Shėtitja e njė gazetareje tė huaj nė Prishtinė

Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

 :: Histori :: KOSOVA

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Shėtitja e njė gazetareje tė huaj nė Prishtinė

Mesazh nga ILIRI prej Wed Jul 02, 2008 8:06 am

Shėtitja e njė gazetareje tė huaj nė Prishtinė


Shteti mė i ri nė botė, Kosova, ka deklaruar Pavarėsinė nė muajin shkurt. Festat e rrugėve ndoshta tani kanė mbaruar, por se emocionet ende janė tė dukshme nė kryeqytetin e Kosovės, nė Prishtinė, njė qytet i sigurt dhe i ngjeshur, i pėrkryer pėr njė eksplorim nė fundjavė.
Shekulli

SHĖNIM I REDAKTORIT: Ky reportazh ėshtė shkruar nga Sophie Middlemiss, pėr tė pėrjavshmen britanike “The Observer”. Artikulli u botua mė datėn 22 qershor 2008. Ėshtė sjellė nė redaksinė e Kontakt me disa shkurtime nga lexues Adnan Pejka.Shteti mė i ri nė botė, Kosova, ka deklaruar Pavarėsinė nė muajin shkurt. Festat e rrugėve ndoshta tani kanė mbaruar, por se emocionet ende janė tė dukshme nė kryeqytetin e Kosovės, nė Prishtinė, njė qytet i sigurt dhe i ngjeshur, i pėrkryer pėr njė eksplorim nė fundjavė.
****
Nga replika e Statujės sė Lirisė, deri te Pallati i Ngathėt pėr Rini dhe Sport (tani njė qendėr tregtare), historia e ngjeshur e Kosovės ėshtė e shkruar pėrmes peizazhit urban tė Prishtinės. Por, flamuri i ri kaltėreverdhė tani valėvitet gjithkund pranė shqiponjės kuqezi tė Shqipėrisė dhe nėnshkrimet nė “New Born” qė gjallėrojnė qendrėn e qytetit, janė njė simbol i fortė i rilindjes.
Ėshtė vėshtirė tė shmanget logoja e KB-sė, por kėto ditė, ndikimi mė i fuqishėm i prezencės ndėrkombėtare ėshtė ngritja kulturore dhe ekonomike nė vendet siē ėshtė lagjja “Dardania”. Menjėherė afėr zyrave qendrore tė OSBE-sė janė njė varg i kafeneve me karrige prej thuprash dhe me ēadra dielli, qė thirren Kafet e Vogla, njė vend i freskėt pėr tė kaluar kohė nė pasditet e verės. Ndėrsa, baret siē ėshtė “Bamboo” grumbullohen nė njė kėnd tjetėr, prej ku fillon Qyteza Pejton. Muzeu i Kosovės, me njė ngjyrė tė verdhė tė hapur, ka njė koleksion permanent tė shkėlqyeshėm tė artefakteve arkeologjike; nė katin e saj mė tė lartė, seksioni i luftės sjell nė shtėpi freskimin e ngjarjeve qė mund tė duken tė largėta nė kryeqytetin e sotėm.
Zbulojeni Shtėpinė e vogėl Muze tė Ibrahim Rugovės, ish-Presidentit tė Kosovės dhe arkitektit tė Pavarėsisė sė Kosovės. Sjelljet e ēuditshme tė kėtij profesori me shall, i cili kishte dhėnė gurė tė ēmueshėm si dhuratė pėr mysafirėt ndėrkombėtarė, janė tė ruajtura me dashuri. Afėr statujės sė Skėnderbeut, fotografitė e zverdhura tė njerėzve tė zhdukur ende rrethojnė ndėrtesėn e Parlamentit; matanė rrugės nė pjesėn e vjetėr tė qytetit, stolitė e argjendit dhe kostumet janė nė ekspozitė nė Muzeun Etnografik “Emin Gjiku”, njė shtėpi e bukur dhe e ruajtur otomane.
Nė qendėr tė Prishtinės, makiato-ja ėshtė pjesa mė e domosdoshme nė ēdo kohė tė ditės, kėshtu qė shijojeni mėngjesin me kifle nė furrėn “Odyssea” ose sallatėn e drekės nė “Metro”. Freskimi nė mbrėmje bėhet nė “Strip Depot”, ku stripat komikė mbushin brendėsinė.
****
Nė qendėr tė Prishtinės, vendkalimi kryesor ėshtė bulevardi “Nėna Tereza”. Nė ēarshinė e vjetėr, nė rrugėt e meremetuara, shtrihen pėrreth xhamitė e periudhės otomane. Afėr rrethinės sė Velanisė shtrihet Kodra e Martirėve, aty ku Rugova ėshtė i varrosur
Mos e lėshoni Gingerin qė ėshtė nė afėrsi tė Pejtonit, Shpellėn e Aladinit, njė shtėpi arti ku ka DVD tė volitshme. Nė tezgat e rrugėve ka koleksione tė gjėsendeve me markėn “Republika e Kosovės”, por pėr diēka mė pak tė parashikueshme, kėrkoni shkrepėset e vogla me njė bateri tė vogėl, e cilat pasqyron fytyrėn e Tony Blair.
Lokali “De Rada”, vendi i preferuar i kryeministrit Hashim Thaēi, e quan veten si vend i “Elitės prishtinase”; pasqyrat e murit duken tė kenė kėndvėshtrimin pėr vrojtimin e njerėzve. “Chic” te Komiteti, ka njė seri tė shkėlqyeshme tė verėrave vendore pėr tė shoqėruar drekėn e lehtė. Pjatat tradicionale me ajkė nė enė qeramike, janė tė gatuara me shumė shije nė vendin e quajtur Pishat, por pėr njė shije shpėrthyese tė mėlmesave tė freskėta dhe mishit qė piqet nė skarė, ėshtė te “Tiffany”.
****
Prishtina krenohet me veten pėr numrin e madh tė bareve dhe klubeve madhėshtore. Kosova ka popullatėn mė tė re nė Evropė dhe ata duken se mblidhen nė kryeqytet pėr ēdo fundjavė. Pijeni njė koktej veror nė kopshtin e restorantit “Legere”, ose dėgjoni muzikė tė gjallė nė Zanzibar dhe Jazz Club 212.
Nė enklavėn serbe nė Graēanicė mund tė shkohet pėr 10 minuta vozitje me taksi. Manastiri madhėshtor i shekullit XII mbahet nga murgeshat. Me njė shikim tė afėrt, do tė fillojnė tė dalin nė shesh detajet e afreskeve bizantine, tė cilat mbulojnė ēdo centimetėr tė mureve. Njė ecje e shkurtėr prej fshatit, janė mbetjet gjysmė tė gėrmuara e tė pambrojtura tė qytetit romak tė Ulpianės.

ILIRI
Admin
Admin

Mesazhe : 1877
Anėtarėsuar : 06 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shėtitja e njė gazetareje tė huaj nė Prishtinė

Mesazh nga Teuta prej Wed Jul 02, 2008 4:42 pm

Ne Kosove nuk kam patur rastin te shkoj, por sigurisht qe do ta vizitoj aq me teper qe kam shum miq te familjes atje. Nuk dyshoj qe kosova ne teresi do te behet shume shpejt, sepse populli atje eshte shume punetor dhe mbi te gjitha shqiptaret jane krenar. Ata kane shume per ti deshmuer botes, por mbi te gjitha ato kane nje enderr per te rrealizuar, per vitet e humbura nen pushtim, per gjeneratat qe shkuan dhe per ato qe do te vijne.

Teuta
anetare te shquar
anetare te shquar

Mesazhe : 1050
Anėtarėsuar : 08 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shėtitja e njė gazetareje tė huaj nė Prishtinė

Mesazh nga emigranti prej Wed Jul 02, 2008 5:02 pm

Prishtina dhe Kosova duhet vizituar nga shqiptaret.

emigranti
anetaret me aktiv
anetaret me aktiv

Mesazhe : 319
Anėtarėsuar : 08 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

 :: Histori :: KOSOVA

Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi