Simbolet, variantet e flamurit tė Kosovės

Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

 :: Histori :: KOSOVA

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Simbolet, variantet e flamurit tė Kosovės

Mesazh nga ILIRI prej Tue Feb 05, 2008 2:22 pm

Simbolet, variantet e flamurit tė Kosovės
Sejdiu dhe Thaēi: Gjithēka gati pėr pavarėsinė




Flamuri i Kosovės pritet tė jetė i ngjashėm me atė tė Bashkimit Evropian, vetėm nė tė do tė mbizotėrojnė tri ngjyra kryesore: e kuqja, e zeza, dhe e bardha. Nė fakt, komisioni i posaēėm i ngritur pėr simbolet e Kosovės ka bėrė gati variantet pėrfundimtare, tė cilat mė pas do tė kalojnė pėr miratim nė Kuvendin e Kosovės. Njė variant parashikon sfondin blu me hartėn e Kosovės, ndėrsa dy variantet e tjera mbizotėrojnė e kuqja dhe e zeza, mes tyre edhe e bardha. Komisioni i pėrbėrė nga njė grup intelektualėsh dhe pėrfaqėsues tė partive politike ka punuar deri nė mbrėmje pėr tė pėrcaktuar tri variantet qė do t‘i shkojnė pėr miratim Kuvendit tė Kosovės. Hajredin Kuqi, zv.kryeministėr thotė se simbolet do tė miratohen pas shpalljes sė pavarėsisė. Sipas zv/kryeministrit Kuqi, ėshtė logjikė normale qė shteti i bėn simbolet dhe jo simbolet pėrbėjnė shtetit. Flamuri dhe stema e Kosovės do tė kenė edhe konsensusin e serbėve, tė cilėt janė pjesė e komisionit pėrzgjedhės. 1700 flamuj dhe stema janė shqyrtuar pas pėrzgjedhjes sė parė qė ėshtė bėrė para disa muajsh. Nė konkurs morėn pjesė shqiptarė, shtetas tė huaj, por edhe disa serbė. Kriteret e konkursit u pėrcaktuan nė bazė tė pakos sė Ahtisarit.

Pavarėsia

Presidenti i Kosovės, Fatmir Sejdiu, tha dje se pavarėsia e Kosovės ėshtė akt qė duhet tė ndodhė, sepse ėshtė vullnet politik i shumicės sė shqiptarėve tė Kosovės dhe e mbėshtetur nga "tė tjerėt dhe fuqitė e mėdha". Kėto komente, Presidenti Sejdiu i bėri pas njė takimi qė pati me kryetarin e Bashkimit Demokratik pėr Integrim, Ali Ahmeti, me tė cilin bisedoi pėr rrjedhat aktuale tė zgjidhjes sė statusit tė Kosovės. Presidenti Sejdiu ndryshe nga tė tjerėt nuk ka pėrmendur muaj apo data se kur do tė shpallet pavarėsia e Kosovės, por ka thėnė "se kjo do tė ndodhė shumė shpejt". "Ne e themi e kemi njė punė tė pėrbashkėt tė njė kornize tė pėrafėrt qė e kemi tė ditur, e kemi bėrė projektin e saj tė pėrgjithshėm dhe natyrisht do tė marrim edhe njė vendim tė institucioneve tė Kosovės nė bashkėpunim me faktorin ndėrkombėtar. Unė them se do tė jetė shumė i shpejt (shpallja e pavarėsisė). Koncepti ynė pėr dinamikėn nuk ka ndryshuar", theksoi Sejdiu. Kurse, Kryeministri Thaēi, duke pėrforcuar Presidentin theksoi dje se Kosova tashmė ka pėrgatitur Kushtetutėn dhe simbolet dhe qė nga sot definitivisht ėshtė gati me tė gjitha kapacitetet e veta pėr shpallje dhe fillim tė punės sė mbarė nė implementimin e procesit tė pavarėsisė si vend demokratik i mundėsive tė barabarta pėr tė gjithė qytetarėt e saj. Duke i komentuar zgjedhjet e djeshme nė Serbi, Kryeministri i Kosovės tha se ato nuk kanė pasur ndikim nė zhvillimet nė Kosovė. "Ėshtė lajm i mirė qė populli serb ka vendosur qė tė shikojė pėr tė ardhmen e vet dhe tė mos jetė nė tė kaluarėn, prandaj pres bashkėpunim nė tė ardhmen si dy vende tė pavarura", theksoi Thaēi. Kryeministri Thaēi tha se komisioni pėr pėrzgjedhjen e simboleve shtetėrore do tė pėrfundojė punėn sot pas dite, i cili i ka pėrzgjedhur 5 propozimet e fundit mė tė mira tė flamurit tė Kosovės. Ndėrkaq, ministri i Jashtėm shqiptar, Lulzim Basha, deklaroi se vizita e tij nė Prishtinė "kishte pėr qėllim kontaktet me autoritetet e Kosovės dhe bashkėrendimin e mėtejshėm tė tė gjithė veprimtarisė sė Tiranės dhe Prishtinės, sigurisht nė sinergji tė plotė me Uashingtonin dhe Brukselin". Basha sqaroi se ka pasur mesazhe tė Kryeministrit Sali Berisha pėr Kryeministrin Thaēi, Presidentin Sejdiu dhe Kryetarin e Kuvendit, Jakupi. "Shkėmbyem informacionet e fundit mbi takimet e bėra nga tė dy qeveritė dhe pėrfaqėsuesit e tyre ku vura re njė shkallė tė lartė gatishmėrie nga autoritetet e Kosovės. Tashmė kanė pėrfunduar ose janė nė pėrfundim pėrgatitjet e nevojshme pėr shpalljen e Pavarėsisė".

ILIRI
Admin
Admin

Mesazhe : 2135
Anėtarėsuar : 06 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

 :: Histori :: KOSOVA

Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi