Dep, pirati 2 miliardesh
:: Kulture :: KINEMATOGRAFI,TEATER
Faqja 1 e 1•
Dep, pirati 2 miliardesh
Dep, pirati 2 miliardesh
![]() |
Nje protagonist mitik. Mes dueleve, grave dhe anijeve fantazme. Xhek Sparrou rikthehet me serine e trete te aventurave pirate, qe kesaj here do ta cojne deri ne fund te botes
Kur Xherri Brukheimer njoftoi se do te realizonte nje film te titulluar Piratet e Karaibeve, shume vete ne Hollivud menduan se pas sukseseve me filmat si The Rock, Bad Boys apo Armageddon, kishte ardhur edhe per te casti per te provuar shijen e humbjes. Nje film mbi piratet? Nje cmenduri, nje teme teper e rrahur, ne te cilen edhe Stiven Spilberg, me Kapiten Gremcin, mori nje nga zhgenjimet e rralla ne karrieren e tij. E vec te tjerash, eshte degjuar per shume filma qe kishin ecur mire, qe kane gjeneruar ide te reja per nje park zbavitjesh, por e kunderta? Nje film i bazuar ne nje atraksion te Disneyland-it te 40 viteve me pare? Kur nisen te qarkullonin imazhet e para te Xhoni Depit ne rolin e kapitenit Xhek Sparrou, njerezit tek Disney u tmerruan. Ne skenar ishte nje Bart Lankaster i koheve moderne, kurse ne filmin e drejtuar nga Gor Verbinski, pirati Xhek Sparrou ishte kthyer ne nje frikacak te zhburreruar me gersheta, me nje mjeker qe nuk mund te quhej as tille dhe poza apo shprehje alla Keith Ricards, nje yll roku i vjeter. Elemente keto qe garantonin nje katastrofe te vertete.
Kater vjet, nje pjese e dyte e filmit dhe 2 miliarde dollare me pas (pa llogaritur DVD-te e shitura), Piratet kthehen ne nje nga sukseset me te medha kinematografike te viteve te fundit, nje nivel i tille popullariteti dhe numrash rrezikon te kaloje ne te ardhura edhe sagen e filmit Zoteria i Unazave. Nje fenomen i vertete, por perse? Si shpjegohet qe ne Amerike, me shume se sa ne Kore apo Argjentine, pritet me ankth kthimi ne ekran i Dep-Sparrou, i Orlando Blumit ne rolin e Uillit e Keira Najtleit si Elizabet, apo e Xhefrei Rush, Bill Nigi dhe te tjereve te kesaj lukunie te detrave? Idete e mira me nje skenar te mire dhe nje regjisor te mire, do te shkojne gjithmone mire, le te behet fjale per filma te medhenj apo te vegjel, thekson Brukheimer. Historia e kinemase eshte ne te vertete plot me shembuj qe bien ne kontradikte me mega-producentin, por eshte e qarte se Piratet e tij kane origjinalitet dhe freski, se jane nje ze i ri. Nuk jane piratet, as te Salgarit dhe as te Errol Flinit; nuk ka as heroizem e as kerkesa, objektivi i vetem eshte ti ofrojne spektatorit dy ore e kusur argetim te paster e te ndershem, me dicka brenda per te gjithe familjen. Per femijet, eshte nje tete fluturuese qe nuk perfundon kurre. Per femrat, ka plot dhe mjafton: Burra seksi dhe romantizem. Per burrat, ka aksion dhe aventure me bollek. Dhe per te gjithe ka nje ritem qe te lejon te falesh, nese aty ketu, ka ndonje kontradikte apo ndonje personazh ose situate qe nuk ka kuptim. Kanibale bufone. Nje polip gjigand dhe demoniak. Fantazma gjysme peshk e gjysme pirate. Nje duel brenda nje rrote gjigande qe rrotullohet neper fusha. Keira dhe nofulla e saj qe enjtet. Arratisje rokamboleske. Dhe pastaj eshte ai: Xhoni Dep.
Ne 20 vite karriere, emri i tij eshte shoqeruar gjithmone me mbiemra te tille si: Rebel, ekscentrik, vetmitar, i pavarur, ikonoklast, me episode si shkaterrimi i nje hoteli njujorkez dhe vdekja nga overdoza e River Finiks ne klubin e tij ne Sunset Boulevard, me femra si Uinona Rajder, Kejt Mos dhe Xhenifer Grei. Ndoshta, nuk ka qene kurre djali i keq i pershkruar nga shtypi popullor, por sigurisht askush nuk ka punuar me shume me shkathtesi se Xhoni Dep per te mos u bere nje yll, duke u mbajtur larg mega-producenteve e duke punuar vazhdimisht me regjisoret Tim Burton, Terri Gilliam dhe Xhim Garmush. Nje karriere deshtimesh, thoshte shpesh me krenari duke iu referuar filmit Eduard duargershera me shume se sa Ed Wood apo Blow. Me pas erdhi Vanesa Paradis, jeta ne Provanse, dhe dy femijet. Dhe pikerisht per te kenaqur Lili-Rozin dhe Xhekun vendosi te bente Piratet. A ka shpata?, pyeti Disney-n kur keta te fundit i propozuan rolin e protagonistit. Po, i thane. Okej, do te luaj, ishte pergjigja e tij.
Pranoi pa bere asnje llogari tjeter, vec asaj se me ne fund do te bente nje film me te cilin, do te qeshnin dhe femijet e tij. Dhe tani nderohet nga te gjithe; qe nga vajzat qe flene mbi posterat e tij, nga burrat qe admirojne nonchalance-n e tij, tek te rriturit qe e shohin si nje aktor te plotesuar. Dhe ne kopertinat e gazetave qe per vite nuk e kane dashur, mori nje kandidim per pjesen e pare te Pirateve dhe nje te dyte per Neverland, madje i dhane titullin Burri me seksi. Eshte me i dashur dhe me popullor se sa Tom Henks apo Tom Kruz. Natyrisht, tani kane dale ne pah edhe ata qe thone se ai eshte shitur, qe edhe ai perfundoi i varrosur ne Hollivud. Ky eshte personazhi me te cilin jam lidhur me shume, plot magji dhe surpriza, eshte pergjigja per kritiket e tij (te pakte). Pas tre filmave mbi Piratet, dy te fundit u xhiruan bashke ne te njejten kohe per te kursyer para dhe per te siguruar qe personazhet te mos humbin gjetiu me pune te tjera, Dep nuk ka hezitim teksa flet per mundesine e te veshurit perseri dhembin e florinjte qesharak te kapitenit Xhek Sparrou. Nese vendosin te bejne Piratet 6 apo 7, une do ti bej, siguron ai.
Xhoni Dep dhe Keira Naitlei ne filmin Piratet e Karaibeve: Ne fund te botes. Poshte, Dep me Jun-Fat Cou. Majtas lart, Naomi Harris; poshte, aktorja Najtlei.
KLAN








