Asteroidet, tė kemi frikė prej tyre?

 :: Kulture :: KURIOZITETE

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Asteroidet, tė kemi frikė prej tyre?

Mesazh nga ILIRI prej Fri Jul 04, 2008 8:59 am

Asteroidet, tė kemi frikė prej tyre?
Ndodhin shumė rrallė, por asgjė nuk ėshtė e sigurt

Njėqind vjet mė parė,njė burrė ishte ulur nėnjė stol tė drunjtė nėfshatin Vanavara nė thellėsi tė Siberisė, kur befas pa njė lėmsh tė zjarrtė, i shoqėruar nga njė uturimė e madhe, tė binte nga qielli. Disa vjet mė vonė, ai ndjente ende tmerr teksa rrėfente historinė mė tė ēuditshme tė jetės sė tij para njė shkencėtari nė Shėn Peterburg, i cili ishte anėtar i njė ekspedite kėrkimore nė lidhje me fenomenin e jashtėzakonshėm nė kėtė zonė tė largėt tė planetit. Historia e siberianit ishte e para e njė dėshmitari qė asistoi nė njėrin prej shpėrthimeve mė tė jashtėzakonshėm tė njė objekti qė erdhi nga qielli, ēau atmosferėn dhe u pėrplas nė sipėrfaqen e Tokės. "Befas, nė veri tė kupės qiellore, hapėsira u nda nė dy pjesė dhe lart mbi pyje e gjithė pjesa veriore u mbulua nga flakėt", e nisi burri rrėfimin e tij para shkencėtarit. "Pati njė shpėrthim nė qiell dhe mė pas erdhi pėrplasja. U duk sikur po
binin shkėmbinj nga lartėsitė. Toka u trondit". Nxehtėsia e emetuar nga shpėrthimi ishte aq pėrvėluese, saqė kėmisha e burrit u pėrflak menjėherė. Drita e madhe qė doli u vu re nė njė argėsi shumė tė madhe. Madje edhe banorėt e Londrės atė natė e panė qė qielli kishte njė ndriēim tė veēantė dhe njė vrojtim i tillė u pasqyrua edhe nė shtypin e kohės. Goditja e zjarrtė dogji rreth
80 milionė pemė. Trupi qiellor, qė shkaktoi njė ndėr krateret mė tė mėdha tė Tokės ishte njė asteroid, nga ata mė tė fuqishmit qė janė pėrplasur nė sipėrfaqen e planetit, nė epokėn moderne. Por nėse ky trup, me kėtė potencial shpėrthyes e shkatėrrues, do tė kishte pasur njė trajektore tjetėr dhe do tė kishte rėnė nė njė vend tė banuar, pėr shembull nė Nju Jork, Londėr, Moskė, apo Paris, cilat do tė kishin qenė pasojat? Shkencėtarėt llogaritėn qė, nėse njė asteroid i pėrmasave tė tilla si ai qė ra nė Siberi 100 vjet mė parė, do tė kishte rėnė nė Londėr, sot shkatėrrimi do tė kishte qenė kolosal. Ekuivalenti i shpėrthimit do tė ishte ai i njė bombe bėrthamore prej 20 milionė tonėsh eksploziv, qė do ta shkatėrronte qytetin nga themelet. Ajo ēka ndodhi rreth orės 7:00 tė mėngjesit tė datės 30 korrik tė vitit 1908, nė afėrsi tė Podkamenajas nė Siberi,sot ėshtė shndėrruar nė njė legjendė tė vėrtetė mes shkencėtarėve qė merren me vrojtimin dhe studimin e objekteve qė isillen rrotull Tokės dhe qė nė njė moment tė caktuar edhe e godasin atė. Asteroidi siberian ėshtė njė sinjal qė u kujton tė gjithėve se nė ēfarė rreziku potencial ndodhemi tė gjithė dhe se shpesh fati ynė varet nė trajektoret e trupave qiellorė, qė nėse "zgjedhin" tė zhyten nė Tokė, mund tė marrin miliona jetė njerėzish
dhe tė shkatėrrojnė objekte tė vyera tė civilizimit tonė. "Nėse do tė nisėsh njė bisedė me ata qė merren me objektet qiellorė, e veēanėrisht me studimin e asteroideve,mjafton tė thuash "asteroidi
siberian" pėr tė nėnkuptuar gjithēka. Ėshtė i vetmi meteorit i pėrmasave tė tilla qė ka goditur Tokėn nė epokėn moderne dhe qė ėshtė shndėrruar nė njė objekt studimi qė prej 100 vitesh", thotė
njė nga shkencėtarėt amerikanė pranė njė qendre tė posaēme nė NASA. Edhe pse goditja ka ndodhur
nė 1908-n, eksperimenti i parė mbi trupin dhe vendin e goditjes ėshtė kryer jo mė parė se viti 1921, nga njė ekip ekspertėsh i kryesuar nga Leonid Kulik, shefi i departamentit tė meteoritėve nė Muzeun e Shėn Peterburgut. Ndėrmarrja e parė ishte njė dėshtim, pasi kushtet e vėshtira atmosferike dhe njė sėrė vėshtirėsish tė mėdha tė terrenit nuk mundėsonin lehtėsira nė vėzhgim.Nė vitin 1927, Kulik bėri edhe njė pėrpjekje tjetėr dhe ia doli qė tė mbėrrinte deri nė zėmėr tė zonės sė shkatėrruar. Ai u pėrpoq qė te kontaktonte edhe me dėshmitarė okularė tė ngjarjes. Pjesa mė e madhe e tyre nuk kishin dėshirė t‘i riktheheshin kujtimit tė tmerrshėm tė 19 viteve mė parė, por shkencėtari rus ia doli mbanė dhe mori prej tyre pėrshkrime tė jashtėzakonshme tė pamjes sė jashtme tė trupit qiellor. Frika e vendasve ishte mė shumė fetare. Ata besonin se trupi qiellor ishte njė mesazh nga Zoti me emrin
Ogdy, qė e kishte mallkuar tė gjithė zonėn, duke vrarė njerėz, kafshė e shkatėrruar ēdo gjė tė gjallė. Me tė gjitha kėrkimet shumė kėmbėngulėse, Kulik nuk arriti qė tė gjente zemrėn e goditjes, apo edhe ndonjė copės tė vetė meteoritit. Kjo pasi objekti nė vend qė tė ishte pėrplasur nė Tokė, ishte shpėrbėrė nė ajėr. Mungesa e njė krateri tė mirėfilltė dhe ajo e copėzave tė meteoritit, ēoi nė spekulime tė ndryshme nė lidhje me shkakun e shpėrthimit. Madje, spekulimet varionin nga sulmet e mundshme tė jashtėtokėsorėve deri te pėrplasja e ndonjė vrime tė zezė tė vogėl. Njė tjetėr sugjerim
ishte se mund tė mos bėhej fjalė pėr njė objekt hapėsinor, por pėr njė shpėrthim tė shkaktuar
nga lėshimi i papritur i njė sasie shumė tė madhe gazi metan nga thellėsia e Tokės. Njė shekull mė
pas ka ende shkencėtarė qė debatojnė dhe vijnė herė pas here me skenarė tė rinj nė lidhje me
shkaqet e shpėrthimit siberian. Por kryesisht, pjesa mė e madhe, kanė rėnė dakord me teorinė se mėngjesin e 30 qershorit tė vitit 1908, njė shkėmb i madh hapėsinor ka hyrė nė atmosferėn e Siberisė dhe ka shpėrthyer nė qiell. Njė shkėmb i tillė mund tė ketė udhėtuar me njė shpejtėsi prej 35500 kilometrash nė orė. Molekulat e ajrit mund tė jenė nxehur shumė dhe kanė bėrė qė nė qendėr tė shpėrthimit temperatura t‘i ketė kaluar tė 25 000 gradėt ,Celsius. Presioni i madh i nxehtėsisė mund tė ketė shkaktuar shpėrthimin e masės shkėmbore dhe ta ketė shndėrruar gjithēka nė njė lėmsh tė zjarrtė, me njė ekuivalent shpėrthimi sa 185 bomba Hiroshime njėherazi. Ky ėshtė shkaku qė nė Tokė, pėrveē mbetjeve nga djegia e madhe, nuk ka njė krater tė mirėfilltė, pra asteroidi ėshtė konsumuar
gjatė shpėrthimit. Jo tė gjithė shkencėtarėt janė dakord me njė shpjegim tė tillė. Njė pjesė e tyre kanė arritur qė tė shquajnė njė krater potencial, njė copė tė madhe toke tė mbuluar nga uji, ne formėn e njė liqeni. Kėta shkencėtarė duan qė tė gėrmojnė nė thellėsitė e tij pėr tė gjetur provėn
e hipotezės sė tyre. Por pyetja e vėrtetė qė ngrihet pėr rastin e asteroidit siberian tė Tungguskės
ėshtė ajo ēka mund tė ndodhė nė tė ardhmen? Po sikur njė fenomen i pėrmasave tė tilla tė pėrsėritet
nė zona tė tjera tė Tokės, nė zona tė banuara kėtė herė? Ekspertėt e asteroideve kanė llogaritur qė njė trup i tillė mund tė godasė Tokėn njė herė nė 300 vjet. Kjo nuk do tė thotė qė na kanė mbetur edhe 200 vjet nga goditja e radhės, por nuk i dihet. Njė gjė e tillė nuk mund tė pėrcaktohet. Ajo mund tė ndodhė pas 1000 vitesh, ose pas 24 orėsh. Mbi kėtė fakt, mund tė bėhen vetėm spekulime. Nėse njė goditje e tillė do tė ishte bėrė nė det, apo oqean, valėt e shkaktuara do tė ishin shumė shkatėrruese dhe do tė kishin shkaktuar cunamin mė tė madh tė kohėve moderne. Megjithatė kėto lloj objektesh e godasin Tokėn, sipas llogarive tė bėra, nė njė frekuencė njė nė 1000 vjet dhe pėrmasat e tyre janė nga mė tė mėdhatė. Njė objekt i tillė mendohet ta ketė goditur planetin tonė 65 milionė vjet mė parė. Prej tij pati aq shumė mbetje sa qė u shkaktua njė dimėr i vėrtetė bėrthamor qė ndaloi depėrtimin e rrezeve tė Diellit pėr shumė stinė. Kjo goditje mendohet tė ketė shkaktuar edhe zhdukjen e dinozaurėve. Lobe tė ndryshėm shkencėtarėsh ngulmojnė pėr fokusimin e studimeve te fenomene tė tilla, dhe mbi tė gjitha te mėnyrat e parandalimit ose shmangies sė mundshme tė kėtyre goditjeve. Pėr sa i takon NASA-s, Agjencia Hapėsinore Amerikane, shkencėtarėt e saj shpresojnė tė identifikojnė 90 pėr qind tė tė gjitha objekteve tė rrezikshėm qė mund tė sillen rreth Tokės, me kusht qė tė kenė njė diametėr mbi 500 metra. Sipas disa shkencėtarėve, nėse njė objekt i tillė do tė vihet re nė rrugėtimin e tij drejt Tokės, ėshtė e mundur dėrgimi i njė anijeje me mbushje bėrthamore pėr ta hedhur objektin nė erė, para se tė shkaktojė dėme nė Tokė. Njė nga mėsimet e nxjerra nga asteroidi i Siberisė ėshtė se, edhe pse jemi tė pambrojtur nga kėrcėnimet e befta tė qiellit, nuk duhet tė zhytemi nė dėshpėrim, pasi goditje tė tilla, edhe pseshkatėrruese, janė tė rralla.

ILIRI
Admin
Admin

Mesazhe : 2081
Anėtarėsuar : 06 Dec 2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 :: Kulture :: KURIOZITETE

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi