Kosova Republike
Kosova Republike
Kosova Republike
E Hene, 18 Shkurt 2008
Eshte zyrtare dhe nga dje me kete fakt eshte njohur e gjithe bota. Tani fqinji yne eshte Republika e Kosoves. Shpalljen zyrtare e beri kryeministri Hashim Thaci, i mbeshtetur nga Presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi. Ata komunikuan te perkrahur nga te 109 deputetet firmoses te Deklarates se Pavaresise, se "Kosova u be perfundimisht Republike e Pavarur dhe Sovrane". Deklarata e Pavaresise ishte shkruar ne nje leter te dhuruar nga muzeu britanik i Londres, e nje kualiteti qe i qendron koheve. Drejtori i gazetes "Koha Jone" detajon nga Prishtina se letra me te cilen eshte shkruar akti, me dore, eshte nje papirus 700 vjecar, blere ne Londer dhe ardhur permes SHBA-se, posacerisht per deklaraten e pavaresise se Kosoves.
Kjo nuk ishte hera e pare qe Kosova shpallte pavaresine e saj. Udheheqesit shqiptare nje veprim te ngjashem kishin marre edhe me 2 korrik te vitit 1990. Por ajo shpallje, ndryshe nga e djeshmja, ishte vetem pjese e formesimit te aspiratave per shtetin. Tani gjithcka pritet eshte njohja nderkombetare, dhe sinjalet e djeshme ishin shume te qarta: Ashtu sikunder ishte paralajmeruar dhe sikunder tha keto dite kryeministri Thaci, jane 100, shtetet me te para qe do te deklarojne njohjen e Kosoves, Republike.
***
"Kete dite e kemi pritur gjate", tha Kryeministri Hashim Thaci, duke iu drejtuar Parlamentit. Ai kujtoi ata qe jane flijuar per lirine, duke shprehur falenderime per mbeshtetesit e pavaresise dhe festes se popullit kosovar qe pret te drejtoje veten per here te pare. "Sot nderojme te gjithe ata qe u flijuan per lirine. U jemi mirenjohes miqve dhe aleateve tane", ka thene ai, duke shtuar: "Ne kosovaret, perkunder vuajtjeve qe perjetuan, nuk humbem kurre besimin se nje dite do te jene shtetas te Republikes se Kosoves". Ketu, Thaci ftoi komunitetet ne Kosove qe te jene pjese e kesaj Republike, duke shprehur gatishmerine per respektimin dhe mbrojtjen e minoriteteve.
Kulmi i emocioneve ishte kur kryeministri para ligjvenesve kosovare, te cilet qendronin ne kembe, tha: "Ne, udheheqesit e popullit tone, te zgjedhur ne menyre demokratike, nepermjet kesaj Deklarate shpallim Kosoven shtet te pavarur dhe sovran". Kjo fjali qe do te mbetet perjetesisht ne historine e shtetit te Kosoves ka nxituar duartrokitjet ne Kuvend, kurse shume nga parlamentaret nuk kane mundur t'i permbanin lotet.
***
Njeqind metra nga salla e Kuvendit, mijera qytetare po ndiqnin permes ekraneve, seancen e jashtezakonshme. Shume prej tyre, pertej ovacioneve nuk kane mundur ta permbajne veten pas fjaleve qe tha Kryeministri. Ata kane shperthyer ne vaj. Emocionet jane shtuar dhe kur ne sallen e Kuvendit erdhi flamuri i ri, me sfond te kalter, nje harte te Kosoves ngjyre te verdhe dhe gjashte yje me ngjyre te bardhe, te cilet simbolizojne gjashte komunitetet qe jetojne ne vend. Ne kete pike, ajo qe i mungonte ceremonialit, ishte himni i Republikes se Kosoves. Por kjo ceshtje eshte lene per me vone, perderisa himni qe do te perdoret gjate festes se pavaresise eshte ai i Bashkimit Evropian, sikunder dhe aspirata e kosovareve per integrim ne te. Edhe Kushtetuta, kryeministri Thaci komunikoi se shume shpejt do te behet gati.
***
Drejtori i gazetes "Koha Jone" beri te ditur nga Prishtina ku ka ndjekur minute pas minute ngjarjen e shenuar, se pas publikimit te Deklarates se Pavaresise, te pakten 1.5 milione kosovare ishin duke festuar ne te gjithe Kosoven. Nga vezhgimet ne terren dhe informacionet e perftuara, ka rezultuar se gjate gjithe javes se fundit pati nje shqetesim nese mund te kishte incidente apo probleme. Por pas nje feste qe i kaloi 24 oret, nuk ekzistoi asnje incident i vetem. Ndaj festa vleresohet si fisnike dhe nder me te qyteteruarat.
***
Ne oret e mbremjes, nje koncert me emrat me te mire te muzikes kosovare, ka ndezur edhe me shume atmosferen ne sheshin qendror te Prishtines. Nen ovacione, rreth ores 11.00 te mbremjes, Presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashmi Thaci dolen perpara popullit me mesazhet e tyre. Sejdiu shprehu gezimin e papershkrueshem te kesaj dite. Pas tij, kryeministri i pritur nen brohoritma uroi kosovaret per Pavaresine. Ai theksoi se tani "ne jemi nje shtet sovran e demokratik" dhe i ftoi te gjithe te pranishmit te festonin nen shoqerine e fishekzjarreve.
Menjehere me pas, ne te gjithe Prishtinen, sikurse dhe ne tere vendin, qielli u ndricua furishem nga moria e fishekzjarreve. Ne Prishtine, ato vinin nga kater pjese kryesore, duke krijuar nje dekor te mrekullueshem. Per minuta te tera, te pranishmit shijuan shiun e fishekzjarreve qe derdheshin ne qender te kryeqytetit. Festimet, ndonese zyrtarisht u konsideruan te mbyllura ne oren 23.45, kane vazhduar me urimet e qytetareve dhe perqafimet mes tyre.