Hosteni

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Hosteni

Mesazh nga Teuta prej Tue Jul 15, 2008 7:57 am

Shkruar nga Qamil Xhani
Doktori "600 mijė dollarė"

Njė doktor humbi veshkėn e pacientit gjatė operacionit. Duke komplimentuar infermieren pėr lukun qė kishte vėnė nė operacion, doktori kish harruar se veshka mund t'ia fuste vrapit dhe pa pikė pėrgjegjėsie dhe tė mos i bėhet vonė pėr pacientin. I njėjti doktor, qė duket se ka parė shumė filma fantastiko-shkencorė, tha se kohėt e fundit kanė filluar t'i ndodhin gjėra tė ēuditshme. Sa herė dilte nga operacioni, gjente nė xhepat e bluzės 50 mijė lekė tė rinj. Ndėrsa njerėz tė panjohur vinin dhe i bėnin presion me tufa lekėsh nė dorė para shtėpisė. Ndėrsa kulmi, sipas doktorit, ishte kur zbuloi se nė llogarinė bankare kishte 600 mijė dollarė. Por kėtė e justifikoi duke mbledhur tė gjithė rrogėn prej 40 mijė lekėsh qė ka marrė gjatė 300 viteve tė fundit qė po punon. Kolegėt e tij e ngushėlluan duke thėnė se edhe ata kanė kohė qė vuajnė nga simptoma tė tilla.

Duron-duron, 2 milionė

Ministri i Kulturės, Ylli Pango, e ka ndarė mendjen dhe ka vendosur njė bast me veten. "O do vinė nė Shqipėri dy milionė turistė ose unė jap dorėheqjen". Kryeministri Berisha pėr momentin nuk e ka komentuar kėtė deklaratė. Por nė korridoret e qeverisė ka filluar vendosja e skedinave, 1 x 2, ku fitorja e Pangos ka koeficientin mė tė lartė. Me ta dėgjuar lajmin Pango, dhe faktin qė Berisha mund ta marrė seriozisht bastin, turistė nga gjithė bota kanė filluar tė dynden drejt plazheve shqiptare, vetėm qė qeveria "Berisha" tė mos ketė dorėheqje. Por mė seriozisht kėtė deklaratė e kanė marrė deputetėt e opozitės. Erion Braēe ėshtė parė ditėt e fundit nė Kakavijė, i maskuar si refugjat, duke numėruar turistėt nė traun e doganės. Ndėrsa Andis Harasani dhe Arben Isaraj flitet se janė vendosur nė Durrės, me nga njė cigare nė gojė dhe tė veshur si xhamajkanė, kanė zėnė pikat strategjike tė portit. Vet Pango nuk ka lėnė kushėri, shok shkolle apo komshi qė ka jashtė shtetit pa i thirrur qė tė bėjnė mbi pesė hyrje-dalje nga pikat doganore dhe nga kufijtė. Nė mes tė "gjahut tė turistėve", avokat Ngjela ngriti njė ēėshtje jo pa rėndėsi pėr ngjarjen nė fjalė, qė pėr momentin nuk i ėshtė pėrgjigjur as vet Pango: "Po sikur nė plazhet shqiptare tė vijnė 1. 999.999 turistė, a do ta japė dorėheqjen Ministri?".

Xhepat e deputetėve

Lėvizja "Mjaft!" bėri lėvizjen e radhės, formoi njė skuadėr, "Unė Votoj", pėr tė parė pasuritė e deputetėve tė Parlamentit. Nga ana e tyre deputetėt prej vitesh kanė formuar njė skuadėr me emrin "Unė bėj lekė", pėr tė bėrė garė me njėri-tjetrin. Rezultati ishte shumė ulėritės. Tė gjithė deputetėt kishin llogari "modeste bankare", qė varionin nga milioni te miliardi. Kish dhe ca fakira qė s'ia kanė vjelė frutet pushtetit, por skuadra "Unė bėjė lekė" do japė ndihma me tenderime pėr kėtė kategori.

Braēe: "To be or not to be" opozitar

Pas tre vitesh nė opozitė, Erion Braēen ka filluar ta brejė ndėrgjegjja. Nė njė intervistė Braēe reflektonte mbi rolin e PS-sė, me shprehjen "Tė jesh apo tė mos jesh opozitar". Dilema hamletiane e Braēes godiste dhe kryetarin e partisė, Edi Rama. Nė mbledhjen e Durrėsit, Rama i ra si larg e larg dhe tha se ditėt e fundit kish parė filmin "Lista e Shindlerit", varianti me kandidatė pėr deputet, ku Braēe nuk figuronte askund. Mė pas thonė se Braēe bėri njė dush tė ftohtė nė pishina.

Mediu-Berishės: O nė qeveri, o tė hapa kokėn me gurė!

Republikanėt kanė ngulur kėmbė dje para Kryeministrisė se qeveria nuk mund tė quhet qeveri pa pasur nė gjirin e saj njė ministėr tė PR-sė. Kėrkesa e republikanėve u bė pak a shumė nė njė formė dialogut nė filmit "Lulėkuqe mbi mure", ku personazhi i thotė partizanit, "O ma jep pushkėn, o ta hapa kokėn me gur". Duke pasur parasysh suksesin qė pati me republikanėt nė Mbrojtje, Berisha po mendohet gjatė se cili ėshtė sektori mė pak i dėmshėm ku mund tė punojė njė republikan. Mendoi si fillim pėr Ministrinė e Mjedisit, por erozioni i Xhuvelit ėshtė mė i rrezikshėm pėr qeverinė. Ideja ėshtė qė tė shpiket njė dikaster qė tė mos ketė asnjė ndikim nė jetėn e qytetarėve. Por Pal Dajēi tha se kudo qė tė jenė republikanė kanė efekte shpėrthyese.

UNESCO: O Berat, ē'e pate fat

UNESCO kėtė herė e bėri si burrat. Kish dėgjuar dhe pėr bukuritė e Beratit edhe pėr faktin qė aty prej 2400 vitesh kishte zhvilluar "Dialog me Shqipėrinė" Edi Rama dhe "Shqipėria nė NATO" Sali Berisha. Nga gėzimi banorėt u vunė flakėn gjithė pyjeve rreth e rrotull, meqenėse UNESKO mban pėrgjegjėsi vetėm pėr gurėt. Flitet se pas Gjirokastrės dhe Beratit, qytetit tjetėr qė do ketė muhabet me UNESKO-n ėshtė Mamurrasi, Bulqiza, Kuēova dhe Fushė-Kruja meqė priti Xhorxh Bushin.

Teuta
anetare te shquar
anetare te shquar

Mesazhe : 1174
Anėtarėsuar : 08 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Hosteni

Mesazh nga Teuta prej Tue Jul 15, 2008 7:59 am

Shkruar nga T.O.
Skėnderbeu dhe deputetėt e Parlamentit Shqiptar

Parlamenti hapi kėtė javė ekspozitėn pėr Gjergj Kastriot Skėnderbeun. Nė ceremoninė pėrkujtimore tė kėsaj figure tė madhe, kryetarja e Kuvendin mbajti fjalėn e radhės. Duke u ndalur nė bėmat e Heroi Kombėtar, Topalli e mbylli fjalimin e saj me shprehjen se, Skėnderbeu pėrveē njė luftėtar i zoti, ishte dhe njė politikan model. Tė befasuar nga zbulimi i figurės sė Skėnderbeut, deputetėt kanė filluar tė ndėrmarrin njė sėrė veprimesh pėr t’i ngjarė atij sado pak. Kėshtu tė gjithė janė vėnė nė kėrkim tė pėrkrenareve me kokė dhie, pėr t’i pėrdoruar gjatė fushatave elektorale. Njė deputet i njohur i parlamentit ėshtė nė kėrkim tė njė kali tė bardhė nė Fushė-Krujė. Ndėrsa njė tjetėr ka porositur shpatėn mė tė mirė. I vetmi problem ėshtė se nuk po gjendjet njė njeri qė tė jetė bari dhe deputetėt ta pyesin “A don ti Gjin me i luftu turqit”.

Nga dialogu vijmė, drejt dialogut shkojmė

Rama nė Divjakė, Berisha nė Sarandė. Dy kryetarėt kryesorė tė partive kanė vendosur ta kalojnė fundjavėn nė bregdet. Rama me “Dialogun me Shqipėrinė”. Berisha ka gjetur njė ide krejt ndryshe nga ajo e kryetarit Rama, duke e quajtur “Dialog me qeverinė”. Me pak fjalė fushata ka nisur. Rama e kapi nga Tropoja “Dialogun” e tij me qytetarėt e qytetarėt. Berisha e kapi nga Jugu me shqiptarėt e shqiptarėt. Nė fund kanė vendosur tė takohen nė kėrthizė tė Shqipėrisė. Domethėnė nė Elbasan dhe do bėjnė njė tur tė pėrbashkėt me emėr, “Monolog me veten”. Madje ka dhe njė variant artistik pėr takimin e tyre, titulli mund tė jetė “Duke pritur Ilir Metėn. Fatos Nano kur e mori vesh kėtė punėn e “Djall-ogjeve”, tha se dy kryetarėt janė shumė mbrapa me kėto punėt e politikave progresiste. “Unė kam tre vjet qė bėj “Dialog me Evropėn”, komentoi ish-kryetari. Si pėrfundim, kur tė bėhet bilanci i katėr viteve tė fundit, mund tė themi se nuk u ndėrtuan shumė rrugė. Uji me raste vinte njė herė nė 24 orė. Dritat qėlloi edhe erdhėn ndonjėherė. Po hėna ishte e plotė dhe nuk u ndje mungesa. Ndėrsa opozita do mburret se iu lėshua dhėmbė pėr dhėmbė qeverisė. Protestoi ashpėr pėr tė drejtat e qytetarėve. Bile-bile, protestoi shumė fortė, me bilbila, gėrneta e cyla nė Parlament. Por protesta qė i dha dėrrmėn kėsaj qeverie, ishte “Protesta e heshtur” me qirinj, nė sheshin “Skėnderbej”.

I Lėvizuri i lėvizjes Petro Koēit

I ka befasuar tė gjithė Petro Koēi teksa dy ditė pasi deklaroi se do tė ikte te Lėvizja Socialiste pėr Integrim dhe njėkohėsisht rimblodhi dhe njė herė Lėvizjen pėr Politikė Institucionale nė Partinė Socialiste. Deputetėt e PS-sė, tė hutuar pyetėn se Koēi sikur e kish mbyllur me Ramėn dhe kish nisur tė militonte me Metėn. Kureshtarėt e PS-sė iu drejtuan Yllit Dylgjerit pėr tė marrė mė shumė informacion. Ky i fundit u pėrgjigj se Koēi dy muaj pasi tė shkonte te Meta fillonte ndonjė tjetėr lėvizje brenda Lėvizjes Socialiste pėr Integrim.

Hit parade in dialog

Edi Rama: Dialog me Shqipėrinė

Sali Berisha: Dialog me Qeverinė

Fatos Nano: Dialog me Evropėn

Ilir Meta: Dialog pėr Kushtetutėn

Ben Blushi: Dialog me Shoqatat Myslimane

Fatmir Mediu: Dialog me Shtabin e Pėrgjithshėm tė Forcave tė Armatosura

Nikollė Lesi: Dialog me Nard Ndokėn

Jozefina Topalli: Dialog me Skėnderbeun

Ylli Pango: Dialog me CNN

Spartak Ngjela: Dialog me anglosanksonėt

Mimi Kodheli: Dialog me Luzhiana Abazin

Teuta
anetare te shquar
anetare te shquar

Mesazhe : 1174
Anėtarėsuar : 08 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi