ForumiForumi  PortaliPortali  GalleryGallery  FAQFAQ  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  IdentifikohuIdentifikohu  
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
 

Suverenja dhesuvenirja

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Goto down 
AutoriMesazh
tironci
anetaret me aktiv
anetaret me aktiv



Anėtarėsuar : 10 Jan 2008
Mesazhe : 166

MesazhTitulli: Suverenja dhesuvenirja   Fri Feb 22, 2008 4:50 pm


Flamuri i Kosovės ėshtė Sovran, ndėrsa ai kombėtar ėshtė Suvenir!


Muhamer Ibrahimi - Trimi rastėsisht hyri nė historinė e re tė
Kosovės. Jo duke bėrė luftėn e duke rėnė dėshmor, (ishte ushtar
i UĒK-sė) por duke menduar para njė PC-je. Ai e ka krijuar
veprėn, ka konkurruar dhe ka fituar. Hallall. Ai ėshtė dizajner
i durueshėm, nuk ėshtė nga ata patetikėt qė u vlon gjaku! Flamuri
shtetėror i Kosovės ėshtė “i pangjyrė”, por harmonik,
tėrheq shumėsi interpretimesh, pra nuk ėshtė “i thatė”, ka njė
kompozicion tė balancuar dhe ėshtė i thjeshtė.
Por ėshtė i pangjyrė politikisht dhe nė aspektin nacional,
sepse nuk pėrmban gjakun, gjuhėn dhe etninė, pra as ngjyrat
e partive dhe nacionalizmave! Saktė. Pra, flamuri i Kosovės
nuk ka ngjyra nacionale, sepse shteti i Kosovės nuk ėshtė projekt
i mbėshtetur nė gjak, gjuhė dhe etni. Por njė vlerė shumė
mė tė lartė dhe shumė mė universale.
Trimi nuk e ka pėr obligim ta komentojė vepren e vet. Vepra
artistike nuk komentohet nga autori, por nga kritika. Lexova
se “The Guardian’i” londinez i ka bėrė njė recension tė parė
flamurit kosovar, kurse kėndejpari, askush nuk e merr kurajon
qytetare qė tė recensojė kėtė vepėr artistike, tė kodifikuar
tashmė nga forca e ligjvėnėsve kosovarė nė simbol shteti, nė
kėtė rast flamurin e shtetit mė tė ri tė globit. Pse?
Komisioni qeveritar pėr seleksionimin dhe pėrzgjidhjen e
flamurit (simboleve tė shtetit) nuk sqaroi pėr publikun pse u
zhgjodh pikėrisht vepra e Trimit, sepse nuk e dinė as vetė pėrse,
ose e dinė pėrciptazi, por nuk e thonė sepse frikėsohen nga
populli, si ēdo pushtet i mbyllur nė ideologji tė caktuara, se
mos populli nuk do t’ua pranojė pėrzgjedhjen.
Trimi e ka bėrė punėn e tij dhe ai tashti nuk duhet tė shpjegojė.
Ėshtė qeveria ajo qė duhet ta ketė versionin e vet pėr
domethėnien e kėtij simboli, sepse ajo ėshtė edhe juri profesionale,
edhe pse do tė detyrohen tė dalin duke ua thėnė qytetarėve
versionin mė demagogjik tė mundshėm, p.sh: se si ngjyra
e kalter simbolizon integrimet panevropiane, paqen, tolerancėn
mes etnive, kurse harta e Kosoves nė mes simbolizon
gjeografinė aktuale tė Kosovės, (tėrėsinė territoriale) si dhe 6
yjet simbolizojnė 6 etnitetet qė jetojnė nė Kosovė. OK. Interpretimet
megjithatė nuk ndalen nė kėtė qark tė mbyllur.
Mė 10 mars Hashim Thaēi e ka paralajmėruar ceremoninė
shtetėrore tė ngritjes sė flamurit dhe ai, para se tė dalė para
popullit, duhet tė shkojė nė shkollėn fillore “Ismail Qemali”
dhe t’ua zbėrthejė atyre “kodin e fshehtė” tė flamurit, sepse
ata do tė duhet ta vizatojnė atė nė orėt e artit figurative, ata
duhet ta tejēojnė tek njė brez tjetėr kosovarėsh dhe, natyrisht
Thaēi pas kėsaj, duhet tė shkojė nė kazermėn “Adem Jashari”
dhe t’ua zbėrthejė ushtarėve simbolin, para tė cilit ata do tė
betohen, se …”Do tė mbrojnė kėtė cope tokė ngjyrė ari…”
Me kėtė simbol ata do tė zgjohen nga gjumi, do tė qėndrojnė
gatitu, do tė gėzohen, ama me tė edhe mund tė mbėshtillen
arkivolet e tyre. Punė e rėndė, por detyrim qytetar!
Nuk e di cila do tė jetė pėrgjegjja e Thaēit, por e di se fėmijtė
e mi do tė shkojnė nė ushtri dhe do tė betohen ‘mi kėtė flamur!

Ndoshta edhe nė misione paqėsore, nė Irak, Afganistan…[size=7]Ēeēeni! Flamuri ėshtė ky, i qortueshėm por i mirė.
Nuk ėshtė sėkėndejmi as “boshnjak” as bonjak, siē komentohet
aktualisht nė shtypin kosovar. Flamuri boshnjak ndanė
hapėsirėn nė dy entitete dhe kėtė hapėsirė e mbajnė unike me
zor, po ato yje (simbole tė BE’sė), ndėrsa yjet nė kodin kosovar
e ndajnė Kosovėn nga Serbia, e nuk e ndajnė pėrbrenda
entitetit dhe etnisė!? Madje, flamuri i Kosovės pėrmban dy
ngjyrat bazė tė flamurit tė Dukagjinėve, tė kaltrėn dhe tė verdhėn...
Qe edhe njė interpretim i mundshėm. Interpretimet janė
tė pakufishme…
Por nuk janė fare tė rėndėsishme, janė sa pėr t’u argėtuar.
Recensioni i “The Guardian”, pėr njė flamur pa bojė, nė kuptimin
e parė politik, ėshtė i drejtė, siē ėshtė i drejtė konstatimi
se shteti i Kosovės nuk lind si projekt nacional, (shtetet-kombe
janė tregime tė shekullit 19) por si projekt i vlerave tė reja
perėndimore, tė demokracisė, tė drejtave tė njeriut dhe multietnicitetit
dhe multikulturalitetit pra si mundėsi e jetės sė
pėrbashkėt tė diversiteteve.
Pra tė jetosh nė paqe mė tjetrin/tjetren, ky ėshtė projketi
mbi tė cilin lindi shteti i Kosovės.
Kosova ėshtė shteti amė i kosovarėve dhe Prishtina ėshtė
piemonti i mendėsisė shqiptare tė kėsaj cope toke. Flamuri i
Kosovės ėshtė Sovran, ndėrsa ai kombėtar ėshtė Suvenir!
Ky ėshtė ai dallimi esencial qė pushteti aktual nuk e kupton
ose shtiret kinse nuk e kupton pėr qėllime tė pushtetit
personal, kurse populli mendon se ky flamur ėshtė vetėm njė
domosdo e pėrkohėshme, njė “gjuhė e re” dhe e rreme, sa pėr
tė komunikuar me perėndimin. Kush kėnd po pėrpiqet ta rrejė?
Kėtė duhet ta ketė parasysh Hashim Thaēi kur t’ua shpjegojė
ushtarėve tė Kosovės domethėnien e flamurit. Autor tė
ndryshėm gjėjnė nė tė “kode tė fshehta” pagane, judaiste,
madje edhe katolike. Interpretimet s’kanė kufi, pra mirė qė
njerėzit flasin, komentojnė, zbėrthejnė...
Nė pėrgjithėsi ngjyra blu do tė duhej tė konsiderohet si
hyjnore. Si Kosova e bindjeve dhe besimeve tona. OK.
Fundja, yjet shkėlqyes nė qiellin blu, pos qė zėnė vend dendur
nė Bibėl, (gjashtė yjet mund tė interpretohen edhe si
gjashtė ditetėt e krijimit biblik tė botės) por janė edhe shenja
Kur’anore tė shfaqjes sė Zotit para besimtarėve.
Shenjė e pėrsosmėrisė dhe pėrjetėsisė. Parashenjat e hyt.
Ilirėt dhe Illyrikumi kanė qenė paganė. Njė nga mbretėrit
e tyre ishte Bardh-ylli. Ēlirimi i Kosovės nga NATO ka tė bėjė
me yjet, dhe emri im ka tė bėjė me ta. (Kadare kur flet pėr legjendėn
e Mujit dhe Halilit, tek “Autobiografia e popullit tim
nė vargje”, kėtė tė fundit e shkruan si Hal-Yll!?)
Prandaj edhe pėr kėtė flamuri ėshtė OK.
Flamuri kosovar i mbanė ngjyrat dhe vijat bazė tė atij evropian.
Paēka. Ne jemi evropianė dhe, poqėse nė flamurin kosovar
ka aluzione pagane, judaiste ose edhe katolike, aq mė mirė.
Nėse amerėt nuk i pengoi fakti se kosovarėt ishin 90 % myslimanė,
pėr t’i ēliruar ata nga egėrsia dhe nėse as ky “flamur
i krishterė” nuk e pengoi bllokun e shteteve qė e pėrbėjnė
Konferencėn Islamike qė ta njohin shtetin e ri, Kosovėn qė u
krijua nga kaosi, pėr gjashtė ditė, ngjashėm me tregimin biblik,
atėherė e pėrqaf flamurin e Trimit.
Kėto fakte dėshmojnė ngjyrėn e vlerave e jo tė gjakut.
Dhe fėmijėt do t’i mėsoj pėr ta respektuar, madje nėse e lyp
puna, nėn be nė kėtė flamur edhe tė hedhin bomba mbi agresorėt,

qė nga kėtu, nė Irak, Afganistan... e deri nė Ēeēeni!
[/size]
[/size]
Mbrapsht nė krye Goto down
ILIRI
Admin
Admin



Anėtarėsuar : 06 Dec 2007
Mesazhe : 1793

MesazhTitulli: Re: Suverenja dhesuvenirja   Sat Feb 23, 2008 3:11 pm

Flamuri kombetar nuk mund te jete suvenir per shqiptaret ne Kosove. Suvenir konsiderohen objektet e vjetra te cilat per vete vjetersine e tyre kane vlera te jashtezakonshme historike, kulturore, artistike etj sipas rastit por qe mbeten objekte qe ruhen por perdoren vetem neper muzeume apo si sende zbukurimi. Flamuri kombetar i shqiptareve natyrisht qe nuk mund te kthehet ne nje suvenir qe thjesht do te perdoret ne ambjente te caktuara nga nostalgjiket. Flamuri Kombetar vlen me shume se sa kaq. Ai eshte dhe do te mbetet element i identitetit kombetar, ashtu sikurse dhe gjuha, ashtu sikurse dhe kufinjte etnik te Dardanise. Ne asnje nga shtetet shume etnike flamuri kombetar nuk kosiderohet suvenir. Ato vazhdojne te perdoren zyrtarisht ne sejcilen etni. P.sh ne bashkite dhe komunat e qyteteve apo fshatrave te Belgjikes, krahas flamurit shteteror perdoret edhe flamuri kombetar i etnive si ne flander ashtu dhe ne vallonje. Ta konsiderosh flamurin kombetar nje suvenir kjo eshte me teper se sa nje fyerje per shqiptaret ne Kosove.
Mbrapsht nė krye Goto down
Drini
anetaret me aktiv
anetaret me aktiv



Anėtarėsuar : 08 Dec 2007
Mesazhe : 220

MesazhTitulli: Re: Suverenja dhesuvenirja   Sat Feb 23, 2008 7:33 pm

Autoritetet e Kosoves duhet qe perzgjedhjen e simboleve shteterore ta kishin bere me referendum popullor. Nese puna e flamurit nuk ka mbaeuar kjo nuk do te jete per aresyen e dizenjimit te saj, por per shkak se ky simbol eshte zgjedhur pa marre parasysh deshiren e popullit. qe ky popull qe vendosi shkeputjen e Kosoves nga Serbia, eshte populli ai qe i takon te jape pelqimin per simbolet e shtetit te tij. Sidoqofte shancet per tu kthyer ne suvenire i kane zakonisht simbolet shteterore ne nje ven, dhe jo ato kombetare. Le te marrim shembullin e vet Jugosllavise. Tashme Jugosllavia nuk ekziston e bashke me te as simbolet e shtetit ederativ Jugosllav.Per shtet qe u shkeputen nga kjo federate ato simbole nuk kane me as vleren e suvenirit. Ashtu sikurse jeta vazhdon edhe historia vazhdon...
Mbrapsht nė krye Goto down

Suverenja dhesuvenirja

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Histori :: KOSOVA-
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės