ILIRI Admin


Anėtarėsuar : 06 Dec 2007 Mesazhe : 1793
| Titulli: Ipeshkvi i Kosoves Dod Gjergji deshmon ne Strasburg Wed Feb 20, 2008 8:57 pm | |
| Ipeshkvi i Kosoves Dod Gjergji deshmon ne Strasburg
Kėto ditė po shqyrtohet mundėsia e marrjes sė vendimeve tė rėndėsishme pėr ne qytetarėt e Kosovės por edhe pėr tė ardhmen e vendit tim. Kosova kėrkon tė kėtė shtetin e vet tė pavarur dhe demokratik, i cili do tė mbėshtetet nga Bashkimi Evropian pėr tė arritur funksionimin normal shtetėror, forcat e KFOR-it do tė sigurojnė stabilitetin dhe paqen, kurse tė drejtat e pakicave, sidomos asaj serbe, do tė garantohen nė bazė tė propozimeve nė Pakon e Ahtisarit. Ky proces mbėshtetet prej shumicės sė faktorėve relevantė nė Kosovė, edhe nga ne po ashtu. Pėr tė kuptuar mirė arsyen pse i japim mbėshtetje Kosovės nė kėto procese tė marrjes sė vendimeve tė rėndėsishme pėr tė ardhmen e tė gjithė qytetarėve tė saj, duhet tė bėjmė njė vėshtirim historik tė ngjarjeve, qė kanė ndikuar nė akumulimin e vlerave tė pėrbashkėta tė popullit Shqiptarė, pa marrė parasysh dallimin. Po edhe pėr tė parė se Kisha Katolike ka qenė bartėse dhe ruajtjese, nė mendjen dhe nė zemrėn e popullit shqiptar, e pashkėputshėmrisė sė vlerave tona tė pėrbashkėta tė krishtera dhe evropiane. Vėshtrimi historik i veēorive tona Krishterimi ka depėrtuar nė trojet tona qė nga koha apostolike, gjatė udhėtimeve misionare tė Shėn Palit dhe nxėnėsve tė tij nė Ilirik, ku bėnte pjesė edhe Kosova e sotme. Kėtė e dėshmojnė burimet biblike, historike, arkeologjike etj. Sidomos duhet theksuar argumenti faktik i pranisė sė vazhdueshme, ndėr shekuj, i Kishės katolike si pjesė pėrbėrėse e shoqėrisė nė tė gjitha periudhat historike. Pėrgjithėsisht, krishterimi ynė gjatė shekujve mbartė shenja tė martirizimit, sidomos gjatė pėrndjekjeve tė Perandorisė Romake, ( deri te Edikti i Milanos 313), pėrndjekja dhe martirizimi i madh gjatė sundimit pesėshekullor tė Perandorisė Osmane (1468-1912), dhe sė fundmi diktaturės komuniste (1945-1990). Mė tutje mund tė themi se lashtėsia dhe tradita e krishterė, pjesėrisht ishte rrezikuar edhe me dyndjet e popujve sllavė, tė cilėt nė trojet ilire gjetėn njė Kishė mjaftė mirė tė organizuar. Kjo do tė thotė, se popujt sllav nuk e sollėn krishterimin nė trojet tona, ata krishterimin e gjetėn nė mesin tonė. Gjatė 5 shekujve tė persekutimit turko-otoman, kleri katolik bartte dritėn e vetme fetare dhe kombėtare te shqiptarėt, sidomos nė ruajtjen e gjuhės dhe kultivimin e saj pėrmes veprave tė botuara, qė nga Formula e Pagėzimit (1462) e deri te veprat filozofike e teologjike. Gjatė kėsaj periudhe binomi Fe dhe Atdhe ishte formėsuar dhe thadruar nė zemrėn e klerit dhe tė popullit, si pėrcaktim jetėsor i veprimit shoqėror e fetar. Sundimi i gjatė Otoman nė trojet tona la pasoja tė shumta. Pasoja mė e rėndė, pa dyshim, mbetet ndarja jonė fetare, e cila u shkaktua nga mungesa e lirisė fetare, ligjet diskriminuese ndaj tė krishterėve, pėrndjekjet, mungesa e klerit katolik, lakmia pėr pasuri dhe privilegje, kushtėzimet me haraē, marrja e fėmijėve pėr tė krijuar ushtrinė turko-otomane etj. etj. Nė fillim ndarja shfaqej nėn hijen e laramanizimit kriptokrishterimit , qė do tė thotė: pranim formal i emrave, traditės dhe fesė islame nė publik dhe ushtrimi i krishterimit nė jetėn private. Duke qenė se kjo gjendje zgjati me shekuj, gradualisht u bė islamizimi i pjesės sė madhe tė popullit tim. Sot, ne Shqiptarėt, si rrjedhojė e asaj qė u tha mė lartė kemi dy konfesione, fatbardhėsisht kjo ndarje fetare e shkaktuar prej tė tjerėve nuk ka sjell pėrēarje mes nesh, sepse ne arritėm tė ruanim dashurinė dhe respektin paraislamik pėr njėri-tjetrin. Shqiptarėt pa dallim feje janė pėrpjekur bashkėrisht, sidomos 100 vitet e fundit, pėr tu shkėputur nga lindja dhe pėr tu bashkuar me familjen e popujve evropian, prej ku ishin rrėmbyer pas vdekjes sė heroit tonė Kombėtar Gjergj Kastrioti i quajtur Skėnderbe. Me krijimin e shtetit tė Shqipėrisė (1912), populli shqiptar kishte filluar tė merr frymė mė lirshėm, edhe pse mbeti populli i coptuar nė disa shtete. Fatkeqėsisht, liria nuk zgjati shumė sepse Komunizmi pėrsėri na i grabiti atė. Kosova deri mė 1981 e gėzonte njė autonomi nė ish Federatėn Jugosllave. Ajo autonomi u mohua pikėrisht nė vitin e pėrmendur, kur edhe fillojė persekutimi shtetėror kundėr shqiptarėve tė Kosovės. Me kėtė mohim flagrant tė tė drejtave individuale dhe kolektive, filloi kriza nė Kosovė. Mė vonė kjo krizė u zgjėrua nė tėrė viset e ish-Jugosllavisė, duke shkaktuar luftėra qė morėn jetėra tė shumta njerėzish dhe rrėnuan qytete e fshatra. Kjo dhunė mori fund me ndėrhyrjen e forcave tė aleancės ushtarake tė NATO-s, mu aty ku kishte filluar. Nė kėto kohė krize, gjithė populli dhe Kisha katolike nė krye me ipeshkvin Nikė Prela (1918-1996) promovonin qėndresėn paqėsore. Ai frymėzohej nga paraardhėsi i tij, Imzot Pjetėr Bogdanit (1625-1689), i cili thoshte: Fati i popullit tim, ėshtė fati im, prandaj ishte i vendosur tė jetė nė anėn e popullit tė pambrojtur, duke ngritur zėrin kundėr ēdo lloji dhune, padrejtėsie, diskriminimi dhe punonte pa ndėrprerė pėr ta motivuar kishėn e pėrgjithshme dhe Qeveritė Tuaja pėr ta mbrojtur kėtė popull. Po kėtė qėndrim, nė vazhdimėsi, e mbajti guximshėm e besnikėrisht edhe paraardhėsi im i nderuar ipeshkvi Mark Sopi (1938-2006) sė bashku me mbarė klerin i Kishės katolike nė Kosovė. Po edhe pas Luftės (1999) nuk mungojė angazhimi i Tij me klerin pėr tė qenė promovues i vlerave njerėzore dhe i tė drejtave tė tė gjithėve, nė veēanti ndaj tė varfėrve dhe tė rrezikuarve. Mu pėr kėtė, qytetarėt e Kosovės pa dallim, janė miqėsor dhe tė afėrt me Kishėn tonė, sepse, si nė tė kaluarėn ashtu edhe nė ditėt e sotme, ajo ka qenė dhe ėshtė gjithnjė nė shėrbim tė Zotit dhe tė popullit, pa u ndikuar nga dallimet qė i kemi. Lashtėsia e pranisė historike, vlerat qė ka promovuar gjatė shekujve, gatishmėria e mishėrimit me vuajtjet e popullit, kanė bėrė qė Kisha Katolike tė jetė faktor i rėndėsishėm pėr tė gjithė njerėzit nė Kosovė. Pikėrisht, dėshmia mbresėlėnėse e saj nė tė kaluarėn dhe sot, ka bėrė qė populli shqiptar ta sheh Kishėn tonė Katolike si pjesė tė pandashme tė vetėn, edhe pse shumica i takon besimit tjetėr. Mu pėr kėtė, i gjithė populli, me nderim dhe falėnderim e pranojnė pėrvojėn e pėrbashkėt paraislamike. Krishterimin e quajnė me simpati feja jonė e vjetėr, sepse e dinė dhe e pranojnė se Kisha Katolike ishte thesar i pėrbashkėt ku ėshtė ruajtur gjuha, tradita dhe kultura e mirėfilltė e shqiptarėve. Ky fakt, nxitė njė pjesė tė rinisė dhe tė intelektualėve tė orientohen nė kėrkimin e rrėnjėve, trashėgimin tonė tė pėrbashkėt shpirtėror, qė ne e quajmė pagėzimin kulturor. Nė kėtė kėrkim tė rrėnjėve shpirtėrore dhe kulturore, sidomos kanė ndikuar dy figurat mė tė ndritshme tė popullit tonė, Gjergj Kastrioti, Atleta Christi dhe e Lumja Nėna Terezė (1910-1997), bija e popullit tonė. Njė rol tė veēantė e ka luajtur nė kėtė drejtim, orientimi miqėsor i Selisė sė Shenjtė ndaj shqiptarėve dikur dhe sot. Sidomos kujdesi qė ka treguar Papa Gjon Pali II (1920-2005) pėr ne. Nė kėtė frymė duhet kuptuar arsyen pse shqiptarėt e krishterė nuk i konsiderojnė shqiptarėt e besimit islam si tė huaj, por si vėllezėr tė islamizuar nė rrethana tė vėshtira historike. Po ashtu edhe shqiptarėt e islamizuar nuk e konsiderojnė krishterimin si fe tė huajėn, por, siē thamė, si fenė e tyre tė vjetėr. E sot, si fe e vėllezėrve tė tyre shqiptarė. Kjo pėrvojė historike, gati unike nė botė, bėnė qė krishterimi dhe islami tė bashkėjetojnė dhe tė bashkėpunojnė mjaft mirė nė ēėshtjet e pėrbashkėta, shoqėrore, kulturore e kombėtare. Shqiptarėt nė tėrėsi janė proevropian dhe prokristian, sepse nuk donė dhe nuk mund ti mohojnė vlerat tona tė pėrbashkėta gjatė historisė. Ky kontekst historik dhe aktual mundėson ndėr ne njė lloj islamizmi tradicional dhe tė matur, tė hapur, tė orientuar mė tepėr rreth vlerave njerėzore tė civilizimit perėndimor. Kisha katolike nė Kosovė, edhe nė fushėn e komunikimit mes tė krishterėve, gjithnjė ka kultivuar dhe kultivon dialogun ekumenik mes Kishave. Ne kėrkojmė me kėmbėngulje dialogun ekumenik me Kishėn Ortodokse Serbe, sepse jemi dy Kisha tė krishtera. Nė tė kaluarėn kemi pasur suksese tė mjaftueshme nė kėtė drejtim. Mjerisht, pas lutės sė vitit 1999, nuk kemi arrit nivelin e dėshiruar, pėr shkak se Kisha Ortodokse Serbe ka mbetur edhe sot nėn ngarkesėn politike qė e kanė imponuar rrethanat. Kisha katolike nė kėto momente po pėrpiqet tė jetė urė ndėrlidhėse mes dy realiteteve tona, islamizmit ndėr shqiptarė dhe ortodoksizmit, kryesisht serbo-malazez. Ne po pėrpiqemi tė japim kontributin modest pėr pajtimin e ndėrsjellė nė mėnyrė qė tė krijohen kushte pėr dialog dhe jetė tė pėrbashkėt nė paqe mes tė gjithė njerėzve qė jetojnė nė Kosovė. Ky ėshtė roli ynė historik dhe aktual, sepse me shqiptarėt myslimanė jemi vėllezėr nė gjak, gjuhė, traditė, kulturė, me shekuj edhe me fe, ndėrsa me ortodoksėt jemi vėllezėr tė krishterė. Tani nė realitetin e ri tė krijuar nė Kosovė, Kisha jonė po vazhdon tė luan rolin e saj domethėnės duke promovuar domosdoshmėrinė pėr tė bashkėjetuar tė sotmen dhe tė ardhmen, denjėsisht me gjitha fetė. Ajo po ashtu angazhohet pėr tė respektuar tė drejtėn e secilit pėr tė qenė vetvetja, duke e respektuar tė drejtėn e ēdo personi qė tė besojė atė qė ia siguron mirėqenien e shpirtit, kulturėn etnike dhe kundėrshton ēdo rryme destruktive, pėrēarėse e konfliktuoze, qė do tė mund tė prishte bashkėjetesėn. Me bindje tė thellė, konsiderojmė se dialogu ndėrkishtar, ndėrfetar dhe ndėretnik ėshtė e mundėsia e vetme pėr tė krijuar dhe ruajtur mozaikun e kombeve, feve, gjuhėve dhe traditave tė ndryshme nė Kosovė e mė gjerė nė rajon. Tė nderuar Zonja dhe Zotėrinj Qėndrimi ynė lidhur me tė ardhmen e Kosovės nuk ka ndryshuar asnjėherė, qė nga vitet e nėntėdhjeta e deri mė sot: Ne kėmbėngulim se falja dhe pajtimi janė rruga e vetme qė duhet ndjekur nga tė gjithė qė jetojnė nė kėtė vend. Vullneti i shumicės duhet respektuar dhe ky vullnet duhet mbėshtetur nga tė gjithė faktorėt, brenda dhe jashtė, qė tė mund tė sigurohet paqja e qėndrueshme nė kėtė pjesė tė Evropės. Nė anėn tjetėr promovojmė pa ndėrprerė se: Intensiteti i shpenzimit tė energjive individuale dhe kolektive tė shumicės, pėr tė siguruar tė drejtėn natyrore tė vetėvendosjes, arsyetohet vetėm kur do tė shpenzohen tė njėjtat energji nė marrjen e pėrgjegjėsisė pėr tiu siguruar tė gjitha pakicave, qofshin ato nacionale apo fetare: siguri tė qėndrueshme, mundėsi tė barabarta, me drejtėsi dhe paqe.
Faleminderit pėr vėmendje! Dodė Gjergji, Ipeshkėv |
|
emigranti anetaret me aktiv


Anėtarėsuar : 08 Dec 2007 Mesazhe : 313
| Titulli: Re: Ipeshkvi i Kosoves Dod Gjergji deshmon ne Strasburg Wed Feb 20, 2008 9:19 pm | |
| | Te lumte goja imzot Dode Gjergji. Shqiptaret akoma me shume duhet ta ngrene zerin tani pas shpalljes se pavaresise se Kosoves. I duhet treguat dhe argumentuar botes me fakte historike se lufta e shqiptareve ka qene nje lufte e drejte, dhe se nuk jane shqiptaret ata qe rrezikojne paqen por Serbet dhe perkrahesit e tyre. |
|
ILIRI Admin


Anėtarėsuar : 06 Dec 2007 Mesazhe : 1793
| Titulli: Re: Ipeshkvi i Kosoves Dod Gjergji deshmon ne Strasburg Thu Feb 21, 2008 2:54 pm | |
| | Fjala e Ipeshkvit te Kosoves Dod Gjergji eshte vertet emocionuese. Ai me nje menēuri dhe urtesi karakteristike shqiptare, arrin tu beje te ditur pjesmarresve ne Strasburg faktet historike vendimtare te kombit shqiptar. Ai arrin te percjell te shpalos tek pjesmarresit ato vlera unike te kombit tone, per te cilat na kane zili madje edhe popujt e qyteteruar, siē eshte toleranca fetare. |
|
Teuta anetare te shquar


Anėtarėsuar : 08 Dec 2007 Mesazhe : 993
| Titulli: Re: Ipeshkvi i Kosoves Dod Gjergji deshmon ne Strasburg Thu Feb 21, 2008 3:03 pm | |
| | Me ka emocionuar vertete jasht mse fjala e ipeshkvit te Kosoves Dode Gjergji. Fjala e tij jo vetem qe percjell ne Strasburg vlerat e popullit tone, por ai percjell edhe tek ne te gjithe mesazhin e ruajtjes dhe zhvillimit te ketyre vlerave te cilat populli yne ka ditur ti ruaje deri me sot. eshte detyra e ēdo shqiptari qe tua trashegoje femijeve te tyre, brezave keto vlera, te cilat ne kete shekull, shekulli i globalizmit, marrin permasa edhe me te medha. Ne kohen kur bota po vuan nga intoleranca fetare, ne , kombi yne me kulturen dhe traditat tona te rrespktit dhe tolerances fetare po i japim leksion gjithe botes. |
|