Pavarėsia, nė 4 tė mėngjesit

Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

 :: Histori :: KOSOVA

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Pavarėsia, nė 4 tė mėngjesit

Mesazh nga ILIRI prej Tue Feb 12, 2008 9:46 am

Pavarėsia, nė 4 tė mėngjesit
Kėshtu citojnė burime nga diplomacia perėndimore pėr mediat e mėdha amerikane. Nė kushte anonimiteti diplomatėt perėndimorė janė shprehur pėr gazetėn amerikanė “New York Times” se pavarėsia do tė shpallet mė 18 shkurt, ndėrsa ministrat e Jashtėm tė Bashkimit Evropian mblidhen nė Bruksel pėr tė diskutuar pėr misionin e tyre. Sipas diplomatėve perėndimorė, Parlamenti i Kosovės do tė mblidhet nė 4:00 tė mėngjesit pėr tė shpallur pavarėsinė, duke mos i lėnė kohė Rusisė tė thėrrasė njė sesion tė menjėhershėm tė Kėshillit tė Sigurimit pėr ta bllokuar kėtė akt. Kryeministri i Kosovės nuk ka dhėnė asnjė reagim pas deklaratės sė ministrit serb pėr Kosovėn, Sllobodan Samarxhiē, se ka burime tė brendshme qė konfirmojnė se Kosova do ta shpallė pavarėsinė mė 17 shkurt. Ai as nuk i ka pohuar dhe as nuk i ka mohuar kėto deklarata. I vetmi koment nga Thaēi dhėnė pėr gazetarėt ishte se ndarja e Kosovės nga Serbia ėshtė njė punė e kryer tashmė dhe se ka konfirmimin e 100 vendeve qė do ta njohin Kosovėn e pavarur qė nė orėt e para pas shpalljes sė saj. Kjo deklaratė pėrputhet me njė tė ngjashme dhėnė nga Departamenti Amerikan i Shtetit se pas shpalljes nga ana e kosovarėve, pavarėsinė do ta njohin njė numėr i konsiderueshėm vendesh. pas orė pas shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės nė Bruksel do tė mblidhen Ministrat e Jashtėm tė bllokut evropian pėr tė aprovuar misionin e BE-sė nė Kosovė, i cili do tė zėvendėsojė misionin e kombeve tė bashkuara, tė cilat kanė administruar tashmė kėtė ish provincė serbe prej mė se tetė vitesh, qė nė vitin 1999. Misioni i BE-se ka synim sigurimin e njė tranzicioni tė qetė tė Kosovės nga pjesė e Serbisė nė njė shtet tė pavarur. Diplomatėt evropianė kanė komentuar mė parė se pavarėsia e Kosovės duhet tė ndodhė pėrpara 1 Marsit, kur Moska merr presidencėn e Kėshillit tė Sigurimit. Rusia ka paralajmėruar se do tė pėrdorė tė gjithė fuqitė e vetos sė saj pėr tė bllokuar pavarėsinė e Kosovės.
Flamuri
Ndėrkohė pėr Kosovėn nuk ka mė kthim prapa, me gjithė kundėrshtimin e Rusisė dhe Serbisė, javėn e ardhshme Kosova do tė “zgjohet” e pavarur. Parlamenti i Kosovės po punon tashmė edhe pėr simbolet, tė cilat pritet tė shpallen zyrtarisht nė fillim tė muajit mars. Aktualisht po bėhet njė pėrzgjedhje e flamurit dhe mes gjithė varianteve tė propozuara duket se mė i pėlqyeri ėshtė njė me fushė blu dhe njė hartė tė bardhė tė Kosovės, tė rrethuar nga pesė yje me masa tė ndryshme, qė pėrfaqėsojnė grupet e ndryshme etnike nė Kosovė; njė trengjyrėsh vertikal Zi-bardh-e kuq; dhe njė vertikal trengjyrėsh Zi-bardh-e kuq, por me njė simbol spiral nė qendėr tė sė bardhės.
Dokumenti
Pritet se qė sot nė Prishtinė do tė zhvillohet njė takim mes liderėve tė lartė politik tė vendit, por tė nisur hartimin e dokumentit qė do tė deklarojė pavarėsinė. Sipas “Koha ditore”, nė takim do tė marrin pjesė Presidenti i Kosovės, Fatmir Sejdiu dhe Kryeministri Hashim Thaēi. Liderėt kosovarė kanė lėnė mesazhin se dokumenti do tė pėrgatitet nė koordinim me diplomatėt e huaj nė Kosovė, por nuk kanė dhėnė detaje. Dokumenti do tė pėrfshijė dhe ftesėn pėr misionin e BE-sė, i cili zėvendėson UNMIK-un dhe detyrimin pėr tė zbatuar planin e Ahtisarit.

ILIRI
Admin
Admin

Mesazhe : 2078
Anėtarėsuar : 06 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pavarėsia, nė 4 tė mėngjesit

Mesazh nga ILIRI prej Tue Feb 12, 2008 9:46 am

Rusi-Gjeorgji, “sherr” nė Mynih pėr njohjen e Kosovės

Presidenti gjeorgjian dhe pėrfaqėsuesi rus janė pėrballur nė konferencėn ndėrkombėtare tė Mynihut pėr Kosovėn. Presidenti Sakashvilli i devijoi pyetjes sė pėrfaqėsuesve rusė nė kėtė konferencė, se si do tė vepronte Tbilisi nė rast tė shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės, do ta njihte atė apo jo. Sakashvill u pėrgjigj se qėndrimi i Tbilisit nuk do tė ndryshonte asgjė nė kėtė ēėshtje. Gjeorgjia ka 2 rajone separatiste, megjithatė nė deklaratat zyrtare tė presidentit tė vendit, me pikėpamje pro perėndimore, Kosova dhe pavarėsia e saj qoftė edhe e njėanshme nuk janė precedent pėr vendin e tij pasi ēėshtjet e rajoneve janė shumė tė ndryshme. Deputeti rus, Aleksey Ostrovsky e akuzoi Gjeorgjinė pėr standarde, duke komentuar se ndėrkohė qė Tbilisi po pėrpiqet tė ruante integritetin e tij territorial nga njėra anė, nga ana tjetėr ėshtė bėrė partner nė vendet qė do tė njohin pavarėsinė e Kosovės edhe pse prek integritetin territorial tė njė vendi tjetėr. Sakashvilli u pėrgjigj se “pavarėsia e Kosovės ėshtė e qartė se do tė ndodhė, le tė jemi tė hapur nė kėtė pikė, dhe dihet se kjo do tė ndodhė kėtė muaj. Dhe kjo ēėshtje nuk ėshtė nė duart e Gjeorgjisė, vetėm se edhe ne kemi rajone separatiste brenda vendit. Kėtė nuk e ka diskutuar askush tjetėr pėrveē Rusisė. Nėse ka njė vend qė ka diskutuar seriozisht pėr njohjen e separatistėve tė Gjeorgjisė dhe mbėshtetjen e tyre, ky ėshtė Rusia. Kjo nuk ėshtė njė pyetje pėr mua, kjo ėshtė njė pyetje pėr ju. Unė po ju pyes: A do t’i njihni ju rajonet separatiste tė Gjeorgjisė pasi Kosova tė shpallė pavarėsinė dhe tė njihet nga perėndimi? A do ta bėni kėtė hap nė dy javė, sepse pavarėsia e Kosovės dhe njohja e saj ndodhin tani”.

ILIRI
Admin
Admin

Mesazhe : 2078
Anėtarėsuar : 06 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pavarėsia, nė 4 tė mėngjesit

Mesazh nga ILIRI prej Tue Feb 12, 2008 9:46 am

Kutia e Pandorės
Nė tė njėjtėn konferencė dhe nė diskutimin pėr Kosovėn, pėrsėri rusėt ishin tė vetmit qė nxorėn pengesa pėr pavarėsinė e Kosovės dhe njohjen e saj, edhe pse tashmė duket njė ēėshtje e kryer. “Njohja e pavarėsisė sė Kosovės nga komuniteti ndėrkombėtar do tė shėnonte njė precedent ndėrkombėtar”, tha zėvendėskryeministri i Rusisė, Sergei Ivanov nė konferencėn ndėrkombėtare tė Sigurisė nė Mynih. Rusia kundėrshton fort idenė se pavarėsia e Kosovės duhet njohur nga anėtarėt e Kėshillit tė Sigurimit, dhe sipas Ivanov, kjo jo vetėm se Rusia mbėshtet serbėt si aleatė. “Rusia kėrkon qė tė respektohen ligjet ndėrkombėtare dhe tė shmangen precedentėt. Njohja e Kosovės do tė hapte “kutinė e Pandorės” pėr rajone tė tjera separatiste”, tha Ivanov duke pėrmendur kėshtu edhe Qipron e Veriut.

ILIRI
Admin
Admin

Mesazhe : 2078
Anėtarėsuar : 06 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pavarėsia, nė 4 tė mėngjesit

Mesazh nga ILIRI prej Tue Feb 12, 2008 9:47 am

Thaēi dhuron traktor pėr njė familje serbe nė Lipjan
Kryeministri i Kosovės, Hashim Thacci, pėr tė siguruar se do tė bashkėpunojė me etninė serbe pas shpalljes sė pavarėsisė dhe pėr t’i treguar atyre se do tė jenė pjesė e njėjtė e shoqėrisė ashtu si edhe etnia shqiptare nė Kosovė, i ka dhuruar njė familjeje serbe njė traktor. “Jemi nė ēastet vendimtare pėr fatin e Kosovės dhe se duhet t’i kalojmė sė bashku me bashkė-pėrgjegjėsi sepse perspektiva do tė jetė e pėrbashkėt”, ėshtė shprehur dje kryeministri Thaēi gjatė vizitės qė u bėri familjes Sllavkoviē nė Rubovc tė Lipjanit, ku i dhuroi njė traktor. Thaēi u pėrkushtua se do tė punojė me vullnet tė mirė dhe pėrgjegjėsi pozitive pėr tė mirėn e tė gjithė qytetarėve tė Kosovės pa dallime etnike.
“Do tė punoj pėr tė mirėn e tė gjithė qytetarėve tė Kosovės pa dallime etnike”, tha kryeministri Thaēi nė fshatin Rubovc tė Lipjanit. Kreu i qeverisė sė Kosovės shtoi se “Kosova po krijon realitetin e ri tė perspektivės sė pėrbashkėt pėr tė cilėn ekziston edhe ndihma dhe mbėshtetja e tė gjithė miqve ndėrkombėtarė. Ju kam premtuar njė traktor tė ri dhe ja ku e keni, po ju premtoi edhe pėr status tė ri tė Kosovės, tė cilin gjithashtu do ta keni sė shpejti dhe i cili do tė jetė i favorshėm pėr tė gjithė qytetarėt e Kosovės”, tha ai duke shtuar se “Sot ndodhem nė njė familje tė nderuar e cila e ka dėrguar mesazhin e qartė pėr tė gjithė qytetarėt e Kosovės. Kosova do tė jetė vend i mundėsive tė barabarta me tė drejta tė afirmuara pėr komunitetin serb. Janė ditė tė shpresės dhe optimizmit dhe assesi tė panikut dhe apo frikės. Prandaj ne do tė kemi status tė ri ashti siē e kam pėrmend edhe para njė jave edhe traktor tė ri, kėshtu qė e gėzofshi” tha ai. Pėr Sllavisha Sllavkoviēin, dhurata e kryeministrit Thaēi ėshtė e mirėpritur dhe njėherėsh shprehu besimin e tij nė Qeverinė e Kosovės.


<BLOCKQUOTE>Gates
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates ka deklaruar nė Mynih se Rusia do tė reagojė me maturi nėse Kosova shpall pavarėsinė. Kėto komente sekretari amerikan i Mbrojtjes i ka bėrė nė Konferencėn Ndėrkombėtare pėr Politikat e Sigurisė qė po mbahet nė Mynih, ku me sa duket Kosova ka qenė njė nga pikat e forta tė diskutimit. I pyetur nga gazetarėt se nėse kjo do tė thotė se Rusia nuk do tė bėjė zhurmė tė madhe, Gates ka replikuar se “kėtė nuk e kishte thėnė dhe se kishte pohuar vetėm se Rusia do tė reagojė me maturi”.

Masakra
Pse duhet tė jetė Kosova e pavarur? “Masakra e 44 shqiptarėve tė Kosovės nga forcat e sigurisė sė Serbisė para nėntė vitesh ėshtė ngjarje qė pėrkujton se pėrse Kosova e meriton pavarėsinė, tha ish-diplomati amerikan”, William Walker, qė ka kryesuar Misionin Verifikues tė atėhershėm nė Kosovė. “Raēaku sigurisht nuk ishte njė incident i izoluar”, tha Walker dhe shtoi se gjėrat e kėtilla “ndodhnin nė mbarė Kosovėn”. Walker shtoi pėr “Reuters” se “pas asaj qė kam parė nė 6 apo 7 muajt e qėndrimit nė Kosovė, nuk mund ta imagjinoj se si populli i Kosovės do tė mund tė pranonte ēfarėdo shkalle tė kontrollit nga Beogradi”. </BLOCKQUOTE>

ILIRI
Admin
Admin

Mesazhe : 2078
Anėtarėsuar : 06 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pavarėsia, nė 4 tė mėngjesit

Mesazh nga ILIRI prej Tue Feb 12, 2008 9:47 am

Kosova, njė fjalė para pavarėsisė nė film

Dy regjisorė nga Italia, prej mėse dy javėsh ndodhen nė Kosovėn e para pavarėsisė. Pėr tė pritur ditėn e madhe tė shpalljes sė shtetit tė pavarur Tomaso Bertani si dhe ai shqiptar, qė jeton prej vitesh nė Itali, Erion Kadilli janė duke fokusuar ēaste tė ndryshme nga Kosova e kėtyre ditėve. Projekti i tyre qė i ka bėrė tė enden rrugėve tė Kosovės kėto ditė mė kamera ndėr duar, ėshtė ai me titull “Pranvera nė Kosovė”. Eshtė njė film dokumentar, xhirimet e tė cilit kanė ditė qė kanė nisur dhe do tė vazhdojnė deri nė ditėn e shpalljes sė pavarėsisė. Ideja pėr kėtė film ka qenė e vetė regjisorėve. “Kemi qenė tė interesuar shumė gjatė kėsaj kohe qė Kosova si vend i vogėl ka qenė shumė i frekuentuar nga mediat ndėrkombėtare, tė cilat ne i kemi pėrcjellė me shumė vėmendje dhe kemi vendosur tė vijmė kėtu”, thotė njėri nga regjisorėt, Erion Kadilli. Ai thotė se, gjithnjė na ka bezdisur fakti qė ėshtė shtyrė statusi pėrfundimtar i Kosovės dhe mendoj tani mė nuk do ketė shtyrje. Tė dy kėta regjisorė kanė xhiruar edhe njė film nė Shqipėri, por mendojnė se Kosova nė njė pikėpamje dhe historia e saj ėshtė mė interesante se Shqipėria. Tė dy regjisorėt krahasojnė vendin nė tė cilin janė shkolluar dhe veprojnė, Italinė dhe Kosovėn. “Eshtė shumė interesant kėtu pėr ne sepse nė Itali, shtet qė ėshtė krijuar shumė mė parė po bie njė qeveri, ndėrsa kėtu po bėhet njė shtet”, shprehen regjisorėt. Filmi, pas pėrfundimit, do tė jetė pjesėmarrės nė shumė festivale si: Torino, Genova, Milano, Tirana Film Festival, nė Oterdam por edhe nė ndonjė festival kosovar. Ai do tė jetė reportazh si njė fjalė para pavarėsisė. “Jemi frymėzuar nga “Gjermania e vitit 0” e Roberto Rosellinit”, shprehet regjisori Kadilli. Filmi do tė ketė edhe intervista me figura tė Kosovės, prej atyre qė kanė pozita nė vend e deri te fėmijėt. Filmi nuk do tė ketė protagonistė. Protagonist i filmit do jetė Kosova, nuk ėshtė ndonjė individ i veēantė. “Pėrveē informacioneve tė shumta qė ne kemi pėr Kosovėn, pėr t’i plotėsuar ato na ka ndihmuar edhe prof. Muhamet Kelmendi”, thotė Besnik Binjakaj, ndihmės i regjisorėve. “Ajo ē’ka mė sė shumti na intereson ėshtė qė tė pasqyrojmė njė jetė tė pėrditshme tė kosovarėve deri te dita e madhe qė ata kanė pritur me dekada”, shprehet Kadilli.

ILIRI
Admin
Admin

Mesazhe : 2078
Anėtarėsuar : 06 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pavarėsia, nė 4 tė mėngjesit

Mesazh nga ILIRI prej Tue Feb 12, 2008 9:48 am

Solana: Vendimi ėshtė marrė, misioni nė Kosovė do kryhet

Havier Solana ka deklaruar pėr mediat serbe, pas njė debati nė konferencėn e 44-ėt tė Mynihut se misioni i BE-sė ėshtė i papranueshėm, se tashmė Beogradi e ka tė qartė qėndrimin e Bashkimit Evropian, se unioni do tė bėjė ēdo gjė nė tė mirė tė stabilitetit tė rajonit.

Duke pohuar qėndrimin se misioni i Bashkimit Evropian nė Kosovė do tė ndodhė me gjithė kundėrshtimin e Serbisė dhe Rusisė, kreu i lartė i BE-sė tha se tashmė kanė mbetur pėr t’u diskutuar disa hapa praktikė, plani i veprimit. Nė njė deklaratė pėr agjencinė e lajmeve B92, Solana tha se vendimi pėr planin e veprimit pėr misionin nė Kosovė do tė merret sė shpejti. “Liderėt e Serbisė duhet tė zgjidhin problemet e tyre tė brendshme nė koalicionin qeverisės, pasi kanė detyrimin pėr ta bėrė kėtė”, komentoi Solana pas trazirave tė nisura brenda koalicionit qeverisės nė Beograd javėn e kaluar. “Liderėt serbė, presidenti dhe kryeministri, e njohin shumė mirė pozicionin tonė. Ne mendojmė se Bashkimi Evropian ka detyrimin tė vazhdojė tė ndihmojė procesin e stabilizimit tė rajonit. Ky ėshtė pozicioni ynė dhe drejtimi qė ne do tė ndjekim”, shtoi ai. Solana komentoi se misioni i kundėrshtuar nga Rusia dhe Serbia, ėshtė pėrgatitur nė detaje dhe analizuar mirė. “Plani pėr kėtė mision tashmė ėshtė aprovuar nė BE dhe mbase do tė duhet vetėm faza finale pėr planin e veprimit, nė rastin e nevojės pėr zbatim tė tij. Kjo do tė ndodhė, por unė nuk mund tė jap data. Po diskutojmė tashmė me anėtarėt e Kėshillit tė Sigurimit”, tha Solana. Ndėrkohė
RTK ka njoftuar se burime brenda Bashkimit Evropian nė zyrat qendrore kanė pohuar se Kuvendi i Kosovės do ta shpallė pavarėsinė mė 17 shkurt, ndėrsa BE do ta njohė kėtė deklaratė nė fillim tė marsit. Zyra e shefit pėr Politikėn e Jashtme dhe Sigurinė nė BE, Havier Solana, nuk ka pranuar tė komentojė hapur mbi kėtė njoftim. RTK ka shtuar se nė periudhėn nga 17 shkurti deri nė fillim tė marsit, Kuvendi i Kosovės do tė miratojė njė paketė me ligje tė pėrfshira nė propozimet e Marti Ahtisarit, si dhe kushtetutėn e vendit. Simbolet, himni dhe flamuri do tė pėrcaktohen nė po kėtė periudhė. “Disa vende tė BE do ta shpallin qėndrimin tyre pro pavarėsisė edhe para se tė shpallet pavarėsia, ndėrsa nė fazėn e parė ajo do tė njihet nga 20 vende brenda unionit me 27 vende tė BE-sė”, citon RTK.

ILIRI
Admin
Admin

Mesazhe : 2078
Anėtarėsuar : 06 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pavarėsia, nė 4 tė mėngjesit

Mesazh nga ILIRI prej Tue Feb 12, 2008 9:48 am

Apeli i fundit: Mos e njihni pavarėsinė

Presidenti serb, Boris Tadiē ka bėrė dje njė apel tė fundit pėrpara liderėve ndėrkombėtarė duke i kėrkuar atyre tė mos ta njohin pavarėsinė e Kosovės, tė kenė kujdes nga njė plan i orkestruar pėr tė marrė njė pjesė tė territorit serb. Tadiē ka deklaruar se njohja zyrtare e pavarėsisė nga 100 vende, sipas sinjaleve tė ardhura nga Kosova, ishte prerja e krahėve nė mes tė negociatave tė vėshtira dhe eliminimi i mundėsisė pėr tė arritur njė marrėveshje mes palėve, gjithashtu edhe riaktivizimi i konflikteve tė ngjashme separatiste. Ai tha se e vetmja mėnyrė pėr tė gjetur zgjidhjen e duhur ishte Kėshilli i Sigurimit, i cili do tė miratonte vetėm njė marrėveshje qė do tė ishte e pranueshme nga tė dyja palėt dhe nuk do tė dėmtonte interesat e asnjėrės prej tyre.

ILIRI
Admin
Admin

Mesazhe : 2078
Anėtarėsuar : 06 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pavarėsia, nė 4 tė mėngjesit

Mesazh nga tironci prej Wed Feb 13, 2008 4:21 pm

Uizner: Shpallja e pavarėsisė sė Kosovės "njė fund i drejtė i luftės brutale"

I dėrguari amerikan pėr Kosovėn Frenk Uizner ka vlerėsuar se shpallja e pavarėsisė sė Kosovės do tė jetė "njė fund i drejtė i luftės brutale" dhe "pjesa e fundit e mozaikut jugosllav". Uizner ka theksuar tri arsyet pozitive tė shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės - "do tė bėhet njė gjė e vėrtetė, do tė sqarohet situata politike nė Kosovė dhe Kosova do tė vazhdojė jetėn vet". "Do tė bėhet njė gjė e vėrtetė... Mendoj se kjo do tė jetė njė vendim korrekt politik. Nuk mund ta ktheni Kosovėn nė Serbi", tha Uizner, duke shtuar se me shpalljen e pavarėsisė sė Kosovės do tė "vehet pjesa e fundit e mozaikut jugosllav". Frenk Uizner nuk pret qė ushtria serbe tė ndėrhyjė nė Kosovė, por nuk pėrjashton mundėsinė e rasteve individuale tė shkuarjes nė Kosovė pėr tė shkaktuar probleme.

tironci
anetaret me aktiv
anetaret me aktiv

Mesazhe : 202
Anėtarėsuar : 09 Jan 2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

 :: Histori :: KOSOVA

Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi