“Kėnga e kurbetit”, kėnga ime e preferuar

Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

 :: Kulture :: KULTURE

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

“Kėnga e kurbetit”, kėnga ime e preferuar

Mesazh nga ILIRI prej Sun Jun 29, 2008 12:06 pm

“Kėnga e kurbetit”, kėnga ime e preferuar

Lirie Rasha

Intervistė/ Liri Rasha: Viti mė i veēantė ka qenė viti 1983, ku kam shkuar me Ansamblin e Shtetit nė Gjermani, aty kam kėnduar njė kėngė kurbeti
Zėri i saj brilant ka ngritur peshė platetė e shumė vendeve tė botės, kudo ku ka emigrantė shqiptarė, nė tė katėr anėt e globit. Njė kėngėtare e veēantė e traditės sė kėngės popullore veriore. Si vet emri qė mbart mbi vete, ashtu ka qėnė ajo me kėngėn, e lirė, si shtojzavalle, e ėmbėl, impresionuse, duke ruajtrur me fanatizėm, traditėn, por duke heshur dhe sytė drejt sė resė nė kėngėn e mirėfilltė popullore shqiptare. Nė rrugėtimin e saj skenik, ajo asnjėherė nuk ka deformuar kėngėn e bukur popullore edhe nė emėr tė parasė. Gėzimi i saj mė i madh ėshtė qė vajza e saj po e vazhdon me po atė dinamizėm dhe pėrkushtim rrugėn e nėnės, duke lėnė hapur shtigjet e fluturimit brenda familjes nė kėtė profesion kaq tė brishtė, por edhe tė bukur dhe magjik.

Liria dhe fėmijėria juaj. Bangat e shkollės dhe trokitja e kėngės?

Unė kam lindur nė njė nga fshatrat e Dibrės qė quhet Dalldar, kam mbaruar tetėvjeēaren nė fshatin tim dhe pastaj kam mbaruar tė mesmen nė Peshkopi dhe mė vonė kam kaluar nė estradėn profesioniste. Kam mbaruar edhe njė specializim pėr kanto, ku kam pasur pedagogėt mė tė mirė Ibrahim Tukiēin, Luēie Milotin, Ramiz Kovaēin qė ka qėnė njė nga pedagogėt qė ėshtė marrė mė direkt me mua.

A e mbani mend nė jetėn shkollore kur keni dalė pėr herė tė parė pėr tė kėnduar dhe kush ju zbuloi si talent?

Krahinės qė i pėrkas unė, ka qenė njė krahinė shumė e thellė, ku nuk kishte shumė aktivitete. Aty bėheshin aktivitete vetėm kur ishte festivali i Gjirokastrės, i cili ishte njėherė nė katėr vjet. Jam zbuluar pothuajse rastėsisht, kur kam qenė duke ndenjur nė shtėpi duke kėnduar pėr qejfin tim. Aty ka kaluar njė mėsues i imi dhe kur kam shkuar nė orėn e matematikės, nė vend qė tė pėrgjigjesha pėr mėsimin qė kisha, ai mė thotė mua se ti Liri sot do tė kėndosh. Unė i thashė se nuk di tė kėndoj, ai tha se din tė kėndosh dhe bukur bile.

Sa vjeē ishe nė atė kohė?

Nė atė kohė isha 13 vjeēe

Kur ke dalė pėr herė tė parė nė skenė pėrpara njė publiku tė gjėrė?
Pėr herė tė parė kam dalė nė klasėn e tetė. Nga fshati ku kam lindur mė morėn direkt nė Peshkopi. Peshkopia po pėrgatitej pėr Festivalin e Gjirokastrės, dhe mė morėn me grupin e rrethit. Nė festivalin e Gjirokastrės nė vitin 1973, ishte njė publik shumė i gjerė. Emocionet ishin shumė tė mėdha. Tė papėrshkrueshme. Ajo kala gjigande. Ai qytet i gurtė, mė pėrcillnin nė kujtesė lexime pėr mbretėr dhe legjenda.

Ēfarė kėnge ke kėnduar?

Aty kam kėnduar kėngėn “Oj syzeza vetull hollė”, kjo ėshtė njė potpuri kėngėsh dibrane.

Mbaruat shkollėn e mesme pėr mėsuese dhe filluat profesionin e mėsuesisė?

Me shumė dėshirė e mbarova shkollėn pėr mėsuese, por ato tė rrethit iu duk sikur unė jepja mė shumė pėr muzikė se sa nė mėsuesi dhe kėshtu kalova direkt nė estradėn profesioniste tė rrethit si kėngėtare.

-Nė ē’vit ke filluar nė Estradė?

-Kam filluar nė vitin 1977.

-Po kėnga e parė kur dole nė skenė pėr herė tė parė nė Peshkopi kush ka qenė?

-Ka qenė kėnga “Mora rrugėn, mora”. Kjo ka qenė njė kėngė e thjeshtė, por e pėlqyer nė trevat tona. Kjo kėngė edhe nga vetė titulli mė hapi rrugėn e gjerė tė skenės. Pastaj nė festivalet e mėvonshme tė Gjirokastrės, ku unė pėrfaqėsoja rrethin m’u dhanė kėngė tė tjera. Pra shumė pika kulmore tė aktivitetit tim lidhen me Gjirokastrėn. Nga ky qytet i gurtė mė lidhin shumė kujtime. Ai pėr mua mbetet mistik. Ismail Kadare e ka pėrshkruar aq bukur nė romanin e tij.

-Ēfarė kėngėsh keni kėnduar kryesisht me estradėn e Peshkopisė?

-Me estradėn e Peshkopisė kam kėnduar kėngė nga tė gjitha trevat. Nga veriu, nga Shqipėria e mesme, nga tė jugut. Por edhe kėngėt e Kosovės i kam pasur shumė pėr zemėr.Kam kėnduar edhe kėngė tė huaja, ku kryesisht kemi pasur mė tė lejueshme kėngėt turke.

A mban mend ndonjė titull tė ndonjė kėnge turke?

Kam kėnduar kėngėn “Edmerim byēym, byēym”, Mavi, Mavi” e shumė tė tjera, sepse ēdo premierė qė jepnim na futnin nga njė kėngė tė huaj turke.

Me kė ke bashkėpunuar me estradėn e Peshkopisė, si regjizor dhe kompozitor?

Kompozitor, ku kam marė edhe njė ndihmė tė madhe kanė qenė Pėrparim Tomēini, Edmond Zhulali qė edhe sot kam bashkpunime. Ka qenė kompozitori Zef Ēoba qė mė ka dhėnė njė ndihmė mjaft tė madhe. Kanė qenė shumė, pasi kam kaluar 14 vjet nė estradėn profesioniste dhe janė ndėrruar shumė. Regjisor ka qenė i talentuari Hamza Abazi.

Kush ka qenė dita mė e bukur nė skenė pėr ju?

Artisti ka shumė ditė tė bukura, por dita qė dua unė tė veēoj ėshtė dita kur unė pėr herė tė parė u paraqita me njė auditor tė madh nė qytetin e Peshkopisė.

Ju keni marė titullin “Artiste e Merituar” nė cilėn vit e keni marrė kėtė titull?

Titullin e kam marrė nė vitin 1988. Ndieja njė farė kėnaqėsie, por sodisfaksioni im ka qenė kur unė e mbėrtheja sallėn, kur isha duke kėnduar dhe kur shikoja qė vėmendja ishte komplet tek unė, ai ishte sodisfaksioni mė i madh pėr mua. Titulli ėshtė njė moment, skena ėshtė e pėrjetshme, bashkėudhėtare e jetės sė artistit.

Kush ka qenė dita kur nuk e ke mbėrthyer mirė sallėn?

Ka pasur ...Njeriu nuk ėshtė gjithmonė nė humor. Sallėn nuk e kam mbėrthyer nė ato raste kur mė detyronte njeri tė kėndoja njė kėngė dhe jo kur unė doja. Kur kisha kėngėt e mia tė preferuara sallėn e mbėrtheja.

Kush janė kėngėt tuaja tė preferuara?

Natryesisht kėngėt e mia tė preferuara janė tė kurbetit. “Kėnga e kurbetit”, ėshtė “Fusha e korabit”, qė ėshtė njė nga kėngėt mė tė bukura tė miat. Ėshtė “Kur e pėrcolla Enverin”, “Kur dola tek dera”. Ka pasur edhe kėngė tė tė tjerėve tė kurbetit qė kam kėnduar si “Malli pėr Dibrėn time”.

Sa herė keni shkuar jashtė shtetit nė kohėn e monizmit?

[size=12]Nė kohėn e monizmit kam shkuar nė shumė shtete pasi, meqė isha njė kėngėtare karakteristike e zonave tė veriut mė merrnin shpesh me Ansamblin e Shtetit, ku kam filluar nė fillim me Jugosllavinė shkuam nga Ohri nė Suboticė nė Beograd dhe komplet Jugosllavinė. Kishte lidhje kulturore mes shteteve nė atė kohė. Kam qenė pastaj nė Itali, Turqi, Austri, Francė, Gjermani, Belgjikė, Danimarkė, Suedi. Nė Amerikė kam shkuar nė fillimet e demokracisė me Ansamblin e Shtetit dhe kemi shkuar nė disa shtete tė Amerikės.

Kush ka qenė viti mė i veēantė qė ju jeni pritur nė mėnyrėn qė ju ka lėnė mbresa tė veēantė jashtė shtetit?

Viti mė i veēantė ka qenė viti 1983, ku kam shkuar me ansamblin e shtetit nė Gjermani, aty kam kėnduar njė kėngė kurbeti. Kam filluar tė qaj sepse shihja spektatorėt duke qarė nė sallė qė ishin shqiptarė dhe nė moment mė kanė rrjedh edhe mua lotė. Jo lot sepse po kėndoja atė kėngė sepse unė e kisha kėnduar disa herė, por mė bėri shumė emocionale prania e njerėzve nė sallė qė lotonin. Se besoja. Aty pashė me tė vėrtetė magjinė e kėngės. Ēfarė u jep ajo njerėzve.

-Kur e keni nxjerrė nė treg albumin tuaj tė parė dhe si titullohet?

-Albumin e parė e ka nxjerrė Radio –Tirana. Kanė marrė tė gjitha kėngėt e mira tė miat dhe (vitin nuk e mbaj mend) nxorėn albumin “Kėngė tė zgjedhura tė kėnduara nga Liri Rasha”. Pastaj kam bėrė albumin tjetėr me titull “Nusja me tė bardha”. Kėtė album e kam nxjerr para shtatė vjetėsh. Eshtė dhe njė album tjetėr, shumė interesant, njė album qė mė ėshtė vjedhur. Mė ėshtė vjedhur nė skenė. Kur unė kam qenė duke kėnduar dhe i gjithė reportori mė ėshtė marrė, mė ėshtė hedhur nė njė disk dhe ėshtė prodhuar jashtė. Ky ka qenė njė album mjaft i shitur nė Maqedoni, por ėshtė shitur nė mėnyrė pirate.

-Aktualisht me ēfarė merret Liria?

-Aktualisht merrem vetėm me fėmijėt e mi dhe tek-tuk ndonjė koncert nė rast festash, apo shkoj nė ndonjė dasėm.

Pse shikohet njė largim prej spektakleve nga kėngėtarėt e mirėfilltė tė kėngės popullore shqiptare, kjo nga inflacioni i kėngėtarėve tė reja, apo ndoshta qė ekonomia e tregut kėrkon disa gjėra pothuajse tė papranueshme me traditėn?

-Largimi im nga skena nuk ėshtė bėrė vitet e fundit, por ka vite qė unė jam larguar nga skena, pėr arsye se unė ika nga Dibra. Njė fjalė e urtė popullore ėshtė “gur i rėndė nė vend tė vet”. Unė ika nga Dibra dhe pėr gjashtė vjet e gjysmė banova nė Laē. Nga Dibra kam ikur nė vitin 1993 dhe deri nė 1999 kam qenė nė Laē. Unė nė Laē e kam kaluar shumė mirė, por vetė kushtet qė kishte Laēi, pa njė trupė profesioniste, bėri qė tė isha disi nė heshtje. Periudha e banimit tim nė Laē ka qenė njė periudhė, ku unė kam qenė jashtė profesionit tim.

-Po pastaj me ardhjen nė Tiranė?

-Pastaj erdha nė Tiranė, ku u mundova tė afrohem me muzikėn, po shikoj qė muzika ka marrė njė drejtim komplet tjetėr.

Ēfarė drejtimi ka marrė muzika?

Nuk di ta pėrkufizoj, por vetėm shqip nuk kėndohet.

Kėngėtaret e reja me kėto huazime janė bėrė mė tė preferuarat sidomos nė tregun e spektakleve tė ndryshme apo edhe buzuqeve?

Kėngėtaret e reja, kėngėt i marrin dhe i pėrkthejnė nga njė gjuhė e huaj nė shqip, kėtė e bėjnė mė shumė pėr komerc. Unė mendoj se kjo nuk ka filluar vetėm tek kėngėtaret (kėto mė shumė) Edhe njerėzit qė punojnė jashtė vendit tonė kėrkojnė kėngėt e atij vendi ku rrijnė. Kjo ka sjellė hyrjen e rrymave tė huaja dhe nuk pėlqehet tradita. Ėshtė edhe kalimi nga sistemi komunist nė atė qė po jetojmė tani. Nė sistemin qė kaluam njerėzit kanė qenė tė dėshiruar pėr tė dėgjuar njė muzikė tė huaj, pėr tė qenė tė lirshėm pėr tė vallėzuar nė njė muzkė tė huaj. Edhe kjo tek ne u fut shumė keq, u fut pa kontrroll. Edhe tani gjeti terren tė pėrshtatshėm dhe ecėn. Mund tė them se shumica e kėngėtarėve qė dalin tani nė stacionet televizive me videokliope mė shumė po pozojnė veten e tyre dhe nuk dinė se ēfarė po pėrfaqėson ajo kėngė qė po kėndon.

Ju keni kėnduar vetė ndonjė kėngė qė tė jetė e huazuar?

Kėngė tė huazuar nuk kam kėnduar.

Po nėqoftėse do tė thonė, se duke iu afruar njė shumė tė madhe ju tė huazoni njė kėngė apo tė bėni njė ndėrthurje tė njė kėnge shqiptare me njė tė huaj, a do ta pranonit kėtė?

Mua mė ka kėrkuar zona e Gallabordės qė tė bėj njė kasetė me gjuhėn e tyre dhe me muzikėn e tyre, edhe nuk jam kundra kėsaj. Unė mund ta bėj kasetėn dhe tė them se kjo muzikė pėrfaqėson kėtė trevė. Por tė bėj njė kėngė tė huazuar vetėm pėr para nuk e bėj.

A keni ndonjė peng nė skenė si kėngėtare?

Peng kam vetėm kėto vitet qė po ikin dhe nuk kthehen mė. Unė lulėzimin tim si artiste e kam patur nė vitet e para tė rinisė sime, por njė zė i kualifikuar ka qenė mė vonė. Por kjo koha e mėvonėshme mua mė ka gjetur pak jo nė krye tė punės. Arsye ka qenė largėsia dhe zhvendosja herė pas here. Ka qenė edhe ana financiare. Sepse ato qė organizojnė aktivitete nisen gjithmonė nga mė e reja. Kėrkojnė shoė. Tranzicioni nuk ėshtė traditė, ėshtė komercializėm.

Pra tentohet qė nė skenė tė jetė mė shumė njė femėr e re, se sa njė zė i bukur?

Ata duan mė shumė njė femėr tė re se sa njė zė tė bukur. Kjo ėshtė pengesa kryesore. Sepse nuk jam vetėm unė qė kam ngelur e spostuar, komplet gjenerata ime ėshtė e spostuar.


Edituar pėr herė tė fundit nga ILIRI nė Sun Jun 29, 2008 12:20 pm, edituar 3 herė gjithsej

ILIRI
Admin
Admin

Mesazhe : 2078
Anėtarėsuar : 06 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: “Kėnga e kurbetit”, kėnga ime e preferuar

Mesazh nga ILIRI prej Sun Jun 29, 2008 12:06 pm

Ju jeni marrė me politikė?

Me politikė nuk jam marrė, por kam qenė simpatizante, ndėrsa sot jam komplet e zhveshur nga politika. Nuk mė intereson as e majta, as e djathta, por vetėm kėnga.

Pse nuk merreni me politikė?

Unė mendoj se ka qenė gabimi im qė jam prononcuar fillimisht, sepse kėnga ime nuk ka pikėpamje politike. Kėnga ime pėr tė majtėt e pėr tė djathtėt ėshtė njėsoj.

Po muzikės sė mirė shqiptare ēfarė i mungon sot?

I mungon tabani, sepse edhe bima pėr t’u rritur do t’i fusė rrėnjėt diku. Unė mendoj se kėngėn popullore po e kapin sikur tė shkurtojnė njė pemė nga degėt dhe kėshtu ėshtė edhe muzika popullore sot. Po i marrin vetėm gjethet dhe trungun po e hedhin. Po e lėnė cung.

Ju keni ndonjė mendim se si mund tė ndryshojė ky realitet i kėmgės popullore shqiptare?

Ėshtė shumė e vėshtirė tė ndryshojė pėr rrugėn qė ka marrė. Kėtu mendoj se mund tė vendos dorė shteti, megjithėse e ka tė vėshtirė. Njerėzit e kanė kuptuar keq demokracinė dhe duan tė kenė njė liri absolute nė tė gjitha krahėt. Arti do edhe liri, por nė radhė tė parė duhet ruajtur tradita kombėtare. Liri do tė thotė tė mos politizohet, censurohet, jo tė deformohet, tjetėrsohet.

Kush ėshtė problemi mė i madh qė ka shoqėria shqiptare sot, dhe si e shikoni ju si kėngėtare kėtė problem?

Problemi mė i madh qė ka shoqėria shqiptare ėshtė papunėsia. Shumica e njerėzve janė tė papunė. Kėto kohė mė shumė duhet t’i kėndosh papunėsisė sesa dashurisė. Dashuria e ka humbur kuptimin e tė qėnit e sinqertė tek ēiftet e rinj.

-Dashuria e ka humbur kuptimin sepse shihet se sot ka dashuri me interes?

-Kjo ėshtė njė temė shumė e gjėrė dhe unė nuk mund tė jap njė pėrgjigje tė vetme. Ėshtė shumė banale tė thuhet se shesin veten pėr njė copė bukė.

Liria bjonde ka qenė gjithmonė?

Liria ka qenė shumė brune, por natyra bėn punėn e vet, vitet qė kalojnė bėjnė punėn e vet, dhe sa tė mė duken ato fijet e bardha i bėra tė verdha tė gjitha.

Ēfarė do dėshiroje mė shumė nė kėtė jetė tė realizoje duke pasur parasysh kushtet nė vendin tėnd, pozicionin qė zė nė jetė, tė qenit kėngėtare dhe aq mė tepėr pėrcjelljen e kėngės tek vajza juaj?

Qė zemra ime tė jetė e kėnaqur do t’i lutesha Zotit qė tė kem familjen mirė me shėndet, tė kem njė mirėsi, dhe pėr sa i pėrket vajzės, unė e kam pasur ėndėrr qė kėngėn time unė ta transferoja tek vajza, dhe vajza ta vazhdonte. Kjo ėshtė realizuar. Pėr mua si prind ajo ėshtė shumė e talentuar.

Nė njė rreth shoqėror flitet shumė se kėngėtarėt e kanė zgjedhur mė lehtė rrugėn e jetės, janė mė fitimprurėse nė krahasim me profesionet e tjera, ju jeni e kėtij mendimi?

Unė nuk mund ta them se ata qė zgjedhin rrugėn mė tė lehtė zgjedhin rrugėn e kėngėtares, por me sa shoh ashtu po veprojnė. Mua mė duket vetja sikur kam lindur kėngėtare. Por tani kur sheh qė njė femėr lė njė profesion dhe mbas 2-3 vjetėsh i shikon me mikrofon nė dorė. Momentalisht kjo quhet njė pune e lehtė.

Po dita mė e nė jetė kush ka qenė?

Ditė tė vėshtira ka artisti shumė.Nė jetė kam pasur njė ditė shumė tė vėshtirė. Dita mė e vėshtirė kur vajza ka kryer njė operacion dhe operacioni zgjati pesė orė dhe mua mė ėshtė dukur si pesė vjet. Ajo ditė (loton) ka qėnė ...(ngre sytė nga qielli). O Zot! Atė ditė nuk kam pėr ta haruar sa tė jem gjallė. Zoti besimin ma shpėrbleu.

-Ēfarė synimesh keni pėr tė ardhmen?

-Nė tė ardhmen kam dėshirė tė punoj me vajzėn time. Qė t’ia transmetoj repertorin tim vajzės sime. Por kjo ka njė stil tjetėr, por edhe kėngėn popullore e kėndon mirė. Sė dyti, dėshiroj tė bėj njė album me kėngė tė herėshme. Kėtė album kam dėshirė ta bėj pėr simpatizantėt e mi. Po punoj me vajzėn pėr tė bėrė njė kolazh. E kam pasur dėshirė prej kohėsh qė tė kem njė kolazh me vajzėn time. Do tė kisha edhe shumė dėshirė qė edhe djali tė mė kėndonte, ai e dashuron muzikėn, por veshin e ka pak mė tė rėndė.

Je penduar qė ke zgjedhur rrugėn e kėngės nė jetė?

Jo nuk jam penduar.

A ke pasur shpeshherė edhe nga familja momente qė vėrtetė qė e ke vėnė nė dilemė vazhdimin e kėsaj rruge? Familjen e kam pasur gjithmonė pėrkrah meje. Familja mė ka nxitur, mė ka shtyrė. Njeriu nuk ndodhet gjithmonė nė tė njėjtėn pozicion, kam pasur momente qė edhe unė kam dashur qė ta braktis ndonjėherė, por ata mė kanė shtyrė drejtė muzikės. Por fati im mė i madh ka qenė qė edhe burrin e kam pasur pėrkrah meje, nuk mė ka penguar kurrė nė rrugėn time si artiste.
Albert Zholi
TELEGRAF

ILIRI
Admin
Admin

Mesazhe : 2078
Anėtarėsuar : 06 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: “Kėnga e kurbetit”, kėnga ime e preferuar

Mesazh nga flutura prej Sun Jun 29, 2008 8:08 pm

Lirie Rasha eshte e pazevendesueshme ne zhanrin e saj.

flutura
anetaret me aktiv
anetaret me aktiv

Mesazhe : 122
Anėtarėsuar : 12 Jan 2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: “Kėnga e kurbetit”, kėnga ime e preferuar

Mesazh nga Teuta prej Mon Jun 30, 2008 11:08 am

Liria ishte ende e re kur u dergua ne nje kurs 1 vjeēar prane ansamblit te shtetit per kanto se bashku me disa kengetar te tjere. Ndersa po provoheshin perpara profesorit te tyre nje prej kompozitoreve me te medhenj te kenges popullore (emri nuk me kujtohet), i befasuar nga zeri dhe stili i saj krejt origjinal i kendimit,profesori ndalon dhe e pyet; "Lirie pse ke ardhur te mesosh, kur ti duhet te na mesosh."
(e kam te degjuar, por e di qe eshte e vertete)

Teuta
anetare te shquar
anetare te shquar

Mesazhe : 1174
Anėtarėsuar : 08 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: “Kėnga e kurbetit”, kėnga ime e preferuar

Mesazh nga Teuta prej Mon Jun 30, 2008 11:10 am

Dhe nje tjeter kuriozitet per Lirie Rashen. Liria ka lidhje te aferta gjaku ( nga babai i cili eshte nip ) me kompozitarin e madh Muharrem Xhediku.

Teuta
anetare te shquar
anetare te shquar

Mesazhe : 1174
Anėtarėsuar : 08 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: “Kėnga e kurbetit”, kėnga ime e preferuar

Mesazh nga emigranti prej Mon Jun 30, 2008 3:42 pm

Domosdo, geni eshte faktor kryesor. Very Happy

emigranti
anetaret me aktiv
anetaret me aktiv

Mesazhe : 348
Anėtarėsuar : 08 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: “Kėnga e kurbetit”, kėnga ime e preferuar

Mesazh nga loki prej Mon Jun 30, 2008 4:19 pm

Artistet e vjeter jane te pazevendesueshem. Ke qef ti nigjosh edhe sot e kesaj dite. Very Happy

loki
anetaret me aktiv
anetaret me aktiv

Mesazhe : 72
Anėtarėsuar : 07 Jan 2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: “Kėnga e kurbetit”, kėnga ime e preferuar

Mesazh nga Jona prej Mon Jun 30, 2008 8:12 pm


Jona
anetaret me aktiv
anetaret me aktiv

Mesazhe : 174
Anėtarėsuar : 13 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

 :: Kulture :: KULTURE

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi