Femijet adoleshent dhe prinderit

Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

 :: Shoqerore :: FAMILJA

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Femijet adoleshent dhe prinderit

Mesazh nga Teuta prej Sat Jan 12, 2008 12:38 pm

Degjoja shpesh nga te moshuarit qe ne bashkbisedim midis tyre per probleme familjare te perserisnin shprehjen; "U rrit femija, u prish shtepia."
Ose "Kur jane te vegjel na zgjojne nga gjumi, kur rriten na lene pa gjume."
Duke i sjell neper mend keto dy shprehje te urta kuptoj se sa shume shqetesim pasqyrojne ato brenda vetes, sa shume probleme paralajmerojne per ata prinder qe ende i kane femijet te vegjel.
Por sa e verte eshte kjo? Une mendoj se nuk duhet dyshuar se ne pjesen me te madhe te tyre keto dy shprehje pasqyrojne nje te vertete te hidhur dhe dramatike.
Njerezit nuk duan ta besojne derisa vihen para faktit. Eshte normale qe ne raste te tilla te mendosh se -ēfare bera gabim ne maredhenie me femijet e mi? U dhashe me teper liri se ēduhet? I shterngova me teper se ēduhet? Nuk qesh prane tyre sa duhet? U perpoqa te jem nje prind i mire po nuk ja dola etj.
Po ku qendron aresyeja e vertete qe shpesh here prinderit nuk gjejne gjuhen e perbashket me femijet e tyre sidomos kur ata kane moshen e adoleshences?
Aresyet jane nga me te ndryshmet mendoj une. Disa nga ato paraqiten ne materialin e meposhtem.


Ē'duhet tė dini pėr adoleshencėn?Adoleshentė llogariten fėmijėt tė moshės nga 12-21 vjet. Nė kėtė periudhė, ata kalojnė nėpėr shumė ndryshime fizike dhe emocionale. Ndryshimet shpesh janė tė dhimbshme dhe ndikojnė duke shkaktuar huti te fėmijėt dhe te prindėrit. Shumica e fėmijėve gjatė kėsaj periudhe do ta kalojnė pubertetin. Gjatė pubertetit, trupi i fėmijės rritet dhe zhvillohet, duke u transformuar nė njė trup burri / gruaje tė moshuar. Fėmijėt nuk e kanė dhe krejt njėsoj se ē'mendojnė tė tjerėt pėr ta. Nė atė moshė, numėr i madh i fėmijėve mendojnė se nuk mund tė lėndohen. Ata janė tė bindur se ēfardo qė tė bėjnė, asgjė e keqe nuk mund t'u ndodh.

Cilat ndryshime llogariten si normale?
Adoleshenca ėshtė koha kur fėmijėt fillojnė tė vendosin vetė. Ata e hulumtojnė pavarėsinė e tyre. Fillon procesi i ndarjes nga prindėrit. Ata duan qė tė rrinė vetėm nė dhomėn e tyre (kėrkojnė intimitet). Duan tė eksperimentojnė me atė qė ėshtė trend (modė). Duan tė provojnė ide tė reja dhe pėrpiqen me aktivitete tė reja. Shokėt e tyre pėrbėjnė pjesė tė rėndėsishme nė jetėn e tyre dhe kanė ndikim tė madh nė vendimet e tyre. Nė kėtė moshė fillon dhe tėrheqja ndaj seksit tjetėr.

Ēfarė kufizimesh duhet t'u parashtrohen adoleshentėve?
Fėmija juaj do mė shumė liri dhe pavarėsi. I besoni dhe i lejoni qė tė sjellė disa vendime tė veta individuale. Megjithatė, disa sjellje tė caktuara, nuk janė nė rregull asnjėherė, pėr cilėndo fėmijė, i cilėsdo moshė. Fėmija juaj nuk mud tė bėjė zgjedhje pėr gjėra qė e rrezikojnė shėndetin, sigurinė dhe ardhmėrinė e tij. Pėr shembull:
<LI class=tekstovi>Nuk ėshtė i pranueshėm pėrdorimi i drogės dhe i duhanit, ato mund ta kėrcėnojnė shėndetin e fėmijės. <LI class=tekstovi>Nuk ėshtė e pranueshme tė vozitet me shokė kur ėshtė i dehur, me kėtė kėrcėnohet siguria e fėmijės. <LI class=tekstovi>Ėshtė domosdoshme fėmija tė shkojė nė shkollė. Shkolla e pėrgatit qė tė vazhdojė mė tutje nė jetė, tė punojė dhe tė fitojė pėr jetė.
Pėr disa gjėra mund tė bėhet kompromis (sė bashku merreni vesh ē'ėshtė e drejtė dhe ēfarė nuk ėshtė e drejtė) p.sh. a do t'i ngjyrosė flokėt ose a do ta rregullojė shtratin.
Si tė ballafaqoheni me konfliktet?
Ndėgjojeni fėmijėn tuaj. Tregoni interes pėr atė ē'ndodh, mos pritni qė tė ndodhė problem e pastaj tė komunikoni. Lejoni qė gjėrat e imta tė ndodhin siē do ai. Ruajeni energjinė pėr gjėra mė tė rėndėsishme. Kahzojuni nga ajo qė t'i caktoni caket e pėrbashkėta, nė vend qė ta kontrolloni fėmijėn si vjen deri te ato. Nėse fėmija juaj mė shumė do qė tė luaj nė fillim, pastaj t'i shkruajė detyrat e shtėpisė, mos insistoni qė tė fillojė me detyrat menjėherė pas shkollės. Ēdo natė, lavdrojeni pėr punėn e kryer. Mos bėni presion mbi tė. Nėse bėni presion, mund tė ndodh qė t'ju injorojė e mė vonė t'ju injorojė pėr gjėra shumė mė tė rėndėsishme.

Cilat tema duhet t'i diskutoni me fėmijėn tuaj?
Duhet tė diskutohet rreth pėrdorimit tė drogės, alkoolit, duhanit, seksit dhe trendeve tė modės. Parashtroni kėto tema para se t'ju pyesė fėmija pėr to dhe para se tė bėhen problem.
Pirset dhe tatuazhet. Sot fėmijėt vendosin pirse nė vende tė ndryshme siē janė veshėt, hunda, kėrthiza, gjuha, qiellza, kapaku i syrit dhe thitha e gjirit. Disa vendosin pirse edhe te gjenitaliet ose ne mjekėr. Tatuazhi gjithashtu ėshtė dukuri e shpeshtė. I jepni kohė fėmijės qė tė mendojė vetė, a do vėrtetė pirs apo tatuazh. Bisedoni pėr rreziqet. Gjatė vetė aplikimit mund tė ndodh infektim siē ėshtė hepatitis ose HIV, e pastaj vendi mund tė infektohet lehtė me bakterie. Do duhet rregullisht tė lahet me sapun dhe me ujė tė ngrohtė, ēdo ditė. Le tė bisedojė me shokė qė kanė pirs apo tatuazhė. Cilat janė anėt e mira dhe tė kėqija? Nėse sėrish vendos qė ta bėjė, siguroni qė ta bėjė atė nė vend tė sigurtė. Mos lejoni qė tė shkojė te joprofesionalist.
Seks i sigurtė. Ėshtė normale qė fėmija juaj tė ndiejė tėrheqje seksuale. Informacionet pėr kėtė i merr nė shkollė apo nga mediat. Pastroni nė qoftė se ekziston konfuzion. Le t'ju parashtojė pyetje. Udhėzojeni pėr rreziqet nga aktiviteti seksual, siē ėshtė gjasa tė mbetet shtatzėnė ose tė fitojė sėmudje qė transmetohet seksualisht (siē ėshtė HIV-i). I thuani tė mendojė se a ėshtė i pėrgatitur. Trupi mund tė jetė i pėrgatitur, por a ėshtė edhe emocionalisht i pėrgatitur? Diskutoni pėr standardet individuale dhe ndjenjat rreth seksit, por mos mos bėni presion. Diskutoni pėr abstinencėn, si pėr njė opcion dhe zgjedhje tė mundshme. Nėse fėmija juaj prapė se prapė vendoset pėr seks, kontrolloni se sa di pėr seskin e sigurtė. Diskutoni pėr kontracepsionin, pėrorimin e kontraceptivėve dhe prezervativėve. I ofroni fakte. Pranojeni interesin e tij pėr seksin. Mos lejoni qė tė turpėrohet. Bindeni se ndjenjat e tij janė normale.
Droga, alkooli dhe duhani. Parashtroni rregulla tė qarta. I tregoni se ēdo tė ndodh nėse kėto rregulla thyhen. Flisni pėr rreziqet nga duhani dhe nga pėrdorimi i alkoolit. Fėmija juaj nuk duhet tė pijė asnjėherė kur vozit. Gjithashtu nuk duhet tė vozitet nė veturė me ndonjė qė ka pirė. Nė rast se ka pirė, i thoni qė t'ju thėrrasė nė rast tė duhet tė vozisė. Mos e dėnoni atė natė. Flisni pėr atė ditėn e ardhshme. I thuani qė ka sjellė vendim tė drejtė kur u ka thirrur.
Cilat shenja do tė mė paralajmėrojnė se fėmija im ka problem?
Gjatė adoleshencės probleme tė shpeshta janė depresioni, pėrdorimi i drogave, ērregullimet nė tė ushqyerit, stresi ose problemet nė shkollė, shokėt ose familja. Nė qoftė se fėmija juaj tregon disa nga shenjat qė vijojnė, mundohuni ta vėrtetoni pėr ēfarė bėhet fjalė:
<LI class=tekstovi>Humbje e shprehur nė peshė apo pėrkundrazi fitim i shprehur e peshės. <LI class=tekstovi>Probleme me gjumin. <LI class=tekstovi>Ndryshim drastik i shokėve. <LI class=tekstovi>Ndryshim drastik i sjelljes. Ikja nga shkolla. Ulja e notave. <LI class=tekstovi>Depresion. Flet pėr vetėvrasje, ēdo e pėrmendur, bile edhe me tallje, duhet tė shkaktojė brengosje. <LI class=tekstovi>Simptome pėr pėrdorim tė drogės.
Probleme me ligjin.
Disa kėshilla pėr prindėrit
Merrni pjesė nė gjithēka. Duhet qė ju vetė tė jeni shembull. Fėmijės tuaj i tregoni mėnyrė se si tė ballafaqohet me stresin dhe si tė sjell vendime. Lexoni libėr pėr adoleshencėn. Do t'ju ndihmojė tė dini se ē'ju pret dhe do t'ju pėrgatis tė dilni nė fund me konfliktet. Mbajuni konzistent pėr qėndrimet tuaja. Nėse fėmija juaj ikėn nga shkolla mos pranoni se “ai kalon nė ndonjė fazė”. Mosha e fėmijės tuaj nuk ėshtė arsyetim pėr sjellje joadekuate. Njoftoni shokėt dhe prindėrit e shokėve tė fėmijės tuaj. Punoni bashkė qė tė jeni nė rrjedhė. Bėhuni mė tepėr mbikqyrės, e jo pjesėmarrės. E respektoni intimitetin e fėmijės tuaj. Nė atė moshė fėmija juaj do njė kohė dhe njė vend tė caktuar qė tė jetė vetė me vehten e tij. Banjoja e tij dhe telefoni duhet tė jenė privat. Duhet tė jeni tė informuar se ē'lexon fėmija, ē'sheh nė TV dhe ē'sheh nė internet. Ēfarė video lojėrash luan? Me cilėn komunikon nė internet? Fėmija juaj mėson nga mediat. Qartėsojeni ēdo informatė tė gabuar. Kuptojeni se ku del fėmija juaj dhe me cilėn, por mos pritni qė t'ua tregojė tė gjitha detajet rreth aktiviteteve tė tij. Nėse dyshoni se bėhet fjalė pėr problem tė vėrtetė, normal ėshtė tė jeni mė aktiv. Doemos ta mbroni fėmijėn tuaj qė tė jetė i sigurtė dhe i shėndoshė.
Kur duhet tė konsultoni mjek?
Ēdo bisedė pėr vetėvrasje nuk duhet tė injorohet. Kjo ėshtė shkak qė menjėherė tė drejtoheni te mjeku juaj. Konsultohuni me mjekun ēdo herė kur mendoni qė ju nevojitet sugjerim apo ndihmė.

Ku tė drejtoheni pėr ndihmė?
<LI class=tekstovi>Mjeku juaj <LI class=tekstovi>Psikologu
Instituti per Shėndet Mendor tė Fėmijėve dhe tė Rinjve

Teuta
anetare te shquar
anetare te shquar

Mesazhe : 1175
Anėtarėsuar : 08 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Femijet adoleshent dhe prinderit

Mesazh nga Bora prej Sat Jan 12, 2008 12:59 pm

Llojet e komunikimit me adoleshentė“
Ai i cili mundohet t’i imponojė argumentet e tij pėrmes zėrit dhe komandės, tregon qė
arsyet e tij janė tė dobėta”
Michel Eyquem De Montaigne
Shpeshherė, edhe neve tė rriturve na ndodh, qė nga dėshira e madhe pėr ti pasur fėmijėt
tonė ēdo herė afėr vetes, bėjmė gabime duke i kritikuar ata vazhdimisht dhe duke
argumentuar gjėrat pėrmes zėrit dhe komandės. Dhe, ēdo herė mendojmė se ne, tė rriturit
kemi tė drejtė. Asnjėherė nuk themi para fėmijėve tanė se edhe ne gabojmė dhe nuk
mendojmė se argumentet tona ndonjėherė janė tė kota pėr fėmijėt tanė.
Ėshtė e zakonshme qė adoleshentėt tė kenė vėshtirėsi pėr tė biseduar lirė. Kjo veti e tyre,
pėr tė rriturit ėshtė ēdo herė frustruese dhe na bėn tė ndihemi tė padobishėm apo tė
refuzuar.
Heshtja e fėmijės adoleshent ėshtė normale. Andaj, tė rriturit heshtjen e tyre duhet ta
pranojnė qetė dhe me durim.
Mėnyra se si tė rriturit komunikojnė me fėmijė, ndikon shumė nė personalitetin e tyre.
Asnjėherė nuk duhet pėrqeshur apo poshtėruar mendimin e fėmijės. Asnjėherė nuk duhet
qenė agresiv apo ngacmues. Asnjėherė nuk duhet qenė kritik apo gjykues i mendimit. Ēdo
herė duhet qenė tė qetė, tė krijojmė atmosferė tė pėrshtatshme pėr bisedė dhe tė
mundohemi qė fėmijėt tė fitojnė besimin tonė.
Vėshtirėsitė pėr komunikim me adoleshentė janė tė shpeshta. Nuk ėshtė lehtė pėr njė tė
rritur tė bisedojė me njė fėmijė-adoleshentė. Ėshtė shumė shqetėsuese dhe e vėshtirė tė
dėgjosh dhimbjet e njė fėmije.
Shumė prej fėmijėve nuk janė mėsuar tė flasin me tė rriturit lidhur me atė se si ndjehen.
Duhet pasur kujdes nė zgjedhjen e personave tė cilėt mund tė komunikojnė me kėtė lloj tė
fėmijėve.
Shumė fėmijė-adoleshentė nuk kanė qenė asnjėherė tė inkurajuar tė flasin pėr veten, kėshtu
qė atyre u duhet mė sė shumti ndihmė. Ata mund tė jenė tė frikėsuar se do tė dėrmohen
ndjenjat e tyre dhe dėshirojnė ti mbajnė ndjenjat nėn kontroll.
Ka fėmijė tė cilėve u mungon besimi. Ata janė fėmijė tė cilėt jetojnė nė fatkeqėsi dhe qė
shpesh kanė arsye pėr dyshime. Ata mund tė jenė tė frikėsuar nga informuesi apo tradhtia
qė paragjykojnė se mund tė iu bėhet nga njė i rritur.
Andaj, para se tė fillojmė komunikimin me fėmijė, sė pari duhet tė mundohemi ta
kontrollojmė ngjyrėn e zėrit tonė dhe tė mundohemi qė tė gjitha argumentet tona tė kenė
arsye tė forta dhe bindėse pėr fėmijėt tanė.
Shkroi: Ardita Kabashi-Hima

Bora
anetaret me aktiv
anetaret me aktiv

Mesazhe : 113
Anėtarėsuar : 08 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Femijet adoleshent dhe prinderit

Mesazh nga emigranti prej Sat Jan 12, 2008 1:32 pm

Komunikimi me femijet adoleshent eshte shume i veshtire. Veshtiresite mendoj paraqiten nga te dyja anet. Ne gjithmone flasim per ndjenjat dhe ndryshimet qe peson femija gjate kesaj periudhe te moshes se tij, por harrojme se ne nje fare menyre keto ndryshime te femijes adoleshent krijojne nje lloj paniku tek prindi. Besoj eshte kjo nje nga aresyet qe e veshtireson komunikimin prind-femije duke bere qe te shkaktohen situata acaruese qe ndonjehere prishin edhe qetesine ne familje. Besoj kjo eshte prova me e veshtire qe nje prind kalon ne jeten e tij ndaj eshte e dobishme qe prinderit te kerkojne ndihme per te kuptuar dhe gjetur menyren me te pershtatshme per perballimin e kesaj periudhe. Natyrisht qe nuk besoj se ka receta te qarta ne kete drejtim por sidoqofte sa me shume te merren njohuri mbi Adoleshencen dhe faktoret qe shkaktojne probleme me kete moshe aq me te lehte do ta ken prinderit per ta perballuar ate me sukses. Une besoj se perballja me sukses e kesaj periudhe eshte dhe suksesi me i madh qe mund te arrije nje prind ne punen e tij si prind.

emigranti
anetaret me aktiv
anetaret me aktiv

Mesazhe : 350
Anėtarėsuar : 08 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Femijet adoleshent dhe prinderit

Mesazh nga ILIRI prej Sat Jan 12, 2008 3:03 pm

Mendoj se eshte e veshtire per te dyja palet si per prinderit ashtu dhe per femijet. adoleshenca eshte mosha me kritike e femijeve. Eshte mosha kur
ndryshimet fiziologjike u krijojne terheqje drejt deshirash te panjohura me pare. Mendoj se eshte e rendesishme per ēdo prind qe te vezhgoje dhe te rreagoje me kujdes ndaj sjelljeve te femijeve ne kete moshe. Nuk besoj se duhet treguar liberalizem duke aresyetuar se "do ti kaloje me moshen" por as duke u treguar konservatore. Me kujtohet se diku ne nje gazete kam lexuar rreth nje perdhunimi qe i kishte ndodhur nje vajze te mitur adoleshente nga shoket e klases vetem e vetem se nuk kishte guxuar ti tregonte rreth nje letre dashurie qe kishte shkruar. kjo ishte perdorr si shantazh nga shoket e klases te cilet e kishin detyruar qe ne kembim te heshtjes nga ana e tyre ajo te pranonte te shkonte ne nje vend ku tre prej tyre e prisnin e ku ne fakt e priste perdhunimi.
Me kete ilustrim desha te tregoj se disa prinder duke menduar se duke i frikesuar femijet i mbajne ne rruge te drejte, nuk bejne gje tjeter veēse i shtyjne ato drejt veprimesh qe ndonjehere ua ve jeten ne rrezik. Sigurisht jam dakort qe nuk ka receta por ama ka menyra dhe menyra me e mire eshte durimi dhe vemendja ndaj tyre.
Mendoj se diēka tjeter teper e rendesishme qe luan rrol ne krijimin e personalitetit te tyre eshte rrespekti qe prindi duhet te tregoje per ta dhe dashuria. Prindi duhet ta shprehe gjithmone dashurine qe ka per femijen. femijet jane teper te ndjeshem ne kete drejtim. Mendimi se duke ua plotesuar kushtet materiale u eshte plotesuar gjithshka eshte teper i gabuar. Prindi duhet ti mbushe femijet shpirterisht duke u shprehur atyre vemendje, dashuri dhe rrespekt.

ILIRI
Admin
Admin

Mesazhe : 2081
Anėtarėsuar : 06 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Femijet adoleshent dhe prinderit

Mesazh nga tironci prej Sun Jan 13, 2008 11:18 am

Nuk thone kot se kjo mosh osht si gastarja, po te iku nga duret, he, he.. Si zor te kthehen per idini.

tironci
anetaret me aktiv
anetaret me aktiv

Mesazhe : 202
Anėtarėsuar : 09 Jan 2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Femijet adoleshent dhe prinderit

Mesazh nga Porta e hekurt prej Fri Oct 24, 2008 11:53 pm

Jam plotsisht dakort me juve Ilir respekti kultura edukata dashuria dhe mirkuptimi me femijet e moshave TIN eshte i gjithe sekreti per te marre rrugen e rregullt ne jeten e tyre .

Porta e hekurt
anetaret me aktiv
anetaret me aktiv

Mesazhe : 396
Anėtarėsuar : 19 Oct 2008
Age : 38

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

 :: Shoqerore :: FAMILJA

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi