| | Hidrocentrali i Skavicės, ministri Ruli takohet me pėrfaqėsu | |
| | | Autori | Mesazh |
|---|
emigranti anetaret me aktiv


Anėtarėsuar : 08 Dec 2007 Mesazhe : 313
| Titulli: Hidrocentrali i Skavicės, ministri Ruli takohet me pėrfaqėsu Sat Jan 19, 2008 7:10 pm | |
| Nė pėrgjigje tė PETICIONIT tė Shoqatės Pėr mbrojtjen e pronave dhe tė mjedisit tė Pellgut tė Drinit tė Zi, me qendėr nė Dibėr, tė datės 29.11.2007, drejtuar Presidentit tė Republikės, z.Bamir Topi, Kryetares sė Kuvendit, znj. Jozefina Topalli, kryeministrit tė Shqipėrisė, z.Sali Berisha dhe ministrit tė Ekonomisė dhe Energjitikės tė Republikės sė Shqipėrisė, z. Genc Ruli, lidhur me shqetėsimin pėr projektin pėr ndėrtimin e mundshėm tė njė HEC-i nė Skavicė tė Kukėsit, me pasojė pėrmbytjen dhe asgjėsimin e gjithė Pellgut tė Dibrės, ditėn e enjte, datė 13.12.2007 nė orėn 17.00 u ftua nė Ministrinė e Ekonomisė dhe tė Energjitikės dhe u prit nė njė takim njė delegacion i Kryesisė sė Shoqatės Pėr mbrojtjen e Pellgut tė Drinit tė Zi, i pėrbėrė nga nėnshkruesit e atij peticioni, Z. Nazmi Drizi - Kryetar i Shoqatės, Z.Ali Hoxha iniciues dhe Kryetar Nderi i Shoqatės; Z.Sadin Pėrnezha nėnkryetar dhe z. Nazmi Skepi sekretar i Shoqatės. Nė atė takim tė cilin e organizoi dhe e drejtoi ministri Genc Ruli, ishin tė pranishėm edhe zv.ministri N.Alibali, deputeti i Dibrės Rr.Kaleci, Prefekti i Dibrės, Xh. Seiti, si dhe dy anėtarė tė Kryesisė sė Shoqatės: Osman Begu dhe Zyber Kaba. Ajo qė duhet theksuar qė nė fillim ėshtė fakti se pavarėsisht se nga tė dyja palėt pati mirėkuptim lidhur me shqetėsimin e njėri-tjetrit, ėshtė pėr tu theksuar dhe evidentuar se ministri Ruli, Hidrocentrali i Skavicės, ministri Ruli takohet me pėrfaqėsues tė shoqatės Pėr mbrojtjen e Pellgut tė Drinit tė Zi Dogana e Bllatės Faqe 6-7 fjalėn e tij tė hapjes e filloi me kėtė shprehje: Shteti ka logjikėn e vet dhe i bėn gjėrat ashtu sipas asaj logjike. Mė tej sqaroi duke iu drejtuar palės negociuese: Ju keni tė drejtėn tė argumentoni pretendimet tuaja... Dhe pasi parashtroi njė sėrė ēėshtjesh tė tjera lidhur me mungesėn e energjitikės nė vend, duke sqaruar se ai nuk ėshtė njė projekt i ri, por i trashėguar nga qeveritė e mėparshme, qė nga koha e monizmit etj dhe se ndėrtimi i HEC-it tė Skavicės, mė tepėr ka tė bėjė si rregullator pėr gjithė krahinėn e Drinit lidhur me HEC-et e tjera, tė Fierzės, etj, si rezervuar pėr ta, e pėrfundoi fjalėn e hapjes duke theksuar se Ēdo zgjidhje do ta bėjmė me konsultime sipas shkallėve. Mė pas e mori fjalėn z.Nazmi Drizi, Kryetar i Shoqatės, i cili pasi falėnderoi ministrin Ruli dhe stafin e tij pėr organizimin e kėtij takimi, ai parashtroi disa argumente tė paraqitura edhe nė atė peticion, mbi bazėn e tė cilave populli i Dibrės e kundėrshton ndėrtimin e HEC-it tė Skavicės, duke theksuar se dėmi ekonomik ėshtė shumė mė i madh se sa fitimi. I dyti, nga delegacioni i Shoqatės e mori fjalėn z.Ali Hoxha, iniciues dhe Kryetar Nderi i Shoqatės, i cili e vuri theksin nė argumentet historike dhe etnokulturor tė problemit: Pėr mua, dėmi ekonomik qėndron nė plan tė dytė, nė krahasim me dėmin historik, etnokulturore qė i shkaktohet kombit, pasi me ndėrtimin e atij projekti pėrmbytet njė herė e pėrgjithmonė e gjithė Dibra sė bashku me varret dhe historinė e saj, - theksoi ai. Ne nuk kėrkojmė qiqra nė hell siē bėjnė vlonjatet kur kundėrshtojnė ndėrtimin e njė HEC-i nė krahinėn e tyre, vetėm me pretekstin se ai u dėmtoka atyre biznesin me turizmin. Krejt e kundėrta ndodh me projektin e Skavicės, pasi kėtu nuk bėhet fjalė pėr njė dėmtim mjedisi, por pėr pėrmbytjen pėrgjithmonė nėn ujė tė tė gjithė Pellgut tė Dibrės, mė saktė zhduket e gjithė Dibra dhe historia e saj. Kėtu nuk ėshtė fjala thjesht pėr cenimin e pronės, por fjala ėshtė pėr zhdukjen e vendbanimit tė njė krahine tė tėrė, pėr zhdukjen e kujtimeve historike e tė varreve tė tė parėve, tė trashėgimisė shekullore, bile mijėravjeēare, tė rrėnjėve etnokulturore tė njė krahine tė tėrė. Nė qoftė sė shteti ka me tė vėrtetė interes kombėtar pėr ndėrtimin e atij HEC-i, atėherė mė parė duhet tė ndėrtojė njė Dibėr tė re, diku ndėrmjet Tiranės e Durrėsit dhe tė gjejė vend edhe pėr rivarrosjen e eshtrave tė varreve qindravjeēare tė tė parėve tanė, tė cilėt kanė dhėnė jetėn pėr mbrojtjen e atyre trojeve nga armiqtė e huaj shekullorė dhe vetėm atėherė mund tė bėhen negociata, pėr njė gjė tė tillė, duke mos harruar faktin se i gjithė populli i Dibrės qė shpėrngulet duhet tė jetė aksioner, me kushtin qė pasardhėsit tanė tė rikthehen pėrsėri nė trojet e tė parėve tė vet, pas skadimit tė afatit kohor, - pėrfundoi fjalėn Ali Hoxha. Mė pas, gjithsecili nga tė pranishmit shfaqėn mendimet dhe argumentet e veta duke plotėsuar njėri-tjetrin nė atė takim qė zgjati prej mė shumė se njė orė bashkėbisedimi. Nė fjalėn e tij tė mbylljes, ministri Ruli, ndėr tė tjera theksoi sa vijon: E vlerėsoj shumė seriozisht kėtė takim. Asgjė nuk do tė bėhet pa i vėnė nė balancė tė gjitha gjėrat, tė gjitha anėt e problemit. Do tė bėjmė tė gjitha vlerėsimet, deri tek ambienti. Por do tė merret mendimi i shumicės. Asnjeri nuk do tė guxonte tė ndėrmerrte veprime tė njėanshme. Qėndrime tė njėanshme nuk do tė mbajmė. Pas kėtyre fjalėve shpresėdhėnėse tė ministrit Ruli, takimi u mbyll me mirėkuptim nga tė dyja palėt dhe me premtimin nga ana e Ministrisė sė do tė shpresojmė edhe pėr takime tė tjera. Nė fund depozituam tek sekretari edhe disa materiale tė botuar kohė mė parė nė shtypin e pėrditshėm, me argumentet qė kundėrshtojnė ndėrtimin e njė projekti tė tillė, si ai i HEC-it tė Skavicės, duke sqaruar se nė Pellgun e Dibrės nga ujėvarat natyrore ndėrtohen rreth 10 HECe tė vegjėl, tė cilėn prodhojnė aq energji elektrike sa ēmund tė ofrojė projekti i Skavicės, nė njė kohė qė ato nuk dėmtojnė fare asnjė pėllėmbė tokė produktive dhe pa cenuar asnjė nga vlerat historike dhe etnokulturore tė Dibrės. Korresp. i Rruga e Arbėrit |
|  | | leo110

Anėtarėsuar : 01 May 2008 Mesazhe : 13
| Titulli: Re: Hidrocentrali i Skavicės, ministri Ruli takohet me pėrfaqėsu Thu May 01, 2008 12:43 pm | |
| Nji argument qe paraqet nji "trade-off", po sdq Dibra del shume me humbje, sepse frytet e hidrocentralit i merr tjeter kush, kusuret i lan Dibra. Shpresojme, qe te orientohen tek centralet nukleare se edhe taljonve ua ka qefi, me ndertu ne Shqipni, per interes te tyre, po furnizojne edhe Shqipen. |
|  | | Teuta anetare te shquar


Anėtarėsuar : 08 Dec 2007 Mesazhe : 993
| Titulli: Re: Hidrocentrali i Skavicės, ministri Ruli takohet me pėrfaqėsu Thu May 01, 2008 4:01 pm | |
| | Ne bote shtetet po orientohen nga burime natyrore si era , dielli natyrisht dhe uji per te perfituar energji. Persa i perket hidrocentralit ne fjale dy jane problemet madhore qe shkakton permbytja e lugines se Drinit. E para kjo permbytje do te shkaktoje nje humbje te madhe te km²(kemi shum pak toke per te patur luksin qe te shkaktojme permbytje te tilla) dhe e dyta do te shkaktoje probleme te medha sociale tek banoret qe do te preken nga kjo permbytje per shkak te kompesimit mjaft te ulet, siē kam degjuar' e cila nuk do tu mjaftoje ketyre banoreve per te rindertuar jeten ne kushte normale kudo qe ti vendosin. Vetem nese shteti perllogaritjen e vleres se tokes do ta beje duke u bazuar ne vleren e objektit qe do te ngreje, pra qe do te thote se perfitimet e qe parashikohen jane qindra here me te medha se sa kompesimi qe do tu behet banoreve, atehere do te kishim nje kompesim te drejte te banoreve. Kjo do te thote qe duke ua kompesuar token banoreve si toke bujqesore apo si truall i nje zone rurale, shteti jo vetem qe shkel hapur te drejtat e ketyre banoreve por edhe i vjedh ato hapur. Ketu duhet te synoje kerkesa e ketij komitetit, ne ndryshimin e statusit te tokes dhe si rrjedhoje kompesimin e saj sipas statusit te kerkuar, dhe jo thjesht ne argumentet e bazuara ne fakte historike. |
|  | | leo110

Anėtarėsuar : 01 May 2008 Mesazhe : 13
| Titulli: Re: Hidrocentrali i Skavicės, ministri Ruli takohet me pėrfaqėsu Thu May 01, 2008 8:08 pm | |
| Teuta pershendetje, si i shof une gjonat ne distance, eshte nji problem kompleks qe kerkon ne redhe te pare juriste per nji veprim qe duhet te jete ne perputhje me Kushtetuten e Shqiperise, qe perkthehet qe Shteti, per interesa jetike kombetare te domosdoshem mund te shpronesoje privatet kundrejt nje pagese te barasvlershme me vleren e tregut te pronave ne ate moment. Kshu qe, nqs shteti pas kesaj nyje juridike vendos te realizoje projektin, atehere toleranza zero ndaj shtetit mbi kompesimit te pronave dhe nje shperngulje te "embel" si nga na ekonomike ashtu dhe sociale. E mira afatgjate do ishte te mos ndertohej, sepse mund te gjenden alternativa tjera. |
|  | | Teuta anetare te shquar


Anėtarėsuar : 08 Dec 2007 Mesazhe : 993
| Titulli: Re: Hidrocentrali i Skavicės, ministri Ruli takohet me pėrfaqėsu Fri May 02, 2008 1:47 pm | |
| Sigurisht qe me e drejte do te ishte qe te gjenden menyra te tjera per thithjen e energjise nga burimet ujore te drinit dhe lugines se Drinit, por ama banoret qe preken nge ky projekt duhet te dine si ti mbrojne te drejtat e tyre, qofte edhe duke kerkuar ndryshime te amendamenteve kushtetuese. Shteti eshte i detyruar qe ne rradhe te pare te mbroje interesat e qytetareve te vet. Nese eshte e nevojshme atehere jane qytetaret qe me kerkesat e tyre te ligjshme duhet te ushtrojne presion mbi shtetin, (si kudo ne bote) dhe ta detyrojne ate qe te beje ate qe deri me sot nuk e ka bere. Si mund ti mbroje shteti te drejtat e qytetareve; E para, per ēdo projekt madhor duhet kerkuar referendum popullor i komunave perkatese. E dyta, ndryshimi i amendamenteve kushtetuese nese amendamentet aktuale nuk i pershtaten zhvillimeve te sotme ekonomike e sociale dhe shkelin te drejtat e prones si nje e drejte themelore e njeriut. E treta, shteti ne perputhje me ligjin merr masat per tju pergjigjur te gjitha problemeve sociale dhe ekonomike qe do te shkaktonte venia ne jete e projektit perkates apo nje projekti ēfaredo ne Shqiperi. Nese shteti nuk i permbahet detyrimeve qe i tekojne karshi qytetareve te tij, atehere u lind e drejta vete qytetareve qe te kerkojne dhe bejne presion ndaj shtetit ne menyre institucionale e ligjore per ta detyruar shtetin te rrespektoje te drejtat e qytetareve te vet. E keqja eshte se qytetaret shqiptare ne pergjithesi dhe ne veēanti ata te zonave rurale nuk i njohin te drejtat dhe detyrimet e tyre ndaj shtetit dhe anasjelltas. Kjo ka ēuar ne mungesen e ndergjegjesimit te tyre per te qene te vendosur ne mbrojtjen e te drejateve te tyre qe burojne si nge kushtetuta e vendit si nga komventa nderkombetare e te drejtave themelore te njeriut. Kjo mungese kulture dhe ndergjegjesimi ja ka lehtesuar punen shtetit apo njerezve te implikuar ne krimet ekonomike per te shkelur te drejtat e tyre. Ndaj them se si ne rastin konkret ashtu dhe ne raste te tjera, qytetaret duhet qe per raste tilla te ngrene nje komitet te posaēem ku te kene edhe juriste apo avokate te ngarkuar nga ata per ti perfaqesuar ne debatin ligjor e bazuar e gjitha kjo ne nje strategji te caktuar. Shoqata ne fjale nuk e ka as fuqine dhe as tagrin per ti mbrojtur te drejtat ekonomike te ketyre banoreve ndaj dhe po te vesh re argumentet etyre jane te kufizuara brenda kuadrit qe perfshin mbrojtja ambjentaliste. |
|  | | shqiptari anetaret me aktiv

Anėtarėsuar : 04 Jan 2008 Mesazhe : 141
| Titulli: Re: Hidrocentrali i Skavicės, ministri Ruli takohet me pėrfaqėsu Fri May 02, 2008 4:02 pm | |
| Harrohet prej 3 vitesh hidrocentrali i Skavices Njė investim prej tė paktėn 600 milionė eurosh mbetet gjithnjė pezull, ndonėse bėhet me financim tėrėsisht tė huaj dhe ka tė bėjė me sektorin problematik tė energjetikės. Qeveria shqiptare ka lėnė nė harresė zhvillimin e tenderit pėr dhėnien me konēension tė HEC-it tė Skavicės, ndėrkohė qė ka vazhduar tė blejė nga importi sasira tė jashtėzakonshme energjie elektrike.Nė muajin maj 2005 qeveria shqiptare miratoi kėrkesėn pėr t'i dhėnė koncesionin tip B.O.T. konsorciumit italian TGK pėr hidrocentralin e Skavicės mbi lumin Drini i Zi. Projekti i koncorciumit TGK (ku pėrfshihen kompanitė e njohura italiane Tassara, Geotecna dhe Kinglor) duhej tė pėrbėnte investimin mė tė madh tė realizuar ndonjėherė nga kapitali i huaj privat nė Shqipėri deri tani, me fondet e veta. Kostoja e projektit arrin nė afro 600 milionė euro dhe do tė pėrballohet tėrėsisht nga kompanitė italiane e partnerėt e tyre bankarė. Hidrocentrali i Skavicės ishte parashikuar tė prodhonte rreth 1.1 miliard kilovatorė energji elektrike nė vit dhe do tė shtonte edhe kapacitetin e prodhimit tė Fierzės, Komanit dhe Vaut tė Dejės me mbi 300 milionė kĖh.Nė prill 2007, u zhvillua edhe njė takim midis kryeministrit Sali Berisha dhe pėrfaqėsuesve tė investitorėve italianė tė kompanive "Geotekna Progetti" dhe "Moncada". Kėto shprehėn shqetėsimin pėr vonesėn pa asnjė justifikim, ndonėse "Geotekna" kishte paraqitur njė studim tė plotė pėr hidrocentralin e Skavicės. si dhe projektidenė pėrkatėse, qė ekonomizon terrenin. Gjithashtu, duke plotėsuar edhe "meraqet" e qeverisė Berisha, me njė zgjidhje origjinale; edhe pse me njė liqen mė tė vogėl, pa u shtrirė mė nė tokėn maqedonase, jep tė njėjtin rendiment si me liqen mė tė madh, ruan ambientin dhe konsideron veēoritė gjeologjike tė tokės e zonės nė pėrbėrjen e materialeve tė digės.Pas kėsaj, me njė VKM ėshtė pėrcaktuar dhėnia e njė bonusi dhe pėrcaktimi i autoritetit, por asgjė konkrete drejt fillimit tė punimeve. (A mund te me thote ndokush se nese Liqeni qe do te ndertohet sipas parashikimeve cilat fshatra do te permbyse) |
|  | | Drini anetaret me aktiv


Anėtarėsuar : 08 Dec 2007 Mesazhe : 220
| Titulli: Re: Hidrocentrali i Skavicės, ministri Ruli takohet me pėrfaqėsu Fri May 02, 2008 4:09 pm | |
| "Ku rrafshim mos u vrafshim" Shkelqim Agolli Pothuajse sa here vjen dimri ne vendin tone kryfjala e dites jane "dritat", pra energjia elektrike. Eshte vend i cuditshem ky i yni; me shume ankohen ato qe kane 16 vjet qe nuk e pagojne energjine elektrike sesa ato qe jane te rregullt. Padyshim qe te keshe mungesen e energjise te cungohet jeta, por nuk duhet kurresesi te mendojne se u be hataja e na mori lumi etj. Akoma sme kane dale nga mendja protestat e Kuksianeve qe kerkonin demshperblimin per trojet e zena nga Hidrocentrali dhe qe per vite e vite me rradhe askush nuk u ktheu asnje grosh. Patjeter qe nevoja i detyroi ata qe ti versulen fshatrave te Tiranes e Durresit e te krijojne kryeqytetin e tyre "Bathoren". "Malokeve" rregjimi i kaluar pseudo-komunist ua preu pyjet shekullore me ane te te cilave kullosnin bagetine, mineralet ua shfrytezoi, pasurite ua konfiskoi, trojet dhe tokat e te pareve ua zuri me liqenin qe te ndricohej me shume atdheu, tani ka ngelur vetem te behemi spektatore e te shohim filmin "Ku rrafshim mos u vrafshim", se kesaj pune nuk i dihet fundi. Historikisht shteti yne eshte tallur me pronen e tjetrit ne menyre kriminale. Akoma vazhdon e njejta gje. Eshte per te te ardhur keq, te mendosh se ato duan te ndertojne Hidrocentralin e Skavices duke krijuar skenare tinzare se si ti cpronesojne me cmimin me te lire ne bote banoret e atyre fshatrave. Kjo eshte fatkeqesi me e madhe sesa ajo "pa drita". Ore shkurt muhabetit se u zgjata shume, e kam thene dhe po e perseris perseri perderisa flamujt kombetare te jene te rrjepur neper institucionet tona ne do vazhdojme te kemi kete shtet komik qe kemi. |
|  | | | Hidrocentrali i Skavicės, ministri Ruli takohet me pėrfaqėsu | |
|
| Faqja 1 e 1 |
| | Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
| | |
| |