Deklaratė para Kuvendit tė Shqipėrisė pėr Gravrasjen!

Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

 :: Shoqerore :: FAMILJA

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Deklaratė para Kuvendit tė Shqipėrisė pėr Gravrasjen!

Mesazh nga Teuta prej Sun Dec 16, 2007 7:24 pm

Lėvizja Mjaft ndodhet kėtu, para kėtij Parlamenti me pėrfaqėsim thellėsisht tė deformuar, 133 meshkuj dhe 7 femra, pėr tė dėshmuar ndjeshmėrinė dhe revoltėn tonė e tė shumė shqiptarėve pėr dukurinė mė ēnjerėzore, mė tė pėrbindshme, atė qė syri kundėrshton ta shohė, e mendja nuk e rrok, dukurinė qė nė mėnyrė thuajse tė programuar, ka pėrfshirė krejt vendin: Vrasjen e femrave!
Aktet kriminale tė vrasjes sė femrave, sot tek ne, janė vetėm njė nga pasojat e dhunės, pandjeshmėrisė, indiferencės dhe arrogancės sė pushtetit qė shqiptarėt vuajnė ē’do ditė, varfėrisė sė skajshme, shkallės sė ulėt tė arsimimit, mungesės sė ligjeve tė pėrshtatshme, mosrespektimit tė atyre ligjeve qė i kemi, si dhe tė transformimeve tė munguara tė cilėt duhej tė ishin kryer me kohė por ende nuk kanė nisur.
Jo mė larg se njė vit mė parė, burrat e parlamentit shqiptar, ata tė ardhurit nė parlament edhe me votat e femrave shqiptare, refuzonin me muaj tė tėrė tė mblidheshin tė hartonin ligje pėr mbrojtjen e Femrės duke refuzuar nė mėnyrė cinike kriminale; “Nuk mblidhemi pėr punė grash”. Madje dikush prej tyre, nė zonėn zgjedhore tė tė cilit me sa duket gratė vriten, tha; “Kėto ligje bien ndesh me traditėn e zonės qė pėrfaqėsoj”.
Ky rast, dhe plot tė tjerė, dėshmojnė mė sė miri, e janė prova tė fundme, se shfaqjet e fenomenit sa kriminal edhe absurd tė vrasjes sė femrave, nuk janė ngjarje sporadike qė kryhen aty-kėtu nga “pėrbindėsha tė sėmurė” por janė krime qė nė njė “shoqėri tė sėmurė” lehtėsohen nga klima aq e pėrhapur e konsiderimeve absurde lidhur me lirinė e femrės, kėsaj pasqyre ku mund tė shihet fare qartė pamja e vėrtetė aq keqardhėse, aq anormale, aq e shpėrfytyruar, e krejt shoqėrisė sė sotme shqiptare.
Nė Kuvendin e Shqipėrisė me 133 meshkuj dhe vetėm 7 femra, mė sė fundi u thanė dy fjalė. Me kėtė rast, kryeministri apo kryeburri, propozoi qė pėr vrasėsit brenda familjes tė aplikohet dėnimi me burgim tė pėrjetshėm. E tha kėtė me pretendimin sikur kjo tė ishte zgjidhja shpėtimtare. Sigurisht gaboi. Gaboi pėrderisa plagė tė tilla nuk mund tė shėrohen kurrsesi pa ligje tė reja, reforma tė vėrteta dhe tė thella, luftė ndaj varfėrisė e arsimim.
Prandaj,
Zotėrinj deputetė,
Zotėrinj qeveritarė,
Levizja Mjaft! ju bėn thirrje ta konsideroni urgjente ēėshtjen e dhunės e vrasjeve tė femrave ne vend. Kuvendi i Shqipėrise, si organizmi me i madh politik e ligjbėres duhet ta konsiderojė ēėshtjen e emancipimit e mbrojtjes sė gruas si ēėshtje thelbėsisht politike. Duhet te angazhoje te gjitha strukturat dhe instrumentet, duke pėrfshire Komisionet Parlamentare, pėr tė ndėrtuar strategjinė e njė lufte pozitive tė thellė ndaj shkaqeve tė kėsaj gjėndjeje. Kjo luftė ndaj fenomenit gravrasės nuk bėhėt as me fushata sensibilizuese parlamentare, as nuk do zgjidhet me burgim tė pėrjetshėm. Kėto janė masa tė cekėta. Zbatimi i politikave ekonomike, krahinore, sociale e ekonomike me aspekt gjinor ėshtė domosdoshmėri.
Lėvizja Mjaft!, ju lutet, nė kėto ditė kaq tė trishta fund-viti vrasjesh makabre qė nuk duken aspak si ditė feste, bėhuni pak mė tė ndjeshėm, pak mė tė arsyeshėm duke bėrė e gjitha reformat e nevojshme, e duke pėrdorur tė gjithė instrumentet qė keni nė dorė e pėr tė cilėt jeni votuar. Kėshtu nuk mund tė ecet mė, se njė shoqėri pak e vėmendshme ndaj femrės, ėshtė njė shoqėri e sėmurė qė nuk meriton veēse turpin, e sė cilės pakngapak i vjen fundi.
LEVIZJA MJAFT!

Teuta
anetare te shquar
anetare te shquar

Mesazhe : 1175
Anėtarėsuar : 08 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Deklaratė para Kuvendit tė Shqipėrisė pėr Gravrasjen!

Mesazh nga Drini prej Tue Jan 08, 2008 10:05 am

Po ku ka parlament ne Shqiperi? Akoma nuk e keni marre vesht se parlamenti shqiptar eshte njie salle per te mos thene mejhane ku aksidentalisht jane futur edhe disa gra qe per hir te se vertetes duhet pranuar se jane te menēura,dhe ku pjesa tjeter perbehet nga nje tuf harbutesh injorant qe sdine gje tjeter vetem se te bejne ligje qe lehtesojne apo shfajsojn hajdulleqet e tyre dhe sa here nuk u del llogaria kapin dajakun me njeri tjetrin..

Drini
anetaret me aktiv
anetaret me aktiv

Mesazhe : 323
Anėtarėsuar : 08 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Deklaratė para Kuvendit tė Shqipėrisė pėr Gravrasjen!

Mesazh nga lola prej Tue Jan 08, 2008 6:25 pm

Oh pika burave te politikes shqiptare. Shqiperise i mungon nje elite e mirefillte politikanesh. Ne Shqiperi politiken e bejne nje tufe lapangjozesh.

lola
anetaret me aktiv
anetaret me aktiv

Mesazhe : 163
Anėtarėsuar : 13 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Deklaratė para Kuvendit tė Shqipėrisė pėr Gravrasjen!

Mesazh nga loki prej Wed Jan 09, 2008 12:47 pm

O "Mjaft" per her tpar e ke gjet llafin. Bravo! Laughing Laughing Laughing

loki
anetaret me aktiv
anetaret me aktiv

Mesazhe : 72
Anėtarėsuar : 07 Jan 2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Deklaratė para Kuvendit tė Shqipėrisė pėr Gravrasjen!

Mesazh nga mali prej Wed Jan 09, 2008 6:26 pm

Shqiptaret qysh kur lejn, lejn me dajak ne krah. bounce cheers affraid bounce

mali

Mesazhe : 32
Anėtarėsuar : 03 Jan 2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

 :: Shoqerore :: FAMILJA

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi