Fjalori i filozofisė, botim i parė nė gjuhėn shqipe

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Fjalori i filozofisė, botim i parė nė gjuhėn shqipe

Mesazh nga unike prej Thu May 29, 2008 7:34 am

“Fjalori i filozofisė”, botim i parė nė gjuhėn shqipe

“Fjalori i filozofisė” ėshtė botim i parė nė gjuhėn shqipe i cili vjen para lexuesve shkruar nga akademiku Ekrem Myrtezai. Ai pėrbėn, pa dyshim, njė kontribut tė vyer nė fushėn e leksikografisė filozofike shqiptare dhe plotėson njė boshllėk tė dukshėm tė kulturės sonė nė pėrgjithėsi, dhe tė terminologjisė filozofike shqipe nė veēanti. Nė kėtė fjalor janė paraqitur e shpjeguar afro 2000 koncepte apo nocione, shprehje e pohime (kryesisht nė gjuhėn latine) nga fushat e ndryshme tė filozofisė (logjika, gnoseologjia, ontologjia, etika, estetika, antropologjia, aksiologjia, historia e filozofisė, etj.), si dhe nga fushat e tjera, qė kanė njė afri mė tė madhe me filozofinė, siē janė psikologjia, sociologjia, politikologjia, jurisprudenca, teologjia, teoria e letėrsisė, besimet fetare, etj. Ēdo koncept apo nocion, ēdo shprehje apo pohim ėshtė shpjeguar nė mėnyrė tė atillė, qė lexuesi tė krijojė njė pėrfytyrim sa mė tė qartė dhe tė fitojė njohuri sa mė tė sakta pėr domethėnien dhe historinė e konceptit nė fjalė. Ēdo koncept filozofik, psikologjik, teologjik, sociologjik, etj., nė gjuhėn shqipe ėshtė shoqėruar (nė kllapa) me termin gjegjės nė gjuhėt angleze, frėnge, gjermane, etj. Ky fjalor do tė jetė njė ndihmesė pėr tė gjithė ata qė merren me punė teorike, kulturore, shkencore, politike, shoqėrore si dhe pėr arsimtarėt e studentėt kryesisht pėr ata qė merren me filozofi, psikologji, pedagogji e shkenca humanitare nė pėrgjithėsi.

unike
anetare i/e shquar
anetare i/e shquar

VirgoBuffalo
Mesazhe : 1357
Anėtarėsuar : 29 May 2008
Age : 95

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi