ForumiForumi  PortaliPortali  GalleryGallery  FAQFAQ  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  IdentifikohuIdentifikohu  
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
 

DEKLARATA E PAVARESISE

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Goto down 
AutoriMesazh
ILIRI
Admin
Admin



Anėtarėsuar : 06 Dec 2007
Mesazhe : 1793

MesazhTitulli: DEKLARATA E PAVARESISE   Mon Feb 18, 2008 12:45 pm






DEKLARA E PAVARESISE
Duke iu pėrgjigjur thirrjes sė popullit pėr tė ndėrtuar njė shoqėri qė respekton dinjitetin njerėzor dhe afirmon krenarinė dhe synimet e qytetarėve tė saj,
Tė zotuar pėr t’u pėrballur mė trashėgiminė e dhembshme tė sė kaluarės sė afėrt nė frymė tė pajtimit dhe faljes,
Tė pėrkushtuar ndaj mbrojtjes, promovimit dhe respektimit tė diversitetit tė popullit tonė,
Duke riafirmuar dėshirėn tonė pėr t’u integruar plotėsisht nė familjen euroatlantike tė demokracive,
Duke vėrejtur se Kosova ėshtė njė rast special qė del nga shpėrbėrja jokonsensuale e Jugosllavisė dhe nuk ėshtė presedan pėr cilėndo situatė tjetėr,
Duke rikujtuar vitet e konfliktit dhe dhunės nė Kosovė qė shqetėsuan ndėrgjegjen e tė gjithė popujve tė civilizuar,
Mirėnjohės qė bota intervenoi mė 1999 duke hequr nė kėtė mėnyrė qeverisjen e Beogradit mbi Kosovėn, dhe vendosur Kosovėn nėn administrimin e pėrkohshėm tė Kombeve tė Bashkuara,
Krenarė qė Kosova qė atėherė ka zhvilluar institucione funksionale, multietnike tė demokracisė qė shprehin lirisht vullnetin e qytetarėve tanė,
Duke rikujtuar vitet e negociatave tė sponsorizuara ndėrkombėtarisht ndėrmjet Beogradit dhe Prishtinės mbi ēėshtjen e statusit tonė tė ardhshėm politik,
Duke shprehur keqardhje qė nuk u arrit asnjė rezultat i pranueshėm pėr tė dyja palėt pėrkundėr angazhimit tė mirėfilltė tė udhėheqėsve tanė,
Duke konfirmuar se rekomandimet e tė Dėrguarit Special tė Kombeve tė Bashkuara, Martti Ahtisaari, i ofrojnė Kosovės njė kornizė gjithėpėrfshirėse pėr zhvillimin e saj tė ardhshėm, dhe janė nė vijė me standardet mė tė larta europiane pėr tė drejtat tė njeriut dhe qeverisjen e mirė,
Tė vendosur qė ta shohim statusin tonė tė zgjidhur nė mėnyrė qė t’i jipet popullit tonė qartėsi mbi tė ardhmen e vet, tė shkohet pėrtej konflikteve tė sė kaluarės dhe tė realizohet potenciali i plotė demokratik i shoqėrisė sonė,
Duke nderuar tė gjithė burrat dhe gratė qė bėnė sakrifica tė mėdha pėr tė ndėrtuar njė tė ardhme mė tė mirė pėr Kosovėn,
1. Ne, udhėheqėsit e popullit tonė, tė zgjedhur nė mėnyrė demokratike, nėpėrmjet kėsaj Deklarate shpallim Kosovėn shtet tė pavarur dhe sovran. Kjo shpallje pasqyron vullnetin e popullit tonė dhe ėshtė nė pajtueshmėri tė plotė me rekomandimet e tė Dėrguarit Special tė Kombeve tė Bashkuara, Martti Ahtisaari, dhe Propozimin e tij Gjithėpėrfshirės pėr Zgjidhjen e Statusit tė Kosovės.
2. Ne shpallim Kosovėn njė republikė demokratike, laike dhe multietnike, tė udhėhequr nga parimet e jodiskriminimit dhe mbrojtes sė barabartė sipas ligjit. Ne do tė mbrojmė dhe promovojmė tė drejtat e tė gjitha komuniteteve nė Kosovė dhe krijojmė kushtet e nevojshme pėr pjesėmarrjen e tyre efektive nė proceset politike dhe vendimmarrėse.
3. Ne pranojmė plotėsisht obligimet pėr Kosovėn tė pėrmbajtura nė Planin e Ahtisarit, dhe mirėpresim kornizėn qė ai propozon pėr tė udhėhequr Kosovėn nė vitet nė vijim. Ne do tė zbatojmė plotėsisht ato obligime, pėrfshirė miratimin prioritar tė legjislacionit tė pėrfshirė nė Aneksin XII tė tij, veēanėrisht atė qė mbron dhe promovon tė drejtat e komuniteteve dhe pjesėtarėve tė tyre.
4. Ne do tė miratojmė sa mė shpejt qė tė jetė e mundshme njė kushtetutė qė mishėron zotimin tonė pėr tė respektuar tė drejtat e njeriut dhe liritė themelore tė tė gjithė qytetarėve tanė, posaēėrisht ashtu siē definohen me Konventėn Europiane pėr tė Drejtat e Njeriut. Kushtetuta do tė inkorporojė tė gjitha parimet relevante tė Planit tė Ahtisaarit dhe do tė miratohet nėpėrmjet njė procesi demokratik dhe tė kujdesshėm.
5. Ne mirėpresim mbėshtetjen e vazhdueshme tė bashkėsisė ndėrkombėtare pėr zhvillimin tonė demokratik nėpėrmjet tė pranive ndėrkombėtare tė themeluara nė Kosovė nė bazė tė Rezolutės 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara (1999). Ne ftojmė dhe mirėpresim njė prani ndėrkombėtare civile pėr tė mbikėqyrur zbatimin e Planit tė Ahtisaarit dhe njė mision tė sundimit tė ligjit tė udhėhequr nga Bashkimi Europian. Ne, po ashtu, ftojmė dhe mirėpresim NATO-n qė tė mbajė rolin udhėheqės nė praninė ndėrkombėtare ushtarake dhe tė zbatojė pėrgjegjėsitė qė i janė dhėnė sipas Rezolutės 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara (1999) dhe Planit tė Ahtisaarit, deri nė atė kohė kur institucionet e Kosovės do tė jenė nė gjendje tė marrin kėto pėrgjegjėsi. Ne do tė bashkėpunojmė plotėsisht mė kėto prani nė Kosovė pėr tė siguruar paqen, prosperitetin dhe stabilitetin nė tė ardhmen nė Kosovė.
6. Pėr arsye tė kulturės, gjeografisė dhe historisė, ne besojmė se e ardhmja jonė ėshtė nė familjen europiane. Pėr kėtė arsye, ne shpallim synimin tonė pėr tė marrė tė gjitha hapat e nevojshėm pėr tė siguruar anėtarėsim tė plotė nė Bashkimin Europian sapo qė tė jetė e mundshme dhe pėr tė zbatuar reformat e kėrkuara pėr integrim europian dhe euroatlantik.
7. Ne i shprehim mirėnjohje Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara pėr punėn qė ka bėrė pėr tė na ndihmuar nė rimėkėmbjen dhe rindėrtimin pas lufte dhe ndėrtimin e institucioneve tė demokracisė. Ne jemi tė pėrkushtuar tė punojmė nė mėnyrė konstruktive me Organizatėn e Kombeve tė Bashkuara gjersa ajo vazhdon punėn e saj nė periudhėn nė vijim.
8. Me pavarėsinė vie detyra e anėtarėsisė sė pėrgjegjshme nė bashkėsinė ndėrkombėtare. Ne e pranojmė plotėsisht kėtė detyrė dhe do t’i pėrmbahemi parimeve tė Kartės sė Kombeve tė Bashkuara, Aktin Final tė Helsinkit, akteve tjera tė Organizatės pėr Siguri dhe Bashkėpunim nė Europė, obligimeve ligjore ndėrkombėtare dhe parimeve tė marrėdhėnieve tė mira ndėrkombėtare qė shėnojnė marrėdhėniet ndėrmjet shteteve. Kosova do tė ketė kufijtė e saj ndėrkombėtarė ashtu siē janė paraparė nė Aneksin VIII tė Planit tė Ahtisaarit, dhe do tė respektojė plotėsisht sovranitetin dhe integritetin territorial tė tė gjithė fqinjve tanė. Kosova, po ashtu, do tė pėrmbahet nga kėrcėnimi apo pėrdorimi i forcės nė cilėndo mėnyrė qė ėshtė jokonsistente me qėllimet e Kombeve tė Bashkuara.
9. Ne, nėpėrmjet kėsaj Deklarate, marrim obligimet ndėrkombėtare tė Kosovės, pėrfshirė ato tė arritura nė emrin tonė nga Misioni i Administratės sė Pėrkohshme tė Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė (UNMIK), si dhe obligimet e traktateve dhe obligimet tjera tė ish-Republikės Socialiste Federative tė Jugosllavisė ndaj tė cilave obligohemi si ish-pjesė konstituive, pėrfshirė konventat e Vjenės pėr marrėdhėniet diplomatike dhe konsullore. Ne do tė bashkėpunojmė plotėsisht me Tribunalin Penal Ndėrkombėtar pėr ish-Jugosllavinė. Ne synojmė tė kėrkojmė anėtarėsim nė organizatat ndėrkombėtare, nė tė cilat Kosova do tė synojė tė kontribuojė pėr qėllime tė paqes dhe stabilitetit ndėrkombėtar.
10. Kosova shpall zotimin e saj ndaj paqes dhe stabilitetit nė rajonin tonė tė Europės Juglindore. Pavarėsia jonė e sjell nė fund procesin e shpėrbėrjes sė dhunshme tė Jugosllavisė. Gjersa ky proces ka qenė i dhembshėm, ne do tė punojmė pa pushim pėr t’i kontribuar njė pajtimi qė do tė lejonte Europėn Juglindore tė shkojė pėrtej konflikteve tė sė kaluarės dhe tė farkojė lidhje tė reja rajonale tė bashkėpunimit. Pėr kėtė arsye, do tė punojmė sė bashku me fqinjtė tanė pėr tė avansuar tė ardhmen tonė tė pėrbashkėt europiane.
11. Ne shprehim, nė veēanti, dėshirėn tonė pėr tė vendosur marrėdhėnie tė mira me tė gjithė fqinjtė tanė, pėrfshirė Republikėn e Serbisė, me tė cilėn kemi marrėdhėnie historike, tregtare dhe shoqėrore, tė cilat synojmė t’i zhvillojmė mė tej nė tė ardhmen e afėrt. Ne do tė vazhdojmė pėrpjekjet tona pėr t’i kontribuar marrėdhėnieve tė fqinjėsisė dhe bashkėpunimit me Republikėn e Serbisė duke promovuar pajtimin ndėrmjet popujve tanė.
12. Ne, nėpėrmjet kėsaj, afirmojmė nė mėnyrė tė qartė, specifike dhe tė parevokueshme se Kosova do tė jetė ligjėrisht e obliguar tė plotėsojė dispozitatat e pėrmbajtura nė kėtė Deklaratė, pėrshirė kėtu veēanėrisht obligimet e saj nga Plani i Ahtisaarit. Nė tė gjitha kėto ēėshtje, ne do tė veprojmė nė pajtueshmėri nė parimet e sė drejtės ndėrkombėtare dhe rezolutat e Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara, pėrfshirė Rezolutėn 1244 (1999). Ne shpallim publikisht se tė gjitha shtetet kanė tė drejtėn tė mbėshteten nė kėtė Deklaratė, dhe i bėjmė apel tė na ofrojnė pėrkrahjen dhe mbėshtetjen e tyre.


Edituar pėr herė tė fundit nga ILIRI nė Wed Feb 20, 2008 4:10 pm, edituar 3 herė gjithsej
Mbrapsht nė krye Goto down
ILIRI
Admin
Admin



Anėtarėsuar : 06 Dec 2007
Mesazhe : 1793

MesazhTitulli: Re: DEKLARATA E PAVARESISE   Mon Feb 18, 2008 12:46 pm

Shtypi i sotėm britanik shkruan gjerėsisht pėr zhvillimet e djeshme nė Kosovė

Londėr, 18 shkurt - Shtypi i sotėm britanik shkruan gjerėsisht pėr zhvillimet e djeshme nė Kosovė, pas shpalljes sė Pavarėsisė, me shkrime, editoriale dhe fotografi e karikatura me kėtė temė. "Fajnenshėll tajms", nė shkrimin me titull "Njė lindje e vėshtirė" ndėr tė tjera, thuhet se "do tė ishte e papėrgjegjshme pėr tė harruar se shteti mė i ri i Evropės, ka pasur njė lindje tė gjatė dhe tė vėshtirė dhe se e ardhmja ėshtė e mbarsur me vėshtirėsi. BE duhet tė garantojė qė rruga pėr anėtarėsim nė BE tė mbetet e hapur pėr Kosovėn dhe pjesėn tjetėr tė Ballkanit perėndimor, pėrfshi edhe Serbinė. Politika duhet tė mbeshtetet me ndihma, tregėti dhe lehtėsim vizash. Serbia kėrkon vėmendje tė veēantė. Ajo nuk duhet gjykuar nga fjalėt e ashpra tė kėsaj jave, por nga veprimet gjatė muajve tė ardhshėm. Rruga pėr nė BE duhet tė jetė e hapur. Ajo ka nevojė pėr kohė qė tė kapėrdijė humbjen". Nė mbyllje tė kėtij shkrimi nė FT thuhet se "sa mė shpejt qė Kosova tė pushojė sė qeni njė pikė konflikti mes lindjes dhe perėndimit, aq mė mirė ėshtė pėr Kosovėn dhe tėrė rajonin e trazuar". Ndėrkaq nė "Tajms" bie nė sy njė karikaturė e flamurit serb, ku shqiponja e zezė dykrenare shqiptare i ka ikur kthetrave tė shqiponjės serbe. Nė shkrimin "Shteti mė i ri i Evropės", editoriali i "Tajmsit" thekson ndėr tė tjera, se "njė Kosovė e pavarur pėrballet me sfida nė vėnd dhe nė aspektin ndėrkombėtar". Nisur nga vėshtirėsitė legale dhe diplomatike, Hashim Thaēi duhet tė dėshmojė realizėm tė ēeliktė. Ai duhet tė riktheksojė garancitė pėr minoritetin sėrb dhe tė shtyp ēdo shpresa nacionaliste pėr njė Shqipėri tė Madhe. Ai po ashtu duhet tė ēfryjė ēdo shpresė tė egzagjeruar se pavarėsia do tė ēojė nė begati tė menjėhershme. Tani ata janė sovranė, por duhet tė punojnė shumė qė tė jenė shteti i suksesshėm i 46 i Evropės", pėrfundon editoriali i "Tajmsit". Gazeta "Indenpendent" tėrė faqen e parė ia kushton festimeve nė Kosovė, ku njė vajzė e mbajtur nė kurriz nėn njė det flamujsh kuq e zi dhe ka si kryetitull: "Ka lindur shteti i Kosovės". Kjo gazetė i kushton faqen katėr dhe pesė tėrė zhvillimeve nė Kosovė. Veēohen shkrimet me titull "Fishėkzjarrėt shpėrthyen, borive u ranė dhe shteti i Kosovės u krijua". Nė shkrimin "Njė flamur, por pa vend nė OKB pėr njė vend i cili ende nuk ka sovranitet tė plotė", shkruan se "ajo qė do tė njihet sot nga njė numėr vendesh tė BE sė dhe Shtetet e Bashkuara ėshtė njė lloj protektorati, ku BE merr rolin e mbikqyrėsit tė luajtur deri mė sot nga Kombet e Bashkuara. "Guardian" nė faqe tė parė boton njė foto nga festimet pėr shpalljen e Pavarėsisė dhe si titull ka: "Dita e Pavarėsisė. Kosova e shpall atė nė mėnyrė tė njėanshme". Nė njė koment tjetėr me titull "Flamujt nuk jane tė mjaftueshėm", po "Guardian", shkruan se "nė sprovė ėshtė uniteti evropian. Aftėsia e saj pėr tė pėrballuar qoftė ushtarakisht, ashtu dhe politikisht me shtetin e sapolindur tė Kosovės, mund tė vihet nė dyshim". Ēėshtja tani nuk ėshtė nėse pavarėsia riadreson gabimet e sė kaluarės, por nėse ajo do tė adresojė tė ardhmen. Pak progres ėshtė bėrė nė ripajtimin mes shqiptarėve dhe serbėve. Ata nė njė farė mėnyre kanė ndėrruar vendet. E ndėrsa kjo ndodh, shpresat pėr njė tė ardhme tė re janė tė ngrira".
Mbrapsht nė krye Goto down
ILIRI
Admin
Admin



Anėtarėsuar : 06 Dec 2007
Mesazhe : 1793

MesazhTitulli: Re: DEKLARATA E PAVARESISE   Mon Feb 18, 2008 1:00 pm

Belgjika pasqyron gjeresisht momentet e pavaresimit dhe festimeve te shqiptareve ne Kosove, belgjike e bote.


http://video.msn.com/video.aspx?mkt=nl-be
Mbrapsht nė krye Goto down
ILIRI
Admin
Admin



Anėtarėsuar : 06 Dec 2007
Mesazhe : 1793

MesazhTitulli: Re: DEKLARATA E PAVARESISE   Mon Feb 18, 2008 1:04 pm

Prizreni shpalosi flamurin e Adem Jasharit 3 kilometra tė gjatė



17.02.2008 21:37 ET Prizren (KosovaLive)
Kremtja e pavarėsisė nė Prizren, deri tash ėshtė zhvilluar qetė, ndėrsa nė orėt e vona tė mbrėmjes janė shtuar rastet e hedhjes sė mjeteve piroteknike, ndėrkohė, qė nė qendėr tė qytetit vijon programi artistik i shoqėrive tė kėtushme.

Ashtu edhe siē ishte paraparė, karakteristikė e kremtes nė Prizren ishte shpalosja e flamurit kombėtar tė pėrmasave tė mėdha, tė titulluar “Flamuri i Pavarėsisė”, nė gjatėsi prej 3.005 metra e 98 centimetrash, qė ishte simbolikė e luftės heroike tė komandantit legjendar Adem Jashari.

Ky flamur, mė i madhi i parė ndonjėherė nė kėtė qytet, ėshtė shpalosur nga Varrezat e dėshmorėve nė Landovicė dhe ka pėrshkuar tėrė rrugėn unazore nė Prizren.

Burime nga spitali nė Prizren, konfirmuan pėr KosovaLive se deri tash vetėm dy persona kanė kėrkuar ndihmėn mjekėsore, pėr shkak tė lėndimeve tė lehta.

Dr. Sadri Hulaj, shef i emergjencės, tha se njėri prej tė lėnduarve ėshtė 14 vjeēar dhe ka lėnduar dorėn me mjetet piroteknike, ndėrsa njė tjetėr ka pėsuar nė aksident trafiku, pasi ėshtė goditur nga njė veturė, nė afėrsi tė Landovicės, por ėshtė jashtė rrezikut pėr jetė.

Ceremonia e kremtes nė Prizren ėshtė zhvilluar e qetė dhe sipas parashikimeve nė Prizren.

Pėrkundėr temperaturave tė ulėta, qendra e qytetit dhe rrugėt kryesore vijimisht ka qenė e mbushur pėrplot qytetarė, tė tė gjitha komuniteteve, pėrfshirė ata shqiptarė, turq, boshnjakė dhe tė komunitetit RAE, tė cilėt kanė krijuar njė atmosferė emocionuese tė pėrcjellė nga kėngė e valle tradicionale.

Pėr t’ua uruar festėn, nė skenėn e ngritur “Shatėrvan” atyre u janė drejtuar edhe kreu komunal Ramadan Muja dhe kreu i PDK-sė, Zafir Berisha.

Njė pjesė e madhe e prizrenasve pa dallim moshe, aktin mė tė lartė tė shpalljes sė Pavarėsisė e pritėn nė qendėr tė Prizrenit, duke i duartrokitur formimit tė shtetit tė shumėpritur.

Nė orėt e mbrėmjes, ndėrkaq njė pjesė e qytetarėve, kryesisht ata me gjendje tė mirė materiale janė drejtuar nėpėr lokale hoteliere.
Mbrapsht nė krye Goto down
ILIRI
Admin
Admin



Anėtarėsuar : 06 Dec 2007
Mesazhe : 1793

MesazhTitulli: Re: DEKLARATA E PAVARESISE   Mon Feb 18, 2008 1:07 pm

Mbrapsht nė krye Goto down
Teuta
anetare te shquar
anetare te shquar



Anėtarėsuar : 08 Dec 2007
Mesazhe : 993

MesazhTitulli: Re: DEKLARATA E PAVARESISE   Mon Feb 18, 2008 5:21 pm

Dje kombi shqiptar rrealizoi endren e tij shekullore per pavarsimin e Kosoves. dita e djeshme do te mbetet ne kujtesen historike si dita e rilindjes se mbar kombit shqiptar. Por sot sfida te reja e presin kosoven, sfida te cilat padyshim ajo do te dije ti perballoje ashtu siē ka bere deri me sot. Urime dhe njehere, dhe suksese Kosove!
Mbrapsht nė krye Goto down
ILIRI
Admin
Admin



Anėtarėsuar : 06 Dec 2007
Mesazhe : 1793

MesazhTitulli: Re: DEKLARATA E PAVARESISE   Mon Feb 18, 2008 6:07 pm

Mbrapsht nė krye Goto down
ILIRI
Admin
Admin



Anėtarėsuar : 06 Dec 2007
Mesazhe : 1793

MesazhTitulli: Re: DEKLARATA E PAVARESISE   Mon Feb 18, 2008 6:49 pm

Shkijet mbasi kishin majt peng per 1 shekull me doren e Rusise, Kosoven zemren e Shqiptareve, tani jane ne kerkim te ndonji "donatori" se kane met pa zemer, duke u kthyer keshtu ne origjine.
Mbrapsht nė krye Goto down
mira
anetaret me aktiv
anetaret me aktiv



Anėtarėsuar : 16 Dec 2007
Mesazhe : 197

MesazhTitulli: Re: DEKLARATA E PAVARESISE   Mon Feb 18, 2008 6:53 pm

Gezuar kosova !!
Mbrapsht nė krye Goto down
krrau




Anėtarėsuar : 18 Jan 2008
Mesazhe : 36

MesazhTitulli: Re: DEKLARATA E PAVARESISE   Mon Feb 18, 2008 8:09 pm

Dje ka qene nje dite e paharrueshme. Shqiptaret arriten me ne fund ta shembinin mitin e Serbise se madhe. Rrofte kombi shqiptar. Rrofte Kosova e lire.
Mbrapsht nė krye Goto down
dardani




Anėtarėsuar : 07 Jan 2008
Mesazhe : 24

MesazhTitulli: Re: DEKLARATA E PAVARESISE   Mon Feb 18, 2008 8:13 pm

<table class=lajmikryesor_titulli cellSpacing=2 cellPadding=0 width="100%" border=0><tr><td>SHBA-tė dhe shtetet kryesore tė BE-sė njohin pavarėsinė e Kosovės </TD></TR></TABLE>
<table class=lajmikryesor_teksti cellSpacing=2 cellPadding=0 width="100%" border=0><tr><td class=lajmikryesor_intro> SHBA-tė e njohėn sot zyrtarisht Kosovėn si shtet sovran dhe tė pavarur. Ne e urojmė popullin e Kosovės me kėtė rast historik, thuhet nė kumtesėn e Departamentit Amerikan tė Shtetit. Nga radhėt e BE-sė, Franca e ka bėrė hapin e parė drejt njohjes. Shefi i diplomacisė franceze Bernard Kushner, pas takimit tė ministrave tė jashtėm tė BE-sė nė Bruksel, tha se presidenti i Francės, Nikollas Sarkozi i ka dėrguar Presidentit tė Kosovės, pranimin zyrtarė tė njohjes. </TD></TR></TABLE>
Mbrapsht nė krye Goto down
dardani




Anėtarėsuar : 07 Jan 2008
Mesazhe : 24

MesazhTitulli: Re: DEKLARATA E PAVARESISE   Mon Feb 18, 2008 8:29 pm

Presidenti Bush gjate vizites ne Afrike


Presidenti amerikan Xhorxh Bush sot e pranoi deklaratėn historike pėr pavarėsinė e Kosovės, kur deklaroi se kosovarėt tani janė tė pavarur, njofton BTA, duke iu referuar agjencisė Asoshieted pres.
Udhėheqėsia e Kosovės pavarėsinė nga Serbia e shpalli dje dhe qytetarėt e Kosovės pėr sot e presin mbėshtetjen e SHBA-sė dhe forcave kryesore evropiane, transmeton MIA.
"Kjo ėshtė njė gjė pėr tė cilėn unė dhe administrata ime jemi angazhuar", deklaroi Bush nė intervistėn pėr programin "Denes" tė televizionit NBC.
"Plani i Marti Ahtisarit ėshtė projekti ynė pėr pėrparim. Ne sot do tė ndjekim si po zhvillohet situata. Kosovarėt tani janė tė pavarur", deklaroi presidenti amerikan
Mbrapsht nė krye Goto down
dardani




Anėtarėsuar : 07 Jan 2008
Mesazhe : 24

MesazhTitulli: Re: DEKLARATA E PAVARESISE   Mon Feb 18, 2008 8:31 pm

Organizata Konferenca islamike (OKI) njoftoi sot se e pėrkrah pavarėsinė e Kosovės, njoftoi Frans pres.
"Kombi islam i dėshiron popullit tė Kosovės dhe Qeverisė sė saj tė arrijė sukses nė luftėn e re pėr shtet tė fuqishėm dhe me prosperitet", thuhet nė kumtesėn e OKI-sė, ku anėtarėsojnė 57 vende.
Mbrapsht nė krye Goto down
ILIRI
Admin
Admin



Anėtarėsuar : 06 Dec 2007
Mesazhe : 1793

MesazhTitulli: Re: DEKLARATA E PAVARESISE   Tue Feb 19, 2008 10:10 am


Berisha: Tani ambasador ne Prishtine


E Marte, 19 Shkurt 2008

Fatjona Mejdini

Shqiperia e njohu dje Kosoven si shtet te pavarur. Ne nje konference per shtyp, Kryeministri Berisha, i shoqeruar nga ministri i Puneve te Jashtme, Lulzim Basha, deklaroi se qeveria e konsideron krijimin e shtetit te Kosoves nje ngjarje historike, qe sanksionon te drejten e qytetareve te saj per te vetevendosur. Kryeministri Berisha njoftoi se sot do te mblidhej Keshilli i Ministrave per te vendosur ngritjen e marredhenieve diplomatike midis Republikes se Shqiperise dhe Republikes se Kosoves ne rang ambasadoresh. Me njohjen e Kosoves si shtet i pavarur, Kryeministri Berisha u zotua dje se nuk do te prisheshin marredheniet diplomatike me ato vende, te cilat nuk do ta njihnin pavaresine e Kosoves.

“Ne do te bejme perpjekjet maksimale per te garantuar mbeshtetjen per njohjen e pavaresise se Kosoves nga secili vend i OKB-se. Se dyti, keto perpjekje nuk interferojne ne marredheniet bilaterale te Shqiperise me keto vende. Ato ruajne nivelin e tyre miqesor dhe zhvillohen ne menyre te pavarur nga keto perpjekje”, deklaroi Berisha gjate konferences per shtyp te dhene me kete rast. Kryeministri Berisha, paraditen e djeshme, shpjegoi edhe arsyet e mosvajtjes se delegacioneve shqiptare ne Kosove dy dite me pare, ne diten e shpalljes se Pavaresise. Keshtu, Berisha sqaroi se prezenca e perfaqesuesve te shtetit shqiptar ne diten e shpalljes se Pavaresise do te ngjallte reagime jo,pozitive nga faktori nderkombetare. Keshtu, sipas Berishes, ndonese shpirterisht ai ndodhje ne Kosove festa e dy diteve me pare ishte ne radhe te pare per vete kosovaret qe per shume vjet e kishin pritur ate cast.

“Dua te sqaroj se me shpirt dhe me zemer, Tirana zyrtare, Shqiperia zyrtare dhe jozyrtare ka qene e tera aty, por asnje shqiptar nuk do te donte qe kjo te ishte nje feste vetem mes Kosoves dhe Shqiperise. Kjo duhet dhe do te jete nje feste midis Kosoves dhe gjithe miqve te Kosoves dhe Shqiperise”, deklaroi Berisha. Sipas tij, me shpalljen zyrtare te shtetit te Kosoves, ai dhe delegacioni shqiptar do te ishin atje, ashtu si edhe perfaqesuesit e larte te vendeve te tjera evropiane dhe me gjere. Ne mbledhjen e djeshme te Grupit parlamentar te PD-se, Berisha vleresoi edhe menyren se si qytetaret e Kosoves e priten diten e pavaresise se saj, duke theksuar menyren dinjitoze te festimit pa krijuar incidente. “Festa ishte nje demonstrim madheshtor i shkalles se civilitetit, maturise se qytetareve te Kosoves. Mendoj se ata deshmuan para te gjithe botes se meritonin plotesisht pavaresine”, theksoi dje Berisha, duke shtuar se kjo maturi tregon se qytetaret kosovare do te respektojne te gjithe minoritetet qe bejne pjese ne kete shtet.

Njohja

Vetem pak minuta, pasi SHBA e njohu zyrtarisht pavaresine e Kosoves, Kryeministri Berisha i shoqeruar nga ministri i Jashtem, Basha, doli ne nje konference per shtyp, ku deklaroi edhe njohjen nga ana e Shqiperise te Kosoves si shtet. Ne kete deklarate, Berisha u bazuar mbi Deklaraten e Kuvendit te Shqiperise, date 21 tetor 1991 dhe ne mbeshtetje te vendimit te Kuvendit te Kosoves te dates 17 shkurt 2008, per shpalljen e Pavaresise.

Prezenca

Kryeministri Berisha shpjegoi dje se, ndonese shpirterisht ai, dy dite me pare, ishte ne Kosove, interpretimet e ndryshme qe mund t’i beheshin kesaj vizite e ndaluan ate dhe perfaqesues te tjere te vendit te ishin aty. Por Kryeministri theksoi se delegacionet shqiptare do te ishin ne Kosove ne momentin kur ajo zyrtarisht te shpallej si shtet dhe kur edhe delegacione te vendeve te tjera ta vizitonin ate.

Festimet

Kreu i qeverise, Berisha, pershendeti edhe menyren se si kosovaret e festuan shpalljen e pavaresise, dy dite me pare, pa shkaktuar asnje precedent. Sipas Berishes, festimet per pavaresine deshmuan shkallen e larte te civilitetit dhe maturise se qytetareve te Kosoves. Sipas Berishes, ky civilizim i qytetareve te Kosoves jap garancine se ne kete shtet do te mbizoteroje paqja mes minoriteteve.
Mbrapsht nė krye Goto down
Teuta
anetare te shquar
anetare te shquar



Anėtarėsuar : 08 Dec 2007
Mesazhe : 993

MesazhTitulli: Re: DEKLARATA E PAVARESISE   Tue Feb 19, 2008 4:34 pm

Vazhdon tė rritet numri i shteteve qė po i bashkohen grupit tė njohjes zyrtare tė Shteti tė ri tė Republikės sė Kosovės. Qeveria federale australiane edhe formalisht ka njohur Kosovėn si njė shtet tė pavarur, duke premtuar se shumė shpejt do tė marrin nė konsideratė vendosjen e marrėdhėnieve diplomatike.
Nė njė deklaratė tė lėshuar sot, ministri i Jashtėm australian, Stiven Smith tha se Australia respekton vendimin e popullit tė Kosovės. Smith i dėshiroi Qeverisė sė re tė Kosovės ēdo tė mirė dhe potencoi nevojėn qė shteti i pavarur tė mbrojė tė drejtat dhe sigurinė e minoriteteve etnike, si dhe trashėgimisė kulturore.
Poashtu edhe Qeveria e Costa Rikės ka njohur pavarėsinė e Kosovės, dhe ka uruar shtetin e ri "ndėrtim tė suksesshėm dhe demokratik tė shteti tė Kosovės . Ministri i Punėve tė jashtme tė Costa Rikės nė letrėn e tij zyrtare shkruan se nėn ushtrimin e fuqive tė tij diplomatike dhe nė pajtueshmėri me standardet ndėrkombėare mbėshtet pavarėsinė e Kosovės.
Qė nė ditėn e parė pas shpalljes, pavarėsia e Kosovės si shtet i pavarur dhe sovran ėshtė pranuar nga kėto shtete: SHBA, Franca, Britania e Madhe, Gjermania, Estonia, Afganistani, Italia, Latvia, Shqipėria, Australia, Belgjika, Turqia, Finlanda dhe Lituania, Austria, Senegali . Ndėrkaq sipas ministrit tė mbrojtjes sė Maqedonisė, Lazar Elenvoski, pėr kėtė shtet pavarėsia e Kosovės ėshtė e pranueshme. Pavarėsia e Kosovės do tė njihet brenda disa javėsh edhe nga Bullgaria, ka bėrė tė ditur ministri i jashtėm Ivalin Kalfin, sipas tė cilit vonesa ka tė bėj me procedurat nacionale pėr pranimin e pavarėsisė.
Konferenca islamike botėrore me 57 shtete anėtare pėrmes njė deklarate kanė mbėshtetur pavarėsinė e Kosovės, ku i urohet Kosovės sukses nė ndėrtimin e njė shteti tė fortė dhe prosperues.
Mbrapsht nė krye Goto down
dardani




Anėtarėsuar : 07 Jan 2008
Mesazhe : 24

MesazhTitulli: Re: DEKLARATA E PAVARESISE   Tue Feb 19, 2008 5:05 pm


Nuk ka pėrmasa mė tė madhaja.
Dardania.jpg‎ (pėrmasa 192 × 240 px, madhėsia skedės: 10 KB, lloji MIME:
Mbrapsht nė krye Goto down
shqiptari
anetaret me aktiv
anetaret me aktiv



Anėtarėsuar : 04 Jan 2008
Mesazhe : 141

MesazhTitulli: Re: DEKLARATA E PAVARESISE   Tue Feb 19, 2008 5:31 pm

Serbet kerkojne ta minojne pavaresine ekosoves duke u perpjekur te krijojne destabilitet.



Njėsitė e KFOR-it kanė ndėrhyrė pas djegjes nga kriminelė serbė tė pikave kufitare me Serbinė nė veri tė Kosovės.
Si pasojė e kėtyre sulmeve policia ishte larguar nga pikat e kontrollit dhe kishte kėrkuar ndihmėn e KFOR-it. Burimet policore thanė se kanė kėrkuar ndėrhyrjen e forcės ndėrkombėtare pėr tė evakuuar policėt nė vendin e ngjarjes.
"KFOR-i po ndėrhyn", tha njė zėdhėnės i forcave ndėrkombėtare.
"Kemi dy pika kufitare qė po digjen. Djegjet janė provokuar nga grupet e serbėve nė veri dhe veriperėndim tė Kosovės. Gjendja ėshtė thjesht e papranueshme. Deri tani kemi parė njerėzit tė protestojnė lumturinė apo pakėnaqėsinė e tyre me dinjitet, maturi dhe pėrgjegjėsi. Ne nuk mund t'i pranojmė kėto sjellje qė vijnė nga komuniteti serb", tha Bertrand Bonneau, zėdhėnėsi i KFOR-it
Mbrapsht nė krye Goto down
ILIRI
Admin
Admin



Anėtarėsuar : 06 Dec 2007
Mesazhe : 1793

MesazhTitulli: "Zėri i Popullit" nuk del diten e pavaresise   Wed Feb 20, 2008 12:53 pm


[b]Sokol Balla heshti pėr "Zėri i Popullit" tė Ramės, qė s'doli ditėn e pavarėsisė sė Kosovės


[/b]

Nga Kastriot Myftaraj - Sokol Balla, ditėn e diel, duke komentuar mėnyrėn se si e kishin pėrcjellė gazetat e Tiranės ditėn e shpalljes pavarėsisė sė Kosovė, veēoi gazetėn “Sot” si atė qė sipas tij e ka pėrcjellė mė keq kėtė ngjarje tė shėnuar. Gazeta “Sot” e pėrcolli kėtė ditė me pesė faqe kushtuar Kosovės, dhe po tė jetė pėr pėrmbajtjen, Balla tė detyron qė tė heqėsh dorė nga modestia dhe t’ i thuash se pas 100 vjetėsh, nė rast se studiuesit tė bėjnė atė qė bėri Balla tė dielėn me shtypin shqiptar tė kėsaj dite, shpresoj se nga tė gjithė shkrimet e botuar kėtė ditė, do tė veēojnė nga pikėpamja e Shqiptarizmit, pikėrisht shkrime tė botuar nė gazetėn “Sot”. Ndėrsa Ballės pas 100 vjetėsh i del keq llogaria, se atėherė do tė jenė hapur arkivat dhe tė gjithė do ta kenė tė qartė se kush ėshtė ai gazetari qė komunikonte me agjentin serb nė Tiranė, pėr tė cilin foli Presidenti Topi para disa ditėsh. Por nėse Sokol Balla do tė kishte vėrtet si qėllim qė tė komentonte mėnyrėn se si e pėrcolli shtypi i Tiranės ditėn e pavarėsisė sė Kosovės, dhe jo tė sulmonte gazetėn “Sot”, ai nuk do tė rrinte pa komentuar faktin e ēuditshėm qė ditėn e pavarėsisė sė Kosovės nuk kishte dalė gazeta e PS, “Zėri i Popullit”. U bėnė disa herė nė fakt qė gazeta “Zėri i Popullit” nuk del tė dielave, por kėtė tė diel ajo duhej tė kishte dalė, aq mė tepėr kur mburret se ka dalė edhe nė kohėn e Luftės sė Dytė Botėrore. Derisa “Zėri i Popullit” nuk doli ditėn e pavarėsisė sė Kosovės, atėherė kjo tė bėn tė mendosh, se mosdalja e kėsaj gazete disa herė tė dielave, ka qenė pėrgatitja e alibisė pėr mosdaljen e kėsaj gazete ditėn e pavarėsisė sė Kosovės. Se dihet qė pavarėsia do tė shpallej njė ditė tė dielė, nė janar apo nė shkurt. “Zėri i Popullit” nuk doli tė dielėn e pavarėsisė sė Kosovės jo se i mungonin paratė, se ka shumė biznesmenė tė fuqishėm qė pėr hatėr tė Edi Ramės, qė u jep leje ndėrtimi e tenderė, i japin para gazetės. “Zėri i Popullit” nuk doli nė kėtė ditė se nuk donte Edi Rama qė tė dilte. “Zėri i Popullit” nuk doli ditėn e pavarėsisė sė Kosovės, pėr hatėr tė Miladin Popoviēit, i cili ka qenė kryeredaktori i parė faktik, i kėsaj gazete. Miladin Popoviēi e donte Kosovėn nėn Jugosllavinė e AVNOJ-t, ose mė saktė nėn Serbi, po tė ishte nė dorėn e tij, dhe jo nė dorėn e kroatit Josip Broz Tito. Mosdalja e “Zėrit tė Popullit” ditėn e pavarėsisė sė Kosovės, duket se ėshtė mendimi i ri politik i dalė nga Fondacioni “Qemal Stafa”. Koēo Tashko ka shkruar se Qemal Stafa ishte njeriu mė afėr Miladin Popoviēit. Nėse do tė ishte pėr Miladin Popoviēin, gjėja mė e mirė qė mund tė bėnte “Zėri i Popullit” ditėn e pavarėsisė sė Kosovė, ishte qė tė mos dilte fare atė ditė. Dhe vullnetin e Popoviēit e pėrmbushėn qemalstafistėt, pra popoviēistėt e rinj, Edi Rama dhe Eva Allushi (kryeredaktorja e “Zėrit tė Popullit”) “Zėri i Popullit” duhet tė kishte dalė tė dielėn e pavarėsisė sė Kosovės pikėrisht pėr tė larė disi atė turp qė ka bėrė nė vite me Kosovėn, kur nė faqet e “Zėrit tė Popullit” deri nė vitin 1981, gjeje shkrime qė denonconin gjendjen e popujve tė shtypur tė Afrikės, por jo pėr shqiptarėt e Kosovės. Dhe pas vitit 1981, “Zėri i Popullit” shkruante pėr Kosovėn kryesisht nė rubrikėn “Shtypi botėror rreth ngjarjeve nė Kosovė”. Ndėrsa skribėt e “Zėrit tė Popullit” merreshin me popullin palestinez, atė salvadorian apo atė filipinas. “Zėri i Popullit” nuk doli tė dielėn e pavarėsisė sė Kosovės se ėshtė gazeta e partisė qė edhe nė vitin 2000, e sintonizoi me ligj Shqipėrinė me orėn e Moskės, kur konfirmoi me ligj 9 majin, si ditėn e fitores mbi fashizmin. Kur Shqipėrisė i takon tė ketė 8 majin si vendet perėndimore, dhe ato ish-komuniste, qė e kanė ndryshuar atė qė u imponoi Moska, pėr shkak se Shqipėria nuk ėshtė nė njė zonė kohore me Moskėn, kryeqytetin e Rusisė, qė caktoi 9 majin se nė momentin e kapitullimit nė 8 maj nė Berlin, nė Moskė kishte hyrė data 9 maj. Por Sokol Balla nuk e komentoi mosdaljen e “Zėrit tė Popullit” tė dielėn, se Balla ėshtė mėkėmbėsi kryesor mediatik i Edi Ramės. Balla para se tė bėjė komente si atė qė bėri pėr gazetėn “Sot” ka detyrimin qė tė dalė publikisht dhe tė kėrkojė sqarimin e akuzės qė i bėri Presidenti Topi, se ėshtė interceptuar nga SHISH duke i thėnė njė agjenti serb se do ta sulmojė Presidentin gjatė vizitės sė tij nė Kosovė, nė njė kohė qė Presidenti po sulmohej nga Moska dhe Beogradi se kishte thėnė qė kėto po destabilizojnė Ballkanin duke mos njohur pavarėsinė e Kosovės. Balla, duke heshtur u vetėkompromentua. Gjithashtu u vetėkompromentua edhe Edi Rama, qė e la tė kalojė deklaratėn e Topit, pa u ndalur tek ajo dhe t’ i kėrkojė shpjegime Presidentit, nėse ėshtė siē thotė ai, apo Presidenti kėrkon tė ushtrojė presion mbi mediat? Por duket se Rama e di tė vėrtetėn prandaj hesht. Duket se Balla dhe Rama i kanė dhėnė fjalėn tė njėjtit njeriu se do ta kėnaqin nė mėnyra tė ndryshme. Duket se edhe kryeredaktorja e “Zėrit tė Popullit”, Eva Allushi, qė ka lidhje tė vjetra familjare me serbėt, se nė shtėpinė e saj nė Vlorė ėshtė strehuar Dushan Mugosha nė kohėn e Luftės sė Dytė Botėrore, i ka thėnė dikujt nė telefon tė dielėn: E shikon ē’ bėra, nuk e nxora fare gazetėn! Dhe duket se pėrgjigja qė kanė marrė ėshtė: Dobro bre Sokol e Sokolicė!
Mbrapsht nė krye Goto down
Teuta
anetare te shquar
anetare te shquar



Anėtarėsuar : 08 Dec 2007
Mesazhe : 993

MesazhTitulli: Re: DEKLARATA E PAVARESISE   Wed Feb 20, 2008 6:03 pm

Koha pėr pavarėsinė e Serbisė

Nga Michael C. Polt, “Washington Times”*

Ka ardhur koha. Ka ardhur koha pėr Serbinė qė tė deklarojė njėanshmėrisht pavarėsinė e saj. Ky vend i pavarur mundet atėherė tė mbrojė tė drejtat e tė gjithė njerėzve nė Kosovė, veēanėrisht tė serbėve etnikė, po aq mirė sa mbron trashėgiminė e saj historike atje. Kjo Serbi e pavarur do tė mundė atėherė t’i japė fund pėrgjithnjė luftėrave nė Ballkan, tė nisura qė nė 1990, nėse ajo do tė kapė Ratko Mlladiēin dhe ta ēojė atė sė bashku me ata qė e kanė fshehur pas supeve tė popullit serb nė Hagė. Kjo Serbi e ēliruar dhe e pavarur do tė mundė atėherė tė lejojė fuqinė krijuese dhe zotėsinė e popullit tė saj tė ndėrtojė njė shoqėri tė drejtė dhe tė pėrparuar dhe tė bėhet demokracia mė e rėndėsishme e rajonit. Shumė keq, nėse nuk do ndodhė njė gjė e tillė. Udhėheqėsit serbė hedhin poshtė pavarėsinė e Kosovės dhe kėsisoj ata hedhin poshtė pavarėsinė e Serbisė. Radikalėt serbė mohojnė madje edhe lidershipin mohues tė kėtij vendi.
Populli serb nuk do asgjė mė shumė sesa pavarėsinė e tij tė vėrtetė e pėr pasojė fitoren mbi tė shkuarėn, por ata janė duke thėnė se serbėt “e vėrtetė” nuk duan fitore. Serbėt e “vėrtetė” duan njė betejė, ku tė humbin, tė ndjekur nga njė diskutim spiritual tė gjatė sa shekujt mbi atė se kush dhe ēfarė e shkaktoi humbjen.
Por, pa njė kampion tė besueshėm serb pėr pavarėsinė e Serbisė, popullit tė shkėlqyer tė kėtij vendi nuk i shėrbehet njė dietė tjetėr nga ajo e vjetra, gjithnjė disfatiste, dija konvencionale mbi historinė e Serbisė.
Kėshtu, si njė amerikan praktik, i shkolluar nė rrugėn e politikės sė mundėsive, madje edhe me ndonjė rrezik, unė kam pyetur veten shpesh se pse njė lider i zgjuar serb nuk i ofron popullit tė tij pa hezitim pavarėsinė qė ai dėshiron.
Gjatė viteve si ambasador i vendit tim nė Beograd, unė e kam bėrė kėtė pyetje me ngulm, drejtpėrdrejt dhe kam marrė tė njėjtėn pėrgjigje nga njė anė e shoqėrisė serbe:
1) Populli e sheh tė ardhmen e Serbisė me njė Kosovė brenda saj dhe pėr kėtė ėshtė i bindur tė luftojė dhe
2) nėse njė lider, nuk ka rėndėsi sesa popullor ėshtė, do tė mbėshtesė pavarėsinė e Kosovės, ai do tė bėnte vetėvrasje politike. Njė argumetim i ngjashėm, ndonėse pak mė i dobėt, vlente edhe pėr kapjen e Radko Mlladiē.
Njė numėr analistėsh, vendas dhe tė huaj, ndajnė tė njėjtėn pikėpamje mbi atė se pavarėsia e Serbisė nga e kaluara e saj do tė kėrcėnojė Serbinė demokratike dhe stabilitetin e rajonit.
Unė nuk pres qė kjo tė ndodhė.
Serbia nisi tė ndėrtojė demokracinė e saj pas humbjes nė Bosnjė dhe aventurės nė Kosovė dhe u bė mė produktive si komb pas fundit tė martesės sė palumtur tė Malit tė Zi me tė.
Do tė jetė njė Serbi mė e mirė pas pavarėsisė sė Kosovės dhe pasi Mlladiē tė mbesė gjithashtu pas saj. Unė nuk mendoj se shumica e popullit tė shquar tė Serbisė ka frikė pėr jetėn pas Kosovės, por retorikat e nxehta tė politikanėve bėjnė qė njė argument populist kundėr “tė poshtėrve, amerikanėve vendgrabitės, evropianėve dhe Gjykatės antiserbe nė Hagė” tė marrė jetė.
Ne tashmė kemi kaluar afatet mė tė fundit tė kėrkesave tė komunitetit ndėrkombėtar pėr pavarėsinė e Serbisė. Mė 10 dhjetor 2007, treshja e BE, SHBA dhe Rusisė pėrfundoi pėrpjekjet e saj pėr njė zgjidhje tė negociuar tė ēėshtjes sė Kosovės.
S’pati asnjė zgjidhje. Mė 3 shkurt, njė kandidat me bindje demokratike dhe i orientuar kah Europa rifitoi zgjedhjet nė Serbi. Fatkeqėsisht, ai ėshtė bėrė pjesė e retorikave tė shumicės sė drejtuesve serbė pėr Kosovėn. Zgjidhja e vetme pėr Kosovėn dhe mė e rėndėsishmja pėr Serbinė ėshtė e mirėnjohur.
Kosova do tė ndahet nga Serbia pa njė marrėveshje tė negociuar me Beogradin, duke fituar njė status tė pavarur nga Serbia. Por Kosova nuk do jetė tėrėsisht e pavarur nga pėrgjegjėsitė e saj pėr tė ndėrtuar njė shoqėri tė drejtė pėr tė gjithė njerėzit e popullit tė saj, aq sa ėshtė e nevojshme.


* Michael C. Polt ėshtė njė diplomat karriere dhe ka shėrbyer si ambasador amerikan nė Serbi nga viti 2004 deri nė vitin 2007
Mbrapsht nė krye Goto down

DEKLARATA E PAVARESISE

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Histori :: KOSOVA-
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės