Te reja nga fusha e Albanologjise

Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Te reja nga fusha e Albanologjise

Mesazh nga petriti prej Sat Jul 05, 2008 4:09 pm

Te reja nga fusha e Albanologjise
Kumtesė e Dr. Robert Elsie pėr konferencėn: Sttudime Fillollogjike Shqiptare, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovės, Akademia e Shkencave e Shqipėrisė, Prishtinė, 21-22 nėntor 2007
Me gjithė pjesėmarrjen e madhe tė albanologėve dhe tė shkencėtarėve tė nderuar nė
kėtė sallė, mund tė themi se albanologjia ėshtė dhe mbetet njė fushė ku veprojnė pak njerėz dhe ku mbetet jashtėzakonisht shumė pėr t’u bėrė nė mėnyrė qė kultura shqiptare tė njihet mė mirė nė botė. Krahas punės sė mirėfilltė shkencore ka shumė dorėshkrime dhe libra qė duhen urgjentisht tė botohen apo tė ribotohen.
Do tė doja tė shfrytėzoja kėto pak minuta pėr tė paraqitur shkurtimisht disa projekte
botimore pėr tė cilat kam njė interes tė veēantė. Pa humbur kohėn tuaj, do tė filloj me njė projekt mjaft konkret, njė libėr i cili parashikohet tė botohet nė Londėr brenda dy-tre javeve qė vijnė. Ėshtė fjala pėr njė ribotim anglisht tė pėrshkrimit nė formė ditari tė udhėtimit tė poetit dhe piktorit anglez Eduard Lir (Edward Lear, 1812-1888), qė kam marrė pėrsipėr. Aty Lir-i pėrshkruan udhėtimin e tij tė vitit 1848 nga Manastiri deri nė Shkodėr dhe nga Shkodra deri nė Prevezė dhe Arta me shumė vėzhgime tė mprehta dhe me njė humor tė kėndshėm.
Libri do tė pajiset me tė gjitha pikturat dhe akuarelat e tij nga Shqipėria. Kuptohet se vėllimi i ri do tė mbajė titullin e mirėfilltė tė caktuar prej Lir-it: Edward Lear iin Allbaniia: Journals of a Landscape Paiintter iin Allbaniia and Illllyriia (Eduard Lir nė Shqipėri: ditari i njė piktori pejzazhist nė Shqipėri dhe Iliri) dhe jo titulli i pėrdorur nė disa ribotime tė shekullit tė njėzetė: Edward Lear iin Greece (Eduard Lir nė Greqi). Pėrkthimi shqip i kėtij libri po pėrgatitet tani nga pėrkthyesja Majlinda Nishku nė Londėr.
Njė projekt tjetėr tepėr ambicioz i konceptuar nga kolegu Bejtullah Destani, drejtori i
Qendrės pėr Studime Shqiptare nė Londėr, ėshtė njė ribotim i tėrėsishėm i revistės Albania tė Faik bej Konicės (1875-1942). Kjo revistė shumė e rėndesishme pėr kulturėn shqiptare, organi kryesor i shtypit shqiptar nė fillim tė shekullit tė njėzetė, me rreth 2500 faqe, parashikohet tė dalė nė tre vėllime, kuptohet nėse gjejmė fondet e duhura.
Vitin tjetėr kam ndėrmend tė ribotoj, bashkė me kolegun Destani, veprėn e njohur
Researches in Greece (Kėrkime nė Greqi, 1814) tė diplomatit anglez Uilliam Martin Lik
(William Martin Leake, 1777-1860), e cila trajton nė njė masė tė madhe shqiptarėt dhe
pėrfshin jo vetėm njė gramatikė tė hershme tė shqipes por edhe njė fjalor greqisht-anglishtshqip prej 2000 fjalėsh.
Njė figurė mjaft e njohur nė fushėn e albanologjisė ėshtė antropologia skoceze
Margaret Hasluk (Margaret Hasluck, 1885-1948) e cila nga viti 1935 jetoi pėr trembėdhjetė vjet nė Elbasan. Ajo ėshtė autore e disa librave, pėrfshirė studimin e parė anglisht pėr Kanunin. Kam nė shtėpi njė dorėshkrim tė saj qė do tė dėshiroja tė botoja.
Ėshtė fjala pėr njė koleksion tė madh pėrrallash shqiptare tė pėrkthyera prej saj nė anglisht, njė vepėr prej mė shumė se 500 faqesh tė daktilografuara. Ndėr botimet e Qendrės pėr Studime Shqiptare nė Londėr do tė dalė sė shpejti edhe njė vėllim tjetėr pėr Hasluk-un me titullin e bukur: Our Woman iin Allbaniia: the liiffe off
Margarett Haslluck,, Schollar and Spy (Gruaja jonė nė Shqipėri: jeta e Margaret Hasluk-ut, shkencėtare dhe spiune).
Aubrey Herbert (1880-1923) ėshtė njė figurė shumė e rėndėsishme pėr Shqipėrinė nė
Angli. Ai ishte vėllai i Lord Carnarvon-it i cili kishte zbuluar thesarin e famshėm tė
Tutenkhamen-it nė Luginėn e Mbretėrve tė Egjiptit nė vitin 1923. Si deputet nė parlamentin britanik nė vitin 1911, Herbert-i luftoi pėr ēėshtjen shqiptare dhe themeloi Komitetin Shqiptar i cili ka pėrkrahur ēėshtjen shqiptare nė Konferencėn e Londrės. Ishte miku i ngushtė i Isa Boletinit. Mė vonė, ai themeloi dhe, bashkė me Edith Durham-in, drejtoi Shoqatėn Anglo-
Shqiptare. Pak njerėz sot dinė se njė fshat i Kavajės mori emrin e tij, Herberti, tani Helmasi.
Herberti vdiq herėt, por la njė dorėshkrim me rėndėsi albanologjike, ditarin e tij. Shpresoj se
do tė mund tė botojmė edhe kėtė ditar mjaft interesant pėr historinė shqiptare gjatė periudhės
sė pavarėsisė.
Mbase mė pak i spikatur ėshtė diplomati dhe shkrimtari anglez Vandaleur Robinson
(1902-1990), autori i librit tė njohur Allbaniia’’s Road tto Freedom (Rruga e Shqipėrisė drejt
lirisė, Londėr 1941). Si ushtarak dhe diplomat nė Shqipėri nė vitet 1945-1946, ai pati
mundėsi tė marrė pjesė si vėzhgues nė proceset gjyqėsore komuniste gjatė tė cileve u dėnua
ajka e inteligjencės shqiptare. Unė kam veprėn e tij anglisht nė formė dorėshkrimi tė
daktilografuar pėr kėto procese tė frikshme politike nė vitet e para tė pushtetit komunist dhe
do tė dėshiroja ta botoja.
Dervish Duma (1908-1998) nga Borshi i Himarės erdhi nė Angli nė vitin 1933. Ai
punoi pėr legatėn shqiptare nė Londėr nė kohėn e Zogut, dhe gjatė Luftės sė Dytė Botėrore
transmetoi programin shqip tė BBC-sė. Deri nė vdekjen e tij nė vitin 1998, Dervish Duma
njihej si figurė qendrore e komunitetit shqiptar nė Angli. Para njė muaji, emri i tij hyri, i pari
shqiptar, nė botimin prestigjioz Diicttiionary off (attiionall Biiography (Fjalori i Biografisė
Kombėtare) botuar nė Oksford. Parashikojmė tė botojmė shkrimet e tij nė njė vėllim me
titullin Letttters iin Liiffe (Jetė nė Letra), ku pėrfshihet letėrkėmbimi i tij ndėr tė tjerė meMid’hat
Frashėrin, Edith Durham-in dhe Margaret Hasluk-un.
Ndėr vepra tė tjera qė parashikohen tė botohen nė Londėr nga Qendra e Studimeve
Shqiptare janė: korrespondenca e arkeologut tė njohur britanik Sir Arthur Evans (1851-1941)
e cila lidhet shumė me Shqipėrinė dhe Kosovėn, artikujt e Elena Gjikės (1828-1882), njė
histori tė Shqipėrisė anglisht prej Gjenēo Naēit, njė histori tjetėr tė Shqipėrisė anglisht prej
Tahir Zavalanit (1903-1966), dhe njė vepėr tė panjohur anglisht nga Vaso Pasha (1825-1992).
Gjermanisht duhet tė pėrmendet njė vepėr tepėr interesante e Ekrem bej Vlorės
(1885-1964). Ekrem beu, pinjolli i derės sė madhe tė Vlorajve, njihet si autor i memoarėve tė
bukur Lebeneriinnerungen (Mynih 1968, 1972), pėrkthyer shqip me titullin Kujjttiime (Tiranė
2002), dhe sė fundi edhe turqisht (Stamboll 2006). I pabotuar mbeti dorėshkrimi i tij i fundit.
Ėshtė fjala kėtu pėr veprėn Beiitträge zur Geschiichtte der Türkenherrschafftt iin Allbaniien: eiine
hiisttoriische Skiizze (Kontribut pėr historinė e sundimit turk nė Shqipėri: njė skicė historikė).
Kjo skicė prej 1200 faqesh (!) ėshtė nė fakt njė vepėr monumentale e hartuar prej tij dhe
baroneshės Marie Amalie von Godin (1882-1956) nė Romė nė vitin 1956. Libri sapo u
daktilografua si version elektronik dhe mbetet pėr t’u parė nėse mund tė botohet gjermanisht,
mbase mė vonė edhe shqip.
Do tė doja tė thoshja edhe dy fjalė pėr fotografinė shqiptare sepse ėshtė njė fushė e
veēantė e albanologjisė e cila mė intereson shumė kohėt e fundit. Sapo botova nė Prishtinė
njė album tė madh me disa koleksione tė fotografive historike tė Shqipėrisė. Koleksioni mė i
vjetėr ėshtė ai i fotografit hungarez Jozef Sekeli (Josef Székely, 1838-1901) i cili shoqėroi
babain e albanologjisė Johan Georg fon Han (Johann Georg von Hahn, 1811-1869) nė
ekspeditėn e tij nėpėr viset e Drinit e tė Vardarit nė vitin 1863. Pesėdhjetė fotografitė e bėra
nė atė vit prej Sekelit janė nga mė tė hershmet nė Ballkanin jugperėndimor. Tė pėrfshirė nė
botimin tim me titullin Wriittiing iin Liightt // Driittėshkronjja janė edhe koleksionet e albanologut
hungarez Baron Franc Nopēa (Franz Nopcsa, 1877-1933), dhe tė albanologut austriak, Maks
Lamberc (1882-1963), si dhe shumė fotografi tė oficerėve tė Misionit Ushtarak Holandez nė
Shqipėri nė vitin 1914.
Njė koleksion tjetėr tė paktėn po kaq i bukur ėshtė koleksioni i parė fotografik me
ngjyra i Shqipėrisė dhe Kosovės. Kam ndėrmend tė botoj kėtė koleksion francez gjatė muajve
qė vijnė. Ai pėrfshin pamje tė mahnitshme tė Durrėsit, tė Tiranės, tė Shkodrės, tė Prishtinės
dhe tė Prizrenit nė vitin 1913, njė kohė vendimtare pėr historinė shqiptare.
Ekzistojnė edhe koleksione tė tjera fotografike qė mund tė ishin mjaft interesante pėr
botim qoftė si album, qoftė nė internet. Ndėr ato janė fotografitė e Dervish Dumės, fotografitė
e ushtarakut anglez Derėll Ouklli-Hill (Dayrell Oakley-Hill, 1898-1985) tė viteve 1930,
koleksioni i Margaret Hasluk-ut - rreth 40-50 fotografive tė Shqipėrisė nga vitet 1930, dhe
albumi fotografik i Vandeleur Robinson-it tė viteve 1945-1946.
Para njė muaj nė Londėr pata kėnaqėsi tė shihja pėr herė tė parė koleksionin
fotografik tė Edith Durham-it, pothuajse tė panjohur deri tani. Prej saj ka njė kuti druri prej
50 diapozitivėsh nga vitet 1903-1914 me titullin Scuttarii and tthe Triibes off (ortthern Allbaniia
(Shkodra dhe fiset e Shqipėrisė sė Veriut). Ka edhe rreth 50 fotografi tė tjera tė Shqiperisė nė
letėr me dimensione tė ndryshme, si dhe shumė fotografi tė Malit tė Zi (1901-1908), tė
Bosnjes, tė Herzegovinės, tė Kosovės, tė Serbisė dhe tė Ohrit.
Pra, kėto janė disa ide projektesh, me tė cilat shpresoj tė frymėzoj edhe albanologėt e
pranishėm kėtu pėr tė vazhduar punėn tuaj tė rėndėsishme, nė mėnyrė qė Shqipėria, Kosova
dhe shqiptarėt nė pėrgjithėsi tė kuptohen dhe tė vlerėsohen nė mėnyrė tė duhur kudo nė botė.
[Kumtesė pėr konferencėn: Sttudiime Fiillollogjjiike Shqiipttare, Akademia e Shkencave dhe e
Arteve e Kosovės, Akademia e Shkencave e Shqipėrisė, Prishtinė, 21-22 nėntor 2007 / Paper
read at the conference: Allbaniian Phiillollogiicall Sttudiies, Academy of Sciences and Arts of
Kosova, Prishtina, 21-22 November 2007]

petriti
anetare i/e aktiv
anetare i/e aktiv

Mesazhe : 349
Anėtarėsuar : 16 Apr 2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi