ForumiForumi  PortaliPortali  GalleryGallery  FAQFAQ  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  IdentifikohuIdentifikohu  
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
 

Ndryshoni harten e Evropes!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Goto down 
AutoriMesazh
ILIRI
Admin
Admin



Anėtarėsuar : 06 Dec 2007
Mesazhe : 1804

MesazhTitulli: Ndryshoni harten e Evropes!   Sat Feb 16, 2008 3:51 pm




Ndryshoni harten e Evropes!

“Duhet te ndryshoni harten e Evropes, pasi ne te ben pjese dhe Kosova tashme”, - keshtu u ka thene femijeve te nje shkolle ne jugperendim te Frances presidenti Nikola Sarkozi, i cili ka bere dhe nje here te qarte mbeshtetjen e vendit te tij ndaj pavaresise se Kosoves. Sipas tij, femijet neper shkolla duhet te mesohen me nje kendveshtrim te ri te hartes se Evropes, tashme qe edhe Kosova do te beje pjese ne te si nje shtet i pavarur. “Duhet ta ndryshoni harten me Kosoven”, - u tha presidenti francez femijeve, duke vendosur gishtin ne harten e Evropes, qe varej ne murin e klases se tyre, ku Kosova tregohet si pjese e Serbise. Franca ka deklaruar se, ashtu si Britania e Madhe, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes, do te jete nje prej vendeve te para qe do te njohe pavaresine e Kosoves, diten e hene. Nderkohe, Shtetet e Bashkuara te Amerikes kane theksuar edhe nje here qendrimin e tyre pro pavaresise se Kosoves. Ne nje deklarate per mediat, zedhenesi i Departamentit amerikan te Shtetit, Shon MekKormak, tha se SHBA-te duan te shohin Kosoven te zgjidhe perfundimisht statusin e saj. Ai u shpreh se diskutimet ne arenen diplomatike ende vazhdojne, porse Uashingtoni vazhdon te perkrahe pavaresine e mbikeqyrur te Kosoves. “Ne vazhdojme diplomacine dhe Uashingtoni eshte ne dijeni te pikepamjeve te Serbise. Ne e kuptojme se eshte nje ceshtje delikate dhe e ndjeshme. Por ashtu, sic kemi theksuar edhe ne te kaluaren, eshte shume e rendesishme qe te zgjidhim perfundimisht statusin e Kosoves”, - tha MekKormak. Sipas tij, Shtetet e Bashkuara besojne se pavaresia e mbikeqyrur e Kosoves do te coje ne nje rajon me paqesor dhe me te stabilizuar. Pjesa me e madhe e 27 vendeve anetare te BE-se, ashtu si dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes, do te njohin pavaresine e Kosoves pikerisht te henen, pasi lideret shqiptare atje te shpallin pavaresine. Rusia, aleatja e vetme e Serbise ne kete kauze te saj te humbur, deklaroi dje, se do t’i pergjigjet pavaresise se Kosoves, duke njohur levizjet separatiste ne rajonet e Gjeorgjise, Akbazise dhe Osetise se Jugut. Por MekKormak u shpreh se situatat nuk jane aspak te krahasueshme me njera-tjetren. “Situata ne Kosove nuk ka asnje precedent per ndonje situate tjeter ne asnje vend te botes”, -perfundoi ai.
Mbrapsht nė krye Goto down
Teuta
anetare te shquar
anetare te shquar



Anėtarėsuar : 08 Dec 2007
Mesazhe : 1020

MesazhTitulli: Re: Ndryshoni harten e Evropes!   Sat Feb 16, 2008 4:07 pm

Jam shume e lumtur qe kam fatin te perjetoj kete dite kaq te madhe per kombin shqiptare dhe veēanerisht per Kosoven dhe popullin e tij. Natyrisht do te kishte qene shume bukur nese do te kishim lindur ne nje Shqiperi te bashkuar, ose te pakten ne nje Kosove te lire dhe te pavarur, dhe populli yne te mos i kishte perjetuar gjithe ato vuajtje e mundime, persekutime, diskriminime, tortura e vrasjet makabre. Gjithsesi fakti qe asgje nuk arriti ti mposhte Kosoven dhe kosovaret ne perpjekjet e tyre per liri e pavaresi, fakti qe populli shqiptar i kosoves arriti qe syte dhe vemendjen e botes ti ktheje nga kosova, fakti qe populli shqiptar i kosoves arriti ta shkunde dhe ta zgjoje Evropen nga gjumi, nuk ka sesi te mos na beje te ndjehemi krenar qe jemi bij te nje populli qe mijera vjet lufte dhe perpjekje per ekzistence nuk e dekurajuan dhe nuk e mposhten. Jemi krenar qe jemi bijte nje kombi qe sot ne kohet moderne arriti megjithate ti jape leksione lirie mbare botes se qyteteruar. Le ta gezojme pra kete dite. Diten e Pavaresimit te Kosoves dhe Rilindjes se mbar Kombit Shqiptar. Rrofte Kosova. Rrofte Shqiptaria.
Mbrapsht nė krye Goto down
emigranti
anetaret me aktiv
anetaret me aktiv



Anėtarėsuar : 08 Dec 2007
Mesazhe : 313

MesazhTitulli: Re: Ndryshoni harten e Evropes!   Sat Feb 16, 2008 4:42 pm

bukur ke shkruar Teuta.
Mbrapsht nė krye Goto down
Peshkopiasi




Age : 28
Anėtarėsuar : 05 Jan 2008
Mesazhe : 33

MesazhTitulli: Re: Ndryshoni harten e Evropes!   Sat Feb 16, 2008 9:29 pm

RROFTE KOSOVA E LIRE !!! Si perfundim u zgjidh edhe puna e kosoves,lavdi Zotit. Kaq ishte dhe vuajtja e kosovareve ,qe neser shpallet pavaresia. Zoti i ndihmofte shqipetaret kudo qe jane. 17 shkurti eshte dite feste per te gjithe shqipetaret prandaj beni sa me shume urime.

OJ KOSOVE E LIRE
ZOTI TE DHENTE MESHIRE
DERI DJE, GJAKUN TA PINE
POR SOT NE TA UROJME PAVARESINE

KU ME DJERSE E KU ME GJAK
U NDREQ PUNA PER MERAK
GEZUAR VELLEZER KOSOVAR
SOT PO NDJEHEMI DY HERE SHQIPETAR
Mbrapsht nė krye Goto down

Ndryshoni harten e Evropes!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Histori :: KOSOVA-
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės