Shkrimi i lashtė ndez debatin mbi Mesinė dhe Ringjalljen

Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Shkrimi i lashtė ndez debatin mbi Mesinė dhe Ringjalljen

Mesazh nga Teuta prej Mon Jul 07, 2008 5:33 pm

Shkrimi i lashtė ndez debatin mbi Mesinė dhe Ringjalljen

87 rreshta nė hebraisht mbi njė pllakė guri rreth njė metėr e gjysmė tė gjatė- e cila sipas studiuesve ėshtė shkruar dekada para lindjes sė Jezusit -po nis tė shkaktojė debate nė qarqet e bibliologėve dhe arkeologėve, veēanėrisht pasi nė tė mund tė bėhet fjalė pėr njė Mesi qė do tė ringjallet nga vdekja pas tri ditėsh.

Nė rast se jemi vėrtet pėrpara njė pėrshkrimi tė asaj qė do ndodhė me Mesinė, ka shumė tė ngjarė tė dėgjojmė edhe pėr rivlerėsimin e kėndvėshtrimeve popullore dhe shkencore mbi Jezusin, duke qenė se ekzistenca e tekstit sugjeron qė historia e vdekjes dhe e Ringjalljes sė Krishtit nuk qe unike, por pjesė e traditės hebraike tė kohės.

Pllaka e gurtė, e cila sipas studiuesve ka tė ngjarė tė jetė zbuluar diku nė Detin e Vdekur, pėrbėn njė ekzemplar tė rrallė tė shkruar me bojė, qė nė thelb mund tė konsiderohet si Rulet e Kuranit, por nė kėtė rast tė shkruara mbi gur.

Teksti ėshtė shkruar, nuk ėshtė gdhendur, nė dy kolona tė ngushta, tė ngjashme me ato tė Torahut. Por guri ėshtė thyer gjatė shekujve dhe njė pjesė e tekstit ėshtė zhdukur, aq sa duhet pėr tė ndezur debatin.

Ndėrkaq, autenticiteti i shkrimit nuk ėshtė vėnė ende nė dyshim. Daniel Bojarin, profesor i universitetit "Berkeley" tė Kalifornisė, tha se guri ėshtė pjesė e njė prove gjithnjė e mė tė dukshme qė sugjeron se Jezusi mund tė kuptohet mė mirė duke lexuar me mė shumė vėmendje historinė e hebrenjve tė asokohe.

"Disa tė krishterė do ta konsiderojnė faktin tronditės- sfidė ndaj unicitetit tė teorisė sė tyre -ndėrsa tė tjerėve do t‘u pėlqejė ideja e tė qenit pjesė e traditės hebraike", tha Bojarin.

Duke parė atmosferėn e ngarkuar qė rrethon ēdo objekt dhe shkrim qė i pėrket epokės sė Jezusit, do tė duhet ende kohė qė kontributi i pllakės nė fjalė tė jetė i plotė.

Ndoshta duket e ēuditshme, por pllaka e gurtė nuk ėshtė zbulim i freskėt. Ėshtė gjetur njė dekadė mė parė nga njė antikuar jordanez, i cili ia shiti njė koleksionisti izraelit, me banim nė Zvicėr. Ky e ka mbajtur gjatė kėsaj kohe nė shtėpinė e vet nė Zyrih. Interesi mbi tė nisi tė lindė kur njė studiuese e njohur izraelite e ekzaminoi dhe shkroi njė artikull mbi tė. Tani mbi gurin po shkruhen gjithnjė e mė shumė studime e artikuj, ndėrkohė qė shumė tė tjerė do tė publikohen gjatė muajve nė vazhdim.

"Nuk m‘u duk me ndonjė interes tė jashtėzakonshėm nė ēastin qė e shtiva nė dorė", tregon David Jeselson, njeriu qė e zotėron pllakėn, i cili ėshtė edhe vetė ekspert antikuarėsh. "Nuk e kuptova rėndėsinė e tij, deri nė ēastin kur ia tregova, para njė apo dy vjetėsh, Ada Jardenit, e cila ėshtė e specializuar nė shkrimet e lashta hebraike. Ajo mbeti pa fjalė: Ke nė dorė njė Rul tė Detit tė Vdekur, por tė shkruar mbi gur, mė tha".

Pjesa mė e madhe e tekstit, vizion i apokalipsit, i rrėfyer nga engjėlli Gabriel, pėrshkruan Testamentin e Vjetėr, duke u pėrqendruar veēanėrisht te profetėt Daniel, Zakaria dhe Hagai.

Specialistja Jardeni, e cila e analizoi pllakėn bashkė me ekspertin e hebraishtes, Beniamin Elitzur, ėshtė eksperte e shkrimeve tė lashta tė popullit hebre, veēanėrisht e epokės sė Mbretit Herod. Qė tė dy publikuan para njė viti njė analizė tė gjatė mbi pllakėn nė "Katedra", njė revistė nė hebraisht, qė i pėrkushtohet historisė dhe arkeologjisė sė Izraelit. Qė tė dy arritėn nė pėrfundimin se teksti qe shkruar gjatė gjysmės sė dytė tė shekullit I para Krishtit.

Ekzaminimi kimik i bėrė nga Juval Goren, profesor arkeologjie nė Universitetin e Tel Avivit, i specializuar nė verifikimin e objekteve tė lashta, do tė publikohet sė shpejti nė njė gazetė tė njohur nė kėtė fushė. Nuk pranoi tė jepte tė dhėna tė detajuara mbi rezultatet e analizės, por tha se nuk ekzistonin arsye pėr tė dyshuar mbi autenticitetin e pllakės sė gurtė.

Profesori i ikonoklastisė sė Universitetit hebre tė Jerusalemit, Izrael Knohl, lexoi pėr herė tė parė mbi ekzistencėn e pllakės nė revistėn "Katedra", falė artikullit tė shkuar nga Jardeni dhe Elitzur, tė cilėt e kishin titulluar "Rrėfimi i Gabrielit". Profesor Knohl e kishte prekur idenė e ekzistencės sė njė Mesie tė ringjallur para Krishtit nė njė libėr tė publikuar nė vitin 2000, por teoria e tij nuk ngacmoi interesin e studiuesve tė tjerė tė kėsaj fushe, siē kishte shpresuar. Kjo, pasi nuk ekzistonin prova tė shkruara nė epokat para Krishtit.

Kur lexoi artikullin "Rrėfimi i Gabrielit", mendoi se tani kishte nė dorė edhe atė qė i mungonte pėr tė bėrė tė besueshme teorinė e vet dhe shkroi njė artikull nė revistėn "The Journal of Religion".

Ndėrkaq, Knohl ėshtė pjesė e njė lėvizjeje shkencore qė mbėshtet tezėn se studimi i atmosferės politike gjatė ditėve tė Jezusit ėshtė shumė i rėndėsishėm pėr tė shpjeguar shpirtin mesianik tė asaj epoke. Siē shkruan, pas vdekjes sė Herodit, hebrenjtė rebelė nisėn tė kėrkonin mėnyrėn pėr tė rrėzuar nga pushteti monarkinė e mbėshtetur nga Roma, duke bėrė qė njė luftėtar hebre i rėndėsishėm tė vishej me pėrmasa mesianike.

Sipas interpretimit tė bėrė nė Knohl, figura mesianike e mishėruar nė pllakėn e gurtė mund tė jetė njė burrė i quajtur Simon, i cili u vra nga njė komandant i ushtrisė sė Herodit. Njerėzit qė kanė shkruar pasazhet nė gur, me shumė gjasa mund tė jenė pasues tė Simonit, mendon profesor Knohl.

Ndėrkaq, mendon se vrasja e pėrgjakshme e Simonit, apo ēdo lloj pėrshkrimi i Mesisė qė i nėnshtrohet vuajtjeve tė shumta, duhet parė si njė hap i nevojshėm drejt shpėtimit kombėtar. Kėtė kėrkon tė provojė duke iu referuar rreshtave 19 deri 21 tė pllakės sė gurtė, ku shkruhet: "Nė tre ditė do tė mėsoni se e keqja u mposht nga e drejta". Por ka edhe rreshta tė tjerė qė flasin pėr gjakderdhjen, si rruga pėr tė gjetur drejtėsinė.

Pėr ta lidhur edhe mė shumė teorinė e tij me gurin, profesori Knohl fokusohet veēanėrisht nė rreshtin 80, i cili nis qartėsisht me fjalėt: "L‘shloshet jamin", qė do tė thotė: "Nė tri ditė".
Shqip

Teuta
anetare i/e shquar
anetare i/e shquar

Mesazhe : 1258
Anėtarėsuar : 08 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi