Libri i gjashte (Te dhanunat)

 :: Histori :: KANUNI

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Libri i gjashte (Te dhanunat)

Mesazh nga Teuta prej Sat Jun 21, 2008 3:11 pm

L I B R I I G J A S H T Ë T
T Ë D H A N U N A T
NYE I TETDHETEDYTË.
Uhaja.
§.499. Kanûja e malevet nuk njef uhà me shtojca fitimesh (Fajde).
§.500. Kanûja njef uhà të fjeshtë: sà të dhaçë ké me më dhânë.
§.501. Per me shndoshë pûnen e uhas e per me largue çdo dyshim pabesije per uhà të dhânun,
mùnd të mirret pengu.
§.502. Pengu perbahet prej njij sendi, qi të két çmim a sà uhaja e dhânun, a edhè mâ teper.
§.503. Pengu, qi mirret per uhà të dhânun, mùnd të xêhet si "Peng hupës".
§.504. Pengu i hupun xêhet atëherë, kùr aj, qi mêrr uhà, i lidhet uhasit a me prû uhàn në ditë të
caktueme, a me lânë pengun, qi të hupë.
§.505. Uhaja e prûme në ditë të caktueme e shperblen pengun.
§.506. Po s'u prû uhaja në ditë të caktueme e nuk erdh mârrsi me u pà me uhasin, ky kà tager
me shitë pengun e me xjerrë uhàn e vet.
§.507. Dita e caktueme viion mié në prendim të diellit e uhasi do t'a presë detyrsin mjé në
prendim të diellit, po s'erdh, pengu i shitet.
§.508. Shka t’i dalë teper uhas së dhânsit prej pengut të shitun, do t’i a dorzojë të zot't të
pengut.
Oroe.
Mbas parimeve të permenduna e mbas kallximît të burrave të lashët, Shqyptarët e hershëm të
Malevet Vona nuk kàn pasë diejtë as me dhânë as me mârrë uhat me shtojca fitimesh, ky ves i
mbrapshtë fôrt voné do të két hi.
NYE I TETDHETETRETË.
Vadja.
§.509. Vadja e uhave âsht nji kohë e caktueme, në të cillen detyrsi do t'i a çoië të zot't uhàn e
mârrun.
§.510. Uhaj a mùnd t'epet me besë e burrni, me dorzâni a edhè vetem tuj e shndrrue me peng.
Mbi pêgje shif. Liber IV, Nye LXXXII, "Uhaja", £56.
KRYE I GJASHTMBDHETËT.
E FOLMJA, E FALMJA
NYE I TETËDHETEKATERT.
E Folmja.
‘’E folmja âsht në fund të kuletës".
§.511. E folmia âsht prêmtimi i njij sendi, qi i bân kush kuej per nji mùnd, qi do të hjekë.
§.512. E folmja premtohet: per nji pleqni, per nji udhtim a shtegtim, per pajtlm të gjakut, per
shkuesi a per mjek.
§.513. E folmja perbahet prej njij çmimi, qi mùnd të mbrrijë mjé në 500 grosh.
§.514. E folmja premtohet edhè pà eper mendë caktimin e çmimit me të holla, b.fj. Ke nji parë
opanga të holla, per në m'a marosh két a at pûnë. Opangat e holla kàn çmim 10,20 mjé 25
grosh. Opangat e trasha prej 50, 100 mj é në 500 grosh. Oka e kafes prei 50 mjé në 500 grosh.
Oka e kafes kokerr xêhet e caktueme per 9 grosh.
§.515. Po s'e ndreqi pûnen plaku, udhtari, shkuesi etj., të folmet nuk epen, as kanûja s'i a gjegjë
vajin per pûnë të pakryeme.
§.516. Si t'a ndreqë pûnen, shka t’i két folë kush kuej, do t’i apë, sepsé "E folmja âsht në fund
të kuletës".
NYE I TETËDHETEPESËT.
E Falmja.
“Fala, s’të fala. Kanuja s’e kapë”.
§.517. Po i thae kuej, sè don me i a falë két a at send, e rnbrapa e hàngre fjalen t'ande, me
‘’fala, s't'a fala", kanùja nuk të nget me peng e me plak.

§.518. Je i lir me mbajtë burrnin fande, jé i lir me u shburrnue

§.519. Kanûja thotë: Ftyren e vrugnueme në daç laje, në daç zezoje edhè mâ

Teuta
anetare i/e shquar
anetare i/e shquar

Mesazhe : 1278
Anëtarësuar : 08 Dec 2007

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 :: Histori :: KANUNI

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi