Tinka Kurti: Pėrfundova rastėsisht nė skenė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Tinka Kurti: Pėrfundova rastėsisht nė skenė

Mesazh nga Teuta prej Wed Jun 18, 2008 5:48 pm

Tinka Kurti: Pėrfundova rastėsisht nė skenė

Lindita Ēela



Ngado qė tė udhėtojė kjo grua era e shirokut dhe era e murlanit shkodran do ta ndjekė pas. Do ta ndjekė pas si njė kujtim i bukur, ajo udhėza e parė, trokitja e parė nė portėn e teatrit "Migjeni". Tinka Kurtin, me "rrėnjėn" e parė nė skenėn e teatrit "Migjeni" tė Shkodrės, me njė diapazon tė gjerė aktorial nė skenė dhe nė kinematografi, pėr rolet qė dhuroi, pak kush mund ta nxjerrė nga mendja. Ēuditėrisht, nė atė rrugė qė mbante emrin "Hysaj", ku banonte ajo vajzė, nė atė shtėpi tė vogėl krevete, siē i thonė shkodranėt, nuk kishte asnjė artist apo njeri qė merrej sadopak me art.... Pra, kjo udhė ishte e zbrazėt, askush nuk ndikonte, askush nuk mbartte qoftė njė grimcė talenti e magji arti. Me sa dukej, vetėm mosha me sekretet e saj fshihte magjinė qė mė vonė do tė shfaqej si vjollcė nė pranverė, me njė qeshje tė bukur, si vajzė ēapkėne e shumė gazmore. Ajo do tė rrezatonte nė universin e aktrimit, kėshtu do tė kalonte Tinka njė fėmijėri me ėndrra, mė shumė nė krahėt e nėnės se tė babait. Shpesh ndodh qė jeta tė hedh nė brigje tė panjohura, kurse ėndrrat nė brigje tė largėta drejt tė cilave duhet tė ecėsh, tė stėrmundohesh dhe nuk arrin... Kėshtu ndodhi edhe me Tinkėn. Jeta e hedh nė njė "vendqėndrim" jo tė shumėkohshėm si punonjėse e muzeut tė rrethit, ndėrsa zėri i skenės e thėrret. E thėrrasin ėndėrrat pėr tė bėrė nė realitet ėndrrėn e saj. Si shumė kolegė tė saj nisi udhėn nė Shtėpinė e Kulturės. Shpejt dallohet mbi tė tjerėt. Hyn nė teatrin "Migjeni" dhe fiton njė nemėr....
Bep Shiroka, Artist i Merituar, kujton se "kur kam hyrė nė teatrin "Migjeni" Tinka kishte emėr dhe kishte 10 vite si aktore profesioniste. Ndoshta jam partneri qė ka role mė shumė se tė tjerėt mė tė. Roli im i parė qe te drama "Nora", por roli im i parė i rėndėsishėm ka qenė nė dramėn "Histori irkutase". Valja - Tinka ishte njė rol qė e nderonte aktoren. E gjithanshme. Ajo pėson njė metamorfozė dhe bėhet njė grua ideale. Tinka jo vetėm shpalos njė botė tė mrekulleshme prej aktoreje, por kalon situata tė ndryshme, natyrshėm, me ngrohtėsi e vėrtetėsi. Roli i Valjas ėshtė i bukur profesionalisht, pa batakēillėk".
***
Ka kaluar mbi gjysmė shekulli qė kur aktorja Kurti ka nisur rrugėn e saj tė karrierės. Kur ishte vetėm 14 vjeē ajo del pėr herė tė parė nė skenė. Ndėrsa 25-vjetorin e saj e feston gjatė xhirimit tė filmit tė parė shqiptar "Tana". Pėr Tinkėn dy ēmimet e para janė njėri ne Festivalin e Parė tė filmit me filmin "Ēifti i lumtur"…. Mė vonė, me njė karrierė tė gjatė, aktorja shkodrane Kurti meriton shumė ēmime deri nė Festivalin Kombėtar tė Teatrit, tė zhvilluar nė Vlorė, rreth gjashtė vite tė shkuara, kur ajo merr ēmimin e karrierės.
Kurti shėnon 65 role nė film dhe mbi 167 role nė skenė. Nė tėrė kėtė galeri figurat - nėna zėnė njė kapitull tė veēantė, figura siē thuhen nė njė kėngė
pėr nėnėn; "nuk njohin mplakje, nuk njohin moshė". Te drama "Gjaku i Arbėrit" Tinka arrin njė kulm nė figurėn e Nėnėmadhes. Mandata i vjen pėr djemtė e vdekur, tė bijėn e ka martuar nėntė male larg. Nė stoicizmin e saj, pėrmes vijave tė vuajtjeve e tragjizmit, ajo nuk pėrthyhet, burrave u flet me gjuhėn e burrėrisė.
***
Tinka Kurti ėshtė njė aktore qė tė gjitha roleve ua ka bėrė hyzmetin. Asnjerin nuk e ka nėnvleftėsuar, i ka luajtur me shpirt. Ndaj figurėn e saj e ka gdhendur skena e teatrit dhe celuloidi i kinematografisė. Tinka Kurti, njė nga aktorėt mė me emėr tė filmit dhe teatrit shqiptar, ka marrė njė vlerėsim edhe nga Universiteti i Biografive tė Kembixhit, medalje pėr arritje tė larta nė fushėn e artit. Krahas 5 500 grave tė tjera nga e gjithė bota edhe artistja shqiptare me gjen shkodran, ėshtė renditur mes personaliteteve qė kanė konturuar listėn deri nė vitin 2000. Aktorja Kurti, megjithėse nė pension, pėr asnjė ēast nuk i ndahet skenės se teatrit. Ajo ėshtė e ftuar pėr tė marrė pjesė nė shumė trupa teatrale tė vendit, tė cilat po vėnė nė skenė pjesė tė ndryshme teatrale. E kėshtu mund tė themi se Tinka mbetet pėrherė e re dhe e mirėpritur nė skenė.

***
Kur ka interpretuar pėr herė tė parė nė skenė, Tinka Kurti ishte veē 14 vjeē. Qysh atėherė deri mė sot nė fondin e karrierės sė saj artistike numėrohen 320 role, shumica nė dramė, por pa lėnė pas edhe filmin, ku ajo ka realizuar karaktere tė papėrsėritshme. Karrierėn e saj si aktore e nisi nė Shkodėr, ku pėr herė tė parė u ngjit nė skenė. Roli i saj i vėrtetė ishte nė dramėn “Fejesa” tė Ēehovit, i cili do tė pasohej me dhjetėra tė tjerė, si “Fisheku nė pajė”, Toka jonė”, ku ka interpretuar rolin e Files dhe mė pas tė Lokes etj. Vetėm pas tre muajsh shkollė nė degėn e dramės nė Liceun e Tiranės, ajo, sė bashku me 7 - 8 shokė tė tjerė do tė pėrjashtohej nga shkolla pėr shfaqje liberale. “Teatrin e mora tmerr”, tregon ajo. Nuk e mori asnjėherė diplomėn e aktrimit, por talenti i saj nuk kishte nevojė pėr diplomė. Shumė shpejt regjisorėt zbuluan tek ajo jo vetėm talentin, por edhe pasionin e njė aktoreje tė vėrtetė. “Mė ndodhte qė brenda njė viti tė realizoja 4 role. Mė duhej tė shkoja nga Shkodra nė Vig, ku xhiroheshin “5 heronjtė”, qė aty nė njė vend tjetėr. Isha e lodhur, e sfilitur, por shumė e lumtur”, thotė aktorja. Rolet do tė pasonin njėri-tjetrin, nga skena nė sheshxhirim. Disa nga rolet e saj mė tė arrira janė ato tė Lokes te “Toka jonė”, nėnė Pashakoja, te “Yjet e netėve tė gjata”, nėna te “Gjaku i arbrit” etj.

Fillimet e Kinematografisė

Kinematografia nė Shqipėri u zhvillua pas vitit '45, ndėrkohė qė si shfaqje e parė filmike njihet ajo e piktorit Kol Idromeno, nė vitin 1912. Filmi mė i vjetėr me temė shqiptare, i xhiruar nga tė huajt, ėshtė "Albania ribelle", xhiruar nga shoqėria italiane "Cines" e Torinos, nė vitin 1909. Nė vitin 1946 u ngrit ndėrmarrja e parė kinematografike shqiptare. Gjatė viteve '70 - '80 - '90 prodhimi kinematografik shqiptar numėronte nė njė vit 14 filma artistikė, 40 dokumentarė dhe kronikale, si dhe16 filma vizatimorė tė teknikave tė ndryshme. Pas viteve '90 prodhimi i filmit shqiptar ka shėnuar njė rėnie tė ndjeshme.
"Tana", ėshtė filmi i parė artistik shqiptar me metrazh tė gjatė. Prodhim i Kinostudios "Shqipėria e Re", realizuar nė vitin 1958. Filmi me temė nga jeta e fshatit, ėshtė me skenar tė Fatmir Gjatės, mbėshtetur nė novelėn e tij me tė njėjtin titull. Regjisor ėshtė Kristaq Dhamo.
"Qeshim, se nuk qajmė dot" ėshtė filmi i parė artistik me metrazh tė shkurtėr, me regjisor Viktor Stratobėrdhėn e me skenar tė Dionis Bubanit. U shfaq pėr herė tė parė pas 43 vjetėsh, ne vitin 1999, pėr shkak se regjisori Stratobėrdha u dėnua nga regjimi komunist. Viktor Stratoberdha u lind nė qytetin e Korēės nė vitin 1925.
"Beni ecen vetė"; film artistik pėr fėmijė, me regjisore Xhanfise Kekon (Artiste e Popullit), prodhim i vitit 1975, ka fituar ēmimin e posaēėm nė festivalin pėr fėmijė tė Salernos nė Itali, nė vitin 1979.
"Zana dhe Miri", ėshtė filmi i parė vizatimor i prodhuar nė vitin 1975. Mė pas filloi prodhimi i filmave me teknikėn e vizatimit dhe mė vonė ai i filmave me teknikėn e kombinuar me sende reale.

Teuta
anetare te shquar
anetare te shquar

Mesazhe : 1050
Anėtarėsuar : 08 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tinka Kurti: Pėrfundova rastėsisht nė skenė

Mesazh nga Teuta prej Wed Jun 18, 2008 5:48 pm


Teuta
anetare te shquar
anetare te shquar

Mesazhe : 1050
Anėtarėsuar : 08 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tinka Kurti: Pėrfundova rastėsisht nė skenė

Mesazh nga Teuta prej Wed Jun 18, 2008 5:49 pm


Teuta
anetare te shquar
anetare te shquar

Mesazhe : 1050
Anėtarėsuar : 08 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi