bankare nė bankėn Amerikane nė Tiranė, por kjo nuk arrihet, pasi e lehtė ishte t'ua hidhje vetėm shqiptarėve. Madje banka u sekuestron praktikat. Njė hap tjetėr ishte edhe pėrdorimi pėr llogari tė Zyrės i njė makine Benz "SEL 300", qė mė pas del se ishte vjedhur nga Andrea Papa nė Sarandė. Pėr makinėn luksoze gjendet edhe njė shofer pompoz, qė pranon futjen nė valle. Kėtu fasada quhet e plotėsuar. Gjithēka ėshtė gati pėr tė filluar operacionet nė terren. Ėshtė pėr tu habitur qė shqiptarėt sugjestionohen shumė nga gjithēka e servirur si "amerikane". Pasi, sipas hetimit, ka rezultuar se pikėrisht pas pėrdorimit tė emrit Swiss-American Trading Capital Inc, dy mashtruesit kanė patur suksesin e kėrkuar, nė njė kohė qė me emrat e mėparshėm tė pėrdorur prej tyre, "HIDROFAZMA" dhe "INTECO - Company", nuk kishin mundur tė bėnin lekė as pėr tė paguar kafetė.
Mashtrimi Qė tė shtinin nė duar miliona lekė, vendimtare me lojėn e vet ka qenė pikėrisht vajza e bukur me sy jeshilė, Elona Farka. Vajza kishte staturėn e nevojshme, seriozitetin dhe delikatesėn nė kontaktet dhe tratativat me biznesmenėt qė futeshin nė bisedime me ta, kuptohet pasi ishin ndjellė mė parė nga vetė mashtruesit, apo persona tė lidhur me ta, tė cilėt nė ndonjė rast kanė qenė nė nivel zv/ministrash. Ndėrsa skemat e mashtrimit bėheshin sipas kokės sė biznesmenit tė futur nė kryqin e shėnjestrės. Njė pjese tė biznesmenėve u premtohej se ata mund tė bėheshin, nėpėrmjet zyrės sė Tiranės, aksionerė tė koorparatės amerikane. Njė pjese u premtohej se koorparata amerikane mund ti ndihmonte tė zgjeronin aktivitetin tregtar. Kėshtu nėse njė njeri i biznesnit interesohej tė shtonte fitimet, pėr shembull nė fushėn e prodhimit tė tubave, atėherė Elona me zėrin e ėmbėl i premtonte se koorparata amerikanė tė cilėn ajo pėrfaqėsonte mund ta ndihmonte shumė, shumė
"Zyra jonė do tė tė ndihmojė qė tė bėjmė projektin, ndėrsa financimi i tij do tė vijė nga korporata jonė nė Amerikė. Ne kemi lidhje me Bankėn Qėndrore Amerikane (Federal Reserve), me Dhomėn Amerikane tė Tregtisė, Ambasadėn Amerikane nė Tiranė, kemi llogari bankare nė shumėn 1.6 milionė dollarė nė bankėn Amerikane nė Tiranė etj, etj
por, duhet njė sasi e vogėl tė hollash pėr efekt tė ndėrtimit tė projektit, shpenzime pėr udhėtime nė Amerikė, bėrje dokumentacioni, tė cilat duhen mbyllur nė bankėn Amerikane nė emėr tė Zyrės sonė amerikane
", ishte oferta pėrgjatė artikulimit tė sė cilės pėrdorej sa tė ishte e mundur mė shpesh emri sugjestionues i Amerikės. Ndėrsa pėr policėt, tė cilėt ishin individė, oferta pėrfundonte me fjalėt: "Juve do jeni pėrfaqėsues operativ i korporatės amerikane pėr Shqipėrinė..", dhe fjalisė i shtohej nga pas me tallje "i sigurimit" nė kohėn qė polici pasi kishte dorėzuar tė hollat, kishte dalė e mbyllur pas vetes derėn e Zyrės. Hetimi ka zbuluar edhe mėnyrėn e pėrdorur pėr tė marrė tė hollat. Biznesmeni bindej t'ia jepte ato Elonės e cila bashkė me shoferin merrte pėrsipėr mbylljen nė Bankėn Amerikane, ndėrkohė qė Andrea ftonte pėr kafe biznesmenin duke e siguruar se pak pak minutash Elona do tė vinte t'i jepte faturėn e bankės ku vėrtetohej derdhja. Natyrisht qė Elona dinte ku t'i rregullonte lekėt, ndėrkohė qė fatura false e Bankės Amerikane ishte bėrė gati me kohė nė emėr tė biznesmenit tė mashtruar. Sipas hetimit tė prokurorisė shumat e kėrkuara pėr shpenzime tė ndryshme projektesh fillonin me minimalen 50 mijė euro dhe tė paktėn nė njė rast hetimi ka regjistruar njė kėrkesė pėr 500 mijė euro.
Viktimat VIP Pasi kanė hyrė nė thelb tė ēėshtjes "Elona Farka", hetuesit pėr herė tė parė nuk janė hutuar, kur nė adresė tė tyre kanė mbėrritur dėshmi e tė dhėna nga biznesmenė shumė tė njohur nė Shqipėri. Viktima tė vajzės me sy jeshilė e vėshtrim tė akullt, ishin nė shumicėn e rasteve personazhe tė njohur tė fushės sė biznesit. Njė ish-sportist i njohur, vėllai i njė kryebashkiaku tė njė qyteti bregdetar, njė sipėrmarrės i njė investimi tė fuqishėm publik nė Tiranė, njė biznesmen i njohur vlonjat, njė shef marketingu i njė kompanie tė njohur shtetėrore, qė ėshtė privatizuar pak ditė mė parė, dy shefa aktualė tė policisė sė qarkullimit rrugor e tė tjerė mė pak tė njohur, janė nė listėn e tė mashtruarve tė Elona Farkės dhe ortakut tė saj Andrea Papa, nga fshati Cerkovicė (Lukovė) i Sarandės. Mes tyre bie nė sy, si peshku mė i madh i gjithė kėsaj historie, drejtori i njė banke tė njohur nė Tiranė. Me tė cilin, sipas disa tė dhėnave tė hetimit, vajza bukuroshe ishte parė edhe nė takime intime. Justifikimi i njė "miqėsie" tė tillė ishte krejt logjik: "Jemi subjekt amerikan dhe si tė tillė ju pėrmirėsojmė imazhin e bankės pas sulmeve terroriste tė 11 shtatorit 2001". Por pėr Elonėn e ortakun e saj kishte edhe ditė jo tė shndritshme. Puna e dy mashtruseve kishte filluar tė binte erė qė nė dhjetor 2003 dhe Farka me ortakun e saj bėhen viktima tė kėrcėnimeve tė shpeshta duke u detyruar nė disa raste tė kthenin tė hollat. Kthime tė dhimbshme, por asnjėherė pa ēuar deri nė fund lojėn e nisur. "Mos kėrcėno, sillu mirė, pasi ne jemi pėrfaqėsues tė njė korporate tė fuqishme amerikane dhe kemi polici private
", ishin pėrpėlitjet e fundit. "Ka raste qė paratė i'u janė marrė me pistoletė te koka", ka pohuar njė dėshmitar pėr hetimin. Tė dy detyrohen tė largohen nga Tirana pėr jashtė shtetit nė fund tė vitit 2003, kuptohet pasi mė parė u kujdesen tu shesin disa tė rinjve nė Tiranė Benz-in e shtrenjtė me dokumenta false.
Burgu dhe deliri i tjetėrsimit Elona Farka u arretsua mė 6 janar 2005. Nė momentin e arrestimit nuk ishte bjonde, si e njihte shumėkush nė kulm tė shkėlqimit tė saj, por brune dhe e dobėsuar. Askush nuk e kuptoi rėndėsinė e kėtij zhvillimi, madje mediat e cilėsuan si juriste. Njė biznesmen ndėrtimesh nga Tirana, pasi kishte pėrdorur tė gjitha mėnyrat e tjera ligjore pėr tė rimarrė 50 mijė eurot e tij, mė 11 tetor 2004 i ishte drejtuar prokurorisė. Pas arrestimit, me kalimin e ditėve, hetuesit duke ecur pas ndjekjes sė fillit arrijnė tė ndėrtojnė njė dosje nga ato qė maten me pėllėmbė. Pėrgjigjiet e Bankės Amerikane nė Tiranė, Ambasadės Amerikane, Dhomės Amerikane tė Tregtisė pėr llogaritė dhe veprimtarinė nė Shqipėri tė Swiss-American Trading Capital Inc., ardhur nė adresė tė Prokurorisė sė Tiranės, mbėrrijnė negative. Korporata nė Shtetet e Bashkuara ekzistonte vetėm si nocion nė internet, kurse pėr njė filial tė saj nė Shqipėri nuk kishte asnjė shpresė. Hetimi madje arrin tė gjejė lidhje tė dy mashtruesve me njė farė greko-amerikani tė quajtur Jorgos Papageorgiu me qendėr nė Patra (Greqi), pėr tė cilin mendohet se mund tė jetė truri i gjithė mashtrimit, qė sipas disa pėrllogaritjeve tė pėrafėrta shkon deri nė 800 mijė euro. Porse nė gjithė kėtė histori e pėson vetėm Elona, e cila arrestohet nė shtėpinė e saj vetėm njė ditė para se tė ikte sėrish jashtė shtetit. E marrė nė pyetje nga prokurori vajza ēuditėisht ka vazhduar nė tė sajėn.
-"Elona, ē'fare arsimimi keni?" -"Tė lartin. Kam mbaruar studimet e larta nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės"
-"Mua mė rezulton se ju keni pėrfunduar vetėm shkollėn 8-vjeēare
?" -"Jo. S'ėshtė e vėrtetė. E keni gabim
" Vajza e futur nė rolin e saj dhe e mėsuar me njė tjetėr jetė pėrgjatė disa viteve e ka tė vėshtirė tė zbresė nė tokė. Ajo duket ka arritur tė bindė pėrfundimisht veten se nuk ėshtė Elona me tetė klasė, por Elona qė ka bėrė master nė Shtetet e Bashkuara, qė punon pėr llogari tė njė korporate amerikane, qė frekuenton shoqėrinė e lartė tė Tiranės duke vjelė komplimentet qė meriton sharmi i saj i falur nga natyra. Njė psikopati e tillė njihet edhe shkencėrisht. Pas kėrkesės sė avokatit tė saj pėr ndryshimin e masės sė sigurisė, gjykata e Apelit e lė Elonėn nė burg. Porse pas tre muajėsh nė qeli, Gjykata e Lartė vendos "arrest shtėpie". Vajza fluoreshente mbėrriti nė seancėn e parė tė gjyqit tė saj mesditėn e datės 1 qershor e pėrcjellė nga avokati dhe i ati. Me delikatesėn qė e shoqėron u fut nė sallė dhe i buzėqeshi gjyqtarit, qė mbeti me gojėn hapur duke demonstruar njė sjellje paksa mė tė pakontrolluar nga ajo e lejueshmja.
Dyshimi i tė interesuarve pėr rikthimin e tė hollave
Biznesmenėt dhe tė tjerė persona qė kanė pėr qėllim qė gjyqi tė paktėn t'u kthejė tė hollat e marra me anė tė mashtrimeve nga Elona Farka dhe ortaku i saj, nuk e kanė parė mė sy tė mirė gjykatėsin e caktuar pėr ēėshtjen. Sipas tyre marrja e ēėshtjes prej tij bie erė manipulim. Ndėrkohė qė ėshtė konstatuar se vajza i ka lidhur prej kohėsh telat me pėrfaqėsuesin e ligjit dhe pret qė t'ia hedhė pa lagur. Njė dyshim i tillė ėshtė pėrforcuar edhe pėrgjatė seancės sė parė gjyqėsore. Burime tė ndryshme pohuan njė sjellje shumė miqėsore tė gjykatėsit me tė akuzuarėn.
Si u miratua nga gjykata e Tiranės kėrkesa e mashtruesve pėr legalizim
Elona Farka dhe ortaku i saj Andrea Papa duket e kishin patur njė shkak tė fortė qė tė paktėn tė bėnin legalizimin nė gjykatė tė shoqėrisė sė tyre fantazmė. Pra tė kishin mes dokumentave tė tjera qė u hynin nė punė pėr mashtrimin tė paktėn njė origjinal. Hetimi ka provuar se tė dy ortakėt kanė mundur tė legalizojnė filialin e tyre nė Tiranė tė korporatės amerikane Swiss-American Trading Capital Inc., nė gjykatėn e Tiranės pasi mė parė ishin marė vesh me njė notere, e cila pėr arsye tė njė lidhjeje tė caktuar, vendos t'i ndihmojė. Kėshtu pikėrisht noterja lėshon pe nė njohjen juridike tė statutit tė shoqėrisė, i cili ishte vetėm njė dyfaqėsh pėr tė ardhur keq nė shqip dhe anglisht. Pra ishte detyrė dhe mbetet pėrgjegjėsi e saj vėrtetimi i autincitetit tė kėtij dokumenti. Me tė tilla dokumenta dy ortakėt shkojnė nė gjykatė dhe pasi plotėsojnė kushtin e depozitimit tė njė shumė prej njė milion lekėsh tė vjetra, arrijnė tė legalizojnė shoqėrinė e tyre fantazmė. Nė fakt gjykatėsi qė shqyrton dokumentat nuk ka ndonjė pėrgjegjėsi, pasi ai nuk ėshtė ekspert i vlerėsimit tė dokumentave qė i paraqiten.
MIMOZA UJKA Mimoza Ujka nga njė provincė e Shkodrės, me tetė klasė shkollė i nis mashtrimet me pasaporta. Arritja mė e madhe e njohur e saj ėshtė futja nė lojė e tė gjithė prokurorėve tė Prokurorisė sė Tiranės. Duke u hequr si oficere e policisė gjyqėsore, qė ende nuk i kishte mbėrritur emėrimi, por edhe si e afėrme e presidentit shqiptar, ajo me anė tė mashtrimeve arrin t'u vjedhė tė holla gjysmės sė prokurorėve nė gusht tė vitit 1996. Nuk njihet veprimtaria aktuale.
BLENDI PILINĒI Njė mashtrues gjenial nga Pogradeci. Mė i arriri ėshtė regjistruar pak ditė para se Papa Voitila tė vizitonte Shqipėrinė nė vitin 1993. Mė njė dokument fals tė Kontrollit tė Lartė tė Shtetit nė xhep ai shkon nė Tepelenė dhe Pėrmet duke futur nė lojė kyetarė bashkish dhe shefa policie. Sipas mashtrimit vetė Papa kishte kėrkuar tė bėhej njė listė nevojtarėsh pėr punėsim nė Itali, natyrisht kundrejt njė pagese. Nuk dihet veprimtaria aktuale.
KLEJDI KOTE Kote ėshtė njė mashtrues inteligjent, i cili ėshtė bėrė publik nga mediat. Ėshtė mbase i pari mashtrues shqiptar qė u parapėrgatit pėr 8 muaj me radhė pėr tė bėrė njė goditje. Pasi vdiq e ngjalli njerėz nė gjykatė, ai arriti tė merrte nga banka tė gjitha tė hollat e njė biznesmeni nga Berati, rreth 250 milionė. U arrestua nė vitin 2000 dhe tashmė gjendet nė burg i dėnuar. Porse tė hollat e vjedhura prej tij nuk janė gjetur kurrė nga hetuesit. |
|  | | | SUPERMASHTRUESJA Mimoza Ujka, shfaqet si gjykatėse nė Itali | |
|
| Faqja 1 e 1 |
| | Drejtat e ktij Forumit: | Ju mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
| | |
| |