Bjerrakoha e Holkerit nė bisedat me Ēoviqin

Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

 :: Histori :: KOSOVA

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Bjerrakoha e Holkerit nė bisedat me Ēoviqin

Mesazh nga ILIRI prej Mon Dec 17, 2007 12:40 pm

Prishtinė, 16 janar - Vajtje ardhjet e kryeadministratorėve tė Kosovės nė Beograd ngjajnė me proverbin "shko e eja si Adem Peja". Edhe vizita e djeshme e Hari Holkerit nė Beograd me plot gojėn mund tė cilsohet si bjerrakohė, sidomos tani qė, pas zgjedhjeve pralamentare nė Serbi, situata politike nė Beograd ėshtė kaotike. Nuk funksion parlamenti, Serbia ėshtė pa president, ndėrkohė qė qeveria aktuale ekziston vetėm formalisht dhe nuk kryen kurrfarė funksioni. Atėherė shtrohet pyetja pse shkoi Holkeri nė Beograd? Nuk besojmė se Holkeri ka pasur ndonjė dėshirė turistike.
Takimi me Ēoviqin dhe bisedat me tė pėr tė bindur serbėt e Kosovės tė kyēen nė proceset politike ėshtė humbje kohe. Ēoviq, njė politikan i dalė nga kapota e Millosheviqit, aktualisht ėshtė politikan i dėshtuar nė skenėn politike serbe, i cili me partinė e tij minore pėsoi humbje katastrofike nė zgjedhjet e fundit nė Serbi dhe mė askush nė Beograd nuk e merr seriozisht se ēfarė flet dhe ēfarė bėn Ēoviqi. Por, duke qenė nė krye tė ashtuquajturės Qendėr koordinuese pėr Kosovėn, Ēoviq me retorikėn e tij boshe e bajate ende dirigjon dhe manipulon me serbėt e Kosovės, tė cilėt janė peng i politikės sė atjeshme destruktive.
Holkeri si diplomat i rryer duhet tė ketė ditur se derisa nuk konstituohen institucionet e reja nė Beograd, nuk ka me kė tė bisedojė. Ka kohė qė nė Beograd nuk ka shkelė kėmbė e ndonjė diplomati tė huaj nga fakti se situata e atjeshme politike ėshtė konfuze me tendencė tė destabilizimit. Njė ditė mė parė a nuk tha vetė Holkeri se "treni nuk do tė presė pėr askėnd"?

ILIRI
Admin
Admin

Mesazhe : 2135
Anėtarėsuar : 06 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

 :: Histori :: KOSOVA

Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi