ForumiForumi  PortaliPortali  GalleryGallery  FAQFAQ  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  IdentifikohuIdentifikohu  
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
 

Djali Blu

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Goto down 
AutoriMesazh
mira
anetaret me aktiv
anetaret me aktiv



Anėtarėsuar : 16 Dec 2007
Mesazhe : 197

MesazhTitulli: Djali Blu   Mon Jan 28, 2008 9:55 pm

Djali Blu
Perkthimi nga Elton Skendaj
Larg, shumė larg prapa yjeve, gjithēka ėshtė shumė ndryshe nga kėtu. Dhe mė larg fare atje, gjithēka ėshtė edhe mė ndryshe nga aty, ku gjithēka ėshmė mė ndryshe nga kėtu. Por po tė fluturosh shumė larg, shumė, shumė larg nė distancė, pėr te vendi ku gjithēka ėshtė krejtėsisht ndryshe nga kudo, ndoshta atje do tė jetė gati njėsoj si kėtu.

Ndoshta, nė kėtė rajon tė largėt, do tė jetė njė planet i madh sa Toka jonė, dhe ndoshta njerėz do tė jetojnė nė kėtė planet, njerėz qė duken gati njėsoj si ne, pėrveē se ata kanė ngjyrėn blu dhe mund t’i palosin veshėt e tyre kur nuk duan tė dėgjojnė.

E ndoshta njė luftė shpėrtheu nė kėtė planet tė largėt, dhe gjithata njerėz blu vdiqėn. Shumė jetimė ngelėn pas, dhe nė rrėnojat e njėrės nga shtėpitė e shkatėrruara nga bombat, ulej njė djalė i vogėl. Djali po qante se kishte humbur babanė dhe nėnėn e tij. I ulur, ai qau aty pėr njė kohė tė gjatė, por mė pas ndaloi se i ishin mbaruar gjithė lotėt qė kishte. Ngriti jakėn, vuri duart nė xhepa, e u largua. Kur shihte gurė, i shkelmonte, e kur shihte lule, i shkelte.

Njė qen i vogėl iu afrua, po e shikonte, dhe filloi tė luante bishtin. Pastaj u kthye nga ana tjetėr e filloi tė ecte me djalin, sikur tė kishte vendosur t’i bėnte shoqėri.

“Ik!” i tha djali qenit. “Duhet tė ikėsh. Po qėndrove me mua, do tė tė dua, dhe unė kurrė mė s’dua tė dua dikė nė jetėn time.”

Qeni po e shikonte dhe po luante bishtin gjithė gėzim. Mė pas djali gjeti njė armė pranė kufomės sė njė ushtari. E mori armėn dhe e drejtoi nga qeni. “Kjo armė tė vret!” i tha me inat. Dhe qeni u largua me vrap.

“Do tė tė marr me vete!” i tha djali armės. “Do tė jesh miku im mė i ngushtė.” Dhe me atė armė qėlloi njė pemė tė vdekur.

Pastaj ai gjeti njė motorr fluturues tė hedhur nė njė fushė. I hipi motorrit dhe u pėrpoq ta niste. Motorri fluturues punonte mirė.

“Tani u bėra me njė armė e motorr fluturues,” tha djali. “Kėta do tė jenė familja ime. Mund tė kisha dhe njė qen, por ai mund tė vritet, e do te vdisja nga tė qarėt.”

Fluturoi rreth e rrotull me motorr deri sa pa njė shtėpi nga e cila po dilte tym. “Dikush po jeton aty,” tha djali. I ra pėrqark shtėpisė dhe pa nga dritarja. Brenda ishte vetėm njė grua plakė qė po gatuante.

Djali e ndaloi motorrin fluturues pėrpara shtėpisė, mori armėn e u fut brenda. “Kam njė armė!” i tha gruas plakė. “Mė jep diēka pėr tė ngrėnė!”

“Eja, do tė jepja diēka edhe pa armė,” tha plaka. “Rehatohu dhe ule armėn.”

“S’dua tė jesh e mirė me mua!” hungėriti djali. “Arma ime tė vret!”

Atėherė plaka i dha diēka pėr tė ngrėnė, dhe ai fluturoi tutje.

Kėshtu po jetontė djali tani. Nė njė shtepi tė braktisur, gjeti njė vend ku tė fshihej. Kur e merrte uri, fluturonte diku ku kishte njerėz, dhe i detyronte me armė nė dorė t’i jepnin pėr tė ngrėnė.

Herė tė tjera, djali fluturonte mbi fusha betejash tė shkreta dhe mblidhtė pjesė nga armėt, tanket dhe makinat qė kishin ngelur atjė. I merrte gjithė kėto pjesė tė vendi ku fshihej.

“Do tė ndėrtoj njė robot gjigand tė koracuar!” tha me vete. “Do ta bėj tridhjetė metra tė gjatė, e do tė peshojė njėqind mijė ton, dhe lart nė kokė do ta drejtoj une nė dhomėn e kontrollit. Atėherė do tė kem aq fuqi sa askush s’mund tė mė prek.”

Njė ditė, njė vajzė erdhi te vendi ku fshihej. Djali doli jashtė me armėn dhe i tha: “Ik, largohu! Arma ime tė vret.”

“S’dua tė tė shqetėsoj,” i tha vajza. Thjesht po shoh nėse kėrpudhat po rriten pėrsėri.”

“Ik, largohu!” tha djali. “S’dua njeri afėr meje!

“Vetėm fare je ti?” pyeti vajza.

“Jo,” tha djali. “Kam njė armė dhe njė motorr fluturues. Keta janė familja ime. Dhe njė ditė do tė kem njė robot gjigand tė koracuar!”

“Po nuk ke askėnd pranė?”

“Mund tė kisha patur njė qen. Por, po ta vrisnin atė, do tė vdisja nga tė qaret.”

“As unė s’kam askėnd,” tha vajza. “Duhet tė rrimė bashkė.”

“S’dua tė rri me askėnd qė mund tė vritet nga arma!”

“Atėherė shiko e gjej dikė qė s’mund tė vritet nga arma!” tha vajza dhe u largua.

Por djali ndėrtoi njė robot gjigand tė koracuar dhe u fut brenda. Pastaj u ul nė kabinėn e kontrollit nė majė tė kokės sė robotit. Atėherė vendosi dhe e ngau robotin nėpėr gjithė vendin. Njerėzit bėrtitėn kudo qė vajti kur e panė robotin qė po vinte, dhe donin tė iknin me vrap. Por nuk mund t’i shpėtonin robotit gjigand tė koracuar.

Djali kishte njė mikrofon nė kabinė, dhe gjithēka qė thoshte te mikrofoni dilte si ulėrimė nga goja e robotit. “A ka njeri kėtu qė s’vritet dot nga arma?” bėrtiste roboti. Por kudo qė vajti, njerėzit largoheshin me vrap, kėshtu qė s’gjeti njeri qė s’vritej dot nga arma.

Njė ditė, ama, djali pa nga kabina e tij qė dikush aty poshtė nuk po largohej me vrap, por po qėndronte dhe po i bėrtiste diēka. Por djali rrinte kaq lart nga toka sa nuk e kuptoi ēfarė po thoshte.

“Ndoshta ėshtė dikush qė nuk vritet nga arma?” mendoi djali dhe zbriti poshtė. Por aty ishte plaka qė i kishte gatuar gjellėn ca kohė mė parė. “Mos doje tė mė thoje gjė?” e pyeti djali.

“Po” tha plaka. “Dėgjova pėr dikė qė s’e vret arma. Thashė se doje ta dije.”

“E kush na qėnka ky?” pyeti djali.

“Ėshtė njė plak qė jeton atje lart nė hėnė.”

“Atėherė do ta kėrkoj e ta gjej,” tha djali, “sepse nuk dua tė rri me dikė qė vritet nga arma.” Dhe ai lėvizi njė ēelės dhe roboti i tij gjigand i koracuar e shndrroi veten nė njė raketė gjigande tė koracuar dhe fluturoi pėr nė hėnė.

Atje lart nė hėnė, djali kėrkoi pėr njė kohė tė gjatė. Mė sė fundi e gjeti plakun, qė po rrinte prapa njė teleskopi e po shikonte poshtė te planeti blu.

“A je ti njeriu qė nuk e vret dot arma?” e pyeti djali plakun.

“Kėshtu them,” tha plaku.

“E ēfarė po shikon me atė teleskop?”

“Po studioj njerėzit nė planetin aty poshtė.”

“Si thua, a mund tė rri dot me ty?” e pyeti djali.

“Ndoshta,” tha plaku. “A kam unė ndonjė gjė tė veēantė?”

“Po, unė s’dua tė rri me dikė qė mund ta godasin pėr vdekje. Kur mė vdiqėn prindėrit, i qava gjithė lotėt qė kisha. Mund tė rrija me njė qen, po sikur ta kishin vrarė dhe atė, do tė vdisja nga tė qarėt. Mund tė rrija edhe me njė grua plakė, apo njė vajzė tė vogėl. Por as ata nuk ishin tė paprekshėm nga plumbat, dhe po tė ishin vrarė, do tė vdisja nga tė qarėt.”

“Mirė,” tha plaku, “rri me mua atėherė. Asnjė nuk mė vret dot kėtu sepse nuk ka armė fare nė kėtė vend.”

“Kjo ėshtė e vetmja arsye?” pyeti djali.

“Po, kjo ėshtė,” u pėrgjigj plaku.

“Po unė e solla armėn me vete.”

“Sa keq,” tha plaku, “tani s’mund tė rrish me mua. Arma jote mund tė mė vrasė.”

“Atėherė do tė kthehem,” tha djali.

“Po,” tha plaku.

“Sa keq,” tha djali.

“Tė vjen keq?” pyeti plaku.

“Po,” tha djali, “Do tė doja tė rrija kėtu.”

“Ndoshta mund ta hedhėsh tutje armėn tėnde?” tha plaku.

“Ndoshta,” tha djali.

“Atėherė mund tė rrije me mua kėtu,” tha plaku.

“Ndoshta,” tha djali. “E ēfarė do tė bėja atėherė?”

“Mund tė shihje me teleskop. Atėherė ndoshta do ta kuptoje se pse ata njerėz aty poshtė janė vazhdimisht nė luftė.”
“E pėrse janė nė luftė?”

“Epo, as unė nuk e di. Mendoj qė ka tė bėjė me faktin qė nuk dinė shumė pėr njėri-tjetrin. Ka kaq shumė njerėz, e jetėt e tyre janė kaq tė komplikuara sa ata nuk e dinė se si veprimet e tyre ndikojnė te tė tjerėt. Ma merr mendja qė nuk e dinė se nga vjen mishi qė hanė apo ku shkon buka qė pjekin. Mendoj qė nuk e dinė nėse hekuri qė nxjerrin nga toka e bėjnė buldozierė apo topa lufte. Ndoshta nuk e dinė se kur hanė atė mish, ka mish edhe pėr tė tjerė. Po ta shihnin veten nga lart, ndoshta do t’i kuptonin gjėrat mė mirė.”

“Atėherė dikush duhet t’ua thotė kėto gjėra?” tha djali.

“Ndoshta,” tha plaku, “por unė jam shumė plak e i lodhur pėr kėtė gjė.”

Vetėm atėherė djali e lėshoi armėn qė ra nėpėr hapėsirė, poshtė nė planetin Blu, dhe u bė copė-copė.

Por djali qėndroi pėr njė kohė tė gjatė, shumė tė gjatė nė hėnė dhe pa me teleskop e i studioi njerėzit aty poshtė. Ndoshta njė ditė do tė kthehet aty poshtė dhe do t’u shpjegojė njerėzve gabimet e tyre.
Mbrapsht nė krye Goto down

Djali Blu

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Kulture :: KULTURA E HUAJ-
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės