ForumiForumi  PortaliPortali  GalleryGallery  FAQFAQ  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  IdentifikohuIdentifikohu  
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
 

Nė pėrkujtim tė Avni Rrustemit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Goto down 
AutoriMesazh
fv
anetare te shquar
anetare te shquar



Anėtarėsuar : 29 May 2008
Mesazhe : 1363

MesazhTitulli: Nė pėrkujtim tė Avni Rrustemit   Wed Jun 04, 2008 3:07 pm

Avni Rrustemi - Frymėzim atdhetarizmi e qėndrese


· Akti historik dhe heroik qė Avniu e kreu mė 13 qershor 1920, kur me atentat vrau nė Paris Esat Pasha Toptanin- Kryetradhtarin e vendit, veglėn e shteteve fqinje, njėkohėsisht edhe tė fuqive tė huaja dhe shitėsin e interesave tė Shqipėrisė, tronditi Konferencėn e „Paqes“ nė Paris dhe prishi planet qė bėheshin pėr ricopėtimin e Shqipėrisė sė edhe ashtu tė pėrgjysmuar!


Shiko njė fragment tė filmit: „Dy krisma nė Paris“


Shkruan: Mehmet BISLIMI
_________________
Mbrapsht nė krye Goto down
fv
anetare te shquar
anetare te shquar



Anėtarėsuar : 29 May 2008
Mesazhe : 1363

MesazhTitulli: Re: Nė pėrkujtim tė Avni Rrustemit   Wed Jun 04, 2008 3:07 pm

Avni Rrustemi, lindur nė Libohovė (1895) nė gjirin e njė familjeje atdhetare me tradita tė lashta pėrparimtare. Shkollėn fillore Avniu e mbaroi nė vendlindjen e tij. I etur pėr dituri ai, mėsimet i vazhdoi nė normalen e Elbasanit e mė pas edhe nė ato Shėn Mitėr Koronė, ndėrkaq studimet e larta pėr pedagogji i ndoqi nė Universitetin me zė tė Romės. Avniu, biri i Libohovės dhe i Shqipėrisė, atdhetarė e patundur me orientime demokratike tė kohės, duke parė gjendjen e rėndė ekonomike dhe shoqėrore nė Shqipėri, ai „u shkri si qiriri“, i Namit duke dhėnė ēdo gjė nga vetja si shembull i brazave tė ri, qė tė edukojė gjeneratėn e re qė po rritej nė njė frymė krejt tė re pėrparimtare pėr t’i dalė zot shqiptarisė.

Avniu i kuptoi mė mirė dhe mė ēartė nga tė tjerėt qėllimet grabitqare tė shteteve fqinje tė cilat hapur e fshehur po synonin ri copėtimin e Shqipėrisė, pėr fat tė keq e gjitha kjo mė mbėshtetjen dhe qėndrimin antishqiptar tė disa nga Fuqive tė Mėdha tė cilat nėn ndikimin e Rusisė Cariste po mbyllnin njėrin sy para invadimeve serbe, Greke e Bullgare nė territoret shqiptare. Nė kėtė mes, dorėn nė zemėr edhe me qėndrimin e imzanė e Portės sė lartė e cila pėr mė se pesė shekuj shqiptarėve ua kishte sjellė diellin mbi kokė! Kėshtu qė, politika e atėhershme Franceze, Angleze etj. atėbotė ishin tė gatshme qė Shqipėrinė ta fshinin qoftė edhe nga harta evropiane si shtet.

Pėrballur me kėtė gjendje tė rėndė Avniu dhe bashkėluftėtarėt e tij, nuk po rrinin duarkryq, ata kishin mobilizuar tė gjitha forcat e veta e me rininė djaloshare po vepronin anė e kėnd atdheut
_________________
Mbrapsht nė krye Goto down
fv
anetare te shquar
anetare te shquar



Anėtarėsuar : 29 May 2008
Mesazhe : 1363

MesazhTitulli: Re: Nė pėrkujtim tė Avni Rrustemit   Wed Jun 04, 2008 3:07 pm

Nė mėnyrė qė tė ishin gati edhe me armė nė dorė pėr t’i dalė nė mbrojtje tokės sonė tė shenjtė, ku veē kishin filluar t’i ngulnin thonjtė e tyre nė tokat tona si Italia qė kishte mėsyrė Vlorėn!

Avniu, ishte atdhetar e demokrat, revolucionar dhe intelektual, qė ēėshtjen e atdheut e kishte vėnė mbi tė gjitha, madje edhe mbi jetėn e tij. Ai, duke e ndier si nevojė tė kohės qė djemtė atdhedashės t’i mobilizoi dhe t’i ketė kurdoherė tė gatshėm, pėr tė qenė pranė e pranė, themeloi Shoqėrinė Demokratike „Bashkimi“, shumė nga pikat e kėtij programi edhe sot e kėsaj dite nuk e kanė humbur aktualitetin e tyre. Avniu ishte pjesėtar i denjė i opozitės demokratike nė Asamblenė Kombėtare mu nė prag tė Revolucionit Demokratik Borgjez tė Qershorit tė vitit 1924, ishte kjo Qeveria e parė Demokratike nė Ballkan e mė gjerė qė udhėhiqej nga bijtė mė tė devotshėm tė shqiptarisė nė krye me Fan Nolin e madh.

Avniu punoi si mėsues nė Libohovė, pastaj nė Targjas tė Vlorės, nė Tepelenė e nė Vlorė etj. Ai, ishte rreshtuar me kohė nė mjedise atdhetarėsh, qė po pėrpiqeshin e luftonin me pushkėn krahut pėr tė zmbrapsur lakmitė e armiqve te Shqipėrisė si dhe pėr tė penguar pėrēarjen e vendit nga agallarė e bejlerė dritėshkurtėr, tė cilėt i kishte verbuar lakmia pėr prona, ē’fliqe. Qėllimet e Avniut dhe bashkėmendimtarėve e bashkėluftėtarėve tė tij, ishin tė prera dhe tė ēarta: liria dhe pavarėsia e tėrėsisė tokėsore shqiptare, pra qėndresė, luftė dhe pėrpjekje pėr Shqipėrinė e lirė, sovrane e demokratike, qė do tė jetonte nė fqinjėsi tė mirė me tė gjitha ato shtate qė do ta respektonin kėtė parim universal ndėrkombėtar.
_________________
Mbrapsht nė krye Goto down
fv
anetare te shquar
anetare te shquar



Anėtarėsuar : 29 May 2008
Mesazhe : 1363

MesazhTitulli: Re: Nė pėrkujtim tė Avni Rrustemit   Wed Jun 04, 2008 3:07 pm

Nė vitin 1908, Avniu braktisi bankat shkollore dhe iu bashkua ēetės sė Ēerēiz Topullit. Qė mė 1910, Avniu me kobure nė dorė bėri pėrpjekje qe ta qėronte nga faqja e dheut (nė Shkodėr) Gjeneralin otoman, gjakpirėsin Shefqet Turgut Pashėn, komandant i ekspeditės turke nė Shkodėr. Atėbotė, Avniu ishte nė moshė fare tė re, por me veprimin tij tė guximshėm, ai tregoi se si duhet tė „dekorohen“ pushtuesit e tokave shqiptare dhe tradhtarėt e vendit! Ky ishte njė frymėzim i mirė pėr tė gjithė popujt e pushtuar e nė kėtė kontest edhe pėr ne, qė pėr liri dhe bashkim tė vendit jemi pėrpjekur pareshtur ndėr vite deri tek ditėt e sotme, ku shumė bijė tė devotshėm kanė ndjekur rrugėn e Avniut, Ēerēizit, Zaskocit, Micit, Vasilit, Kushit, e dhjetėra bijve tanė tė devotshėm, qė u flijuan pėr!

Nė vitin 1914, Avniu u radhit nė radhėn e forcave ēlirimtare tė vendit, qė pėr pikėsynim kishin ēlirimin e Jugut tė Shqipėrisė nga pushtuesit grek tė cilėt ishin futur nė tokat tona! Mė 1918, Avniu e mori edhe njė nismėn pėr themelimin e Shoqėrie atdhetare tė tė rinjve Vlonjat, qė e pagėzoi me emrin: „Djalėria e Vlorės“. Drejtimin e shoqėrisė e mori pėrsipėr vet

Avniu, i cili pa humbur kohė sė bashku me bashkėveprimtarėt dhe bashkėmendimtarėt e tij u vunė nė njė lėvizje tė shpejt nė mėnyrė qė mė 28 Nėntor 1918, tė organizonin njė demonstratė tė fuqishme kundėr pushtuesit Italian, dhe kėtė e arritėn me sukses. Njė vit mė vonė, pra mė 1919, nė Shėn Mitėr, Avniu themelon edhe; „Lidhjen Rinisė Shqiptare“ e cila kishte pėr qėllim mbrojtjen e tė drejtave tona kombėtare etj.
_________________
Mbrapsht nė krye Goto down
fv
anetare te shquar
anetare te shquar



Anėtarėsuar : 29 May 2008
Mesazhe : 1363

MesazhTitulli: Re: Nė pėrkujtim tė Avni Rrustemit   Wed Jun 04, 2008 3:08 pm

Akti historik dhe heroik qė Avniu e kreu mė 13 qershor 1920, kur me atentat vrau nė Paris Esat Pasha Toptanin- Kryetradhtarin e vendit, veglėn e shteteve fqinje, njėkohėsisht edhe tė fuqive tė huaja dhe shitėsin e interesave tė Shqipėrisė, tronditi Konferencėn e „Paqes“ nė Paris dhe prishi planet qė bėheshin pėr ricopėtimin e Shqipėrisė sė edhe ashtu tė pėrgjysmuar!

Ky akt heroik e historik i Avniut, qė ekzekutoi nė mes tė Parisit tradhtarin e kombit Pasha Toptanin, ishte akt atdhetarie e vendosmėrie qė do t’iu binte kokės tė gjithė atyre qė do tė guxonin tė bėnin pazar nė dėm tė tokave shqiptare! Kushtrimi i krismave tė kobures sė Avniut, ishte kushtrim pėr bashkimin e tė gjithė atyre burrave qė pėrpiqen pėr ēlirimin e trojeve shqiptare, njėkohėsisht vėrejtje pėr tė gjithė ata qė ushqenin dhe ndihmonin pėrēarjen vendit, vėrejtje pėr te gjithė ata qė u shėrbenin pushtuesve tanė shekullorė sllavo-grek, vėrejtje pėr tė gjithė ata qė synonin kolltukėt e “pushtet” nėn tutelėn e pushtueseve tanė!

Avniu me aktin historik qė kreu, i tregoi botės se dora e popullit do t’i arrijė tradhtarėt e kombit tonė- edhe nė Paris, Londėr e kudo qė tė fshihen e strehohen ata! Avniu, gjyqin e Parisit, qė iu ngrit pėr ta dėnuar atė, e shndėrroi nė njė tribunė politike, ku mbrojti me konsekuencė tė drejtat shqiptare, duke fituar kėshtu simpatinė e qindra intelektualėve tė kohės, tė cilėt u solidarizuan me qėllimin e lartė tė veprės sė Avniut dhe me tė drejtėn e popullit shqiptar pėr tė qenė i lirė nė tokat e veta. Nėpėr tė gjitha qytetet e Shqipėrisė organizoheshin tubime e manifestime nė shenjė pėrkrahjeje tė Avniut me tė vetmen kėrkesė: „LIROJENI DJALIN TONĖ!”- tradhtarėt plumbin e kanė hak...
_________________
Mbrapsht nė krye Goto down
fv
anetare te shquar
anetare te shquar



Anėtarėsuar : 29 May 2008
Mesazhe : 1363

MesazhTitulli: Re: Nė pėrkujtim tė Avni Rrustemit   Wed Jun 04, 2008 3:09 pm

Avniu dhe populli shqiptar e fituan edhe kėtė gjyq. Nė dhjetor tė vitit 1920, Avniu kthehet nė Shqipėri. Masat popullore liridashėse e pritėn me entuziazėm, e pritėn si njė hero tė vėrtetė. Avniu pėr asnjė ēast nuk e ndali veprimtarinė e vet dhe as edhe njėherė nuk mendoi se „e kreva detyrėn ndaj atdheut!“. Ai nuk qe vetėm organizatori kryesor i shoqėrive demokratike – pėrparimtare dhe ēlirimtare, por edhe njėri ndėr ideologėt mė tė shquar tė asaj kohe. Idetė e tij tė publikuara, njė herė u bėnė edhe armė tė fuqishme nė duart e rinisė demokratike tė asaj kohe si dhe tė masave tė shtypura. Idetė e tij pėr pėrparimin e vendit ai i shprehu edhe nė Asamblenė Kushtetuese tė vitit 1924, ku edhe u zgjodh deputet nga populli i ish prefekturės sė Kosovės. Ai mbrojti me guxim e zjarr traditat luftarake tė popullit tonė, pėrpjekjet e tė drejtat e tyre pėr t’u ēliruar nga zgjedha serbo-sllave dhe greke, pėr tė jetuar tė lirė dhe tė bashkuar- ashtu siē jetojnė popujt e tjerė tė botės sė lirė...

Forcat e errėta Monarkiste, pėrgatitėn likuidimin e Avniut, ai ra me 22 prill, ra pėr tė mos rėnė kurrė!... Figura e Avniut do tė qėndrojė lartė nė ndėrgjegjen e luftėtarėve tė lirisė!


Nderim i pėrjetshėm jetės dhe veprės sė ndritur tė Avniut!

_________________
Mbrapsht nė krye Goto down

Nė pėrkujtim tė Avni Rrustemit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Histori :: HISTORIA KOMBETARE-
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės