Zeri i Moisiut zbret ne Shqiperi
Zeri i Moisiut zbret ne Shqiperi
Zeri i Moisiut zbret ne Shqiperi
Zeri i Moisiut zbret ne Shqiperi
Anisa Ymeri
E Enjte, 03 Korrik 2008
TIRANE - Njihet si aktori me zerin e kobshem deri ne rreqethje. Jane faqe te tera te ditarit te Kafkes, te shkruara per zerin dhe mimiken e aktorit me te madh te kohes ne Gjermani dhe Evrope, shqiptarin Aleksander Moisiu. Mirepo, ne Shqiperi tinguj te zerit te tij nuk jane degjuar, pasi skenen tone ai se shkeli asnjehere dhe u shua me brengen se nuk qe as shtetas shqiptar. Studiuesi Sali Hidri eshte nje nder ata qe ka hulumtuar per figuren artistike te aktorit Aleksander Moisiu dhe andrallat e jetes se tij. Kryeveprat e klasikeve boterore jane misheruar prej zerit te aktorit shqiptar. Dhe jane pikerisht copeza te monologeve te tyre ne gjermanisht, qe mund te degjohen tanime edhe prej shqiptareve. Plot 15 interpretime te Moisiut dhe nje bisede me nje mik te tij, vijne per shqiptaret nga Sali Hidri, i cili, krahas librit Aleksander Moisiu mes Triestes dhe Durresit, sjell per edhe nje CD. E rralle, pasi shqiptaret deri me sot vetem kane lexuar dhe degjuar per famen e tij. Ndersa tani do te degjojne zerin e Moisiut, i cili ka qene pjese e pandashme e fames se tij. Ze qe ka misheruar kryepersonazhet e autoreve klasike, jo vetem Hamlet, por edhe Faust. Arkivi i Vjenes eshte streha e ketyre regjistrimeve, por edhe nje sere arkivash te tjere. Autori Hidri tregon se kam mundur te lidhem me kete arkiv, i cili eshte edhe me i pasuri per sa u takon regjistrimeve te Moisiut, por ka edhe te tjere arkiva qe ne fondin e tyre kane zerin apo edhe regjistrime filmike te interpretimit te Moisiut. E natyrisht, Hidrit i jane dashur me se 10 vjet hulumtime ne arkivat e huaja per te rene ne gjurmet e ketyre regjistrimeve, te cilat jane thesar i madh per artin boteror dhe qe ruhen me shume fanatizem. Libri i Sali Hidrit, pagezuar Aleksander Moisiu mes Triestes dhe Durresit, eshte ne vazhden e kolanes monografike te disa prej personaliteteve te Durresit. Mirepo, kjo veper vjen edhe pas 26 vjetesh, hulumtimi ne arkivat e muzeut Carl Schmidl te Triestes, konsultimi me literaturen e gjere mbi figuren e aktorit me origjine shqiptare.
Jete e shkruar nepermjet letrave
Per Aleksander Moisiun kane shkruar shume. Jeta e tij ska qene vetem e tij. Mirepo, per te paren here, jeta e tij vjen e shkruar ne saje te letrave, qe aktori ka shkembyer me atin e tij. Cka do te thote, nje jete e cila vjen e rrefyer krejt natyrshem, ne menyre fare te vecante, duke e kundruar, vezhguar dhe studiuar personalitetin e Aleksander Moisiut, nepermjet letrave qe ai i dergon babit. Nje nga recensentet e librit, shkruan keshtu: Parashtrimi i fakteve, i dokumenteve historike e biografike, i letrave qe ka mundur te zbuloje, analiza e thelle dhe hulumtime ne jeten dhe biografine e aktorit te madh, i kane dhene kesaj vepre te cmuar nje fytyre krejtesisht te veten. Ajo na shfaqet e fresket dhe joshese.
Koha Jone

Re: Zeri i Moisiut zbret ne Shqiperi
I madh nder te medhenjte. Mjafton te kthesh syte nga Moisiu per te kuptuar filozofine e pavdeksise.
Re: Zeri i Moisiut zbret ne Shqiperi
sigurisht qe moisiu eshte nga ata qe na ka bere te jemi krenare qe jemi shqiptare,mire qe nuk e kane nxjere akoma greket vorioepirot edhe kete:P
jeto sikur mos kesh jetuar asnje dite ne kete bote