Frederik Ndoci, me pak i vleresuari

Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Frederik Ndoci, me pak i vleresuari

Mesazh nga emigranti prej Wed Feb 06, 2008 9:49 am

Frederik Ndoci, me pak i vleresuari ne "Eurovizion"

Maji eshte pak larg, por lajmet per "Eurovizionin" kane filluar te shfaqen ne horizont. Shqiperia tashme eshte percaktuar te konkurroje ne naten e dyte gjysmefinale se bashku me Suedine, Lituanine, Maqedonine, Hungarine, Turqine, Cekine, Malten, Bjellorusine, Qipron, Zvicren, Islanden, Bullgarine, Kroacine, Danimarken, Portugaline dhe Ukrainen. Kete vit, pas ankesave te vendeve perendimore ne lidhje me votimin ne kete festival, eshte vendosur qe te mbahen dy net gjysmefinale, nga te cilat do te perzgjidhen 19 finaliste. Nga 43 vende konkurruese, te vetmet shtete qe kane te siguruar hyrjen ne finale jane Anglia, Spanja, Franca, Gjermania dhe vendi organizator, Serbia. A jeni kurioze te dini se kush nga kengetaret shqiptare eshte vleresuar me shume e kush me pak ne "Eurovizion"? Me shume eshte vleresuar Anjeza Shahini (2004), e cila e futi Shqiperine edhe ne naten finale. Ajo eshte vleresuar ne naten seleksionuese me 167 pike dhe ne naten finale me 106 pike. Pas Anjezes, me i vleresuar ne kete konkurrim ka qene nje tjeter etheist, Luiz Ejlli (2006). Ai ka marre 58 pike. Ledina Celo pavaresisht nga pretendimet e medha ne vitin 2005, mori vetem 53 pike dhe Frederik e Aida Ndoci jane shqiptaret me pak te vleresuar ne kete konkurrim evropian me vetem 49 pike.

emigranti
anetar/e shume aktiv
anetar/e shume aktiv

Mesazhe : 422
Anėtarėsuar : 08 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi