ForumiForumi  PortaliPortali  GalleryGallery  FAQFAQ  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  IdentifikohuIdentifikohu  
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
 

KLD shkarkon 14 kryegjyqtarė,

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Goto down 
AutoriMesazh
ILIRI
Admin
Admin



Anėtarėsuar : 06 Dec 2007
Mesazhe : 1804

MesazhTitulli: KLD shkarkon 14 kryegjyqtarė,   Sat Feb 09, 2008 10:34 am

KLD shkarkon 14 kryegjyqtarė, tani mandati katėr vjet

Nga Bledar Lumani

Katėr vjet pėr drejtuesit e gjykatave. Kėshilli i Lartė i Drejtėsisė ka vendosur gjatė njė mbledhjeje ditėn e djeshme qė tė kufizojė nė katėr vjet mandatin e krerėve tė gjykatave. Si pasojė e kėtij ndryshimi janė shkarkuar 14 kryegjyqtarė, 10 tė gjykatave tė Shkallės sė Parė dhe 4 tė Apelit, tė cilėt tashmė e kanė plotėsuar mandatin e tyre 4-vjeēar nė krye tė gjykatave pėrkatėse.


Kufizimi i mandatit


Nė mbledhjen e ditės sė djeshme, zhvilluar nė Kėshillin e Lartė tė Drejtėsisė, pika kryesore nė tė cilėn janė pėrqendruar diskutimet ishte pikėrisht kufizimi i mandatit tė drejtuesve tė gjykatave. Kėshtu, nė kuadėr tė ligjit “Pėr funksionet drejtuese nė gjykata” u miratua qė periudha e qėndrimit nė detyrė tė drejtuesve tė gjykatės tė kufizohet nė kohė. Kėshilli i Lartė i Drejtėsisė vendosi qė mandati i krerėve tė gjykatave duhet tė jetė katėr vjet. Pas miratimit tė kėtij ndryshimi, KLD-ja konstatoi se 14 drejtuesve tė gjykatave nė vend u kishte pėrfunduar ky mandat katėrvjeēar. Pėr kėtė arsye u vendos shkarkimi i tyre, ndėrkohė qė deri nė momentin qė do tė zgjidhen drejtuesit e rinj, ata do tė vazhdojnė tė qėndrojnė nė krye tė gjykatave. Pėrveē kėsaj, ata kanė edhe tė drejtėn qė tė rikandidojnė pėrsėri, duke qenė se ligji nuk e pėrjashton konkurrimin e gjyqtarėve qė kanė qenė nė poste drejtuese. Si pasojė e mbarimit tė mandatit pėr 14 gjyqtarė, ku 10 prej tyre u pėrkasin gjykatave tė rrethit dhe 4 gjykatave tė Apelit, Kėshilli i Lartė i Drejtėsisė vendosi tė shpallė fillimin e procedurės pėr konkurim. KLD i komunikoi trupės gjyqėsore tė secilės prej gjykatave tė mėsipėrme tė paraqesin kandidaturat pėr pozicionet drejtuese nė kėtė gjykata.

Gjyqtarėt e shkarkuar


Me kufizimin e mandatit tė drejtuesve tė gjykatave, plot 14 prej tyre janė shkarkuar ditėn djeshme nga Kėshilli i Lartė i Drejtėsisė. Kėshtu, gjykatėsit e pezulluar janė kreu i gjykatės sė Beratit, Fatime Velēani; kreu i gjykatės sė Dibrės, Kastriot Selita; kreu i gjykatės sė Gjirokastrės, Artan Laze; kreu i gjykatės sė Kavajės, Durim Kadiu; kreu i gjykatės sė Krujės, Ardiana Berberi. Gjithashtu, janė shkarkuar edhe kreu i gjykatės sė Kukėsit, Granit Qypi; kreu i gjykatės sė Kurbinit, Gramoz Levanaj; kreu i gjykatės sė Lezhės, Jak Ndoka; kreu i gjykatės sė Matit, Ali Koleci; kreu i gjykatės sė Pogradecit, Liradin Lila. Pėrveē tyre, janė shkarkuar edhe 4 gjyqtarė tė Apelit, kreu i Apelit tė Gjykatės sė Gjirokastrės, Tomor Skreli; kreu i Gjykatės sė Apelit tė Korēės, Stavri Kallēo; kreu i Gjykatės sė Apelit Ushtarak, Musa Halili dhe kreu i Gjykatės sė Apelit pėr Krime tė Rėnda, Vangjel Kallēo. Ata do tė qėndrojnė nė krye tė kėtyre gjykatave deri nė momentin qė do tė zgjidhen pasardhėsit e tyre, ndėrkohė qė kanė sėrish mundėsi qė tė rikandidojnė pėr postin qė ata mbajnė.


Shkeljet, shkarkohet gjykatėsi i Apelit tė Vlorės, Hanxhari


Kėshilli i Lartė i Drejtėsisė ėshtė ndalur dhe nė shqyrtimin e kėrkesės sė ministrit tė Drejtėsisė, Enkelejd Alibeaj, pėr shkarkimin e gjykatėsit nė Apelin e Vlorės, Vasil Hanxhari. Kjo, duke qenė se pas njė kontrolli tė inspektorėve tė Ministrisė sė Drejtėsisė, Hanxharit i janė konstatuar disa shkelje gjatė ushtrimit tė detyrės. Pasi ka shqyrtuar kėrkesėn e ministrit, Kėshilli i Lartė i Drejtėsisė e ka shkarkuar atė nga detyra me motivacionin e “shkeljeve nė detyrė”. Njė mbledhje mė parė KLD shkarkoi edhe kreun e Gjykatės sė Apelit tė Vlorės, Gjenovefa Gaba, sė cilės iu konstatuan shkelje tė rėnda gjatė ushtrimit tė detyrės sė saj. Gaba ishte mandatuar edhe pėr nė Gjykatėn e Lartė nga ish-presidenti Moisiu, por qė mbeti e pavotuar nė Kuvend. Tashmė, nė vend tė saj pritet qė presidenti Topi tė propozojė njė emėr tjetėr.


Presidenti Topi: Kufizimi i mandatit, i domosdoshėm


Presidenti i Republikės, Bamir Topi, e ka cilėsur kufizimin e mandatit tė drejtuesve tė gjykatave si njė hap tė domosdoshėm pėr drejtėsinė. “Ėshtė njė moment shumė i rėndėsishėm nė filozofinė e re dhe nė strategjinė e Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė, e cila sot konsiderohet me njė frymė tė re nė kėtė sens. Edhe nė sistemin gjyqėsor pozicionet e kryetarėve dhe tė zv.kryetarėve tė gjykatave duhet tė dalin nga ajo situatė, e cila pėr hir tė sė vėrtetės nė mjaft raste ka krijuar kushte pėr klientelizėm, nepotizėm, pėr njė mungesė tė dialektikės sė zhvillimit edhe nė kėto pozicione shumė tė rėndėsishme”, - u shpreh nė fjalėn e tij Topi. “Ajo qė ndodh nė ēdo fushė tė jetės, ku ndihet nevoja e qarkullimit, ndihet nevoja e ridinamizimit tė kėtyre pozicioneve, ndihet nevoja e konkurrencės, e cila ėshtė jetike nė demokraci. Pikėrisht pėr kėtė arsye bėhet dhe ky kufizim i mandatit tė drejtuesve tė gjykatave”, - tha presidenti. Ndėrkaq, Topi ka vlerėsuar edhe inspektimet e fundit qė kanė nisur nė gjykata, duke nxjerrė nė pah edhe disa nga problematikat mė tė mprehta nė kėtė sistem tė shumėpėrfolur.


Gjyqtarėt e shkarkuar


Gjykata e Rrethit Gjyqėsor Berat, kryetare e sė cilės ėshtė zonja Fatime Velēani;
Gjykata e Rrethit Gjyqėsor Diber, kryetar i sė cilės ėshtė zoti Kastriot Selita;
Gjykata e Rrethit Gjyqėsor Gjirokastėr, kryetar i sė cilės ėshtė zoti Artan Laze;
Gjykata e Rrethit Gjyqėsor Kavajė, kryetar i sė cilės ėshtė zoti Durim Kadiu;
Gjykata e Rrethit Gjyqėsor Krujė, kryetare e sė cilės ėshtė zonja Ardiana Bera;
Gjykata e Rrethit Gjyqėsor Kukės, kryetar i sė cilės ėshtė zoti Granit Qypi;
Gjykata e Rrethit Gjyqėsor Kurbin, kryetar i sė cilės ėshtė zoti Gramoz Levanaj;
Gjykata e Rrethit Gjyqėsor Lezhė, kryetar i sė cilės ėshtė zoti Jak Ndoka;
Gjykata e Rrethit Gjyqėsor Mat, kryetar i sė cilės ėshtė zoti Ali Koleci;
Gjykata e Rrethit Gjyqėsor Pogradec, kryetar i sė cilės ėshtė zoti Liradin Lila;
Gjykata e Apelit Gjirokastėr, kryetar i sė cilės ėshtė zoti Tomor Skreli;
Gjykata e Apelit Korēė, kryetar i sė cilės ėshtė zoti Stavri Kallēo;
Gjykata e Apelit Ushtarak, kryetar i sė cilės ėshtė zoti Musa Halili;
Gjykata e Apelit pėr Krime tė Rėnda, kryetar i sė cilės ėshtė zoti Vangjel Kallēo.
Mbrapsht nė krye Goto down

KLD shkarkon 14 kryegjyqtarė,

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Jeta ne Shqiperi :: JURIDIKSION-
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės