"The Bucket List", filmi qė po thyen tabu nė Hollivud

Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

 :: Kulture :: KULTURE

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

"The Bucket List", filmi qė po thyen tabu nė Hollivud

Mesazh nga ILIRI prej Wed Jul 09, 2008 8:16 am

"The Bucket List", filmi qė po thyen tabu nė Hollivud"
Nicholson & Freeman, njė listė me dėshira pėr "adoleshentėt" 70-vjeēarė!

Tė qeshėsh me "zonjėn" vdekje, kur ajo vjen dhe tė thotė se
pak muaj kanė mbetur nga jeta jote? E vėshtirė, por nuk
ėshtė e pamundur. Ndodh jashtėzakonisht rrallė, por
ėshtė njė fakt nė "The Bucket List", filmi qė
bashkon nė ekranin e madh tre "ujqėr" tė vjetėr tė
kinemasė amerikane: dy prej tyre nė rolet e
protagonistėve, aktorėt Morgan Freeman dhe Jack
Nicholson. Ndėrsa i treti nė karrigen e regjisorit Rob
Reiner, i njohur me filmat "Stand by me" dhe "When
Harry met Sally". Ishte pikėrisht ai qė vendosi ta
shndėrronte historinė nė film, pasi kishte pėrfunduar
sė lexuari faqen e dhjetė tė skenarit, ku njėri prej
personazheve, i pyetur se ēfarė ėshtė duke bėrė nė
njė dhomė spitali, pėrgjigjet: "Po luftoj pėr jetėn.
Po ju?"
Ajo qė Rajner kishte lexuar nė faqet e para, ishte njė
prezantim i drejtpėrdrejtė i dy personazheve dhe fatit tė
tyre. Eduard Kol ėshtė pronar i madh klinikash, ndėrsa
Karter Cambers ėshtė njė mekanik makinash. Tė dy
gjenden nė njė dhomė spitali, mjaft tė sėmurė. Kanė
fare pak muaj jetė dhe mendojnė qė t‘i jetojnė nė
maksimum. Ndaj pėrgatisin njė listė dėshirash mbi
gjėrat qė nuk kanė mundur, apo guxuar t‘i bėjnė nė
jetė. Por, nė fakt, "tre ujqėrit" e vjetėr e
shndėrruan skenarin fillestar nga njė histori
melodramatike, nė njė komedi me emocion dhe tė qeshura.
"Ėshtė njė recetė e saktė, shkruan shtypi, merren dy
nga aktorėt mė nė zė tė kinemasė, qė janė ende
gjallė, vihen nė role qė u pėrkasin pikėrisht atyre,
raportojnė pėr kuptimin e jetės e tė vdekjes, mes
bilanceve ekzistenciale dhe reflektimeve filozofike dhe
gjithēka lihet tė ecė vetė. Rezultati maksimal nga njė
sforcim minimal! Dhe filmi realizon atė qė premton: tė
qeshura tė forta, ndonjėherė tė hidhura, ndjenja tė
mira dhe ndonjė parantezė prekėse".

Tė thyesh njė tabu Hollivudi


Tė thyesh njė tabu hollivudiane nuk ėshtė e lehtė.
Njė industri qė i pėrgjigjet publikut masiv tė
kinemasė, qė shėnon njė moshė mjaft tė re, vėshtirė
se mund tė investojė nė histori qė bėn fjalė pėr
sėmundjen dhe vdekjen. Megjithatė, dora dhe syri i
regjisorit Rob Reiner duket se e ka bindur studion "Warner
Bross" qė tė japė njė buxhet prej 45 milionė dollarėsh
pėr tė realizuar filmin. "Ti shkon nė njė studio dhe
thua: ‘Kam kėtė filmin qė flet pėr dy burra tė
sėmurė me kancer. Mė jepni 45 milionė dollarė‘. Ata
nuk do tė nguten pėr tė t‘i dhėnė aq shpejt sa mund
tė mendosh", ėshtė shprehur regjisori gjatė njė
interviste nė shtėpinė e tij nė Brentwood.
Por barriera e parė ishte thyer, meqė nė kinemanė
amerikane vit pas viti po prodhohen edhe filma qė flasin
pėr sėmundjen, vdekjen apo moshėn e tretė. "The
Bucket List", ose "Nuk ėshtė kurrė vonė", nė fakt
e lė nė sfond vdekjen dhe sėmundjen, ose mė saktė i
pėrdor ato pėr tė nxjerrė njė histori, ku dy miq
ndihmojnė njėri-tjetrin nė njė moment tė vėshtirė
tė jetės.
Thyerja e tabusė duket se ka rezultuar e suksesshme edhe
pėr publikun, pasi filmi grumbulloi rreth 174 milionė
dollarė amerikanė, nga tė cilėt 93 milionė vetėm nė
SHBA dhe Kanada.

Nicholson dhe Freeman, njė ēift i pėrsosur


Nėse roli i Karterit ishte vendosur qė nė fillim se do
tė kishte trupin dhe shpirtin e Morgan Freeman, duhej njė
tjetėr aktor i madh nė krah tė tij, qė tė shtonte pak
lezet nė historinė e filmit. Dikush qė do tė mundte
t‘i dhuronte tė sėmurit Eduard dėshirėn pėr tė shtyrė
takimin pėrfundimtar dhe pėr tė kryer udhėtimin e
fundit, nėn shenjėn e gjėrave qė nuk ishin bėrė deri
nė atė moment. Ishte njė koincidencė e bukur, qė
ndėrsa Morgan Freeman drejtonte gishtin pėr nga Jack
Nicholson edhe regjisori Rob Reiner e kishte nė mendje
aktorin 70-vjeēar. Kėshtu u krijua ēifti qė arriti
t‘i jepte filmit tonet e duhura me aftėsi, ironi dhe
ndjenjė, pa rėnė nė sentimentalizėm. "Nuk ishte
e vėshtirė tė hyje nė sintoni me Xhekun", ka deklaruar
Freeman. "I njoh kohėt e tij, i kam parė tė gjithė
filmat e tij qė nga ‘Easy rider‘ e mė pas.
Interpretimi me tė ishte sikur tė kėrceje me tė
njėjtin ritėm". Nė fakt, loja e aktorėve ėshtė vlerėsuar
mjaft nga publiku dhe nga kritika, tė cilėt kanė parė si
shkrihen bashkė talenti dhe komiciteti i Morgan dhe Jack.
"Ata janė kasti i tė gjithė filmit, konstaton kritika, dhe historia ėshtė njė mėnyrė pėr tė krijuar
situata ku aktorėt japin maksimumin e tyre, duke u
pėrpjekur tė japin emocion dhe tė shkaktojnė tė
qeshura te publiku. E kėshtu, pėr tė parėn herė
aktorėt interpretojnė sė bashku, por si dy tė moshuar
siē dhe janė nė tė vėrtetė".

Pacientė nė radhė tė parė

Pasi kishte pranuar rolin, Jack Nicholson pėrfundoi me tė
vėrtetė nė njė spital pėr njė ndėrhyrje tė
thjeshtė nė fyt dhe ka pasur mundėsinė qė tė
shfrytėzojė atmosferėn e spitalit pėr t‘u futur sa mė
mirė nė personazhin e tij. "Kam kaluar disa kohė
nėpėr spitale, ndonėse kjo ishte e para herė qė shkoja
si pacient", ėshtė rrėfyer Nicholson. "Kam punuar
edhe nė komplekse spitalore dhe mund tė them se jam njė
ekspert nė kėtė pikė". Ashtu si nė filmin e
Milos Forman, edhe nė "Bucket list" ėshtė personazhi
i Nicholson qė i zbulon shokut tė dhomės njė tjetėr
jetė jashtė mureve tė spitalit. Fillimisht Nicholson e
kishte kthyer mbrapsht skenarin, duke thėnė se nuk donte
tė bėnte njė film kaq tė lehtė. Por, pas ripunimit qė
i bėri skenaristi Zackham, doli njė skript mjaft i
arrirė dhe Nicholson vendosi tė mos e refuzonte.

Disa fakte kureshtare rreth filmit


Jack Nicholson dhe Morgan Freeman qethėn kokat pėr kėtė film.
Justin Zackham e shkroi skenarin pėr dy javė.
Si regjisori Rob Reiner ashtu edhe Morgan Freeman, pa folur
me njėri-tjetrin kishin menduar se rolin e Eduard Kol mund
ta luante Jack Nicholson. Pėrvoja personale qė Jack
Nicholson ka pasur nė spital ishte njė prioritet qė shtoi
disa detaje mė shumė gjatė xhirimeve tė filmit. Justin
Zackham shkroi rolin e Karterit, duke e pasur nė mendje
pėr t‘ia dhėnė aktorit Morgan Freeman.
Alfonso Freeman, qė luan nė film djalin e Karter, ėshtė
edhe djali i vėrtetė i Morgan Freeman.

Skeda e filmit
Titulli: "The Bucket List" ("Nuk ėshtė kurrė
tepėr vonė")
Regjia: Rob Reiner

Skenari: Justin Zackman

Gjinia: Aventurė, komedi, dramė
Aktorėt: Jack Nicholson, Morgan Freeman, Sean Hayes
Kohėzgjatja: 97 minuta
Sinopsi : Miliarderi Eduard Kol dhe mekaniku i thjeshtė
Karter Ēambers jetojnė nė dy botė krejt tė ndryshme.
Por kryqėzimet e jetėve tė tyre ndėrthuren kur ndajnė
tė njėjtėn dhomė spitali, ku zbulojnė se kanė dy
gjėra tė pėrbashkėta: njė dėshirė pėr tė kaluar
kohėn qė u ka mbetur duke bėrė gjithēka qė kanė
dashur tė bėjnė dhe njė nevojė tė paditur mė parė
pėr tė pranuar atė qė janė. Sė bashku, nisin njė
udhėtim pėr ta shijuar jetėn dhe duke iu gėzuar njė
miqėsie tė re…

ILIRI
Admin
Admin

Mesazhe : 2135
Anėtarėsuar : 06 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

 :: Kulture :: KULTURE

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi