ForumiForumi  PortaliPortali  GalleryGallery  FAQFAQ  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  IdentifikohuIdentifikohu  
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
 

Drogat online

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Goto down 
AutoriMesazh
ILIRI
Admin
Admin



Anėtarėsuar : 06 Dec 2007
Mesazhe : 1793

MesazhTitulli: Drogat online   Fri Jul 04, 2008 8:52 am

Drogat online
Pėrhapen nė internet drogat me ultratinguj, doza qė riprodhojnė efektet e lėndėve narkotike

Alarmi i drogave online ka pėrfshirė Evropėn, me ultratinguj pėrmes internetit. Janė valė tingujsh nga 3 deri nė 30 hertz, frekuenca qė veprojnė nė trurin e njeriut dhe mund tė shkaktojnė reagime nga mė tė ndryshmet, duke rritur nė mėnyrė intensive aktivitetin cerebral, nė mėnyrė tė ngjashme me veprimin e drogave. Mjafton tė lidhesh me faqen e duhur tė internetit, pėr tė shkarkuar fajlet qė dėshiron dhe mund tė pėrfitosh sekuenca tingullore me emrat e njohur tashmė si: marihuana, kokaina, alkooli, ekstazi etj. Siē raporton e pėrditshmja italiane “Corriere della serra”, prej kohėsh agjentėt sekretė po monitorojnė kėtė fenomen, i cili pritet tė zgjerohet edhe mė shumė nė tė ardhmen, ashtu siē ka ndodhur nė vendet e tjera tė Evropės dhe numėron tashmė miliona tė apasionuar qė diskutojnė nėpėrmjet rrjetit, shkėmbejnė pėrshtypjet dhe madje kėshillohen pėr modalitetet dhe teknikat e marrjes sė “Cyber-drogave”. Natyrisht qė dinamika komerciale qė qėndron prapa kėtij fenomeni nuk ia kalon tregut tradicional tė lėndėve narkotike. Fillimisht nis me ofertat falas, mė pas kalohet tek pagesat. Ekziston njė shoqėri, e cila ofron nė faqen e saj tė internetit njė lektor tė vėrtetė audioje, qė shpjegon sesi funksionojnė “dozat online”. Doza qė, pėrveē tė tjerash, mund tė “vidhen” lehtėsisht nėpėrmjet kėrkimit nė “Google”. Ka uebsajte tė cilėt ofrojnė linqe me arkiva tė tėra qė mund tė shkarkohen lehtėsisht. Pak klikime, dhe mund tė kesh nė kompjuterin tėnd qindra doza tė kataloguara nė mėnyrė tė kujdesshme sipas emrave tė substancave, tė cilave iu riprodhojnė efektin. Nė internet gjenden edhe guida praktike pėr pėrdorimin e kėtyre dozave. Ndėrsa uebsajti i famshėm “YouTube” ėshtė i mbushur me video qė ilustrojnė efektet e kėtyre drogave te konsumatorėt e rinj.

Principi “ultratinguj”

Valėt e tingujve nga 3 deri nė 30 hertz, pra ultratingujt ose frekuencat me tė cilat punon truri njerėzor, janė tė afta tė shkaktojnė reagime nga tė ndryshmet, duke rritur nė mėnyrė intensive aktivitetin cerebral. P.sh., valėt “Alfa” qė arrijnė nga 7 deri nė 13 hertz kanė njė efekt relaksues, por ka dhe tė tjera qė shkaktojnė efektin e kundėrt, pra eufori ose eksitim. “Mjafton futja e kėtyre ultratingujve qė veshi njerėzor nuk i percepton, brenda njė melodie muzikore, dhe loja mbaron”, - shpjegon koloneli Umberto Rapetto i Guardia di Finanza. Sipas tij, pėrdorimi i kėtyre drogave nuk ėshtė i panjohur pėr policinė. Nė shumė vende ato pėrdoren nėpėr diskoteka pėr tė qetėsuar tė rinjtė e nervozuar. Madje, pėrdorimi i tyre ėshtė i dokumentuar historikisht nėpėr kampet ushtarake. Por Rapetto paralajmėron se pėrhapja e kėtyre drogave me ultratinguj ėshtė shumė e madhe dhe vazhdon tė rritet, pasi ndryshe nga pėrdorimi i substancave tradicionale, kjo ėshtė njė praktikė mė e thjeshtė, kushton mė pak (nga 5 deri nė 10 euro pėr njė dozė) dhe nuk konsumohet, pra mund tė pėrdoret sa herė tė duash. Specialistėt tani po studiojnė efektet negative pėr tė kuptuar, nėse me drogat online ndodh i njėjti efekt me ato tradicionale, pra krijimin e varėsisė.

Korrieri
Mbrapsht nė krye Goto down
petriti
anetaret me aktiv
anetaret me aktiv



Anėtarėsuar : 16 Apr 2008
Mesazhe : 275

MesazhTitulli: Re: Drogat online   Sat Jul 05, 2008 4:47 pm

Ec e merre vesh.
Mbrapsht nė krye Goto down

Drogat online

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Kulture :: KURIOZITETE-
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės