ILIRI Admin


Anėtarėsuar : 06 Dec 2007 Mesazhe : 1793
| Titulli: Malcolm: Kosova ėshtė rast unik dhe jo precedent Sat Jan 05, 2008 10:13 am | |
| Nga Sokol Gruda Teza Shqipėri e Madhe ėshtė kėrcėnim fals, - thotė prof. Malcolm. Kosova ėshtė njė rast absolutisht unik dhe nuk pėrbėn kurrfarė precedenti tė ri, as tė rrezikshėm, - deklaron historiani i njohur britanik, Noel Malcolm. Nė njė intervistė pėr BBC, autori i librit Kosova - njė histori e shkurtėr thotė se e ardhmja e Kosovės duket se do tė vendoset brenda gjysmės sė parė tė kėtij viti. Akademiku britanik tha se Shqipėria e Madhe ėshtė njė kėrcėnim fals qė pėrdoret si kėrcėnim kundėr pavarėsisė sė Kosovės.
Sa shpejt mund tė pritej zgjidhja e statusit tė Kosovės?
Duket sikur e ardhmja e Kosovės do tė vendoset brenda gjysmės sė parė tė kėtij viti. E di qė ėshtė e lehtė tė jesh shumė optimist pėr kėtė ēėshtje, por nuk duhet nėnvlerėsuar kapaciteti i diplomatėve dhe politikanėve ndėrkombėtarė pėr tė shpikur mė shumė vonesa e taktika pėr tė shmangur vendimin e fundit. Megjithatė, pas deklaratės sė presidentit Bush nė Tiranė, nė qershor tė vitit tė kaluar dhe pas shenjave tė qarta qė janė dhėnė nga lojtarėt kryesorė ndėrkombėtarė nė kėtė situatė, mendoj se ėshtė mjaft e qartė se brenda pak muajsh do tė kemi njohje tė Kosovės sė pavarur nga Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca, Gjermania e kur kjo tė ndodhė, Kosova do tė bėhet e pavarur.
Kosova - zgjidhje mund tė jetė vetėm pavarėsia ėshtė titulli i njė artikulli tė shkruar prej jush nė vitin 1998, nė Britani. Atėkohė, nė fakt, mund tė ketė pasur plot politikanė ndėrkombėtarė qė nuk ia kishin dėgjuar as emrin Kosovės. Pse ishit i sigurt qė atėherė se pavarėsia ishte zgjidhja e drejtė pėr Kosovėn?
Atėherė isha i sigurt pėr tė njėjtat arsye qė jam i sigurt edhe sot. Praktikisht, nuk ekziston asnjė mundėsi tjetėr serioze pėr stabilitet afatgjatė nė kėtė pjesė tė Ballkanit. Kjo u bė e qartė nė vitet `80. U bė e qartė, qė kur erdhi nė pushtet Millosheviēi, qė ky territor nuk do tė trajtohej si pjesė normale e qeverisjes nga Beogradi. U bė krejtėsisht e dukshme qė e ardhmja e shqiptarėve tė Kosovės do tė sigurohej vetėm nė njė shtet tė pavarur kosovar. Gjithēka qė ndodhte, pasi kisha shkruar ato fjalė nė vitin 1998, veēse ma forconte bindjen pėr pavarėsi, megjithėse kisha qenė i bindur pėr kėtė.
Megjithatė, edhe sot nuk mungojnė argumentet pro dhe kundėr pavarėsisė. Shqiptarėt e Kosovės kėrkojnė hiē mė pak se pavarėsi, serbėt e barazojnė pavarėsinė me destabilitetin e Ballkanit, ndėrsa rusėt flasin pėr tė ashtuquajturin precedent. A pajtoheni ju me qėndrimin e shqiptarėve se Kosova ėshtė rast unik?
Unė mendoj se nė njė kuptim tė rėndėsishėm, Kosova pėrbėn njė rast unik. Nė njė kėndvėshtrim tjetėr, po kaq tė rėndėsishėm, duhet tė kuptojmė se ajo nuk krijon ndonjė precedent tė ri. Kosova ėshtė njė rast unik, pėr shkak tė asaj qė pamė nė vitin 1999. Ne pamė aparatin shtetėror tė njė shteti modern evropian, pra shteti Serbi e Mal i Zi qė kishte mbetur nga ish-Jugosllavia, tė pėrdorej pėr pėrzėnien e njė pėrqindjeje tė madhe tė popullsisė sė njė territori. Ai aparat i dėbonte, iu griste dokumentet e identitetit, me qėllimin e qartė pėr tė mos i lejuar tė kthehen mė. Qė prej vitit 1945 nuk kishim parė gjė tė tillė nė Evropė. Kjo ishte gjė e jashtėzakonshme qė gėzoi popullaritet nė radhėt e serbėve tė zakonshėm. Ku ishin marshimet e mėdha tė protestės nėpėr rrugėt e Beogradit kundėr dėbimeve? Thjesht, nuk pati tė tilla. Sikur Millosheviēi tė kishte pasur sukses nė manovrat e tij, ai do tė kishte gėzuar popullaritetin e njerėzve tė vet. Kjo mė bėn tė mendoj se mungon legjitimiteti themelor demokratik, nė rastin kur Beogradi pretendon ndonjė tė drejtė morale pėr tė qeverisur Kosovėn. Kjo, pra, e bėn Kosovėn njė rast absolutisht unik. Por, qasja tjetėr qė nuk ėshtė theksuar sa duhet ka tė bėjė me faktin se nė Jugosllavinė e vjetėr, Kosova ishte njė nga njėsitė e sistemit federativ. Ndaj them se nuk kemi tė bėjmė me ndonjė precedent tė ri. Ne po ndjekim precedentin e vjetėr, sipas tė cilit, Sllovenia, Kroacia, Maqedonia dhe Bosnja u bėnė shtete tė pavarura, sepse edhe ato ishin njėsi tė federatės. Ajo federatė u shpėrbė, u prish krejtėsisht. Ky ėshtė interpretimi zyrtar i asaj qė ndodhi. Kjo do tė thotė se nuk ėshtė diēka qė do tė ndodhė nė Turqi me kurdėt, sepse Turqia nuk ėshtė federatė, por edhe po tė ishte, nuk po shpėrbėhet. Kjo gjė nuk do tė ndodhė as me baskėt nė Spanjė. Me fjalė tė tjera, Kosova nuk krijon precendė tė rrezikshėm nė tė ardhmen, por ndjek njė precedent korrekt, tashmė tė pėrcaktuar me shpėrbėrjen e Jugosllavisė.
Kur Kosova ta shpallė pavarėsinė e, sikurse ju parashikuat, tė njihet nga Fuqitė e Mėdha perėndimore, disa mund tė frikėsohen se me krijimin e dy shteteve shqiptare, Shqipėri e Kosovė, do tė prishet ekuilibri nė Ballkan. Mendoni se ka bazė pėr njė shqetėsim tė tillė?
Unė nuk shoh ndonjė rrezik apo kėrcėnim nė kėtė mes. Nė fillimin e viteve `90, kur Moldavia po pėrcaktohej si njė shtet i pavarur, pas shpėrbėrjes sė Bashkimit Sovjetik, mund tė thuhej se ky ėshtė njė kėrcėnim i tmerrshėm pėr rajonin, sepse Moldavia pėrbėhet kryesisht nga popullsi rumune e, pra, po na krijioheshin dy shtete rumune. Ėshtė interesant, se nė atė kohė shumėkush priste qė Moldavia tė bashkohej me Rumaninė. E prapė askush nuk mendoi se kjo do tė pėrbėnte ndonjė katastrofė pėr rajonin. Qė prej asaj kohe, kemi dy shtete fqinjė, Rumani e Moldavi, ku flitet rumanisht. Mos e kanė shkatėrruar ato ekuilibrin e sigurisė nė rajon? Sigurisht qė jo. Fakti ėshtė qė ne kemi disa milionė shiptarė nė Shqipėri e disa milionė shqiptarė nė Kosovė. Kjo gjendje do tė vazhdojė, pavarėsisht statusit zyrtar, pavarėsisht kufijve.
Rreziku lind, vetėm nėse ata kanė ndonjė arsye politike pėr tė kėrcėnuar apo bėrė luftė me fqinjėt. Unė nuk shoh arsye tė tilla. Prandaj edhe nuk e shoh fare as rrezikun.
Shqiptarėt nė Shqipėri, Kosovė, Maqedoni e nė gjithė rajonin po kėrkojnė integrim euro-atlantik. A nuk ėshtė kjo dėshmi se frika nga Shqipėria e Madhe ėshtė thjesht njė mit?
Gjithė diskutimet pėr Shqipėrinė e Madhe qė kemi dėgjuar gjatė viteve tė fundit janė zhvilluar nga politikanė tė vendeve tė tjera, qė pėrpiqeshin tė ngrinin kundėrshti pėr statusin e Kosovės. Unė mendoj se ky ėshtė njė kundėrshtim fals. Nė tė vėrtetė, dy herė fals. Sė pari, sepse unė besoj qė, edhe nėse Kosova e Shqipėria bashkoheshin, kjo nuk do tė sillte ndonjė kėrcėnim pėr vendet fqinje. Sė dyti, sepse, sinqerisht, nuk mendoj se ky ėshtė skenar realist. Unė mendoj se varet shumė nga fakti sesi iu shtrohet pyetja njerėzve. Po t'i pyesėsh shqiptarėt, nėse janė bėrė gabime dhe padrejtėsi gjatė pėrcaktimit tė kufijve nė vitin 1913, sigurisht qė do tė thonė po. Nėse i pyet se a iu pėlqen ideja qė njė ditė, nė tė ardhmen, gjithė shqiptarėt tė jetojnė sė bashku nė njė shtet, mendoj se thuajse gjithė shqiptarėt do tė thonė po. Por, nėse i pyet se a do tė votonin nesėr pėr t'u bashkuar e pėr t'u qeverisuar nga njė qeveri e pėrbėrė kryesisht nga shqiptarėt e anės tjetėr, mendoj se pėrgjigjja e ndershme e shumicės do tė ishte jo, pėr kėtė nuk do tė votoja qė nesėr! Unė sinqerisht besoj se pas pavarėsimit tė Kosovės, nėse do tė organizoheshin referendume nė tė dyja anėt, nuk do tė kishim votim pro njė Shqipėrie tė bashkuar. Unė mendoj se kjo tezė ėshtė pėrdorur si njė lloj kėrcėnimi kundėr mundėsisė sė pavarėsisė sė Kosovės, po qė mendoj se ėshtė njė kėrcėnim fals |
|
anonymus anetaret me aktiv


Anėtarėsuar : 29 Dec 2007 Mesazhe : 59
| Titulli: Re: Malcolm: Kosova ėshtė rast unik dhe jo precedent Thu Jan 10, 2008 1:51 pm | |
| Kosova liré Mobilizimi té gjithé Shqiptarét sot pér pamévarsiné e Kosovés ashté détyra shejnté qé na kané lané stérgjyshét toné.Gjaku, traditat dhe Flamuri "Kuqé e Zi" bashkojné kombin shqiptar pa konditéShtetét té hujé nuké kané ma alternative tjeré pérveēé Pamvarsise té Kosovés tue pranue soveranitetin ploté, pa kushte, n'interesave té serbo-slave dhe ruso-ordtodoxve!!Po dota festojmé pér shpejti két evenimentin qé kombi shqiptar ka pritur me shumé sakrifica dhe doté nderojmé té gjithé deshmorét qé dhané jetén pér liriné.Rrofté Kosova e liré dhe e pamévaré. Skender Zogu |
|