Rama largon njerezit e Sollakut

Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Rama largon njerezit e Sollakut

Mesazh nga ILIRI prej Tue Jan 29, 2008 8:53 am

Rama largon njerezit e Sollakut


E Marte, 29 Janar 2008

Presidenti Bamir Topi dekreton levizjet ne Prokurorine e Pergjithshme, duke shperndare "besniket" e ish-kryeprokurorit Theodhori Sollaku. Reformes nuk i ka shpetuar as Drejtori i Marredhenieve me Jashte, Ardian Visha, i cili eshte transferuar si prokuror i thjeshte ne Gjirokaster. Dje, kreu i shtetit ka firmosur kerkesen per transferime e emerime te 14 zyrtareve te organit te akuzes, duke i shperndare nga Prokuroria e Pergjithshme, ne rrethet e vendit. Nderkohe qe po dje eshte shkarkuar nga detyra edhe prokurori i ceshtjes se keqtrajtimit te djalit te ish-deputetit demokrat, Azem Hajdari, te vrare ne vitin 1998. Kjo ka qene edhe lista e propozuar nga Kryeprokurorja Ina Rama, per transferimin dhe largimin e vartesve. Lista me propozime mesohet se kishte mberritur disa dite me pare ne Presidence, ku perfshiheshin nje emerim dhe nje shkarkim, pervec 14 transferimeve. Po dje, Presidenti Topi ka shkarkuar nga detyra edhe prokurorin e ceshtjes se keqtrajtimit te Kiriol Hajdarit, si dhe ka emeruar nje prokuror te ri. Bashkim Malaj prokuror ushtarak ne Prokurorine e Tiranes eshte shkarkuar nga detyra. Nderkohe qe Arian Ndoja, me detyre avokat, eshte emeruar prokuror ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Durres, vend vakant ne te cilin konkurroi edhe vellai i ministrit te Brendshem, Bujar Nishani, Sokol Nishani, me detyre oficer i policise gjyqesore.



Transferimet e kryera:

1. Saliko Hajno, transferohet ne Prokuror i Apelit Shkoder

2. Aleksander Goga, prokuror i Apelit Vlore

3. Valentina Ahmetaj, prokurore e Apelit Tirane

4. Mihallaq Bleta, prokuror ne Lezhe

5. Ylli Basha, prokuror ne Lushnje

6. Ardian Visha, prokuror ne Gjirokaster

7. Zamira Gjebero, prokuror ne Tirane

8. Artan Lulaj, prokuror i Apelit per Krime te Renda

9. Shkelqim Kokona, prokuror i Apelit Tirane

10. Ylli Bedalli, prokuror ne Krimet e Renda

11. Stiliano Bandilli, prokuror i Apelit Ushtarak

12. Haxhi Giu, prokuror ne Kruje

13. Xhevat Hana, prokuror ne Krimet e Renda

14. Ledina Riza, prokuror ne Tirane

ILIRI
Admin
Admin

Mesazhe : 2078
Anėtarėsuar : 06 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi