Libri dhe politikanėt

Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Libri dhe politikanėt

Mesazh nga ILIRI prej Sun Apr 06, 2008 4:09 pm

Shkruar nga T.O.
Libri dhe politikanėt
Kur nė Parlament diskutohej buxheti, si rrallėherė debati nga shifra u pėrqendrua te librat. Pasi kishin bėrė njė xhiro nga Piramida, deputetėt po diskutonin se kush e kishte lexuar botimin e ri tė "Veprės Letrare" tė Kadaresė. Ndre Legisi, deputeti i LSI-sė, u hodh i pari dhe tha se i kishte lexuar tė tre vėllimet. Madje, fillimisht vėllimin III, pastaj dy tė tjerėt. Ndėrsa deputeti i PD-sė, Pal Dajēi, u shpreh se fatkeqėsisht pėr shkak tė angazhimeve kish lexuar vetėm vėllimin e III. Ndriēim Babasi dhe njė pjesė e deputetėve tė opozitės e justifikoi pėrgjumjen nė seancė pikėrisht me arsyen se kishte ndenjur deri vonė pėr tė lexuar "Veprėn III" tė Kadaresė, qė sipas tyre ishte njė kryevepėr. Por mes debatit kritikė pėr Kadarenė u dėgjua zėri i Pėllumb Xhufit. "Ju jini tė gjithė budallenj", tha Xhufi. "Kadare ka vetėm II "Vepra Letrare" qė janė botuar, e treta nuk ka dalė akoma. Pasi dėgjuan kėto fjalė, deputetėt artdashės filluan tė merrem me shifrat e buxhetit duke e cilėsuar ekonominė si njė fushė ku nuk ua ha qeni shkopin.
Rama nga Boni: Se bone mirė Bomir
Lajmi i shkarkimit tė prokurorit tė Pėrgjithshėm, Theodhori Sollaku, e la kryetarin e Partisė Socialiste, Edi Rama, nė ajėr. Nė fakt, jo se u ēudit nga lajmi, por realisht ishte nė avion duke udhėtuar drejt Gjermanisė. Nga pozicioni ku e shihte veten, Rama lėshoi rrufetė e kritikave ndaj Presidentit Bamir Topi, kryeministrit Berisha dhe ish-kryetarit tė tij, Fatos Nano. Me pak fjalė, ia skuqi mirė patriotit tė tij tirons. "Nuk e bone mirė Bomir, tė paktėn tė kishte pyt i herė", tha Rama. Pastaj i mori me radhė tė gjitha televizionet dhe dha prononcimet e rastit nė pothuaj gjithė edicionet informative. Berisha qė ndodhej nė zyrė dhe shihte reagimet, u habit qė nė ēdo stacion dėgjonte Ramėn qė fliste nė telefon. Sipas burimeve nga Boni i Gjermanisė, Berisha mėsohet si i ēoi njė sms Ramės. "Akoma nė shtyllė ti Dedė?!".
Nga njė dhjetor nė tjetrin
E majta nuk do mė zgjedhje tė parakohshme, ama protestat do t'i bėjė. Erion Braēe ka ftuar gjithė socialistė tė bėjnė provat e zėrit pėr mitingje, pasi nė muajin dhjetor do tė nisin mitingjet masive kundėr qeverisė. Gjithashtu, pranė PS-sė ėshtė hedhur ideja pėr hapjen e njė palestre pėr stėrvitjen e protestueseve nė pėrplasje me policinė. Nėse nuk do ketė militantė partiakė, atėherė ėshtė parashikuar qė tė merren mitingash nga shoqėria civile, pėr shkak tė nivelet tė lartė qė kanė nė bėrjen e protestave. Ndėrkohė, po nė dhjetor, Partia Demokratike do tė nisė ceremoninė e festimit pėr tė kujtuar Dhjetorin 1991. Nė sheshin "Skėnderbej" tė dy grupet do tė takohen pėr tė shkėmbyer pėrshėndetjet e rastit. Bashkia po merr masat pėr tė pastruar zonėn nga tullat, gurėt dhe ēdo mjet qė duhet pėr tė protestuar nė mėnyrė paqėsore.

ILIRI
Admin
Admin

Mesazhe : 2135
Anėtarėsuar : 06 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi