ZGJIDHJA E STATUSIT PĖRFUNDIMTAR TĖ KOSOVĖS
ZGJIDHJA E STATUSIT PĖRFUNDIMTAR TĖ KOSOVĖS
ZGJIDHJA E STATUSIT PĖRFUNDIMTAR TĖ KOSOVĖS: PROCESE DHE PERSPEKTIVA
BESFORT RRECAJ, LL.M.
Hyrje
Procesi pėr pėrcaktimin e statusit pėrfundimtar tė Kosovės tani ėshtė nė fazėn pėrfundimtare tė saj. Negociatat me ndėrmjetėsim ndėrkombėtar dhe bisedimet direkte ndėrmjet shqiptarėve tė Kosovės dhe liderėve serb kanė dėshtuar tė sjellin njė zgjidhje kompromisi tė avokuar nga komuniteti ndėrkombėtar. Kjo do tė hapte rrugėn pėr tė ashtuquajturin status tė imponuar ndėrkombėtarisht, i cili do tė pėrgatitet dhe tė propozohet nga i Emėruari Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė, Marti Ahtisari. Propozimi merr parasysh faktorė tė ndryshėm tė cilėt janė konsideruar nė pėrcaktimin e statusit pėrfundimtar si, situata historike, marrėdhėniet ndėrmjet shqiptarėve dhe serbėve, situatėn faktike etj. Vendimi pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės, tetė vite pas instalimit tė administratės ndėrkombėtare, tani ėshtė nė duar tė Kėshillit tė Sigurimit duke vepruar nė bazė tė kapitullit tė shtatė tė Kartės sė OKB-sė, i cili i jep atij autoritet tė gjerė qė tė vendosė nė lidhje me masat pėr mbajtjen dhe kthimin e paqes dhe sigurisė ndėrkombėtare.
[/size]
BESFORT RRECAJ, LL.M.
Hyrje
Procesi pėr pėrcaktimin e statusit pėrfundimtar tė Kosovės tani ėshtė nė fazėn pėrfundimtare tė saj. Negociatat me ndėrmjetėsim ndėrkombėtar dhe bisedimet direkte ndėrmjet shqiptarėve tė Kosovės dhe liderėve serb kanė dėshtuar tė sjellin njė zgjidhje kompromisi tė avokuar nga komuniteti ndėrkombėtar. Kjo do tė hapte rrugėn pėr tė ashtuquajturin status tė imponuar ndėrkombėtarisht, i cili do tė pėrgatitet dhe tė propozohet nga i Emėruari Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė, Marti Ahtisari. Propozimi merr parasysh faktorė tė ndryshėm tė cilėt janė konsideruar nė pėrcaktimin e statusit pėrfundimtar si, situata historike, marrėdhėniet ndėrmjet shqiptarėve dhe serbėve, situatėn faktike etj. Vendimi pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės, tetė vite pas instalimit tė administratės ndėrkombėtare, tani ėshtė nė duar tė Kėshillit tė Sigurimit duke vepruar nė bazė tė kapitullit tė shtatė tė Kartės sė OKB-sė, i cili i jep atij autoritet tė gjerė qė tė vendosė nė lidhje me masat pėr mbajtjen dhe kthimin e paqes dhe sigurisė ndėrkombėtare.
[size=12]Qėllimi i kėtij punimi ėshtė qė tė diskutojė disa ēėshtje tė rėndėsishme nė lidhje me pėrcaktimin e statusit pėrfundimtar tė Kosovės. Do tė filloj me dhėnien e njė historiku tė shkurtėr tė statusit tė Kosovės qė nga Konferenca e Versajes deri te shpėrbėrja e Jugosllavisė. Pastaj do tė diskutoj procesin e shpėrbėrjes sė Jugosllavisė, rolin e komunitetit ndėrkombėtar dhe pozita e Kosovės gjatė atij procesi. Mė vonė do tė diskutojė kalimin e padėshiruar tė Kosovės nė luftė, Konferencėn e Rambouilles, intervenimin ndėrkombėtar dhe instalimin e administratės ndėrkombėtare ne Kosovė. Nė fund do tė paraqes fillimin edhe ecjen e procesit negociator, propozimin e Ahtisarit dhe rolin e Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė.
[/size]
Re: ZGJIDHJA E STATUSIT PĖRFUNDIMTAR TĖ KOSOVĖS
Historik i shkurtėr nga Konferenca e Versajes deri te shpėrbėrja e Jugosllavisė
Pas Luftės sė Parė Botėrore, prijėsit ndėrkombėtar ishin mbledhur nė Versaje qė tė vendosnin rendin e ri botėror nė pėrpjekje pėr tė ndaluar lutėrat e ardhshme. Si rezultat i Traktatit tė Versajes kishin lindur shtete tė reja
[size=12] Pas Luftės sė Dytė Botėrore, kushtetuta e Jugosllavisė e vitit 1946 kishte njohur shqiptarėt si pakicė. Sidoqoftė, pozicioni i tyre deri ne fund tė viteve 1960 kishte mbetur nė pozitė tė keqe pėr shkak tė regjimit tė Rankoviqit, Ministėr i Punėve tė Brendshme tė Jugosllavisė. Nė fund tė vitit 1960 pushteti i Rankoviqit ishte shpėrbėrė. Kjo do ti jepte hapėsirė shqiptarėve qė publikisht i shprehnin nevojat e tyre, duke organizuar kėshtu protesta masive nė vitin 1968 pėr tė kėrkuar status tė njejtė ligjor si edhe republikat tjera[vii]. Kėto ngjarje si dhe presioni nga republikat tjera rezultuan nė adoptimin e ndryshimeve kushtetuese nė vitet 1968, 1971 dhe 1974. Tė gjitha ndryshimet ishin pėrfshirė mė vonė nė Kushtetutėn e Jugosllavisė tė vitit 1974. Kushtetuta e re i kishte dhėnė Kosovės statusin e krahinės autonome, me kufijė tė qartė dhe fuqi pėr tė aprovuar ndryshimet e propozuara kushtetuese. Pozicioni i ri ligjor e kishte karakterizuar Kosovėn si element konstituiv tė Jugosllavisė dhe njėsi tė vecantė politiko-territoriale[viii]. Mirėpo, prapė, Kosova ende nuk kishte statusin formal tė republikės. Kjo do tė dėrgonte mė tutje nė demonstrata tė reja pas vdekjes sė Titos nė vitin 1981, nė njė pėrpjekje tjetėr qė tė arrinin statusin e plotė tė republikės, tė barabartė me gjashtė republikat tjera tė Jugosllavisė. Nė kėto demonstrate ishin vrarė mė shumė se 200 persona nė njė shtypje brutale tė demonstruesve[ix]. Mė pastaj kishte filluar njė proces i eliminimit tė personave tė cilėt konsideroheshin fajtorė pėr diversifikim ideologji. Shumė shqiptarė ishin arrestuarr, ishin zhvilluar gjykime tė shpejta dhe disa demonstrues ishin burgosur deri nė 15 vite burg[x].
Vitet 1980-ta kishin sjellė njė situatė tė favorshme pėr ngritjen e nacionalizmit Serb pėr dy arsye. Njėra ishte vdekja e Titos ndėrsa tjetra ishte kriza ekonomike e cila kishte kapluar Jugosllavinė gjatė kėtyre viteve. Duke shfrytėzuar demonstruesit shqitpraė si pretekst, politikanė serb shfrytėzuan cdo manovėr tė mundshme qė ti portretizonin shqitparėt si njerez tė cilėt do ta destabilizonin politikisht Jugosllavinė dhe ekzistencėn e saj. Nė kėtė pėrpjekje Lidhja Komuniste e Serbisė kishte organizuar njė sesion maratonist, 22 26 Dhjetor 1981, kushtuar marrėdhėnive ndėr etnike brenda republikės. Nė mbledhje serbėt deklaronin se ekzistenca e dy krahinave autonome (Kosova dhe Vojvodina) brenda Serbisė dėmtonin unitetin e saj kushtetues. Ata poashtu shprehnin se Serbia nuk kishte tretman tė njejtė si edhe republikat tjera[xi].
Nė vitin 1986, intelektualėt e respektuar tė Akademisė sė Shkecave dhe Arteve tė Serbisė, jo-zyrtarisht kishin pėrgatitur njė memorandum pėr tė ngritur nacionalizmin serb. Sipas memorandumit, Kroatėt nė emėr tė Titos dhe Sllovenėt nė emėr tė Edvart Kardelj, qėllimisht kishin konstruktuar Jugosllavinė Federale pėr tė eksploatuar ekonomikisht Serbinė. Nė anėn tjetėr, memorandumi kishte shkuar deri nė atė pikė sa qė ti paraqesė serbėt viktima tė gjenocidit tė organizuar nga iridentistėt dhe seperatistėt shqiptarė[xii]. Me memorandumin e pėrgatitur, serbėt tani kishin nevojė pėr njė lider tė pėrshtatshmė qė ti vė nė funksion kėto teori nacionaliste. Sllobodan Millosheviqi kishte shfrytėzuar kėtė situatė.
Millosheviqi ishte ngritur nga njė krizė ekonomike tė ardhur nga borgjet e mėdha ndėrkombėtare kur kreditorė perendimor kishin refuzuar qė tė vazhdojnė mė tutje kreditimin e pamatur tė viteve 1970-ta[xiii]. Pergatitja psikologjike ishte nxitur duke organizuar mitingje tė hapura. Kjo kulminoi nė vitin 1987 kur Millosheviqi kishte organizuar njė miting nė Kosovė ku ai i ishte adresuar turmės serbe duke thėnė se askush nuk do tė guxojė tė ju rrahė juve. Emocionet ishin flakur nė vitin 1989 kur eshtrat e Car Lasarit, Mbretit tė Serbisė mesjetare, ishin endur perreth Serbisė pėr tė thirrur shpirtėrat e vėrtetė tė serbėve para se tė rivarroseshin nė Graqanicė[xiv].
Pėrveq pėrgatitjeve psikologjike, serbėt poashtu ishin koncentruar nė Armatėn Popullore tė Jugosllavisė tė dominuar nga serbėt. Duke filluar nė fillim tė viteve 1980-ta dhe pėrshpejtuar nė mes tė viteve 1985-1990, tė gjitha vendet e banuara me serbė ishin vendosur nė komandė tė drejtpėrdrejtė tė Armatės sė Beogradit. Ky proces nė Kosovė kishte pėrfunduar menjėherė pas demonstrative tė vitit 1980[xv]. E gjitha kulmoi nė vitin 1989 kur regjimi I Beogradit kishte filluar abrogimin e autonomisė sė Kosovės. Presidenca federale nė mėnyrė unilaterale kishte aprovuar ndryshimet kushtetuese, duke shkelur kėshtu Kushtetutėn e Jugosllavisė e cila kėrkonte aprovimin nga Kosova dhe parlamenti federativ. Ky veprim kishte shkatėrruar autonominė politike, territoriale dhe ekonomike tė Kosovės.[xvi].
Ngritja e Millosheviqit nė fuqi dhe qėndrimi I tij ndaj zgjidhjes sė problemeve tė ndryshme nė lidhje me cėshtjet politike dhe ekonomike brenda ish-Jugosllavisė, do tė pėrcaktojnė fatin e keq tė 10 viteve tė ardhshme tė ish-Jugosllavisė. Do tė jetė katastrofa mė e madhe humanitare e pas Luftės sė Dytė botėrore ne Evropė.
[/size]
Re: ZGJIDHJA E STATUSIT PĖRFUNDIMTAR TĖ KOSOVĖS
Pėrpjekjet e dėshtuara pėr ta mbajtur Jugosllavinė gjallė
Derisa ish Jugosllavia ishte nė hapa tė shpejt nė drejtim tė shkatėrrimit tė saj, ishin bėrė disa tentime tė fundit pėr tė riorganizuar sistemin federativ. Tentimet dolėn tė dėshtuara pėr shkak tė nacionalizmit tė madh dhe disparitetit ekonomik ndėrmjet republikave. Tani qė Kosova ishte nėn autoritetin e saj, Serbia e Millosheviqit ishte koncentruar nė marrėdhėniet e saj me republikat tjera. Qėllimi i Millosheviqit ishte qė tė ketė njė shtet Jugosllav mė tė centralizuar. Ndėrsa nė skenarin mė tė keq, ai do tė shfrytėzonte popullatėn serbe brenda republikave qė tė revoltoheshin, ndaheshin dhe tė kėrkojnė inkorporimin nė Serbi. Skenari i fundit do tė bėhet realitet i cili do tė dėrgonte nė njė luftė tė pėrgjakshme.
[size=12]Republikat tė cilat shtyenin pėr reforma demokratike pėr ruajtjen e Jugosllavisė ishin Sllovenia dhe Kroacia, tė cilat edhe gėzonin njė standard mė tė lartė tė jetesės. Ato filluan tė kėrkojnė njė shtet konfederativ dhe reforma politike nė nivelin federal duke filluar nga republikat e tyre me aprovimin sistemit shumė partiak dhe ndryshimin kushtetutave tė tyre[xvii]. Nė nivelin federal, Kryeministri i fundi jugosllav, Ante Markovic, bėri pėrpjekje pėr reforma ekonomike nė shpresė se njė mirėqenie ekonmike do ta mbante vendin tė bashkuar. Mirėpo kėto nuk ishin pėrcjellur me reforma politike. Shumė shpejt ishte bėrė e qartė se mbajtja e vendit tė bashkuar kėrkonte mė shumė se reforma ekonomike[xviii].
Nė procesin e shpėrbėrjes, cėshtja e sovranitetit nė Jugosllavi ishte bėrė shumė e komplikuar pėr shkak tė pacartėsive nė definicionin e vetė termit. A ishin republikat apo popujt bartės tė sovranitetit? Serbėt pėrkrahnin nocionin e konceptit tė vetėvendosjes kombėtare, derisa republikat tjera mbronin konceptit e sovranitetit territorial tė republikave[xix]. Nė fillim, pikėpajma e perendimit mbi sovranitetin pėrputhej me konceptin serb. Nė kėtė perspektivė vetėm Sllovenia e gėzonte njė situatė mė tė mirė duke pasur tė dyjat, edhe kufijė tė qartė por edhe njė popullsi mė homogjene. Situata ishte mė e komplikuar nė pjesėn tjetėr tė Jugosllavisė.
Zgjedhjet nė repulika do ti prijnė ngjarjeve nė fillimin e viteve 1990-ta. Nga gjashtė republikat, anti-komunistėt kishin fituar katėr ndėrsa ish-komunistėt kishin fituar nė Bosnje dhe Hercegovinė. Edhe pse Millosheviqi edhe mė tutje kishte pėrkrahjen e Malit tė Zi, rezultati i zgjedhjeve e kishte bėrė tė vėshtirė pėr tė qė tė imponojė politikėn e tij pėr njė Jugosllavi mė tė centralizuar. Millosheviqi vazhdonte tė refuzojė tė gjitha thirrjet pėr njė bashkim mė tė decentralizuar nė pėrpjekje qė tė implementojė idetė e tij pėr njė shtet tė mė tė centralizuar[xx]. Kjo situatė kulminoi kur Millosheviqi thirri kongresin e 14-tė tė jashtėzakonshėm tė LKJ-sė nė Janar tė vitit 1990. Kėtu delegacioni Slloven kishte lėshuar mbledhjen me 20 Janar pasi qė kryetari i Sllovenisė, Milan Kucan, ishte penguar nga pėrkrahėsit e Millosheviqit derisa ai bėnte pėrpjekje pėr tė prezentuar planin e tij pėr njė bashkim mė tė decentralizuar. Ky veprim ishte pėcjellur nga Kroacia, Bosna dhe Hercegovina dhe Maqedonia pas tė cilės mbledhja kongresit ishte anualuar[xxi].
Shpėrbėrja e Bashkimit Sovjetik (BS) pėrbėnte njė barrierė e madhe ndaj dėshirave tė Millosheviqit pėr njė dominim serb. Shpėrbėrja e BS-sė ndikoi qė vendet e NATO-s tė humbnin interesimin pėr mbajtjen e Jugosllavisė per cfarėdo cmimi. Nė mungesė tė kartės sė komunizmit, Jugosllavia kishte humbur rėndėsinė e saj nė marrėdhėniet ndėrkombėtare dhe Jugosllavia nuk mundej mė tė llogariste nė ndihmėn e perendimit pėr nxjerrjen nga kriza[xxii]. Kjo i inkurajoi dy republikat veriore qė tė shpallnin pavarėsinė, Sllovenia nė Dhjetor 1990 dhe Kroacia nė Maj 1991. Nė fillim ndarja e dy republikave nuk ishte pėrkrahur gjerėsisht. Sekretari i atėhershėm i SHBA-ve, James Baker, kishte deklaruar njė njė vizitė jo zyrtare nė Beograd, se SHBA-tė nuk do tė njohin Slloveninė apo Kroacinė nė asnjė rrethanė. Fatkeqėsisht, kjo deklaratė do tė interpretohej si leje pėr pėrdorimin e forcės pėr tė mbajtur Jugosllavinė tė bashkuar. Kėshilli Evropain besonte se Armata Popullore e Jugosllavisė (APJ) do tė ishte e aftė pėr tė marrė masa dhe tė shtypė ata cka ata e shihnin fillimisht si problem i brendshėm.[xxiii].
[/size]
Re: ZGJIDHJA E STATUSIT PĖRFUNDIMTAR TĖ KOSOVĖS
Roli i komunitetit ndėrkombėtar dhe vetėvendosja nė relacion me republikat qė kėrkonin ndarje
Deklaratat e pavarėsisė dhe, nė veēanti, pėrdorimi i forcės nga APJ kundėr Sllovenisė dhe ndihma e mėspastajme serbėve tė Kroacisė, krijoi njė numėr dilemash pėr liderėt e Komunitetit Evropain (KE), nė pėrpjekjet e tyre qė tė menaxhojnė krizėn. Nė fillim tė viteve 1990-ta KE, e cila mė vonė do tė shndėrrohet nė Bashkimin Evropian (BE), kishin sponzorizuar njė konferencė nė Hagė mbi Jugosllavinė. Konferenca doli me deklaratė se nuk duhet tė ketė ndryshim tė njėanshėm tė kufijve, mbrojtjen e tė drejtave tė popujve jugosllav dhe vėmendje e plotė ndaj shqetėsimeve dhe aspiratave tė tyre legjitime
[size=12]Pas vėrejtjeve tė SHBA-ve, vendet evropiane filluan tė punojnė nė pėrcaktimin e rregullave tė cilat do tė paraqitnin standarded pėr njohjen e shteteve tė reja, tė cilat dilnin si rezultat i shpėrbėrjes sė Bashkimi Sovjetik apo Jugosllavisė. Nė bazė tė kėtyre rregullave, KE kishte adoptuar pozicionin e pėrbashkėt nė lidhje me njohjen e Jugosllavisė[xxvi]. Kėrkesat pėr njohje kishin dalur jashtė karakteristikave konvencionale tė shtetėsisė (territor i definuar, popullatė, qeveri dhe aftėsi pėr tė hyrė nė marrėdhėnie ndėrkombėtare), duke pasqyruar kėshtu casje tė reja tė periudhės sė pas-luftės sė ftohtė, nė vecanti nė lidhje me tė drejtat e njeriut. Kėrkesat e reja do tė kėrkonin pėrkushtim nga shtetet e reja nė respektimin e tė drejtave tė njeriut dhe nė definimin e mekanizmave adekuat pėr mbrojtjene e pakicave. Njė komision arbitrar ishte themeluar pas koferencės Carrington nė Hagė i cili ishte udhėhequr nga juristi francez Robert Badinter (nė emėr tė sė cilit mė vonė do tė njihet komisioni) qė tė gjykojė rastet pėr njohje nga secila republikė. Nė bazė tė kėrkesave udhėheqėse, Komisioni i Badinterit kishte pranuar aplikaconet pėr njohje nga Sllovenia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Maqedonia. Komisioni nė opinionin e tij tė parė mbi Jugosllavinė (pas letrės nga Lord Carrington, kryesues i konerencės mbi Jugosllavinė mė 20 Nėntor 1991, kishte deklaruar qė Jugosllavia ėshtė nė proces tė shpėrbėrjes[xxvii].
Dersia procesi i shpėrbėrjes sė Jugosllavisė tashmė ishte pranuar, Serbia kishte tentuar tė manipulojė me popullatėn serbe qė jetonin nė Kroaci dhe Bosnje e Hercegovinė qė tė kėrkonin vetėvendosje. Nė kėtė pėrpjekje, Serbia kishte drejtuar dy pyetje Komisionit tė Badinterit qė kėrkonte pėrgjigje nė dy cėshtje. Cėshtja e pare kishte tė bėnte me atė nėse kishte drejtė pėr vetėvendosje popullata serbe qė jetonin nė Kroaci dhe Bosnje e Hercegovinė ndėrsa cėshtja e dytė me atė nėse kufijtė ndėrmjet Kroacisė dhe Serbisė nė njėrėn anė dhe Bosnjes dhe Hercegovinės dhe Serbisė nė anėn tjetėr mund tė shiheshin si kufijė ndėrkombtar nė kuptim tė sė drejtės ndėrkombėtare publike. Nė lidhje me pyetjen e parė, Komisioni i Badinterit kishte pėrfunduar qė e drejta pėr vetėvendosje nuk duhet tė involvojė ndryshimin e kufijėve ekzistues pas shpalljes sė pavarėsisė, kėshtu qė duhet tė aplikohetparimi uti possidetis juris, pėrveq nė rastet kur shtete pėrkatėse pajtohen pėr njė gjė tė tillė. Nė lidhje me pyetjen e dytė, Komisioni i Badinterit kishte konkluduar qė Jugosllavia ėshtė nė proces tė shpėrbėrjes. Ai kishte njohur kufijtė e ish republikave si kufijė ndėrkombėtarė dhe kėshtu tė paprekshėm sipas tė drejtės ndėrkombėtare dhe tė kushtetusės sė ish-Jugosllavisė[xxviii].
Sipas procedurave qė parashihnin parimet udhėheqėse pėr njohje, KE kishte njohur Kroacinė dhe Slloveninė me 15 Janar 1992. Nė lidhje me Slloveninė situata ishte mė e qartė. Popullata ishte mė homogjene dhe referendumi i mbajtur kishte treguar pėrkrahje masive pėr njė shtet tė pavarur. Kroacia pashtu plotėsonte kėrkesat pėrveq faktit qė kushtetuta e saj e 04 Dhjetorit 1991 nuk kishte ofruar garancione pėr mbrojtjen e pakicave. Komisioni kishte kėrkuar nga Kroacia tė ndryshojė kushtetutėn nė lidhje me kėtė cėshtje.
Nė lidhje me Bosnje dhe Hercegovinėn, Komisioni kishte pėrfunduar qė vullneti i popullit nuk ishte shprehur nė tėrėsi, pasi qė popullata serbe kishte bojkotuar tė gjithė procesin pėrfshirė kėtu edhe deklaratėn pėr pavarėsi (10 Nėntor 1991) dhe ndryshimet tjera kushtetuese. Komisioni kishte kėrkuar qė tė mbahet njė referendum nėn monitorim ndėrkombėtar[xxix] pėrcaktuar pėr datat 29 Shkurti deri mė 01 Mars 1992[xxx]. Referendumi nė Bosnie dhe Hercegovinė ishte mbajtur si ishte parashikuar dhe muslimanėt dhe kroatėt kishin krijuar shumicėn e nevojshme pro pavarėsisė, derisa serbėt prapė e kishin bojkotuar atė. Nė pėrgjigje tė kėsaj, serbėt kishin deklaruar pavarėsinė nga Bosna e Hercegovina duke hapur rrugė kėshtu pėr luftime. KE kishte njohur Bosnėn dhe Hercegovinėn mė 06 Prill 1992, derisa SHBA njohu Slloveninė, Kroacinė dhe Bosne e Hercegovinėn njė ditė mė pas[xxxi]. Sa i pėrket ish Republikės Federale tė Maqedonisė, edhe pse KE kishte kualifikuar atė pėr njohje, njė mosmarrėveshje doli nė lidhje me emrin e sja. Greqia kishte kundėrshtuar njohjen pėr shkak se nė Greqi ekziston njė rajon i njohur me emrin Maqedonia. Greqia frikohej qė shteti i ri i Maqedonisė do tė mund tė paraqiste kėrkesa territoriale mbi krahinėn e saj edhe pse Komisioni i Badinterit kishte theksuar qė pėrdorimi i emrit Maqedonia nuk do tė mund tė nėnkuptojė ndonjė kėrkesė territoriale nė lidhje me shtetet tjera. Maqedonia ishte pranuar mė vonė pasi ishte arritur njė kompromis nė bazė tė sė cilit ajo do tė pranohej nė OKB nėn emrin ish Republika Jugosllave e Maqedonisė, duke pritur pėr njė zgjidhje tė ardhshme[xxxii].
[/size]
Re: ZGJIDHJA E STATUSIT PĖRFUNDIMTAR TĖ KOSOVĖS
Reagimi i NATO-s ndaj politikave tė Millosheviqit dhe procesi paqėsor nė Rambouillet
Situata e re e krijuar nxiti ndėrhyrjen e OKB-sė. Mė 31 Mars 1998, Kėshilli i Sigurimit (KS) i Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara (OKB) kishte nxjerrur Rezolutėn 1160 e cila kishte thirrur pėr armėpushim dhe kishte nxitur palėt qė tė fillonin bisedimet pėr njė lloj autonomie substanciale pėr Kosovėn. Ajo ishte pėrcjellur me Rezolutėn 1199 tė KS-sė sė OKB-sė e cila poashtu thirrte pėr ndalje tė dhunės dhe lejimin e monitoruesve ndėrkombėtar qė tė vėzhgojnė situatėn. Sidoqoftė, rezolutat nuk kishin ndonjė efekt obligativ dhe regjimi serb i kishte injoruar ato
[size=12]Komuniteti ndėrkombėtar kishte filluar tė aplikojė politikėn e karrotės dhe shkopit. Richard Holbrook, i emėruar nga Presidenti Bill Clinton, edhe njėhere ishte shfaqur nė skenė qė tė merrej me situatėn. Duke pėrdorur kėrcėnimin si atributin e tij kryesorė, Holbrook kishte siguruar njė marrėveshje me Millosheviqin nė Tetor tė vitit 1998, nė bazė tė sė cilės shumica e forcave serbe do tė tėrhiqeshin dhe do tė lejohej vendosja e 2000 inspektorė ndėrkombėtarė tė paarmatosur pėr tė verifikuar zbatimin e marrėveshjes si njė masė pėr ndėrtimin e besimit pėr popullatėn civile. Misioni do tė quhej Misioni Verifikues nė Kosovė (MVK). Ambasadori William Walker do tė emėrohej si kryesues i misionit mė 17 Tetor 1998. UCK-ja kishte deklaruar armėpushim unilateral mė 16 Tetor 1998[lii]. KS i OKB-sė duke vepruar nėn kapitullin VII tė Kartės sė OKB-sė kishe nxjerrur Rezolutėn 1203 e cila kishte pėrshėndetur marrėveshjen Holbrooke-Millosheviq dhe vendosjen e MVK-sė dhe bėnte thirrje pėr respektim tė Rezoulutave 1160 dhe 1199. Rezoluta poashtu kishe tėrhequr vėrejtjen pėr eskalimin e situatės e cila mund tė paraqiste rrezik pėr sigurinė dhe paqen ndėrkombėtare[liii].
Suksesi i MVK-sė nuk kishte qėndruar gjatė. Regjimi serb kishte thyer marrėveshjen duke lėshuar njė ofenzivė ndaj fshatrave tė Kosovės. Divisioni pėr tė Drejtat tė Njeriut, i themeluar nga MVK pėr tė monitoruar dhe hulumtuar raprotet pėr abuzime me tė drejtat e njeriut nga tė gjitha palėt nė konflit nė Kosovė, kishte ardhur nė pėrfundim se 1) dhuna e zbatuar kundėr shqiptarėve ishte e planifikuar dhe organizuar nga nivelet mė tė lartat tė autoriteteve lokale, 2) armata serbe, policia dhe forca tė ndryshme paramilitare nė mėnyrė specifike shėnjestronin segmete tė ndryshme tė shoqėrisė shqiptare tė Kosovės, 3) sulmet seksuale kundėr grave dhe vajzave tė reja ishin mjat prezente[liv]. Sidoqoftė, ishte masakra e Recakut e Janarit tė vitit 1999 e kryer nga forcat serbe ajo e cila do tė tėrhiqte ndėrgjegjen e komunitetit ndėrkombėtar. Gjurmėt e masakrės ishin dėshmuar nga ambasadori i MVK-sė, William Walker, i cili do tė shpallej persona non grata mė vonė, dhe i cili e cilėsoi atė si njė akt masakre. Derisa incidentet e armatosuar shtoheshin, MVK dukej gjithnjė e mė shumė vėzhguese e pashpresė e marrėveshjes Holbrooke-Millosheviq[lv].
Mė 19 Janar 1999, Grupi i Kontaktit (GK) pėr Jugosllavinė, i pėrbėrė nga SHBA, Britania e Madhe, Italia, Franca, Gjermania dhe Rusia, ishte marrė vesh qė tė thirrnin pėrfaqėsuesit e ish-Jugosllavisė, qeverinė e Serbisė dhe pėrfaqėsuesit e shqiptarėve tė Kosovės nė Rambouillet mė 06 Shkurt 1999. GK kishte pėrgatitur agjendėn e bisedimeve. Agjenda iu kishte referuar rezolutave tė mėhershme 1160, 1199 dhe 1203, kishte konfirmuar qėndrimin e komunitetit ndėrkombėtar pėr mosndryshimin e kufijve dhe kishte nxitur palėt qė tė gjenin njė zgjidhje tė pėrbashkėt pėr krizėn. Qėllimi i komunitetit ndėrkombėtar qė tė arrihej pėrmes kėsaj konference ishte qė tė punonin nė drejtim tė njė autonomie substanciale pėr Kosovės, duke ruajtur kėshtu kufijtė e njohur ndėrkombėtarisht. Bisedimet kishin filluar mė 06 Shkurt 1999 nė Rambouillet (jug-perendim tė Francės)[lvi].
Qėndrimi i komunitetit ndėrkombėtar kishte paragjykuar tė gjithė procesin e bisedimeve. Para se tė fillonte cfarėdo diskutimi, ata kishin prezentuar, pėr nėnshkrim, disa tė ashtuquajtura parime tė panegociueshme[lvii]. Kėto parime deklaronin mos cėnueshmėrinė e kufijve tė ish-Jugosllavisė, e cila nėnkuptonte se cfarėdo zgidhjeje do tė duhej tė gjendej brenda sovranitetit dhe integritetit territorial tė ish Jugosllavisė. Nė kuptim praktik, kjo nėnkuptonte qė Kosova dhe popullata shumicė e saj do tė duhet tė mbeteshin tė kėnaqur me vetėvendosje tė brendshme. Kjo ishte nė pėrputhje me rezolutat dhe deklaratat e mėhershme tė komunitetit ndėrkombėtar mbi autonominė substanciale pėr Kosovėsn[lviii].
Drafti i prezentuar palėve nė fund tė konferencės kishte tė bėnte pėr njė periudhė tė pėrkohshme. Ai deklaronte qė pas tri viteve, do tė bėhet njė vlerėsim i pėrgjithshėm i marrėveshjes nėn drejtimin ndėrkombėtar me qėllim qė tė rregullojė implementimin e saj dhe pėr tė pėrcaktuar nevojėn pėr propozime nga ana e tė dyja palėve pėr hapa tė mėtutjeshėm. Kėkresės sė shqiptarėve tė Kosovės qė konferenca tė bazohej nė vullnetin e popullit tė Kosovės pėrmes referendumit, negociatoėt ndėrkombėtar kishin iu ishin pėrgjigjur se ata nuk ishin autorizuar nga GK pėr tė adoptuar gjuhėn e referendumit[lix].
Pėrkundėr garancioneve tė dhėna pėr sovranitetin dhe integritetin territorial tė ish Jugosllavisė, delegacioni serb kishte refuzuar qė tė nėnshkruajė marrėveshjen. Nė vend tė saj, regjimi kishte vazhduar kampanjėn e tij nė gjithė Kosovėsn duke shpėrngulur qindra mijėra shqiptarė nga shtėpitė e tyre. Situata humanitare ishte bėrė njė kėrcėnim i vėrtetė pėr paqen dhe sigurinė regjionale pėr shkak tė qindra mijėra refugjatėve tė cilėt kishin kaluar kufirin dhe kaluar nė vendet fqinje. NATO ishte shtyer qė tė veprojė nė bazė tė deklaraktės sė saj tė 30 Janarit 1999 dhe rezolutat e mėhershme tė KS-sė sė OKB-sė. Sulmet ajrore tė NATO-sė kishin filluar mė 24 Mars dhe kishin zgjatur deri mė 10 Qershor 1999. Sulmet kishin qėllim ndaljen e krizės humanitare dhe kthimin e refugjatėve, por pashtu pėr tė ruajtur paqen dhe sigurinė regjionale. Megjithatė, kėto sulme ajrore ruajtėn sovranitetin dhe integritetin territorial tė ish-Jugosllavisė derisa mbrojtjėn e popullatėn shqiptare tė Kosovės. Nė fund, ato kishin krijuar mundėsinė pėr zgjidhje politike tė Kosovės pėr dhėnien e njė autonomie substanciale pėr regjionin[lx].
Tėrheqja e trupave serbe krijoi mundėsinė e kthimit tė refugjatėve dhe instalimin e administratės sė OKB-sė. vendosja e Misionit tė Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė (UNMIK) do tė ndihmonte nė ndėrtimin e institucioneve dhe pėrgatitjen e bisedimeve pėr statusin pėrfundimtar.
[/size]
Re: ZGJIDHJA E STATUSIT PĖRFUNDIMTAR TĖ KOSOVĖS
Instalimi i administratės ndėrkombėtare dhe Rezoluta 1244: Mohimi i sė drejtės pėr vetėvendosje
Pas 78 ditėsh tė sulmeve ajrore, regjimi serb pėrfundimisht pranoi humbjen. Marrėveshja teknike ushtarake nė Kumanovė, Maqedoni, ndėrmjet NATO-s dhe pėrfaqėsuesve tė ushtrisė serbe kishte mundėsuar njė hyrje tė lehtė tė forcave tė NATO-s derisa forcat serbe tėrhiqeshin nga Kosova. Kjo mundėsoi instalimin e administratės sė OKB-sė nė Koosovė (UNMIK) nė bazė tė Rezolutės 1244 tė KS-sė sė OKB-sė
[size=12] Rezoluta thėrriste pėr njė zonė tė demilitarizuar me NATO-n tė vetme forcė prezente, nėn emrin KFOR. Aneksi 2/6 i rezolutės kishte lejuar trupat jugosllave qė tė ndihmonin KFOR-in nė largimin e minave, tė mbanin njė prezencė nė monumentet serbe dhe nė pikat kryesore tė kalimeve kufitare. Ajo poashtu bėnte thirrje pėr shpėrbėrjen e forcave tė pranuara tė UCK-sė. Me marrėveshjen e 21 Qershorit 1999 ndėrmjet UCK-sė dhe NATO-s, UCK ishte transformuar nė njė trup civil i quajtur Trupat Mbrojtėse tė Kosovės (TMK) nėn mbikqyrjen e KFOR-it[lxiv].
Qė tė hapnin rrugėn pėr zgjedhje demokratike dhe ndėrtimin e institucioneve legjitime Pėrfaqėsuesi Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm (PSSP) me rregulloren e UNMIK-ut tė 15 Majit 2001 kishte shpalluar Kornizėn Kushtetuese pėr Vetėqeverisje tė Pėrkohshme. Korniza Kushtetuese kishte pėrcaktuar pėrgjegjėsitė e institucioneve tė pėrkohshme vetėqeverisėse. Provizionet mė tė rėndėsishme ishin tė ashtuquajturat fuqitė dhe pėrgjegjėsitė e PSSP-sė[lxv]. Nė shumė aspekte kėto provizione nėnvleresojnė insitucionet e Kosovės pasi qė shumė nga veprimet e tyre duhet tė aprovohen pėrfundimisht nga PSSP[lxvi]. Korniza Kushtetuese mbėshtetet nė Rezolutėn 1244 dhe merr parasysh dokumentin mė tė rėndėsishėm ndėrkombėtar, Kartėn e OKB-sė, dhe dokumentet mė tė rėndėsihme pėr tė drejtat e njeriut tė OKB-sė dhe BE-sė. Nė pėrpjekje qė tė sigurojnė tė drejtat e pakicave, Korniza Kushtetuese kishte themeluar njė parlament me 120 vende prej tė cilave 20 vende u janė rezervuar grupeve tė pakicave (10 vende pėr serbėt dhe 10 pėr pakicat tjera). Sidoqoftė Korniza Kushtetuese nuk kishte pėrcaktuar njė mekanizėm pėr zgjidhjen e statusit pėrfundimtar tė Kosovės[lxvii].
Bisedimet pėr statusin pėrfundimtar
Duke pranuar nevojėn pėr definimin e statusit pėrfundimtar tė Kosovės mirėpo e shqetėsuar me procesin demokratik, nė veēanti situatėn e pakicave, komuniteti ndėrkombėtar kishte sajuar standardet tė cilat do tė duhej ti arrinin institucionet e Kosovės. Nė kėtė process ata fillimisht kishin adoptuar politikėn e standardeve para statusit e cila do tė ndryshohej mė vonė me standardet me status, e cila shihet si njė besim drejt institucioneve tė Kosovės pėr vendosmėrinė e tyre pėr mbrojtjen e pakicave, por poashtu tė shmang ēfarėdo situate e cila do tė mund tė keqpėrdorej nga Beogradi nė pėrpjekjet e tij qė ta bllokojė procesin. Kėto standarde pėrbėhen prej 8 pikave kryesore qė do tė shfrytėzoheshin pėr tė testuar aftėsinė e isntitucioneve tė Kosovės pėr tė ndėrtuar njė shtet ligjor dhe nė vecanti pėr tė mbrojtur pakicat
[size=12] Pėr shkak tė qėndrimeve diametralisht tė kundėrta ndėrmjet dy palėve, GK kishte strukturuar 10 parime themelore mbi tė cilat do tė vendosej statusi pėrfundimtar[lxx]. Parimi mė i rėndėsishėm ėshtė parimi i gjashtė, i cili do tė deklaron nė mėnyrė eksplicite se Kosova nuk do tė kėthehet nė gjendjen e saj ta para Marsit tė vitit 1999, se nuk do tė ketė ndarje tė Kosovės dhe se nuk do tė ketė bashkim me ndonjė shtet tjetėr.
Gjatė procesit tė bisedimeve, Marti Ahtisari kishte pėrdorur mėnyra tė ndryshme tė diplomacisė, nga e ashtuquajtura shuttle dimplomacy, deri te lehtėsimi i bisedimeve direkte nė Vienė. I Emėruari Special dhe zėvendėsi i tij iu kishin bėrė vizitėn e tyre tė parė palėve dhe rajonit nė Nėntor tė vitit 2005, duke vizituar kėshtu Prishtinėn dhe Beogradin por edhe kryeqytetet tjera tė vendeve fqinje, Tiranėn, Podgoricėn dhe Shkupin. Prej atėherė, i Emėruari Special, zėvendėsi i tij dhe anėtarėt e stafit tė zyres sė tyre kishin bėrė vizita tė shpeshta nė rajon. Gjatė vitit 2006, ishin mbajtur 15 raunde tė bisedimeve direkte ndėrmjet ekipeve negociatore tė Beogradit dhe Prishtinės[lxxi].
I Emėruari Special, poashtu, kishte kryesuar bisedimet direkte ndėrmjet lidershipit Serb dhe Kosovar tė mbajtur nė Vienė mė 24 Korrik 2006. Kryetari Boris Tadic dhe kryeministri Vojislav Koshtunica kishin udhėhequr delegacionin serb, derisa kryetari Fatmir Sejdiu kishte udhėhequr Ekipin e Unitetit tė Kosvovės. Takimi i kishte ofruar secilės palė ti prezentojė pikėpamjet e veta nė nivelin mė tė lartė nė lidhje me tė ardhmen e Kosovės palės tjetėr si dhe komunitetit ndėrkombėtar tė prezentuar nga i Emėruari Special dhe vėzhguesit nga GK, BE dhe NATO[lxxii]. Pėrveq bisedimeve direkte, nga 26 Janari i vitit 2006, Zyra e tė Emėruarit Special tė OKB-sė pėr Kosovėn kishte angazhuar ekspertė pėr tė vizituar Beogradin dhe Prishtinėn qė tė bisedojė ndaras me palėt pėr cėshtje tė ndryshme. Qė nga Nėntori i vitit 2005, i Emėruari Special dhe zėvendėsi i tij janė takuar shpesh me faktorė tė ndryshėm tė rėndėsishėm nė proces. Kėto pėrfshijnė vizita nė KS (04 Mars, 13 Korrik dhe 22 Shtator 2006), mbledhje me GK, ministrant e jashtėm tė BE-sė dhe aktorė tjerė ndėrkombėtar, duke pėrfshirė NATO-n dhe OSBE-nė.
Mė 25 Janar 2007, I Emėruari Special kishte takuar Sekretarin e Pėrgjithshėm tė OKB-sė, Ban Ki-moon, nė Paris pėr ta njohtuar atė me zhvillimet e fundit mbi procesin e statusit dhe tė ndajė me tė propozimin e tij. Ditėn tjetėr, I Emėruari Special ishte takuar nė Vienė me anėtarėt e GK-sė dhe poshtu kishte propozuar pėrmbajtjen e propozimit tė tij, si pjesė e konsultimeve tė tij tė rregullta dhe bashkėpunimit tė ngushtė tė zyrės sė tij dhe GK-sė. Propozimi iu ishte prezentuar palėve nė fillim tė Shkurtit e cila do tė pėrcillej me njė seri mbledhjesh ndėrmjet tyre nė Vienė mė 21 Shkur dhe 02 Mars tė vitit 2007 dhe njė pėrfundimtar mė 10 Mars. Nė fund tė takimit tė nivelit tė lartė (10 Mars), I Emėruari Special, kishte konstatuar se nuk kishte vullnet nga ana e palėve pėr tė lėvizur nga pozicionet e tyra tė mėhershme. Duke qenė i bindur se pozicioni i palėve pėr statusin e Kosovės nuk kishte ndonjė bazė tė pėrbashkėt pėr tė arritur ndonjė marrėveshje dhe se asnjė bisedim i mėtutjeshėm nuk do ta ndryshonte kėtė fakt, i Emėruari Special kishte konkluduar qė potenciali I bisedimeve ishte shterur. Ai shpalli qėllimin e tij pėr tė finalizuar propozimin pėr prezentim nė KS tė OKB-sė gajtė muajit Mars.
Mė 14 Mars, zėvendėsi i tė Emėruarit Special, Albert Rohan, kishte shkuar nė Nju Jork pėr ti dorezuar Propozimin e Pėrgjithshėm pėr Zgjidhjen e Statusit tė Kosovės Sekretarit tė Pėrgjithshėm dhe poashtu raportin e tė Emėruarit Special mbi satusin e ardhshėm. Raporti dhe propozimi i pėrgjithshėm iu ishin dėrguar zyrtarisht anėtarėve KS-sė mė 26 Mars 2007[lxxiii]. Nė letrėn e datuar 26 Mars 2007, Sekratari i Pėrgjithshėm i ishte adresuar KS-sė mbi Raportin e tė Emėruarit Special pėr statusin e Kosovės. Raporti rekomandon qė Kosovės ti jepet njė lloj pavarėsie nėn mbikqyrjen e komunitetit ndėrkombėtar, e cila do ti mundėsojė Kosovės qė tė hyjė nė marrėveshje ndėrkombėtare dhe nė organizata ndėrkombėtare si OKB, Organizatėn Botėrore tė Tregtisė, Fondin Monetar Ndėrkombėtar etj. Raporti sugjeron qė riintegrimi i Kosovės nė Serbi nuk ėshtė zgjidhje e qėndrueshme pėr shkak tė armiqėsisė dhe mosbesimit historik e cila pėr kohė tė gjatė kishte antagonizuar marrėdhėniet ndėrmjet shqiptarėve tė Kosovės dhe serbėve. Raporti poashtu i jep rėndėsi situatės faktike gjatė tetė viteve tė fundit tė qeverisjes sė Kosovės nė mėnyrė tė pavarur nga autoritetet e Beogradit. Raporti poashtu tėrheq vėrejtjen e komunitetit ndėrkombėtar nė lidhje me vazhdimin e status quos e cila do tė mund tė dėrgonte nė destabilizimin e Kosovės dhe potencialisht rajonit pėr shkat tė frustrimit tė shumicės sė popullatės e cila ėshtė nė tension edhe pas tetė vitesh pritje[lxxiv].
[/size][/size]
Re: ZGJIDHJA E STATUSIT PĖRFUNDIMTAR TĖ KOSOVĖS
Pėrfundim
Statusi pėrfundimtar i Kosovės ėshtė tashmė nė duart e KS-sė sė OKB-sė qė tė vendosė nėse do tė aprovojė propozimin e Ahtisarit apo jo. KS do tė vendose nėse do tė aprovojė propozimin e pėrgatitur nga njeriu i cili e kishte prezentuar vetė OKB-nė, i cili ishte nė krye tė ndėrmjetėzimit dhe lehtėsimit tė procesit tė bisedimeve. Deri tash KS ka dėshtuar qė tė vendosė propozimin nė agjenėn e tij, pėrkundėr disa bisedimeve jo formale ndėrmjet anėtarėve. Ekziston njė pėrkrahje e gjerė brenda anėtarėve tė KS-sė pėr propozimin, por votimi nė cėshtje substanciale kėrkon votat e nėntė anėtarėve dhe nė tė njejtėn kohė asnjė votė kundėr nga ndonjėri prej anėtarėve tė pėrhershėm qė do tė paraqiste veto. SHBA dhe shumica e vendeve tė BE-sė kanė shprehur publikisht pėrkrahjen e tyre per propozimin e Ahtisarit. Mirėpo Rusia fuqishėm kundėrshton propozimin duke deklaruar qė kjo do tė mund tė pėrcaktonte precedent pėr situatat tjera nė pėrpjekje pėr ta lidhur Kosovėn me rajone tjera si Abhkazia ose Osetia Jugore, pėrkundėr sigurimeve tė vazhdueshme nga SHBA dhe BE se Kosova ėshtė njė rast i vecantė.
[size=12]Tensionet ndėrmjet SHBA-ve dhe BE-sė nė njėrėn anė dhe Rusisė nė anėn tjetėr janė rritur kohėve tė fundit qė ka tė bėjė me cėshtje tė ndryshme si instalimi i sistemit anti raketor tė SHBA-ve nė Republikėn Ceke dhe Sllovaki, zgjerimi I NATO-s, situata e energjisė nukleare nė Iran etj. Tensionimi ndėrmjet aktorėve kryesorė nė marrėdhėniet ndėrkombėtare ka bėrė situatėn nė Kosvovė edhe mė tė paqartė, pasi qė Rusia, perms Kosovės, mund tė imponojė vetėn si njė aktorė i rėndėsishėm nė marrėdhėniet ndėrkombėtare duke ngritur kėshtu frikėn pėr bllokimin e procesit i cili do tė mund tė dėrgonte nė destabilizimin e situatės politike nė Kosovė dhe ndoshta edhe tė rajonit. Rusia ka qenė njė aktor I rėndėsishėm gjatė gjithė proceseve nė Kosovė qė nga viti 1999 duke qenė pjesė e GK-sė pėr Kosovėn, duke sinjalizuar kėshtu qė ndoshtė pėrfundimisht ata do tė jenė pjesė e vendimit pėrfunditar i cili do tė pėrkrahte propozimin e Ahtisarti nė KS. Duke pasur Rusinė si pjesė tė zgjidhjes, nuk ėshtė e rėndėsisė ekskluzive pėr pėrcaktimin e ekzistencės sė shtetit tė ri aq sa do tė ishte e rendėsishme pėr zhvillimet tjera tė Kosovės nė marrėdhėniet ndėrkombėtare pas pavarėsisė. Ekzistenca e shtetit varet nga faktet dhe nėse ato fakte plotėsojnė kriteret e shtetėsisė tė vendosuar nga e drejta ndėrkombėtare. Nė opinionin e tij, Institut de droti International, nė vitin 1936, ishte shprehur se ekzistenca e shtetit me tė gjitha konsekuncat ligjore tė lidhuar me kėtė ekzistencė nuk varet nga kundėrshtimi ose njohja e njė apo mė shumė shteteve[lxxv]. Nė tė njejtėn cėshtje komisioni ad hoc i arbitrazhit pėr ish Jugosllavinė nė opinionin e tij numėr 1 kishte deklaruar qė ekzitenca ose zhdukja e shtetit ėshtė cėshtje e faktit, dhe se efektet e njohjes nga shtetet tjera kanė tė karakterit ekskluzivisht deklarativ[lxxvi]. Sidoqoftė, duke pasur tė gjithė anėtarėt e pėrhershmė tė KS-sė nė mbėshtetje tė propozimit tė Ahtisarit do ti jepte Kosovės njė legjitimitet mė tė madh nė marrėdhėniet ndėrkombėtare duke mundėsuar kėshtu qė Kosova tė hyjė mė lehtė nė kėto marrėdhėnie, nė mėnyrė tė vecantė nė organizatat ndėrkombėtare si OKB. Kjo do ti ndihmonte poashtu Kosovės qė tė hyjė nė marrėdhėnie ndėrkombėtare me shtetet tė cilat nė njė situatė tjetėr nėn ndikimin e Rusisė (dhe Seribsė nė kėtė llogari) do ta bojkotonin procesin.
[/size]
Re: ZGJIDHJA E STATUSIT PĖRFUNDIMTAR TĖ KOSOVĖS
Japonia do njohe Kosoven e pavarur
Burime zyrtare japoneze jane shprehur per mediat lokale se Japonia do ta njohe pavaresine e Kosoves menjehere pas shpalljes se saj. Ky lajm ka shoqeruar viziten e kryeministrit Berisha ne Tokjo. Gazetari Blendi Fevziu ne raportin e tij per televizionin Klan ka theksuar pikerisht kete lajm teper te rendesishem per faktin se Japonia me pare ishte indiferente, as por dhe as jo per ceshtjen e statusit te Kosoves. Duket se situate ka ndryshuar pas vizites se pare te nje kryeministri shqiptar ne Japoni. Kryeministri dhe delegacioni qe e shoqeron ate jane takuar edhe me perfaqesuesit e grupit te madh Panasonic. Sipas gazetarit Fevziu i cili ka ndjekur nga afer takimet, kjo kompani ka si projekt te saj hapjen e nje fabrike te montimit te pajisjeve elektronike. Ndersa delegacioni shqiptar ka vizituar per rreth 1 ore e gjysem ambjentet e ketij grupi te madh te elektronikes.
Burime zyrtare japoneze jane shprehur per mediat lokale se Japonia do ta njohe pavaresine e Kosoves menjehere pas shpalljes se saj. Ky lajm ka shoqeruar viziten e kryeministrit Berisha ne Tokjo. Gazetari Blendi Fevziu ne raportin e tij per televizionin Klan ka theksuar pikerisht kete lajm teper te rendesishem per faktin se Japonia me pare ishte indiferente, as por dhe as jo per ceshtjen e statusit te Kosoves. Duket se situate ka ndryshuar pas vizites se pare te nje kryeministri shqiptar ne Japoni. Kryeministri dhe delegacioni qe e shoqeron ate jane takuar edhe me perfaqesuesit e grupit te madh Panasonic. Sipas gazetarit Fevziu i cili ka ndjekur nga afer takimet, kjo kompani ka si projekt te saj hapjen e nje fabrike te montimit te pajisjeve elektronike. Ndersa delegacioni shqiptar ka vizituar per rreth 1 ore e gjysem ambjentet e ketij grupi te madh te elektronikes.






