Xhim Morrison ėshtė gjallė

Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Xhim Morrison ėshtė gjallė

Mesazh nga ILIRI prej Fri Jul 11, 2008 6:59 am

Thashethem apo e vertete? Me pare fjale te tilla kishin dale edhe per Elvisin
Xhim Morrison ėshtė gjallė
Shoku i grupit: Jeton nė ishujt Sejshelles

Historia pėrsėritet. Xhim Morrison, njėlloj si Elvis Presly? Lideri i "The Doors", pėr disa nuk ka vdekur, njėlloj si mbreti i rokut. Ndoshta sepse vdekja, pėr ata qė kanė lėnė gjurmė nė histori, ėshtė e vėshtirė tė pranohet. Sipas shokut tė tij tė grupit dhe njė prej miqve tė tij mė tė mirė, Manzarek, Morrison e kishte stimuluar vdekjen e tij nė vitin 1971 dhe sot jeton nėn njė identitet tė rremė nė ishujt Sejshelles. Ray Manzarek, ish- tastjeristi i grupit rok amerikan, e ka pohuar kėtė pėr tabloidin britanik, "Daily Mail". 37 vjet mė parė, kėngėtari legjendar u gjet i vdekur nė vaskėn e banjės nė apartamentin e tij nė Paris. E, nė fakt, thashethemet e njė vdekjeje tė rreme nuk kanė ndaluar kurrė: zyrtarisht vdekja e kėngėtarit ishte shkaktuar nga njė pushim zemre, ndėrsa nė mėnyrė jozyrtare, pėr shkak tė njė overdoze heroine. Manzarek nuk mendon kėshtu. Madje ia ka treguar "teorinė" e tij tė pėrditshmes britanike: "Xhim ishte njė shpirt jo i qetė, ishte gjithmonė nė kėrkim tė diēkaje ndryshe nė jetė, madje edhe 6 vitet e suksesit tė madh me ‘Doors‘-at nuk ishin tė mjaftueshme pėr tė". Njė vit para se tė vdiste, Morrison u tregoi shokėve tė grupit njė broshurė tė ishujve Sejshelles dhe u tha: "Nuk do tė ishte njė vend i mrekullueshėm pėr t‘u arratisur, ndėrsa tė gjithė mendojnė se ke vdekur"? Nė atė kohė, Manzarek nuk i kushtoi shumė rėndėsi kėsaj fjalie. "Xhim ishte njė njeri i ‘egėr‘ dhe kishte gjithmonė ide tė ēmendura. Por, mbi tė gjitha ai ishte shumė i zgjuar". Kur mori vesh pėr vdekjen e mikut tė tij, Manzarek ishte nė Kaliforni, dhe nuk e mori seriozisht telefonatėn e menaxherit tė "The Doors"-ave, Bill Sidons. "Isha nė Kaliforni dhe ne sapo kishim nxjerrė kėngėn "L.A Woman" dhe ndėrkohė qė po pėrgatiteshim pėr turin tjetėr, Xhim po bėnte ca pushime. Reagimi i parė ishte se vdekja e tij ishte njė tjetėr thashethem nė botėn e rokut. Mendja mė shkoi te festat qė bėheshin nė Hollivud, tė cilat i pėlqenin aq shumė, mes marijuanės dhe verės. Madje mė kujtohet se si shpesh njerėzit nė kėto festa thoshin se Xhimi ka vdekur nė njė aksident automobilist, ndėrkohė qė ne ishim tė gjithė shėndoshė e mirė dhe gati pėr festė". Sidons shkoi personalisht nė Paris pėr tė zbuluar tė vėrtetėn, por ishte shumė vonė, sepse Morrison ishte varrosur prej katėr ditėsh nė varrezėn parisiane tė "Pere Lachaise"-s. "Ishte njė goditje e rėndė. Sigurisht, ai e jetoi jetėn me ritme tė shpejta, por ishte vetėm 27 vjeē", tregon Manzarek, qė ėshtė tani 69 vjeē. Xhim dhe Ray u takuan pėr herė tė parė nė vitin 1965, nė "Venice Beach" nė Kaliforni. "Po shėtiste i vetėm dhe dukej shumė mirė me xhinset e ngushta dhe kėmbėt zbathur. Nisėm tė bisedonim. Zbuluam se tė dy ishim studentė dramaturgjie nė universitetin ‘Kollixh‘ nė Los Anxhelos, dhe kishim tė njėjtin interes pėr muzikėn. Ai kėndoi ‘Moonlight Drive‘ posaēėrisht pėr mua nė plazh. Aty vendosėm tė krijonim njė grup muzikor rroku". Doroti Fuxhikava, qė atėherė ishte e dashura e Ray-t dhe mė vonė u bė gruaja e tij, i mbėshteti financiarisht, ndėrsa punonin pėr tė nxjerrė nė treg kėngėt e tyre. Emrin e grupit e morėn nga libri i Aldous Huxley, "The Doors of Perception". Mė vonė u bėnė pjesėtarėt e grupit mė tė famshėm, duke shitur plot 75 milionė albume nė tė gjithė botėn. "Xhimi nisi tė identifikohej me anėn rebele tė muzikės rok tė fundit tė viteve ‘60 dhe fillimet e ‘70-ės. Ishte i kėndshėm, por edhe "i rrezikshėm". Kur po pėrpiqeshim tė pushonim dhe kishim pak lekė, shkonim nė supermarket. Xhim fshehu poshtė xhaketės tre biftekė dhe ndėrsa ne tė tjerėt nxituam pėr tė ikur, ai i kėrkoi vajzės sė kontrollit pėr tė dalė nė njė takim me tė. Njė herė nė njė mbrėmje ēmimesh Xhim porositi gjashtė shishe vere. Nisi t‘i pinte shishet njė nga njė. Kur prezantuesja e thirri pėr t‘i dhėnė ēmimin, Xhimi i dha asaj ēelėsin e dhomės. Kur fluturuam nė Arizonė pėr tė parė koncertin e "Rolling Stones", kishte pirė aq shumė sa dhe masat e sigurisė nuk i vendosi. Kjo sjellje e detyroi policinė qė ta arrestonte kur zbritėm nė tokė". U pėrfshi edhe nė shumė telashe nė Majami, ku u detyrua tė bėnte tetė muaj punė vullnetare dhe tė paguante njė shumė prej 500$. Mė pas Manzarek shton: "E dinim se ky ishte ēmimi i tė punuarit me njė gjeni si ai. Ishte njė maniak nė kėtė drejtim, por edhe bujar. Nuk kishte asnjė pasuri, pėrveēse njė kartė krediti dhe njė patente". Por, Morrisoni kishte gjithmonė njė temė tė veēantė bisede me Manzarekun dhe kjo ishte "vdekja". "Kur po ecnim rreth bregut tė detit, mė pyeti se sa vjeē do tė doja tė vdisja. Ndoshta 78, iu pėrgjigja, ndėrsa ai mė tha: ‘Jo, unė jo. Nuk mund tė jetoj kaq gjatė. E shoh veten si njė yll nė rėnie, si ata kur natėn i sheh papritur nė njė shpėrthim nė qiell dhe pastaj largohet menjėherė". Dhe kjo ndodhi 3 korrikun e vitit 1971, kur ylli i shndritshėm ishte shuar.

Sipas fakteve, askush nuk e ekzaminoi kufomėn e kėngėtarit tė "Light my fire" dhe "Riders on the Storm", sepse arkivoli u mbyll menjėherė pas vdekjes sė kėngėtarit. "Pyes veten gjithmonė nėse vdekja e tij ka qenė njė gėnjeshtėr e pėrkryer", ka pėrfunduar ish-tastieristi.

Teoritė mbi vdekjen

Vdiq nga njė atak nė zemėr, apo nga njė overdozė nė vaskėn e shtėpisė sė tij, ku u gjet nga e dashura e tij? Gjithmonė vdekja e drejtuesit tė grupit "The Doors" ėshtė mbuluar nga shumė thashetheme dhe mistere dhe 37 vjet mė vonė njė ish-menaxher i njė klubi nate nė Paris tregon njė histori tjetėr. Nė librin e tij tė ri, Sem Bernet shkruan se ai vdiq nė banjėn e klubit tė tij tė natės, nga njė overdozė heroine. Sem Bernet pretendon se Morrison vdiq nė banjėn e klubit tė tij tė natės, pas marrjes sė njė mbidoze heroine. Ai nuk nguron tė shkruajė pėr tronditjen qė pati kur u gjet trupi i Morrisonit: "Kėngėtari legjendar i ‘The Doors‘, djaloshi simpatik kalifornian, ishte bėrė njė shuk nė banjėn e njė klubi nate". Bernet, libri i tė cilit nė frėngjisht titullohet: "Fundi: Xhim Morrison", shkruan se dy shitės droge e nxorėn trupin e Morrisonit nga klubi i natės, ndoshta pėr ta ēuar nė apartamentin e tij. Bernet, i cili ishte rreth tė njėzetave kur vdiq Morrison nė 1971, vazhdoi karrierėn duke u bėrė njė personalitet i shquar radioje, biograf rroku dhe zėvendėspresident i "Disneyland" nė Paris. Edhe pse u bezdis nga reporterėt pėr vite me radhė pėr thashethemet qė rrethonin vdekjen e Morrisonit, ai e mbajti historinė tė fshehtė derisa bashkėshortja, njė vit mė parė, i sugjeroi tė shkruante njė libėr. "Pėr mua ėshtė njė kujtim shumė i hidhur", u shpreh Bernet. Njė zyrtar i prokurorisė nė Paris tha se kishte shumė pak gjasa tė rihapej ēėshtja e vdekjes sė Morrisonit, ose qė ndonjė tė paditej nė gjyq sepse ka skaduar kufiri i rihapjes sė dosjes.

Kanė qarkulluar thashetheme se Morrison vdiq nga njė mbidozė dhe se ai u sėmur nė klubin e natės, por pas vdekjes sė tij nuk doli asnjė dėshmitar, sepse kishin frikė tė pėrfshiheshin nė ēėshtje ligjore. Stivėn Dejvis (Stephen Davis), autori i "Xhim Morrison: Jeta, Vdekja, Legjenda", thotė se ai nuk ėshtė gati tė rishkruajė historinė pėr shkak tė tė dhėnave tė reja. Sipas autorit, ai mendon se Morrison mori mbidozė nė klub dhe kjo ndodhi shumė pak kohė para vdekjes sė tij - jo nė tė njėjtėn natė - dhe se ai i mbijetoi asaj eksperience. "Nėse ai vdiq nė banjėn e njė klubi nate, ka shumė mundėsi qė ky fakt tė merrej vesh shumė kohė mė parė", thotė Dejvis. Morrison erdhi nė Paris nė mars tė vitit 1971, kohė kjo e turbullt nė jetėn e tij. Nė njė koncert tė vitit 1969 nė Florida, ai u akuzua se kishte nxjerrė organet gjenitale para audiencės. U dėnua pėr sjellje tė pahijshme dhe profanacion (mosrespektimin e gjėrave tė shenjta). Ky incident bėri qė shumė promovues tė anulonin koncertet dhe grupi tė fitonte famė negative.

Morrison u largua pėr nė Paris, nė pritje tė apelimit. Atje ai banoi nė njė apartament nė "Right Bank" me tė dashurėn e tij, Pamela Kurson (Pamela Courson), duke u endur rrugėve me njė ēantė plastike ku mbante pėrshkrimet e tij. Nė Paris ai shtoi kaq shumė kile, saqė nuk njihej dhe filloi tė kishte edhe probleme shėndetėsore. Filloi tė frekuentonte shumė festa. Morrison e kalonte "praktikisht ēdo mbrėmje" nė njė klub nate qė quhej "Rock and Roll Circus" nė bregun e majtė, i cili menaxhohej nga Bernet dhe yje si Roman Polanski dhe Marianė Feithfull ishin frekuentues tė rregullt, thotė Bernet. Rreth orės njė tė mėngjesit, mė 3 korrik 1971, Morrison erdhi nė klub dhe u ul me dy burra, tregtarė droge, tė cilėt i shisnin drogė pėr tė dashurėn, thotė Bernet. Nė njė moment Bernet vuri re se Morrison ishte zhdukur. Mė vonė, roja i klubit shpėrtheu derėn e kyēur tė banjės dhe e gjetėn Morrisonin pa ndjenja. Bernet tha se thirrėn njė doktor, i cili ishte klient i klubit, pėr tė vizituar kėngėtarin.

"Kur e gjetėm tė vdekur, ai kishte pak shkumė nė hundė dhe pak gjak, dhe doktori tha se kjo duhet tė ishte njė mbidozė heroine", pohon Bernet. Gjithashtu ai shton se atė natė nuk e pa kėngėtarin tė merrte heroinė, por dihej se Morrison e nuhaste drogėn, sepse kishte frikė nga injeksionet.

Bernet shprehet se dy shitėsit e drogės kėmbėngulėn qė Morrison vetėm sa kishte humbur ndjenjat dhe e nxorėn nga klubi. Megjithėse Bernet pohon se donte tė kėrkonte ndihmėn mjekėsore dhe tė lajmėronte autoritetet, pronari i klubit e urdhėroi tė heshtte, pėr tė shmangur skandalin.

Bernet beson se dy drogaxhinjtė e kanė ēuar trupin e Morrisonit nė shtėpi dhe e kanė futur nė vaskė, nė njė pėrpjekje tė fundit pėr ta ringjallur. E dashura e Morrisonit, e cila vdiq tri vite mė pas nga njė mbidozė, i ka treguar policisė njė histori tjetėr. Kurson ka pohuar se ēifti vajti nė kinema atė natė, darkuan jashtė, dėgjuan muzikė dhe ranė pėr tė fjetur. Sipas dėshmisė sė saj nė dokumentet e policisė, Morrisonit i doli gjumi se ndihej keq dhe bėri njė banjė tė nxehtė. Kurson ka pohuar se e gjeti tė vdekur nė vaskė. Morrison u varros nė Paris me njė ceremoni tė vogėl, mė 7 korrik 1971. Trupit nuk iu bė autopsi.
Shqip

ILIRI
Admin
Admin

Mesazhe : 2278
Anėtarėsuar : 06 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Xhim Morrison ėshtė gjallė

Mesazh nga bledikorcari prej Fri Jul 11, 2008 9:39 am

keta i bien fyellit ne nje vrime,sic thoshin per hitlerin,per prislein,per arkanin tani po thone per morrisonin.le te jetojne me kujtimet dhe me idete se keta jane gjalle Very Happy
jeto sikur mos kesh jetuar asnje dite ne kete bote

bledikorcari
anetar/e shume aktiv
anetar/e shume aktiv

Mesazhe : 70
Anėtarėsuar : 26 Jun 2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Xhim Morrison ėshtė gjallė

Mesazh nga Teuta prej Fri Jul 11, 2008 5:15 pm

edhe per Sadamin thone qe eshte gjalle. Kam pare nje kronike ne TV qe disa specialiste gjermane vertetonin ne baze te fotove te periudhave te ndryshme te Sadamit se personi qe ishte varur nuk ishte Sadami por sozia e tij. Me shume se ne ēdo gje ata bazoheshin tek dhembet. Ndersa Sadami i vertete i kishte dhembete teper te rregullt, personi qe i paraqitej publikut ne gjygj dhe qe u var ishte sozia e tij qe i kishte dhembet te krimbura dhe te shtremberta. Ne fakt dhembi eshte gjeja e vetme tek njeriu qe nuk ndryshon lehte. Dhe me te vertete lind pyetja mire qe per disa muaj Sadamit i qenkan prishur dhembet po si ju shtremberuan,dhe kur i dolen sterdhembezat? Ndersa per artikullin me siper natyrisht qe nuk ka dyshim qe eshte spekulim.

Teuta
anetare i/e shquar
anetare i/e shquar

Mesazhe : 1519
Anėtarėsuar : 08 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Xhim Morrison ėshtė gjallė

Mesazh nga toni prej Fri Jul 11, 2008 8:26 pm

Hajt mo me gjet menyra me shit gazetat.

toni
anetar/e shume aktiv
anetar/e shume aktiv

Mesazhe : 228
Anėtarėsuar : 09 Jan 2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Xhim Morrison ėshtė gjallė

Mesazh nga Drini prej Sat Jul 12, 2008 5:32 pm

Kte pe Sadamin e kam pa edhe une ne tv, dhe mund ta kete nje llogjike qe te kete pas ndonje skenar, kurse kjo puna e Morrisonit me duket e sajume.

Drini
anetar/e shume aktiv
anetar/e shume aktiv

Mesazhe : 398
Anėtarėsuar : 08 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi