“U ndava se Rula nuk e mbajti premtimin qė mė dha”

Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

 :: Shoqerore :: FAMILJA

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

“U ndava se Rula nuk e mbajti premtimin qė mė dha”

Mesazh nga ILIRI prej Sat Feb 09, 2008 9:53 am

“U ndava se Rula nuk e mbajti premtimin qė mė dha”

Rula Vrohopulu, tregon detaje tė reja tė rėndėsishme pėr lidhjen e tyre. Pėr herė tė parė pėr gazetėn "Panorama", emigranti shqiptar bėn me dije opinionin e nėnės dhe vėllezėrve tė tij, pėr martesėn me 58-vjeēaren greke, opinionin e familjarėve dhe bashkėfshatarėve. Po kaq edhe reagimin e tė birit tė Rulės. Shtjefni vendos tė tregojė nė vijim tė kėsaj interviste, botuar qė nga numri i djeshėm nė gazetė, arsyet e ndarjes nga lidhja e tij njėvjeēare me miliarderen greke. "Ndarja erdhi vetėm nga Rula, se unė nuk pashė aspak ndryshime nė jetėn time. Pas tetė muajve martese, pashė qė ajo nuk mbajti premtimin. Pėr ta nxitur mė tepėr, unė i kėrkova me ultimatum se, nė qoftė se nuk mė shkruan dy pasuritė e patundshme qė ka nė ishujt e Kefalonjasė dhe tė Poros si dhe xhipin 'Toyota Lands Rover' prej 85 mijė euro, unė do tė largohem nga gjiri i saj", shprehet Shtjefni.

Pėr vendimin tėnd tė martesės me njė grua mė tė moshuar se ju, a diskutuat me nėnėn apo vėllezėrit? Cili ishte reagimi i tyre?

Me tė vėrtetė nuk besoj se ka nėnė qė do i vinte mirė pėr lidhje tė tilla kaq ekstreme. Eshtė e qartė qė nėnės nuk i erdhi mirė, se vetėm ajo e di se si na ka rritur dhe gjithmonė mendon vetėm pėr tė mirėn tonė. Jam shumė krenar qė kam njė nėnė fisnike, qė i ka bėrė ballė vėshtirėsive tė jetės pa kujdesin e babės sonė, qė na la qė tė vegjėl. Sidoqoftė pėr vendimin e lidhjes me tė moshuarėn greke, atė e kisha marrė vetėm unė dhe unė isha pėrgjegjės pėr veprimet e mia. Prapė se prapė, nėna, sado qė ne fėmijėt e lėndojmė pak, ajo kurrė nuk ma prishi, por pranoi pėr hir tė asaj qė ky veprim mė bėnte tė ndjehesha i lumtur. Dhe nėna si njė grua fisnike dhe e emancipuar e respektoi gruan time si tė ishte njė nuse e re, duke i dhėnė vendin e merituar. Ndėrsa vėllezėrit e mi janė pak mė tė vegjėl dhe si njė kryefamiljar ata mė kanė dėgjuar gjithmonė. Kėshtu qė dhe kėtė radhė ata ishin tė ndėrgjegjshėm se unė po e kryeja njė veprim me shumė pėrgjegjėsi dhe me maturi.

Dihet qė Rula ka njė djalė student me burrin e mėparshėm. Po ai si reagoi kundrejt martesės sė nėnės sė tij me ju. Si ishin marrėdhėniet tuaja me tė?
Djali i Rulės, Nikola, ėshtė rreth 20 vjeē dhe ėshtė njė djalė i shkėlqyer, i gjatė dhe shumė i bukur. Ai studion pėr diplomaci, por ka njė karakter tė atillė qė rrallėkush e ka. Pėrveē se ėshtė shumė i pėrgatitur, ai ka ēiltėrsi nė vetvete. Me tė vėrtetė nė fillim ai nuk e priti mirė martesėn time me nėnėn e tij pėr shkak tė moshės sime tė re dhe ishte shumė e rėndė ta pėrballonte nė shoqėrinė e tij. Por kur ne u njohėm nga afėr sė bashku, ai u bė shoku im mė i mirė dhe i pandarė. Kjo siē duket erdhi nga qė mė njohu se kush isha, prandaj edhe tani ai sillet shumė mirė me mua. Madje, ne akoma shkėmbejmė telefonata si dhe urojmė njėri-tjetrin nė raste festash. Pėr mua ai ėshtė njė djalė shumė koherent dhe ėshtė krenari qė ta kesh shok, sepse mbi tė gjitha ai di tė vlerėsojė tė tjerėt pa asnjė dallim.

Po prezantimi i dasmės suaj tek tė afėrmit dhe bashkėfshatarėt tuaj si u prit? A u ndjetė i rėnduar para tyre kur u paraqitėt sė bashku me gruan tuaj nė vendin e lindjes?

Absolutisht jo. Thashė dhe njėherė se unė isha i ndėrgjegjshėm pėr gjithēka qė kisha bėrė. Pastaj, unė nuk kisha bėrė mėkat. Madje, dashuria dhe me fe nuk njeh aspak kufij. Pėrkundrazi, sipas Zotit tė madh, njeriu duhet tė dashurojė derisa tė vdesė dhe nuk ka limit moshe. Nuk mė bėnte fare pėrshtypje qė unė kisha nė krah njė grua me diferencė nė moshė, sepse nė fund tė fundit, nė qoftė se dikush tė do mė shumė se jetėn e saj, siē ishte Rula, pėr mendimin tim duhet ta respektosh deri nė fund. Kėshtu e shihja unė, se ajo mė donte si e marrė dhe unė duhej ta respektoja deri nė maksimum. Pastaj tė gjithė tė afėrmit e mi nuk e kishin fare problem dhe kėtu e pashė se sa tė emancipuar jemi ne shqiptarėt, sado qė gjėrat i bėjmė tepėr tragjike. Tė gjithė donin tė mė ftonin nė shtėpinė e tyre sė bashku me gruan time dhe e respektonin deri nė maksimum, se mė njihnin se kush isha. Me ata isha rritur. Bashkėfshatarėt e vlerėsonin si nusen e tyre, saqė donin ta shihnin dhe me rrobat karakteristike tė trevės sonė, me veshjen e mrekullueshme zadrimore.

Njė mashkull si ju tėrheqės, gjithmonė pėlqehet nga femrat. Gjatė kohės qė ishit sė bashku me Rulėn, a shihnit tek ajo shenja xhelozie?
Xhelozia pėr mendimin tim ekziston gjithnjė, aq mė tepėr te njė grua e madhe, qė sheh se ka nė krah njė djalė tė ri. Rula ishte shumė xheloze ndaj meje, se mendonte qė gjithnjė unė gjendesha nėn ngacmimet e femrave. Me pak fjalė, ajo i trembej paraqitjes sime tė jashtme.

Po ndarja si erdhi?

Ndarja erdhi vetėm nga ajo, se unė nuk pashė aspak ndryshime nė jetėn time. Pra, ato qė ėndėrroja unė nuk u realizuan. Pas tetė muajve martese pashė qė ajo nuk mbajti premtimin e saj. Atėherė pėr ta nxitur mė tepėr, unė i kėrkova me ultimatum se nė qoftė se nuk mė shkruan dy pasuritė e patundshme qė ka nė ishujt e Kefalonjase dhe tė Poros si dhe xhipin "Toyota Lands Rover" prej 85 mijė euro, unė do tė largohem nga gjiri i saj. Pra, i dhashė njė afat dymujor pėr ta trembur dhe pėr tė arritur diēka nga ajo qė kishim rėnė dakord mė parė. E bėra qė ajo tė shtrėngohej, meqenėse premtimi pėr tė hapur aktivitetin tim privat ishte shumė larg planeve tė saj.

Si mendoni ju, pėrse lidhja dhe ndarja juaj me Rula Vrohopulun bėri kaq shumė bujė mediatike?

Rula Vrohopulu ishte njė person publik para se unė tė lidhesha me tė. Ajo ishte bėrė e dashur pėr publikun grek qė vite mė parė nė emisionet e kanaleve greke. Kjo ishte dhe ajo qė mė shqetėsoi nė jetėn time private. Sepse nuk e doja qė lidhja jonė tė ishte publike, sepse ėshtė njė e drejtė e imja private dhe nuk ka kush tė drejtė tė bėjė koment mbi veprimet e mia dhe mbi jetėn time. Kurrė nuk e mendova qė do tė bėhesha personazhi mė i lakuar i mediave greke. Dhe unė gjithnjė jam treguar i kujdesshėm, qė tė mos flas kurrė pėr gjėrat qė s'u takojnė tė tjerėve. Ndėrsa pėr daljet e ish-gruas sime, ajo ėshtė njė e drejtė e saj dhe kėtė e respektoj dhe se nuk i diktoj unė veprimet asaj. Unė flas vetėm pėr veten time dhe nuk mė takon mua tė komentoj veprimet e saj.

Kjo qė ju po mė thoni, shumė pak e gjen te meshkujt, tė paktėn shqiptarėt do tė ishin pak mė tė ashpėr ndaj gruas sė tyre qė tė shfaqet para ekraneve?
Po e pėrsėris edhe njėherė, se unė reagoj vetėm pėr veprimet e mia dhe se nuk dua tė paragjykoj se si reagojnė shqiptarėt apo dhe grekėt. Gjithsecili ka formimin e vet dhe gjithsecili tregon emancipimin e vet. Unė e kam gjykuar kėshtu dhe e mendoj mė tė drejtė. Sidoqoftė tani ka ardhur koha qė gjithsecili nė kėtė jetė ka vendin e vet dhe se nuk ka kurrkush tė drejtė qė ta bėjė pronė tė tij. Gruaja ka vendin e vet dhe rolin e vet nė jetė. Nė qoftė se diēka nuk shkon, ėshtė mė mirė t'ia sqarosh dhe tė ndahesh me mirėkuptim, sesa tė mendosh se ėshtė pronė e jotja dhe duhet t'i marrėsh dhe jetėn. Kjo pėr mua ėshtė shumė absurditet dhe se shqiptarėt e kanė kuptuar shumė mirė qė jeta duhet jetuar dhe se ėshtė e shenjtė pėr kėdo. Rula ka lirinė e saj private dhe se publiku e vlerėson pėr atė qė bėn dhe gjykon ajo dhe jo me anė tė saj tė vlerėsohem dhe unė. Ėshtė nė karakterin tim qė tė mos jem publik dhe i palėkundur ndaj veprimeve tė mia.

Pas kėtij publiciteti tė madh qė i ėshtė bėrė personalitetit tuaj, a mendoni se ka ndryshuar jeta juaj?
Jo, aspak. Unė kam qenė gjithnjė i vėmendshėm dhe kurrė nuk mė kanė marrė mendtė erė. Kam preferuar qė tė jem ky qė jam. Kuptohet se nuk jam ai qė kam qenė vite mė parė dhe tani tė gjithė mė njohin dhe duan tė mė pėrshėndesin pėr karakterin tim tė fortė. Tė them tė drejtėn nuk ėshtė e lehtė tė jetosh kėshtu kur je njė person publik dhe njerėzit tė njohin kudo. Nuk mundem qė tė pi njė kafe apo tė argėtohem me shokėt e mi, se tė gjithė duan tė mė flasin. Kjo tė bėn dhe mirė, por ka dhe anėn e keqe tė saj, se kudo ndjen bezdisjen e paparacėve, qė edhe ata duan njė informacion pėr median e tyre. Duke qenė dhe person kaq publik, tė shpeshta kanė qenė dhe ofertat pėr intervista kundrejt shumave tė majme, si dhe qė imazhi i mashkullit tė pėrdorej nė disa spote tė fuqishme greke. Por unė tė gjitha kėto i kam refuzuar, se mė pėlqen njerzillėku dhe thjeshtėsia.

Meqė ra fjala, ēfarė pėrshtypjesh keni pėr gazetarėt?
Unė nuk kam marrėdhėnie tė kėqija me gazetarėt grekė, se fundja punėn e tyre bėjnė si dhe zbatojnė urdhrat e eprorėve tė tyre se cila gjė shet mė mirė nė treg. Por unė kam qenė i kujdesshėm me ta, se nuk mė pėlqen qė tė shpėrdorojnė dinjitetin tim si dhe emrin e mirė tė shqiptarėve. Por jam treguar gjithnjė i matur, qė dhe unė si shqiptar mund tė jem i paarsimuar, por mbi tė gjitha kam vlera burrėrore shqiptare dhe qė nuk e shes dinjitetin tim me asgjė, por punoj me djersėn e ballit. Ndėrsa pėr gazetarėt shqiptarė nuk kam ndonjė marrėdhėnie, pėrkundrazi ju jeni gazetari i parė shqiptar qė njoh nga afėr si dhe i pari qė jap njė intervistė. Kam mėsuar pėr gazetarin e emisionit "Zonė e Lirė", Arian Ēani, i cili pėr mua mbetet gazetar shumė i aftė, se diti tė ruante vlerat e familjes sime, si dhe diti tė trajtonte historinė e gruas sime, Rula Vrohopulu, ashtu si duhet pėr t'i treguar teleshikuesve tė shumtė shqiptarė se cila ėshtė ajo dhe tė veēantat e saj. Kjo bėri qė dhe kėtu nė Greqi, intervista e Arian Ēanit qė i bėri Rulės, tė merrte pėrmasa shumė tė mėdha dhe vlerėsohej shumė cilėsore. Kjo mė bėn dhe krenar, se dhe ne shqiptarėt kemi gazetarė kaq cilėsorė dhe profesionalistė.
Nė disa media martesėn tuaj, pėrveēse e pėrflisnin, ata shkuan deri aty saqė dhe ta satirizojnė. Si e keni pritur dhe nėse ju ka shqetėsuar kjo gjė?
Patjetėr qė nuk tė vjen mirė kur gjėrat e tua personale bėhen publike dhe pėrfliten. Por unė nuk mbaj mėri, gjithsecili ka tė drejtėn e tij qė njė ēėshtje ta pėrdorė si tė dojė. Kėtu nė Greqi mediat greke nuk janė marrė dhe aq shumė me mua dhe me familjen time absolutisht jo. Mė tepėr ata janė marrė me Rulėn, ngaqė ishte dhe person publik mė pėrpara. Por ajo qė mė ka shqetėsuar ėshtė se pėrse emisioni shqiptar "Portokalli" tė satirizojė nėnėn time pa e njohur fare atė, pėr tiparet fisnike tė saj. Pra, pa mėsuar mė parė se kush ishte me tė vėrtetė ajo. Kurrėn e kurrės nėna ime nuk bėn ashtu, siē e kanė paraqitur ata. Karakteri i saj ėshtė shumė i fortė dhe me dinjitetin e saj tė lartė ajo na rriti me gjithė vėshtirėsitė e kohės, pa i shtrirė dorėn askujt dhe jo tani qė ne jemi bėrė burra, qė s'pranon lėmoshė nga askush. Ajo s'pranon kurrė tė shesė vlerat e saj tė njė nėne burrėreshė me asgjė nė botė.

Tė gjithė njerėzit, kush e mėson, u duket absurde se pėrse Frani nuk bėn prapa tė kthehet te gruaja e tij, kur dihet qė tani ajo jep gjithēka bashkė me pasurinė dhe jetėn e saj... Ndihet pendimi i saj?

Jam i vendosur mbi vendimet e mia. E thashė qė nė fillim, se mua nuk mė blen as paraja dhe as luksi i tepėrt. I varfėr kam lindur dhe i varfėr do tė vdes, nuk mė bėn fare pėrshtypje. Pėrkundrazi mė i lumtur ndjehem kur vdes me nder. Dua tė sqaroj dhe ta ripėrsėris, se veprimin tim pėr lidhjen me Rula Vrohopulun nuk e bėra kurrė pėr paratė e saj, por si njė mundėsi pėr tė ndėrtuar jetėn time modeste, duke qėndruar me kėmbėt e mia. Unė i dhashė shqelmin gjithė luksit qė donte tė mė krijonte gruaja ime pa punuar dhe i dembelizuar. Unė jam krijuar pėr tė punuar dhe dua tė vdes duke bėrė diēka timen duke punuar. Dhe kėtė premtim qė mė dha Rula nė fillim nuk e bėri realitet, por dėgjoi tė tjerėt, qė pėr mua tani mė ėshtė bėrė e neveritshme. Mė mirė pranova tė kthehem ashtu siē isha, sesa tė jem rob i njė diēkaje qė do mė skllavėronte gjithė jetėn time.

Dhe sė fundi, cilat janė planet tuaja nė tė ardhmen?
Ėndėrroj qė tė kthehem sė shpejti nė Shqipėri. Dua tė hap njė punė timen, nė zanatin qė mėsova dhe e ushtrova me vite tė tėra nė Greqi. Kam kaq vite qė pajis vilat e grekėve me duralumin dhe tani ka ardhur koha t'i shėrbej vendit tim dhe tė pajis dhe shtėpitė e shqiptarėve me teknologjinė e re, se tė gjithė sė bashku duam tė shkojmė drejt njė tė ardhme mė tė bukur dhe tė lumtur, siē ėshtė familja evropiane...


<BLOCKQUOTE>“Pas tetė muajve martese pashė qė ajo nuk mbajti premtimin e saj. Atėherė pėr ta nxitur mė tepėr, unė i kėrkova me ultimatum se nė qoftė se nuk mė shkruan dy pasuritė e patundshme, unė do tė largohem nga gjiri i saj”

“I varfėr kam lindur dhe i varfėr do tė vdes, nuk mė bėn fare pėrshtypje. Pėrkundrazi mė i lumtur ndjehem kur vdes me nder. Unė i dhashė shqelmin gjithė luksit qė donte tė mė krijonte gruaja ime pa punuar dhe i dembelizuar”
</BLOCKQUOTE>

ILIRI
Admin
Admin

Mesazhe : 2132
Anėtarėsuar : 06 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: “U ndava se Rula nuk e mbajti premtimin qė mė dha”

Mesazh nga ILIRI prej Sat Feb 09, 2008 9:54 am

Rula: Doja tė bėja fėmijė me tė
“Frani donte tė martohej, vetėm qė t’i nėnshkruaja pasurinė nė emrin e tij”


Nė rrėfimin e saj rreth njė muaj mė parė pėr gazetėn tonė, miliarderja greke Rula Vrohupulu, ėshtė shprehur se lidhja e saj me shqiptarin ėshtė kurorėzuar me martesė pas dėshirės sė Fran Shtjefnit. "Nė fillim ishte po Frani qė donte tė martohej, por ka mundėsi qė ai tė ketė rėnė dakord me familjen e tij, qė tė martohej me mua vetėm e vetėm qė unė tė shkruaja pasurinė nė emrin e tij dhe pastaj ai tė kėrkonte divorcin", shprehet Rula, njė pjesė nga intervista e tė cilės po e ribotojmė sot.

Pėrse mendoni se burri juaj, Frani, e trajtoi ndryshe martesėn?

Nė fillim ishte po Frani qė donte tė martohej, por ka mundėsi qė ai tė ketė rėnė dakord me familjen e tij, qė tė martohej me mua vetėm e vetėm qė unė tė shkruaja pasurinė nė emrin e tij dhe pastaj ai tė kėrkonte divorcin. Unė pasurinė time nuk e kisha menduar asnjėherė tė ndarė me Franin, madje si burri im juridikisht, ka tė drejtėn e gjysmės sė pasurisė time dhe nuk kishte nevojė tė ngutej duke dėgjuar tė tjerėt. Madje, unė doja tė bėja dhe fėmijė me tė, por ai ishte i kujdesshėm pėr lidhjen tonė, vetėm pėr pasurinė time.

Historia juaj e dashurisė me shqiptarin si u trajtua nė tė gjitha mediat greke?
Duhet tė dini se unė isha shumė e njohur pėr publikun grek si protagoniste nė emisionin mė tė shikuar tė kanalit ANT1 nė vitin 2003 dhe publiku kishte shfaqur njė dashuri ndaj figurės sime. Kjo histori mori shumė famė, sepse unė besova shumė te mediat televizive pėr zgjidhjen e ēėshtjes sime. Por kjo ishte dhe njė shembull pėr tė gjitha ato gra tė moshuara qė duan njeriun e tyre tė shtrenjtė, pa dallim tė diferencės sė moshės me djem tė rinj. Pėr kėtė arsye, thashė se edhe unė dua tė shpreh atė qė ndjej nė zemrėn time, pa asnjė tabu, pėr tė demonstruar vuajtjen time shpirtėrore dhe jo si njė padi ndaj burrit tim shqiptar. Me tė vėrtetė kjo ngjarje bėri bujė tė madhe mediatike, duke mė bėrė si personi mė i kėrkuar i shou bizit nė televizion. Madje, mė e ēuditshmja, ishte se duke parė pėr numrin rekord tė audiencės, filluan qė edhe kanalet e mėdha tė kėrkonin qė tė bėja marrėveshje pėr tė firmosur kontratė me emisionet e tyre. Revistat mė tė mėdha greke filluan tė publikojnė nė faqen e parė foton time me Franin dhe intervistat e mia pėr martesėn me shqiptarin.

E gjithė kjo bujė mediatike a ndihmoi ndopak nė zgjidhjen e ēėshtjes suaj?
Mund tė them se tek unė nuk ndihmoi aspak, se Frani nuk po kthehet nė gjirin tim. Me njerėzit veprimi im bėri mė mirė. Tek tė gjithė gjeta mbėshtetjen e tyre, pėr origjinalitetin tim dhe pėr dhunimin tim shpirtėror qė po kaloja. Ndėrsa pėr veten time e mendoj se jam bėrė rezil vetėm pėr atė qė njė grua bėn si e marrėzuar pėr njė djalė tė ri, tė qajė para kamerave dhe tė kėrkojė ndihmė qė t'i kthehet burri i saj mbrapa. Por ai ishte ėndrra ime dhe ishte Zoti im…

Vazhdoni ta doni Franin dhe a besoni se do tė kthehet ndonjė moment?
Jo, jo. Besoj se nuk do tė kthehet mė kurrė, sepse mendoj shumė se ju shqiptarėt nga Veriu keni njė kokė qė nuk bėn kurrė prapa dhe nuk pajtohet kurrė. Pra, me kuptimin e mirė tė fjalės janė kokėfortė, qė nuk bėjnė as majtas, as djathtas, por vetėm drejtė. Por unė do tė pėrpiqem qė tė mos i jap divorcin, sepse dua tė ndjehem me dokumente gruaja e tij dhe shqiptare pėrjetė. Dhe kėtė e besoj dhe sikur t'i firmos tė gjithė pasurinė time, me kokėn qė ka ai nuk do tė kthehet tek unė. Dhe njė nga arsyet pėrse nuk e bėn kėtė ėshtė se opinioni do t'i thotė se shkove pėr para tek njė plakė 58-vjeēare.

ILIRI
Admin
Admin

Mesazhe : 2132
Anėtarėsuar : 06 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: “U ndava se Rula nuk e mbajti premtimin qė mė dha”

Mesazh nga shqiptari prej Sat Feb 09, 2008 1:23 pm

Frani thote; Ndarja erdhi vetėm nga ajo, se unė nuk pashė aspak ndryshime nė jetėn time. Pra, ato qė ėndėrroja unė nuk u realizuan. Pas tetė muajve martese pashė qė ajo nuk mbajti premtimin e saj. Atėherė pėr ta nxitur mė tepėr, unė i kėrkova me ultimatum se nė qoftė se nuk mė shkruan dy pasuritė e patundshme qė ka nė ishujt e Kefalonjase dhe tė Poros si dhe xhipin "Toyota Lands Rover" prej 85 mijė euro, unė do tė largohem nga gjiri i saj. Pra, i dhashė njė afat dymujor pėr ta trembur dhe pėr tė arritur diēka nga ajo qė kishim rėnė dakord mė parė. E bėra qė ajo tė shtrėngohej, meqenėse premtimi pėr tė hapur aktivitetin tim privat ishte shumė larg planeve tė saj. "

Ha, ha ha. per te seshur per te qare. Me naivitet ky djaloshi tregon se martesen me miliarderen greke e ka bere me kusht pasurie qe ne fillim. Natyrisht edhe sikur mos ta pohonte vete askush nuk do ta besonte se ky djali eshte martuar me nje grua miliardere 58-vjeēare i nisur vetem nga dashuria. Megjithate ky djali siē e pohon dhe vete ne nje menyre a tjeter eshte zhgenjyer nga jeta me nje miliardere. ky eshte shembulli me i mire se nuk eshte pasuria ajo qe te ben te lumtur.

shqiptari
anetare i/e shquar
anetare i/e shquar

Mesazhe : 1060
Anėtarėsuar : 04 Jan 2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: “U ndava se Rula nuk e mbajti premtimin qė mė dha”

Mesazh nga tironci prej Sat Feb 09, 2008 1:35 pm

Laughing Laughing Laughing Laughing Laughing Mire e ke o vllai im ti, mire e ke. hec e boj duralumin nshqipni. Laughing Laughing Laughing

tironci
anetare i/e aktiv
anetare i/e aktiv

Mesazhe : 209
Anėtarėsuar : 09 Jan 2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

 :: Shoqerore :: FAMILJA

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi