emigranti anetaret me aktiv


Anėtarėsuar : 08 Dec 2007 Mesazhe : 313
| Titulli: Suliote Thu Jan 31, 2008 8:02 pm | |
| Suliotė nga A.L.
Shumė ėshtė shkruar e folur mbi Ali Pashė Tepelenėn. Nga fundi i shekullit XVIII e fillimi shek. XIX- nuk kishte qytet shqiptar mė tė njohur ne mbarė Turqinė evropiane sesa Janina; me Ali Pashėn dhe veprave tė tij tė zeza ndaj njerėzve tė vet, apo tė kryera pėr perandorinė a kundėr saj. Falė famės sė tij, libra historikė e pėrshkrime udhėtimesh nga kjo pjesė e Ballkanit mund ti gjeje nė atė kohė nė mbarė perėndimin.
Ali Pasha vdiq si kryengritės i thyer, i vrarė pikėrisht atėherė kur ishte bindur se Sulltani e kishte falur; vdekje e ngjashme me atė qė ai u kishte ofruar kundėrshtarėve a viktimave, vecanėrisht suliotė, tė cilėt dorėzoheshin mė premtim pėr jetėn e pastaj vriteshin a helmoheshin. Nė njė rast Ali Pashės i thanė se gjatė udhėtimit afėr Kėlcyres kishin parė disa banorė suliotė tė internuar nė atė zonė prej tij pas rėnies sė Sulit, qė jetonin nė gjendje shumė tė vėshtirė dhe kishin nevojė pėr ndihme. Dhe Aliu tha se habitej vetėm qė ata ishin ende gjallė, pasi qėllimi i internimit ishte qė ata tė vdisnin duke vuajtur.(Pouqueville) Nė njė rast tjetėr, tregohet se pas njė masakre, shoqėruesit a shokėt e tij i thanė Pasha cbėre kėshtu, vrave gra, pleq e fėmijė? - Pse smė thatė gjė pėrpara? ua ktheu Aliu me sarkazėm, duke u lėnė tė kuptonin se faji ishte edhe i atyre qė tani e kritikonin.
Disa mendojnė se pėr sa kohė qė malet e Sulit tė ekzistojnė, Ali Pasha do tė kujtohet si njeri mizor. Tė tjerė thonė se ai ishte shqiptar i vėrtetė, mishėrim i energjisė, forcės dhė guximit tė racės sė vet. Sikur tė kishtė arritur tė hidhte tej me sukses zgjedhėn osmane, thonė ata, vendi nėn qeverisjen e tij, do tė ishte bėre i begatė, i bashkuar e pavarur duke lėnė pas pėr nga zhvillimi cdo vend tjeter larg e afėr.
Gjatė kohės qė qeverisi, Ali Pasha ndėrtoi rrugė, ura mes maleve, lumenjve e mocaleve, qė i dhanė njė nxitje tė madhe tregėtisė. Nė kohėn e tij, Janina ishte njė qytet me mbi 40 mijė banorė dhe qendėr tregtare. Por ashtu si fati i Pashait, edhe qyteti u rrėnua. Pėr njė visitor tė huaj nė Janinė nė vitet 1840, fortifikatat e shkatrruara, shtėpitė e braktisura, murret e rrėzuara ishin gjurmėt e njė lufte tė ashpėr mes shqiptarėve tė pėrcarė; njėra palė luftonte nė mbrojtje tė zotėrimeve tė pashait, ndėrsa pala tjetėr, me tė njėjtėn vendosmėri, sulmonte pėr ti marrė ato.(Tozer)
Historia e herėshme e Janinės ėshtė e paqartė. Pėr tė thuhet se u fortifkua e u kthye nė qėndėr banimi aty rreth shek. XII. Kjo pėrkon mė periudhėn e kryqėzatave. Kėshtjella mund tė jetė ngritur nga normanėt qė marshonin nė grupe drejt Kostandinopojės e Jeruzalemit, nėprmjet rrugės Egnatia. Andej nga kalonin, nė pika strategjike, ata ngrinin fortifikime, kėshtjella, e viheshin nė krye tė zotėrimeve e bashkėsive me bazė etnike vendase. Normanėt ishin krijuesit e parė tė dukateve e principatave feudale, e jo vetėm nė Ballkan.(Chibnall) Burime tė tjera thonė se themelimi i Janinės si vendbanim i fortifikuar u krjua nga gjeneralėt bizantinas dhe pastaj kaloi nen kontrolle a pushtme tė ndryshme bullgare, sllavė, normanė e napolitanė.(Runciman)
Mė 1424, kur Thesalia dhe Maqedonia ranė nėn sundimin osman, Janina me rrethe ishte njė republikė e pavarur tregtare dhe e begatė, e banuar nga fise Came. Historianėt thonė se duke pėrfituar nga zona strategjike dhe si trima, camėt mund tu kishin bėrė ballė forcave osmanė sado tė fuqishme. Por elita qė donte tė ruante zotėrimet dhe tregtarėt qė donin tė pėrfitonin, hapėn vendkalimet malore pėr pushtuesit dhe perqafuan myslimanizmin, duke tėrhequr pas njė numėr tė madh miqsh, tė afėrm e vartės. (Spencer) Tė tjerėt qė nuk u bashkuan me ta, formuan grupime fisesh dhe u tėrhoqėn nė malet e Sulit e nė rajone tė tjera malore midis Janinės dhe Pargas, qė si qytet bregdetar u mundėsoi atyre tė komunikonin me Venedikut e shtete tė tjera perėndimore.
Me kalimin e kohės kėto zona malore tė banuara nga camė u bėnė strehė pėr tė gjithė ata qė iknin nga rajonet fushore pėr ti shpetuar sundimit e pėr t'a luftuar atė. Nėn emrin Suliot, fama e heroizmave tė tyre u pėrhap nė mbarė Evropėn. Kėshtu ata ruajtėn pavarėsinė, por deri nė ardhjen e Aliut si Pasha i Janinės me 1788. Pas kėsaj, krahas heroizmit, Evropa do tė njihej edhe me vuajtjet e Suliotėve dhe banorėve tė tjerė Camė tė Filatit, Margaritit e Pargas. |
|