NYFAKU-DYFYTYRĖSIA

Pėrgjigju temės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

NYFAKU-DYFYTYRĖSIA

Mesazh nga Rrezon@ prej Fri Jun 27, 2008 5:46 am

a) Pėrkufizimi i tij

Fjala nifak nė gjuhėn arabe rrjedh nga fjala "en-nefek" qė ėshtė vendi apo shpella ku fshihet njeriu. Kurse nifaku nė terminologjinė islame ka kuptimin e shprehjes sė islamit dhe fshehjes sė kufrit e sherrit. Ėshtė quajtur kėshtu sepse nga njė anė hyn nė Sheriatin Islam, ndėrsa nga njė anė tjetėr del nga ai. Kėtė na pėrkujton All-llahu, subhanehu ve teala, kur thotė:

"Vėrtetė, munafikėt janė ata tė prishurit-fasikėt" (Et-Tevbe: 6,

d.m.th. tė dalurit nga sheriati (ligji islam).

All-llahu, subhanehu ve teala, i bėri munafikėt mė tė kėqinj se sa kafirėt:

"Vėrtetė, munafikėt janė nė shkallėn mė tė ulėt tė Xhehennemit" (En-Nisa: 145),

dhe tha:


"Vėrtetė, munafikėt (dyfytyrshat) pėrpiqen ta mashtrojnė All-llahun, por Ai i mashtron ata. . ." (En-Nisa: 142),

dhe

"Ata mendojnė se mashtrojnė All-llahun dhe ata qė besuan, por nė realitet ata nuk mashtrojnė askėnd pėrveē vetės, por kėtė gjė ata nuk e hetojnė. Nė zemrat e tyre kanė sėmundje e All-llahu ua shton sėmundjen dhe ata kanė dėnim tė dhembshėm pėr atė qė pėrgėnjeshtronin" (El-Bekare: 9-10).

Rrezon@
anetare i/e shquar
anetare i/e shquar

VirgoBuffalo
Mesazhe : 1354
Anėtarėsuar : 29 May 2008
Age : 95

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: NYFAKU-DYFYTYRĖSIA

Mesazh nga Rrezon@ prej Fri Jun 27, 2008 5:46 am

b) Llojet e tij

Nifaku ndahet nė dy lloje:

Lloji i parė: Nifaku nė besim: Ky ėshtė nifaku mė i madh, me ē'rast njeriu shpreh islamin dhe fsheh kufrin, ky lloj nxjerr njeriun nga feja nė pėrgjithėsi dhe e hudh atė nė vendin mė tė ulėt tė zjarrit. All-llahu,subhanehu ve teala, i pėrshkroi munafikėt (dyfytyrshat) me tė gjitha tiparet e sherrit: me kufr, mosbesim, pėrqeshje me fe e me fetarėt dhe me anim kah armiqtė e Islamit, nė pėrgjithėsi pėr shkak tė bashkimit tė tyre nė armiqėsinė kundėr islamit. Ata janė tė pranishėm nė ēdo kohė, posaqėrisht, kur Islami ėshtė i fortė dhe ata nuk kanė mundėsi tė ballafaqohen me te haptas. Me kėtė rast ata shprehin hyrjen nė tė me qėllim qė t'i bėjnė kurthe atij e pjesėtarėve tė tij dhe me qėllim qė tė jetojnė me muslima-nėt e tė jenė tė sigurt nė gjakun dhe pasurinė e tyre. Munafiku shpreh besimin nė All-llahun, subhanehu ve teala, nė melaqet e Tij, nė librat e Tij, nė tė Dėrguarit e Tij dhe nė Ditėn e Gjykimit, kurse nė brendėsinė e tij ėshtė i zhveshur nga kėto dhe ėshtė pėrgėnjshtrues i tyre. Ai nuk beson nė All-llahun, subhanehu ve teala, nuk beson se All-llahu, subhanehu ve teala, u foli (me shpalljen e Tij) disa njerėzve tė cilėt i bėri tė dėrguar te njerėzit, pėrmes tė cilėve Ai i udhėzon ata dhe i qorton nga dėnimi Tij. All-llahu, subhanehu ve teala, nė Kur'an ngriti mbulesėn nga kėta munafikė dhe zbuloi fshehtėsitė e tyre dhe ua bėri tė qarta robėrve tė Tij ēėshtjet e tyre qė tė ruhen nga ta. Nė fillim tė sures El-Bekare Ai pėrmendi tri llojet njerėzore: besimtarėt, pabesimtarėt dhe munafikėt. Pėr besimtarėt aty shpalli katėr ajete, pėr pabesimtarėt dy ajete, kurse pėr munafikėt shpalli trembėdhjetė ajete si shkak i shumicės sė tyre, belasė sė pėrgjithshme tė tyre dhe pėr shkak tė sprovimeve tė shumta tė Islamit e tė pjesėtarėve tė tij nga ata. Sprovimi i Islamit nga ata ėshtė shumė i madh, sepse ata i pėrkasin atij, kinse e ndihmojnė dhe e dojnė atė, kurse nė realitet janė armiqtė e tij.

Ky nifak ndahet nė gjashtė lloje:

1) Pėrgėnjeshtėrimi i Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.

2) Pėrgėnjeshtėrimi i njė pjese nga ajo (nga Kur' ani) qė iu shpall Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.

3) Urrejtja ndaj Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.

4) Urrejtja ndaj njė pjese nga ajo qė iu shpall Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.

5) Gėzimi kur feja e Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, -Islami bie poshtė.

6) Urrejtja kur feja e Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, -Islami triumfon.

Lloji i dytė: Nifaku veprues (praktik); Ėshtė veprimi i ndonjėrės nga veprat e munafikėve me mbetjen e imanit nė zemėr. Ky nifak nuk tė largon nga mileti islam, por ėshtė rrugė deri te njė gjė e tillė. Vepruesi i kėtij nifaku zotėron nė tė njėjtėn kohė imanin dhe nifakun, nėse nifaku i shumohet pėr shkak tė tij bėhet munafik i pastėr. Kurse tek ai qė gjendet njė cilėsi nga nifaku ai posedon njė cilėsi tė tij derisa ta lėrė atė, e ato janė; ",..kur t'i besohet - tradhton, kur flet - gėnjen, kur premton - mashtron dhe kur bie nė armiqėsi - i tejkalon kufijtė", tek ai qė bashkohen kėto katėr cilėsi, tek ai ėshtė bashkuar sherri nė pėrgjithėsi dhe janė shoshitur veēoritė e munafikėve tek ai. Kurse ai qė zotėron njė cilėsi nga ato shfaq njė cilėsi tė nifakut, sepse tek njeriu mund tė bashkohen cilėsitė e hajrit dhe tė sherrit dhe cilėsitė e imanit dhe cilėsitė e kufrit e tė nifakut. Ai njeri meriton dėnim e shpėrblim sipas sasisė sė veprave tė tij. Prej veēorive tė munafikėve ėshtė edhe pėrtacia pėr faljen e namazit me xhema'at nė xhami. Pra, nifaku ėshtė sherr dhe shumė i rrezikshėm. Sahabet (shokėt) e Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, kishin shumė frikė nga rėnia nė tė. Ibni Ebi Melike tha: "Takova tridhjetė vetė nga sahabet e Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, tė gjithė ia kishin frikėn vetės nga nifaku".

Dallimi nė mes nifakut tė madh dhe nifakut tė vogėl

1) Nifaku i madh largon nga mileti islam, kurse i vogli jo.

2) Nė nifakun e madh dallohet bindja e brendshme me pamjen apo formėn e jashtme tek njeriu nė besim, kurse te nifaku i vogėl dallimi i bindjes sė brendshme me atė tė jashtme bėhet nė vepra e jo nė besim.

3) Nifaku i madh nuk mund tė ndodh te besimtari, kurse i vogli mund tė ndodh tek ai.

4) Nė tė shumtėn e rasteve, vepruesi i nifakut tė madh nuk pendohet, edhe nėse pendohet dijetarėt ranė nė dilemė a pranohet pendimi i tij apo jo, derisa vepruesi i nifakut tė vogėl mund tė pendohet tek All-llahu, sub-hanehu ve teala, dhe Ai t'ia falė.

Dijetari i famshėm Ibnu Tejmije tha: "Shumė herė mund t'i paraqitet besimtarit ndonjė kategori nga kategoritė e nifakut, por All-llahu, subha-nehu ve teala, ia falė atij. Po ashtu, mund tė shfaqet nė zemrėn e tij diē qė karakterizon nifakun, por All-llahu, subhanehu ve teala, ia largon atė. Besimtari sprovohet me vesveset - intrigat e shejtanit dhe me vesveset e kufrit tė cilat ia ngushtojnė gjoksin atij, sikurse thanė sahabet: "O i dėrguar i All-llahut, subhanehu ve teala,! Ndonjėri nga ne gjen diē tė tillė nė shpirtin e tij qė sikur tė binte nga qielli nė tokė do tė ishte mė mirė pėr tė se sa tė flasė atė gjė! Ai tha: "Njė gjė e tillė ėshtė sinqeriteti i imanit", d.m.th. ndodhja e asaj vesveseje, urrejtja e madhe ndaj saj dhe largimi i saj nga zemra, ėshtė sinqeriteti i imanit.

Pėr pjesėtarėt e nifakut tė madh All-llahu, subhanehu ve teala, thotė:

"(Mbesin nė errėsirė) Tė shurdhėr, memecė dhe tė verbėr, andaj ata nuk kthehen (nuk largohen nga rruga e tyre)" (Ei-Bekare: 1, d.m.th.: nuk i kthehen islamit me bindjen e tyre tė brendshme. Gjithashtu thotė:

"A nuk e shohin ata se pėr ēdo vit sprovohen njė apo dy herė dhe prapė ata nuk pendohen e as nuk marrin mėsim" (Et-Tevbe: 126).

Dijetari i famshėm Ibnu Tejmije tha: "Dijetarėt ranė nė dilemė a pranohet pendimi i tyre nė formėn e jashtme, kur dihet se ata gjithmonė shprehin Islamin haptas."

Rrezon@
anetare i/e shquar
anetare i/e shquar

VirgoBuffalo
Mesazhe : 1354
Anėtarėsuar : 29 May 2008
Age : 95

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Pėrgjigju temės
Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi